Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia franceze, pasi doganierët e Dax në Francë gjetën në makinën e tyre një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.
Doganierët ndaluan mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63. Ata u shprehën se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.
Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e mjetit është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë.
Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50.
Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne./vizionplus.tv