Ballina Bota VIDEO/Përfundon drama në Sisak të Kroacisë, policia arrestoi vrasësin: “Vritet një grua,...

VIDEO/Përfundon drama në Sisak të Kroacisë, policia arrestoi vrasësin: “Vritet një grua, plagosen rëndë katër persona; Është plagosur edhe një fëmijë, janë djegur shtëpi dhe makina”.

01.07.2023., Sisak - U vecernjim satima je u naselju Capraske Poljane u Sisku doslo do pucnjave. Jedan je covjek ubijen, vise ih je ranjeno. Policija je izvijestila i kako se gase pozari na tri objekta. Photo: Edina Zuko/PIXSELL

Sonte në Sisak, në rrugën Capraše poljane, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Siç konfirmon policia, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një person ka humbur jetën. Pas të shtënave, sulmuesi ka qenë në arrati për orë të tëra dhe është arrestuar pak pas orës 01:00, transmeton Index.hr.

Një person i lidhur me të shtënat në zonën e Sisakut është arrestuar, ai është dërguar në ambientet zyrtare të policisë dhe ndaj tij do të kryhet një hetim penal, njoftoi policia e Sisakut.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e vrarë një 45-vjeçare, ndërsa katër persona mbetën të plagosur.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Sisakut iu ofrohet ndihmë mjekësore, njofton Jutarnji list.

Gjatë ndërhyrjes në këtë ngjarje, një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta.

Ndihma mjekësore iu dha dy personave, mes tyre një fëmijë, të cilët mbetën të plagosur lehtë duke ikur.

Në ngjarjen e përmendur janë djegur plotësisht dy shtëpi familjare dhe një veturë, ndërsa një shtëpi dhe një veturë janë djegur pjesërisht, tha policia.

Siç mëson Jutarnji, dyshohet se autori ka ardhur në shtëpinë e fqinjit, ka hapur zjarr ndaj tyre dhe i ka vënë flakën dy shtëpive të fqinjit.

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dy prej të cilëve në trup, në bark dhe në gjoks. Sipas informacioneve jozyrtare ka ndërruar jetë një femër (e lindur në vitin 1978)./tetova.com