Ballina Bota Biden “lëshon gojën”, e quan kryeministrin izraelit tri herë idiot

Biden “lëshon gojën”, e quan kryeministrin izraelit tri herë idiot

Jo një herë, jo dy, por tre herë, Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu një idiot, duke vënë në dukje se politikat e ndjekura nga ky “djalosh” po frenojnë arritjen e armëpushimit në Gaza.

Një burim i afërt me presidentin amerikan tha për rrjetin amerikan “NBC News” se sipas presidentit, “Bibi” (pseudonimi i kryeministrit izraelit), ai ka bërë masakwr në Gaza dhe se të dyja Uashingtoni dhe Londra shprehin shqetësimin e tyre të fortë për operacionet ushtarake izraelite në Rafah.

Gjithashtu, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, presidenti demokrat i SHBA-së përdor komente jo të kujdeshshme ndaj tij, duke e quajtur të paktën tre raste idiot.

Për Joe Biden, Benjamin Netanyahu është pengesa kryesore në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gaza. Vërejtjet e Bidenit vijnë pasi sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 100 njerëz, përfshirë fëmijë, në Rafah, qyteti jugor i Gazës që është streha e fundit e rreth një milion civilëve të zhvendosur, raporton CNN.

Një tjetër burim i afërt me presidentin amerikan tha për rrjetin “NBC News” se Biden mendon se ajo që po bën Netanyahu është e mjaftueshme dhe se ai duhet të ndalojë përfundimisht. Të premten, Shtëpia e Bardhë u përpoq të minimizonte kritikat e ashpra ndaj qeverisë së Tel Avivit nga Presidenti Biden dhe një zyrtar i lartë i sigurisë kombëtare mbi mënyrën sesi Netanyahu negocioi përgjigjen e qytetarëve të tij ndaj sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit. .81-vjeçari Biden, duke folur para gazetarëve të enjten pasdite, i përshkroi operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza si “të tepruara” dhe theksoi se vuajtja e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalet. /vizionplus.tv