Ky është momenti i frikshëm kur një pasagjer hap derën e emergjencës të një avioni në mes të fluturimit.
Makthi i çdo njeriu që fluturon u bë realitet gjatë një fluturimi të kompanisë Asiana Airlines në Korenë e Jugut.
194 pasagjerët i mbijetuan këtij fluturimi, ndërsa avioni u ul me derën e hapur në aeroportin Daegu. Gjysma e pasagjerëve kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.
https://youtu.be/LXByP8OccFk
Personi që hapi derën, një burrë në të 30-tat, u arrestua sapo avioni u ul. Nuk dihet se pse ai e ndërmori këtë veprim.
Në avion kishte edhe shumë fëmijë shkolle, të cilët ishin në një fundjavë sportive. Fëmijët nisën të qanin dhe të dridheshin. Një hetim ka nisur për ngjarjen e rëndë.