Ballina Aktualitet Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, avokati i tij kërkon veprime...

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, avokati i tij kërkon veprime nga Qeveria e Kosovës

Ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj nga gjykata në Beograd. Kështu pohon avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

Ai thotë se nuk kanë mbështetje nga Qeveria e Kosovës, e kështu sipas tij, Serbia lehtësisht i burgos e turturon ish-pjestarët e UÇK-së.

“Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalizimin e vizave të Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës duhet të mos mbetet indiferente në rastin e tij, por të ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike të ndërmjetësit në Bruksel që ta detyrojë shtetin serb që ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik”, shkruan ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Vazhdimi i Kidnapimit !

Ish Ushtarit te UÇK-se Hasan Dakaj i vazhdohet kidnapimi edhe për 30 ditë tjera nga Gjykata Per Krime Lufte në Beograd.

Edhe pse këto 30 ditë Familja Dakaj e mbeshtetur vetem nga fshati Korishë e Prizenit dhe nga përpjekjet e mia modeste jashtë mundësive qe te angazhohemi direkt në Serbi, ankthin dhe friken po e përjeton e vetmuar pa asnjë mbështetje konkrete nga Qeveria e Kosoves.

Nuk mund te quhet mbështetje e Qeverise MPJD-se për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetem përgjigja në elefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit.

Prandaj lehtësishtë Serbia i burgosë i torturonë ish pjestaret e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e poltikë te Qeverise se Kosoves jo vetem ne rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj.

Ne do te vazhdojmë betejen juridike edhe pse kidanalimi i tij është politikë, duke bashkëpunuar ditë dhe natë me mbrojtjen sipas detyres zyrtare te Hasan Dakaj qe te vërtetohet se u kinapua pa asnjë provë dhe krejt gabimishtë nga Policia Serbe ne Merdare.

Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalzimin e vizave te Kosoves, andaj Qeveria e Kosoves duhet te mos mbetet indiferente në rastin e tij, por te ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike te ndërmjetësit ne Bruksel qe ta detyrojë shtetin serb qe ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews