Ballina Blog Faqe 332

Latifi jep detaje nga Kroacia: 10 trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka udhëtuar drejt Kroacisë për t’i vizituar bashkatdhetarët që po qëndrojnë në spital pas lëndimeve që morën në aksidentin tragjik në Sllavonski Brod. Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7, ai tha se sapo janë liruar 26 pacientë, teksa 15 prej tyre pritet të lirohen nesër. Latifi informoi se 2 nga pacientët kanë lëndime më serioze, por spitali ku po qëndrojnë, sipas tij, ka bërë organizim shumë të mirë dhe asnjë nga pacientët nuk ka vdekur në spital.

Kryetari i Rahovecit dha detaje nga Kroacia për “Frontal” në T7, për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e djeshëm tragjik.

“26 sapo janë liruar nga spitali, ka fillu të stabilizohet, ka përmirësime të gjendjes së të lënduarve, 15 janë ende të shtrirë, shpresojmë që nesër mund të lirohen pjesa më e madhe e tyre. Ndërsa, 2 pacientë janë me lëndime me serioze, por gjendja e tyre është stabile..Falënderoj drejtorin e spitalit dhe stafin, duke shtuar se është organizim efikas e funskional. Asnjë pacient s’ka ndërruar jetë kur ka arritur në spital. Të lënduarit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, si nga Malisheva, Peja, Rahoveci, Deçani etj”, tha Latifi, transmeton Gazeta Express.

“Numri i të lënduarve është 45, shpresojmë të mos kemi ndonjë lajm të keq nga ndonjëri prej të lënduarve…Kemi dy të lënduar nga Kramoviku i Rahovecit, janë nënë e bijë, dhe kemi dy viktima. Është dhimbje e madhe e cila na ka goditur të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se kthimi i trupave të pajetë do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe të njëjtit mund të kthehen në Kosovë gjatë ditës së nesërme.

“Besoj se kthimi do të jetë i organizuar, besoj se nesër mund të bëhet kthimi, të bëhet një transport në mënyrë të organizuar. Ndoshta nesër në mbrëmjë mund të arrijnë trupat e pajetë”, përfundoi Latifi.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. /Gazeta Express/

Alarmi nga ekspertja: Disa të rinj të pavaksinuar do të sëmuren dhe do të vdesin

Profesorja e Epidemiologjisë së Shkollës Mjekësore të EKPA në Greqi, Athena Linou, foli për rrjedhën e pandemisë dhe programin e vaksinimit.

Siç tha ajo për ‘MEGA’ të hënën në mëngjes, rastet janë në rritje në vend, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e pavaksinuar. Kjo është arsyeja pse ne do të shohim, siç tha ajo disa intubime, si dhe humbjen e jetës. 95% e atyre që intubohen janë tipikisht të pavaksinuar.

Znj. Linou më pas tha se nga ku indeksi i pozitivitetit ishte 1 tani është në 3-4, ndërsa ajo vuri në dukje se për momentin popullsia e pavaksinuar (që është e sëmurë) është 75% njerëz më të rinj dhe 25% është janë në gjendje të rëndë. Rastet serioze do të rezultojnë nga kjo 25% e atyre që nuk janë vaksinuar, tha ajo.

“Megjithëse vdekja tek të moshuarit është më e zakonshme, por gjithashtu shumë nga të rinjtë që do të sëmuren, ne do të kemi edhe atje vdekje. Dhe nuk do të ketë domosdoshmërisht vdekje midis njerëzve me një sëmundje themelore. Nëse një vajzë sëmuret ndërsa ajo është shtatzënë, ka tre herë më shumë gjasa të humbasë jetën e saj nëse nuk ishte shtatzënë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të vaksinohemi”, vuri në dukje ajo.

Lidhur me mundësinë e një doze të tretë të vaksinës, ajo tha se diskutohet vetëm për njerëzit me sëmundje serioze dhe se “ne ende nuk e dimë nëse do të kërkohet doza e tretë për të gjithë popullatën”. Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ajo theksoi se në SHBA miliona fëmijë u vaksinuan dhe nuk u regjistruan asnjë efekt anësor.

Lista e zezë/ Elvis Naçit i ndalohet hyrja në Amerikë?

Nga Bledi Mane

Vapë e nxehtë ishte edhe atëherë, fiks 5 vjet më parë një seri publikimesh të mia pataksën miletin. Vajza e ish kryeprokurorit shqiptar bënte një jetë super luksoze ku binin në sy shumë salltanete por më tepër dy makina Range Rover 70 mijë euro secila e deri te ora Cartier e larë në flori 32 mijë euro me gurë të çmuar.

