Ballina Kronika Ra nga kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Ra nga kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Një turist slloven ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Policia thotë se 65-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kalaja e Rozafës. Policia e Shkodrës thotë se turisti është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën”, – thote policia.

Ndërkohë një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale. /LAPSI.al

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.

Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhëndje etj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews