Presidenti francez Emanuel Macron mbërrin në Gjermani këtë të dielë një vizitë shtetërore tre ditore, për herë të parë në 24 vitet e fundit.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Macron do të pritet fillimisht nga presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier e më pas çifti presidencial do të shkojë në disa qytete.
Vizita shtetërore do të ndiqet nga një takim dypalësh i kabineteve ndërsa dy vendet fqinj kërkojnë të tregojnë unitet përpara zgjedhjeve parlamentare europiane që mbahen në javën e parë të qershorit.
Gjithashtu, gjatë tre ditëve liderët e dy vendeve politikbërësve të BE do të bëjnë një bilanc mbi marrëdhëniet franko-gjermane në një kohë sfidash të mëdha për Evropën, përfshirë luftën në Ukrainë apo rizgjedhjen e mundshme të Donald Trump në krye të shtëpisë së bardhë, në nëntor.
Të dy vendet do të përpiqen gjithashtu të gjejnë gjuhën e përbashkët në agjendën e BE-së për pesë vitet e ardhshme, në funksion të forcimit të pritshëm të së djathtës ekstreme në zgjedhjet tre ditore 6-9 qershor./vizionplus.tv/