Ballina Kronika MPB kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur personin që gjuajti në...

MPB kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur personin që gjuajti në East Gate

Në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj dy personave që u raportua sot (24.10.2023) në qendrën tregtare East Gate në Shkup, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spital, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije publikun se në foton e siguruar nga policia shihet personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin që SPB Shkup i udhëheq në koordinim me Prokurorin Publik, të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt policor ose lajmëroni në numrat e telefonit 192 ose 112”, thonë nga MPB.

@tn.lajmelokale
@tetovanews