Ballina Kronika Makina përplas ariun në rrugën Tetovë – Jazhincë, detajet nga policia, foto...

Makina përplas ariun në rrugën Tetovë – Jazhincë, detajet nga policia, foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë, 5 tetor, në ora 21:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, makina e tipit “Citroen” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 45 vjeçari me inicialet M.P. nga Shkupi, ka përplasur një ari, i cila ka mbetur i ngordhur në vendin e ngjarjes.

Në automjet nuk ka persona të lënduar, ndërsa ariu është dorëzuar në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”.

Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Foto nga vendngjarja. Kujdes! Pamje të rënda!

@tn.lajmelokale
@tetovanews