Një aeroplan i vogël u rrëzua dje, në një komunitet ku njerëzit jetojnë në shtëpi të lëvizshme në Clearwater të Floridës, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar disa viktima.
Lajmi u konfirmua dhe nga autoritetet lokale. “Unë mund të konfirmoj se ka viktima të shumta, si në aeroplan ashtu edhe në kamping”, tha Scott Ehlers, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, gjatë një konference për shtyp, por nuk dha detaje mbi numrin e viktimave.
Përplasja ndodhi në orën 19:00 të pasdites së djeshme me orën lokale (02:00 të mëngjesit të sotëm me orën europiane).
Zjarrfikësit nxituan në komunitetin Bayside Waters ku banorët jetojnë në shtëpi të lëvizshme dhe arritën të shuanin zjarrin e shkaktuar nga rrëzimi i avionit.
Të paktën tre karvanë u përfshinë nga flakët dhe një i katërti u godit kur avioni u rrëzua, tha ai. Banorët e karvaneve të tjera u larguan të padëmtuar.
View this post on Instagram
Chief Ehlers updates the media and confirms there are multiple fatalities from the plane crash this evening. pic.twitter.com/ujxzx7Io9g
— Clearwater Fire & Rescue Department (@clearwaterfire) February 2, 2024