Ballina Aktualitet Një kafe plotë afinitet Meloni-Rama, në bregdetin e Vlorës

Një kafe plotë afinitet Meloni-Rama, në bregdetin e Vlorës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po shijon disa ditë pushime në Vlorë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Pas videove që u publikuan nga udhëtimi i saj me skaf, Meloni është fotografuar pasditen e sotme duke pirë kafe me kryeministrin Rama në një prej kafeve në jug të vendit. Në videon e ndarë nga Top Channel, vihet re se Rama dhe Meloni po shoqërohen nga një grup personash, mes tyre edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë mbërriti më 14 gusht 2023 në Vlorë, me një traget linje, bashkë me familjen. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri. Madje Rama e konsideroi si motrën e re të Shqipërisë.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po arrihet shifra rreth 500 mijë italianë që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

Artikulli paraprakAvioni privat përplaset në mes të rrugës, 10 viktima, mes tyre një politikan
Artikulli tjetërSi është gjendja e Fjollës pas daljes nga spitali psikiatrik