Ballina Kronika Tronditëse/ 41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

Tronditëse/ 41-vjecarja shqiptare shtatzënë vritet nga partneri i saj në Greqi

Mediat greke kanë nxjerrë detaje tronditëse nga vrasja dhe më pas zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.

Nëna e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e parë ishte tashmë shtatzënë në muajin e tretë. Fillimisht bashkëshorti e raportoi zhdukjen e gruas së tij në polici si një braktisje prej saj. Madje, mediave greke ai u tha se ajo i kishte dërguar një mesazh dhe kishte marrë edhe një shumë parash me vete.

“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.

Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro. Pas hetimeve, rezultoi se ishte pikërisht partneri i saj që dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës si shkruante gruaja shqiptare dhe se ajo nuk do të bënte kurrë këtë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur. Partneri i saj, tashmë i arrestuar, është një person me precedent penal.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Motra e tij e kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur 5 herë. Policia ka sekuestruar celularin e tij, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin. Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.

“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, – tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është angazhuar për të kryer autopsinë. Shoku i bashkëshortit që ndihmoi për të zhvendosur trupin është ai që ndihmoi policinë për ta gjetur atë.

Ai tha gjithashtu se shkak u bë një grindje për paratë. Ishin më pas edhe pamjet e marra nga kamerat e zonës, ADN-ja, si dhe gjurmët e gishtave që çuan në zbulimet tronditëse. ©LAPSI.al

Krimi makabër në Selanik, gruaja shqiptare duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë 

Media greke “Protothema” ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partnerin e saj pak minuta para se të goditej me thikë në qafë tre herë dhe më pas të humbte jetën.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pak minuta më vonë po ato kamera fiksuan partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Nga ana tjetër, partneri 39-vjeçar mohon çdo akuz dhe thotë se miku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.