Ballina Bota Po afrohet “El Nino”, meteorologët japin alarmin: I ftohti siberian dhe anomali...

Po afrohet “El Nino”, meteorologët japin alarmin: I ftohti siberian dhe anomali të motit do prekin Europën!

Kur vjen i ftohti në vendin tonë? Metorologët thonë se ditët me temperatura të pazakonta do të vijojnë edhe për 10 ditë të tjera gjatë muajit tetor.

Më pas pritet që temperaturat të bien ndjeshëm, teksa fenomeni meteorologjik “El Nino” po i afrohet kontinentit evropian.

“El Nino” do të sjellë temperatura të ftohta siberiane si dhe anomali të motit në disa shtete të Europës gjatë muajit nëntor deri në mars të vitit tjetër.
Sipas ekspertëve, sigurt është se El Nino është në veprim, një fenomen që ndodh mesatarisht çdo 5 vjet, duke ndikuar kryesisht në zonën ekuatoriale të Paqësorit, do të sjellë rryma të lagështa dhe reshje shiu.

“El Nino” duhet të zëvendësojë bllokun anticiklonik me temperatura të buta në një kontekst më të lagësht dhe të paqëndrueshëm. Fenomeni pritet të favorizojë fundin e bllokut me formimin e rrymave dhe reshjeve të lagështa dhe perëndimore, duke reduktuar gjithashtu anomalitë termike.

Në ditët në vijim priten reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.