Ballina Aktualitet Gjyla Çeliku i drejtohet popullit dhe ia thotë disa të vërteta!

Gjyla Çeliku i drejtohet popullit dhe ia thotë disa të vërteta!

Popull i dashur,
Po të drejtohem si qytetare, ASNJËHERË MOS HIDHËROHENI NJËRI ME TJETRIN PËR PARTI POLITIKE, AS PËR POLITIKANË, AS PËR MUA.

Unë kam mbajtur parimet e mia gjatë gjithë karrierës time, dhe atë vendim që do marrim me kryesinë e partisë, përsëri do të jetë për të mirën tuaj.

Do ju tregoj disa shembuj që ju të përmbaheni e mos shaheni:
Aliu dhe Menduhi gjithë jetës kanë luajtur rolin e kundërshtarëve për t’ju bërë juve copë copë, ndërsa gjithë kohës kanë qenë bashkë. Aliu ia ke besuar Menduhit familjen e tij kur i ka kthyer nga Zvicra, aq të afërt e ka pasur, ndërsa sot e kësaj dite vëlla me vëlla nuk flasin shkaku i atyre.

E pësoj populli, ata kanë qenë dhe janë bashkë.
Vazhdojmë me Besën, e njejta histori, Bilalli dhe Afrimi bashkë janë, po aktivistët që u shanë e ofenduan ku janë?
E njejta histori përsëritet edhe me partinë e Izet Mexhitit e Alencën?

A thua pse kjo histori me kaq urrejtje, kërcënime e shantazha, kur të nesërmes nuk i dihet???

Ajo që shikojmë është për ta vajtuar me gra Zajazi, e dhimbshme për aq pak popull që na ka mbet dhe e turpshme për politikanët që nuk kanë mëshirë për pushtet.

Politika nuk është ajri juaj, dhe as ne politikanët nuk jemi perëndi, por njerëz si ju, ashtu e shoh unë veten.
Me qetësi veproni dhe anoni kah t’ju dojë shpirti.
Aktivistët nuk janë skllevërit tanë, janë më të vlefshëm se ne sepse bëjnë punën që nuk e bëjmë ne.

Politikanët i pajtojnë interesat, ju do mbeteni të hidhëruar.
Mos dhashtë Zoti të përçahen familje nga partia jonë!

Gjyla Çeliku
Levizja Qytetare Evropiane

@tn.lajmelokale
@tetovanews