Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – 26.10.2024

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – 26.10.2024

Me datë 26.10.2024, në ora 15:25, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin J.M.(23) nga Gostivari, i cili është raportuar nga E.M.  nga Gostivari, se pas një aksidenti të mëparshëm trafiku, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……

Me datë 26.10.2024, në ora 18:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin E.R.(52) nga Gostivari, i cili ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur dhe me sjellje të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

…..

Më datë 26.10.2024, në ora 19.15, në SPB Tetovë personat M.S.(39), M.S. (31), I.N.(42) dhe V.J.(52) të gjithë nga Tetova, kanë raportuar se fëmijët e tyre të mitur kanë vërejtur një të mitur tjetër i cili ka dëmtuar dhe thyer kontejnerin për mbeturina elektronike dhe kanë tentuar që ta ndalojnë dhe pengojnë në qëllimin e tij dhe i mituri ka nxjerrë një send të mpreht dhe ka tentuar t’i sulmojë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Me datë 26.10.2024 në ora 17:25 në Policinë e Gostivarit, S.M. (28) nga Gostivari ka raportuar se është sulmuar nga qentë e rrugës dhe duke tentuar të arratiset, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën urgjente në Gostivar.

…….

Më 26.10.2024 në ora 23:45 në DPB Gostivar, E.H (72) nga fshati  Zdunje, e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 22:00 në fshatin Banjicë e Poshtme është sulmuar dhe kafshuar nga një qen rrugësh.

Me datë 25.10.2024, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar personin I.Xh. (46) nga Tetova, për arsye se gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjyqësor në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe substancë e panjohur pluhuri. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Me datë 25.10.2024, në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB i Tetovës e kanë ndaluar personin I.H. (49) nga Tetova, pasi që gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar heroinë. I.H. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Me datë 25.10.2024 në ora 12:10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, me vendim të gjykatës për vuajtjen e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar personin N.S. (34) nga fshati Shemshovë e Tetovës. Ai është dorëzuar në INKP-Burgu i Shkupit.
…….
Me datë 25.10.2024 në ora 12:40, H.P.(49) nga Gostivari ka raportuar se është sulmuar fizikisht në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar nga një burrë dhe një grua që ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “BMW”. me targa regjistrimi të Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……
Me datë 25.10.2024, në ora 13:30 në DPB Gostivar, T.M. (41) nga Gostivari ka raportuar se derisa ishte në punë në një market në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një mashkull i panjohur, i cili paraprakisht ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë duke kryer vjedhje në market. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 25.10.2024 në ora 14:40 në SPB Tetovës, një 20-vjeçar nga Tetova ka raportuar se është mashtruar përmes internetit në lidhje me tregtimin e kriptovalutave. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 25.10.2024, në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar, kanë kryer aksion kontrollues për praninë e të miturve në objektet hotelierike pas orës 24:00 dhe servimi i alkoolit personave të mitur dhe gjatë ndërmarrjes së masave në një lokal në Tetovë në ora 00:35 është konstatuar shkelje sipas neni 21 i Ligjit për shkelje kundlr rendit dhe qetësisë publike, ku është konstatuar një i mitur i cili nga zyrtarët policorë i është dorëzuar prindit të tij.
……

Me datë 25.10.2024 në ora 21:00, në SPB Tetovë është raportuar se në Tetovë, para një personi juridik, pronë e E.A (29) nga fshati Reçicë e Madhe, është vendosur zjarr me një shishe me lëndë djegëse. Zjarri është shuar nga një punonjës i një objekti aty pranë. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.