Ballina Bota Gaza shpall luftë | Infiltrimi i befasishëm, sulmet masive tronditin Izraelin; Të...

Gaza shpall luftë | Infiltrimi i befasishëm, sulmet masive tronditin Izraelin; Të paktën 100 izraelitë të vrarë dhe mbi 900 të plagosur, numër i panjohur pengjesh (VIDEO)

Dhjetra militantë palestinezë depërtojnë në Izrael nga Gaza nga toka, deti dhe ajri ■ Rreth 2500 raketa të lëshuara nga Rripi ■ Të paktën 100 izraelitë të vrarë, mbi 900 të plagosur ■ Ushtria sulmon objektivat e Hamasit në Gaza ■ Palestinezët mbajnë peng civilë izraelitë në shtëpitë e tyre

https://www.youtube.com/shorts/55JZtdlg_WU?feature=share

Sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit ishte dështim kolosal i inteligjencës izraelite, ka thënë të shtunën eksperti i sigurisë i BBC-së, Frank Gardner.

Izraeli ka një nga rrjetet më të përhapura dhe më të sofistikuara të inteligjencës në Lindjen e Mesme, vendas dhe të huaj.

https://www.youtube.com/shorts/dVNoGKPL6hE?feature=share

Inteligjenca izraelite ka informatorë të infiltruar në grupe militante jo vetëm në territoret palestineze, por edhe në Liban, Siri dhe vende të tjera.

Në të kaluarën, ata kanë qenë në gjendje të vrasin liderët militantë me goditje precize duke përdorur drone apo edhe telefona celularë me eksploziv.

Mirëpo, me këtë sulm të Hamasit në fund të festës hebraike, Izraeli duket se është kapur në gjumë, shkruan BBC.

Hamasi arriti të planifikojë dhe të nisë një sulm të koordinuar me kujdes ndaj Izraelit në fshehtësi të plotë.

Nuk ka dyshim se Izraeli do të hakmerret me forcë të madhe. Por izraelitët tani do të pyesin veten pse agjentët e tyre nuk e dinin për këtë, shkruan BBC.

Hamasi sulmoi Izraelin të shtunën në mëngjes nga ajri dhe një numër i caktuar militantësh hynë nga toka në territorin e Izraelit nga Rripi i Gazës. Mijëra raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit. 100 izraelitë kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 900 janë lënduar.

Ushtria izraelite publikon pamjet e sulmit të pozicioneve të Hamasit në Rripin e Gazës

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet e sulmeve në pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Avionët e Forcave Ajrore izraelite hodhën më shumë se 16 tonë municione në Rripin e Gazës, sipas burimeve ushtarake të Times of Israel.

Disa batalione të ushtrisë së rregullt janë dislokuar në kufirin me Gazën. Por ushtria po fokuson shumicën e përpjekjeve të saj në luftimin e militantëve të Hamasit që janë ende në territorin izraelit.

Sipas të dhënave të publikuara më parë, luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit janë zhvilluar në të paktën shtatë vende në territorin e Izraelit.

Hamasi ka njoftuar se ka kapur me sukses një bazë ushtarake izraelite dhe janë publikuar video të pajisjeve të kapura.

Shërbimet e urgjencës Magen David Adom thonë se të paktën 22 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmit masiv të Hamasit, sipas raporteve të mediave izraelite. Mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar.