Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” ka prezantuar këtë të hënë syzet e shumë pritura të realitetit të virtual dhe atij të agumetuar VR dhe AR, “Vision Pro”.
Pajisja është mbushur me kamera dhe me sensorë dhe duket si një palë syze për ski, por shumë më futuristike. Me këto syze, përdoruesi mund të “zhytet” në realitetin virtual dhe atë të agumentuar.
Raportohet se syzet “Vizion Pro” do të kushtojnë rreth 3,499 dollarë.
CEO i Apple, Tim Cook, prezantoi produktin e ri në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të kompanisë, të mbajtur në selinë e saj Apple Park në Kaliforni.
Syzet, të cilat Apple i quan “kompjuter hapësinor”, kanë dy ekrane me rreth 23 milionë piksela për sy, me një fije që lidh syzet në një bateri e cila mund të mbahet në xhep. Kjo pajisje fuqizohet nga çipi M2, i dizajnuar nga Apple si dhe një procesor i ri të quajtur R1 për grafika të avancuara.
Kur përdoruesi vendos syzet, ai do të shohë një ekran me ikonat e aplikacionit dhe mund të shohë njerëz të tjerë të të cilët po e përdorin njëkohësisht pajisjen.
“Vision Pro” kontrollohet nga kontakti me sy dhe lëvizja e duarve, si dhe një tastierë virtuale.
Prezantimi i kësaj pajisje vjen vite pasi kompani të tjera të Silicon Valley, si Meta dhe Google Alphabet, kanë bërë përpjekje të krijojnë syze të teknologjisë së lartë të realitetit virtual.
Facebook bleu në 2014 “Oculus” për 2 miliardë dollarë dhe ka prodhuar dy gjenerata të Meta Quest. Microsoft gjithashtu prodhoi në 2016 syzet “Hololens”, por duke mos arritur të gjejnë treg masiv te konsumatorët.