Ballina Aktualitet Von der Leyen sot në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe...

Von der Leyen sot në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën ditën e sotme, 26 tetor.

Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin takimi do të zhvillohet në orën 09:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media. Ndërsa, Von der Leyen me Kurtin do të takohen në orën 11:00.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi në Maqedoninë e Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez  Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiç.