Ballina Aktualitet Kasami: Opozitë shqiptare është Lëvizja Besa (VIDEO)

Kasami: Opozitë shqiptare është Lëvizja Besa (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka humbur votuesit edhe në Strugë dhe takimi ynë me forumet në këtë qytet, dëshmoi se struganët tanimë kanë një alternativë – Lëvizjen Besa, kështu u shpreh lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21.

“Tani janë të qarta pozicionet. Aleanca për Shqiptarët me futjen në Qeveri, janë deklaruar se janë pjesë e “Frontit evropian”. Tanimë është e qartë, Lëvizja Besa është në opozitë dhe është e gatshme dhe do të bashkëpunojë me të gjitha forcat opozitare”, tha Kasami.

VIDEO:

Kasami për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Është e qartë se pse nuk pati bashkim opozitar

“Është e qartë se pse nuk pati bashkim opozitar”.

Kështu është përgjigjur lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kur është pyetur në ClickPlus në TV21 se si e komenton hyrjen e ASH-së në Qeveri.

“Pozicionet janë të qartë dhe se me hyrjen e ASH-së në qeveri ata janë deklaruar se janë pjesë e “Frontit evropian”. Tani është e qartë se Besa është në opozitë. Për momentin, ajo që është me rëndësi është se i kemi votuesit. Tanimë votuesi opozitar është i pacaktuar për të votuar Besën. Kjo është bërë e qartë edhe në Strugë, ku kemi pasur problem për të grumbulluar vota”, tha më tej Kasami.

Kasami i afërt me Grupin e zjarrit? Tregon se çfarë e bashkon me Ganiun

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur për afërsinë me Grupin e zjarrit.

Thotë se me pjesëtarin e tij, Visar Ganiun është takuar, ngaqë siç tha ai, bijtë luajnë futboll.

Biri i Kasamit luan për “Shkëndijën”, ndërkaq i Ganiut për “Shkupin”.

“Ai te “Shkupi”, biri im te “Shkëndija”. Sporti na bashkon, por edhe këtë e keqpërdori Artani. Për herë të parë Artani arriti të ndajë tifogrupet, “Shfercerat” dhe “Ballistët” dhe të shahen shqiptarët në mes vete”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.

Kasami: Ahmeti në 2016-tën e largoi Xhaferin, tani është peng i Grubit

Duke folur për kritikat e Grupit të zjarrit kundrejt funksionarëve të BDI-së, Bilall Kasami, lider i Lëvizjes Besa në ClickPlus në TV21 tha se Ali Ahmeti dhe partia që udhëheq ai, BDI-ja, janë të kapur nga Artan Grubi.

“BDI dhe Ali Ahmeti janë peng i Artan Grubit… E dimë ne që BDI ka pasur një situatë të ngjashme në 2016-tën dhe e dimë që Aliu atëherë mori një vendim, kur nuk ishte i kapur, atëherë kur shumëkush mendonte se Musa Xhaferi, si bartës i ekzekutivit e kishte kapur edhe Aliun dhe BDI-në. Ai (Ali Ahmeti) e bëri një ndryshim drastik që se priti askush dhe votuesi e vlerësoi”, tha Kasami.