Ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina doli nga spitali psikiatrik ku ishte e shtruar prej dy javësh, pas shpërthimeve të shumta që bëri në rrjete sociale.
Për ndjekësit e saj në rrejte sociale, ajo tregoi gjendjen momentale, duke pranuar se nuk kishte qenë mirë nga ana psikologjike.
“Hello ju përshëndes krejtve. Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë, me ndihmën e doktorëve do bëhem dhe më mirë”- tha Fjolla.
Pas daljes nga spitali psikiatrik, jeta e saj duket se ka vazhduar normalisht.
Fjolla i është rikthyer punës, më saktë biznesit të saj të rrobave, teksa ka nisur të ndajë postime në rrjete sociale.