Luiza Gega ka triumfuar edhe në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës.
Sportistja jonë ka mposhtur Salpeter, duke marrë kështu pikët maksimale në garën e 5000 metrave për femra.
Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.
Ndaj këtij suksesi të radhës së atletes shqiptare nuk ka qëndruar indiferent as Kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook ka përgëzuar atleten.
Sezoni veror 2023 ka nisur mjaft mirë për kampionen kuqezi, e cila duket në formë të shkëlqyer dhe premton. Me këto rezultate, Luiza Gega vijon të mbetet rregullisht brenda normës kualifikuese të Lojërave Olimpike