Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë arrestuar në Itali. Ata kanë përfituar nga situata e një çifti të moshuarish dhe moti i keq. Me justifikimin për t’iu pastruar baltën që i kishte rrethuar shtëpinë, ata iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro të moshuarve, shumë e cila është gjetur nga policia. Policia italiane në zonën e Ravenës vendosi në pranga dyshen nën akuzën e grabitjes.
Situata e keqe, nga përmbytjet në rajonin e Emilia Romagna, ditët e fundit ka bërë që të dalin mijëra vullnetarë duke hequr baltën.
https://youtu.be/8_vvm3UprYg?list=PLNylMEAEKq6hbEp993YyYDASVk-ARziU4
https://youtu.be/FJXFc-Vu-Dk?list=PLNylMEAEKq6hbEp993YyYDASVk-ARziU4