Me dy orë e gjysmë vonesë filloi seanca e 143-të parlamentare, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, si dhe propozimi për emërimin e Ilir Demirit dhe Naim Bajramit në vendin e tyre në këto dy departamente.
Kërkesën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut e ka dorëzuar dje kryeministri teknik, Talat Xhaferi, i cili është i pranishëm në seancë.