Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezërit që kanë bërë krenar gjithë vendin me talentin e tyre duke shënuar rekordin e radhës në Amerikë.
Me një sërë akrobacish të kryera në mes të New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe para qindra njerëzve, ata arritën të futen në librin Guinness.
Performanca e cila vendosi një rekord të ri dhe bëri që vëllezërit të hynin në librin Guinness ishte një numër akrobacie në cilindër dhe me sy të mbyllur.
Një numër mjaft i vështirë, që vëllezërit Balla ia dolën ta bënin në një kohë mjaft të shkurtër, për vetëm 61.95 sekonda.
Pas marrjes së çmimit, përveç certifikatës, ata mbanin në duar edhe flamurin kuqezi, duke mos e fshehur asnjëherë origjinën e tyre.
View this post on Instagram