Ballina Kronika Zbulohen 430 kg marijuanë në kamionin me shalqinj, arrestohen 4 shqiptarë në...

Zbulohen 430 kg marijuanë në kamionin me shalqinj, arrestohen 4 shqiptarë në Francë

430 kg marijuanë janë kapur në një doganë në Francë, të fshehura nën një ngarkesë me shalqinj dhe pjepra të ardhur nga Spanja.

Dogana e Bourg-en-Bresse kreu konfiskimin në kabinën e pagesës Villefranche-sur-Saône.

Sipas burimeve, u ndalua një kamion që vinte nga Spanja, si pjesë e një kontrolli rutinë në A6, ndërkohë që janë arrestuar 2 shtetas shqiptarë dhe dy spanjollë.

Malli i vlerësuar në 430 kg dhe me vlerë 4.17 milionë euro, ishte fshehur nën shalqinj dhe pjepër, por nuk i ka shpëtuar aromës së qenit të doganës.

Me origjinë spanjolle u arrestuan dy personat e pranishëm në kamion. Të vendosur në paraburgim, ata do të gjykohen në gjykatën penale më 28 nëntor me katër personat nga Shqipëria që ndodheshin bashkë me ta në rimorkio.

@tn.lajmelokale
@tetovanews