Ballina Aktualitet Lajme Nipi i tij u përplas për vdekje nga makina, postimi prekës i...

Nipi i tij u përplas për vdekje nga makina, postimi prekës i gjyshit të 15-vjeçarit: Na u shemb qielli mbi kokë

Gjyshi i 15-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit të djeshëm në Sarandë, i ka dedikuar nipit të tij një poezi prekëse.

Përmes rreshtave, ai shpreh dhimbjen që ka kapluar gjithë familjen për humbjen e madhe, ndërsa shkruan se kujtimin e tij do ta ruajë përgjithmonë.

15-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet tip ‘Benz’ ndërkohë që shtynte makinën ‘Lancia’ pasi kishte pësuar një defekt.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë, drejtuesi 24 vjeçar i automjetit tip ‘Lancia’ ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa është arrestuar 20 vjeçari që drejtonte automjetin tip ‘Benz’.

Postimi i gjyshit të të miturit që ndërroi jetë:

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?
Ike kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë
S’do t`i shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div, ti ishe dy metër djalë!

Ooh, ç`na e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote më shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të enjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje!

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jonës e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot, more Kelin, pesëmbëdhjetë vjeçar
Ai ishte rob i Zotit, ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndrra të bukura t`u prenë Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

S`mund ta besoj, që s`do vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera, më i bukuri trëndafil..!
Kelush, që ke pak orë që s`je mes nesh, nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !

Keli, Kelush… Keliiiiii!

@tn.lajmelokale
@tetovanews