Ballina Argëtim Showbiz Ashley Benson nënë për herë të parë

Ashley Benson nënë për herë të parë

Ashley Benson dhe i fejuari Brandon Davis janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Us Weekly ishte e para që raportoi lajmin e shtatzënisë. “Ajo është rreth muajit të katërt dhe kaq e emocionuar që do të bëhet nënë. Po ha shumë mirë dhe po kujdeset për trupin e saj”, tha një burim për gazetën. “Familja e Ashley është gjithashtu e emocionuar për të.”

Aktorja zbuloi fejesën e saj me Davis në korrik. Ajo e quajti “mikun e saj më të mirë” në atë kohë, duke shkruar: “Të dua”. Njoftimi erdhi pesë muaj pasi romanca e çiftit u bë kryefjalë pas lidhjeve afatgjatë të Benson me reperin G-Eazy dhe modelen Cara Delevingne.

Aktorja fillimisht e mbajti të fshehtë lidhjen, duke shpjeguar për Cosmopolitan në mars 2021 pse preferon një jetë dashurie “private”.

“Është më e shenjtë kështu,” i tha ajo revistës në atë kohë. “Mendoj se është më mirë të mos ekspozohesh tepër dhe mund ta mbrosh vërtet marrëdhënien tënde nëse nuk e shfrytëzon atë.”

Para se të dilte publikisht me Davisin, Benson foli për shpresat e saj për të krijuar një familje një ditë. Aktorja e “Spring Breakers” tha për “People” në 2019 se ishte “e fiksuar pas foshnjave” dhe donte “, 25 fëmijë” në të ardhmen./Lapsi.al