Ballina Kronika VIDEO/Vritet një person në Prishtinë, ishte në një makinë me targa të...

VIDEO/Vritet një person në Prishtinë, ishte në një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut

Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.

Ekipi i Klan Kosovës është në vendin e ngjarjes, trupi i pa jetë i viktimës edhe gati pas dy orëve është akoma në veturë.

Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00./Klankosova.tv

Një person është vrarë në rrugën “C” në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka njoftuar Borovci.

Njësitë e policisë po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në këtë rast.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar Borovci.

Tragjedia në “Rrugën C”, Policia gjen një veturë të djegur

Në “Rrugën C”, në Prishtinë ka pasur të shtëna arme, ku një person ka mbetur pa shenja jete.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka treguar për Gazetën Express që është gjetur një veturë e djegur.

E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast.

”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë ai. /Gazeta Express