Maqedonia po punon për nxjerrjen e pesë personave nga Rripi i Gazës. Përveç çiftit të martuar, për të cilët dihej se ndodheshin aty që nga fillimi i luftës dy javë më parë, atje ka ngecur edhe një baba me dy fëmijë, shtetas I RMV-së. Nëna e fëmijëve është një shtetase palestineze dhe pyetja është nëse ajo do të lejohet të largohet nga Gaza, një rajon i kontrolluar nga Hamasi, i cili është nën rrethimin e Izraelit për më shumë se dy javë.
Ambasadori i ardhshëm në Tel Aviv, Shpend Sadiki, i cili sot iu referua Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, thotë se Shtabi i Krizave i krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për nxjerrjen e shtetasve të Maqedonisë është i fokusuar pikërisht tek njerëzit e ngecur në Gaza.
“Dokumentet e udhëtimit ishin lëshuar pasi fëmijët nuk kishin pasaportë”. Nëna e fëmijëve është shtetase palestineze dhe i është lëshuar viza. Do të varet nga autoritetet egjiptiane nëse ata do ta lënë atë të dalë fare. Dhe aty ne insistojmë”, tha Shpend Sadiki, ambasador i ardhshëm i Maqedonisë në Izrael.
Tani shtrohet pyetja nëse dhe kur do të hapet kufiri me Egjiptin. Bëhet fjalë për vendkalimin Rafah, prej nga hyjnë tani ndihmat humanitare për Rripin e Gazës. Sadiki thotë se diplomatët në Kajro dhe Tel Aviv janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët maqedonas në Gaza, por problemi është se këto përfaqësi nuk kanë juridiksion atje.
“Ambasada në Tel Aviv nuk është e akredituar në territoret palestineze. Disa vende në rajon kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Palestinën. Ne as nuk kemi asnjë marrëdhënie. Është tashmë një vendim politik. Por ne ofrojmë mbrojtje konsullore në Bregun Perëndimor nga ambasada në Tel Aviv dhe në Gaza përmes ambasadës në Egjipt”, shtoi Sadiki.
Maqedonia ka pesë vjet e gjysmë që nuk ka ambasador në Izrael dhe ambasada punon me një diplomat. Ai është pika e vetme e komunikimit dhe koordinohet me ambasadën në Kajro.
Qytetarët e RMV-së që u gjendën në Izrael kur filloi lufta me Hamasin, u evakuuan me fluturime komerciale përmes vendeve evropiane. I vetmi fluturim çarter i organizuar nga Qeveria ka qenë dhjetë ditë më parë. Më pas me aeroplanin e “Air Serbia” janë evakuuar 67 shtetas të Maqedonisë.