Ballina Kronika Aksident i rëndë në Xhepçisht të Tetovës, përplasen dy automjete dhe një...

Aksident i rëndë në Xhepçisht të Tetovës, përplasen dy automjete dhe një motoçikletë, dy të rinj përfundojnë në spital

Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Xhepçisht.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë:

Automjeti „Volkswagen Tiguan“ i drejtuar nga personi me inicialet B.B.(68 vjeç) dhe „Fiat“ i drejtuar nga personi me inicialet N.N.(74), të dy nga ky fshat dhe një motoçikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga një person i moshës jomadhore nga i njëjti fshat”.

Në aksident, personi i moshës jomadhore si drejtues dhe pasagjeri 21-vjeçar i motoçikletës me inicialet A.M., të dy nga Xhepçishti, kanë pësuar lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka bërë kontroll në vendin e aksidentit./tetova.com

Video bonus:

https://youtu.be/FJXFc-Vu-Dk?list=PLNylMEAEKq6hbEp993YyYDASVk-ARziU4

https://youtu.be/pPWKSFvrPec

@tn.lajmelokale
@tetovanews