Lançimi i “Threads” ditën e sotme ka sjellë një përplasje mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.
Këtij të fundit i është drejtuar një letër nga avokatët e Twitter, ku i shprehin shqetësimin për kopjim të platformës së tyre. Madje ata theksojnë se kjo çështje mund të arrijë deri në gjykatë.
Edhe Elon Musk ka reaguar në lidhje me këtë me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan :”Konkurrenca është e mirë, mashtrimi nuk është”.
Në letër, avokatët e Twitter theksojnë se kompania “ka shqetësime serioze se Meta Platforms (Meta) është përfshirë në shpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekreteve tregtare të Twitter.”
Në “Threads”, përdoruesit mund të bëjnë postime me shkrim me më pak se 500 shkronja e shenja dhe të përfshijnë në to fotografi dhe video me gjatësi maksimale prej 5 minutash.