Ballina Kronika U vra në sy të motrës, shqiptari nga Shkodra dyshohet se u...

U vra në sy të motrës, shqiptari nga Shkodra dyshohet se u ekzekutua pas aferës me gruan e ish-ortakut

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malin e Zi, ku u ekzekutua në qendër të Tivarit shqiptari, Edmond Mustafa.

Mediat vendase japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët.

Pak orë pas ngjarjes, policia ndaloi Dino Ibrahimoviçin (28-vjeç), i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal.

Policia malazeze konfirmoi dje se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt.

Sipas informacioneve jozyrtare, si Mustafa i vrarë, ashtu edhe i arrestuari Ibrahimoviç janë të afërt me klanin Škaljar.

I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në rrjetin social Tiktok se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

VASILISA NURKOVIĆ