Vapë e nxehtë ishte edhe atëherë, fiks 5 vjet më parë një seri publikimesh të mia pataksën miletin. Vajza e ish kryeprokurorit shqiptar bënte një jetë super luksoze ku binin në sy shumë salltanete por më tepër dy makina Range Rover 70 mijë euro secila e deri te ora Cartier e larë në flori 32 mijë euro me gurë të çmuar.

Kryeprokurori Adriatik Llalla filloi fushatë lin*çimi dhe kërcë*nimesh ndaj meje, ashtu siç po bën edhe imami bamirës Elvis Naçi. Qysh pardje Elvisi i Urës së Tabakëve ka mobilizuar hordhi taborësh virtualë duke komentuar me fyerje dhe kër/cënime një gazetar që ua ka pirë lëngun betejave të tilla virtuale. Fati i Adriatik Llallës tashmë dihet por mua më shqetëson fati i këtij personazhit tjetër.

Unë e di shumë mirë që ti Elvis Naçi je kodosh në raportet me mediat dhe gazetarët e nëse nuk të funksionojnë joshjet financiare, fillon kërcë*nimet dhe hak/marrjen por në këtë mesele unë nuk trembem nga ty. Trembem për ty se shoh nervozizëm dhe çorientim e kjo më duket si kënga e fundit e mjellmës.

Ti e di tashmë që laku i abuzimeve të tua financiare po ngushtohet, raportet e auditit të fondacionit tënd nuk janë publikuar kurrë, transparenca e lekëve të bamirësisë nuk kalon as pragun e dhomës tënde të gjumit, Edi Ramës nuk i duhesh më, Argita Berisha nuk merret më me ty se ka hallin e babait të saj plak, Ambasada Amerikane dhe Britanike disa herë të kanë refuzuar vizat përkatëse dhe ti e di mirë këtë, Spak-u do ta fusë emrin tënd pa radhë në hetimet e vjeshtës ndërkohë ti ysht ndjekësit e tu renegatë të kërcënojnë e fyejnë gazetarët.

Një hoxhë bamirës si ty me emër protestant e mbiemër ortodoks, një klerik fetar që mban shapka plazhi Diesel, vesh bluza me xixa Philip Plein dhe syza dielli me koka luanësh Versace nuk duhet të kërcënojë gazetarët por duhet të kopsitë mirë letra e dokumente, duhet të bëjë transparencë financiare, duhet të jetë i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohet me ligjin se kur hidhen prangat e SPAK-ut në duar të përlyera nga kri*mi nuk bëjnë dot derman sharjet apo kërcë*nimet në Facebook që shkruajnë eunukët e tu!

Tragjedia në Kroaci/ Shpëton gruaja me dy djemtë e saj, por jo edhe burri

Tragjedia e djeshme ku humbën jetën 10 mërgimtarë që ishin nisur nga Gjermania për në Kosovë, ka prekur zemrat e gjithsecilit.

Në mesin e të vde*kurve është edhe Sevdail Rrustemi nga Podujeva.

Lajmin për vde*kjen e tij e ka konfirmuar miku i shtëpisë, Fatmir Halimi i cili ka thënë se bashkë me të udhëtonte edhe motra e tij me dy djemtë por që ata kanë shpëtuar shëndosh e mirë.

“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje nga gjendja e të lënduarve në Kroaci

10 persona mbetën të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhi dje në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci, raporton Gazeta Express.

Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.

Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të mëtejshme, dy persona janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata do të transferohen sot në Zagreb.

Disa nga personat që patën lëndime të lehta, sot do të dalin nga spitali.

Mes të vdekurve ishte edhe një shofer

Një nga të vdekurit në aksident është njëri nga dy shoferët e autobusit me targa të Kosovës, i cili nuk ishte duke vozitur në momentin kur ndodhi aksidenti.

Djali i tij Adhurim Sylmetaj i dha lamtumirën e fundit me një mesazh në Facebook.

“Ah, baba, dhimbja është shumë e madhe, trishtimi është shumë i madh. Ditën që ju shoqërova deri në autobus, ju përqafova, por jo aq sa duhet. Zoti ju dha parajsën”, ka shkruar dje djali i shoferit që vdiq.

Për rastin tragjik, ka dhënë detaje policia e Kroacisë përmes një deklarate.

Shoferi i cili ishte pas timonit në kohën e aksidentit i tha policisë se e zuri gjumi për një moment.

Natën e kaluar, Kryeministri Plenković dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizituan të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm, Slavonski Brod.

Pas kësaj, ata u drejtuan për në konviktin Antonio, ku ishin vendosur katërmbëdhjetë njerëz që nuk u lënduan në aksident.

Siç ka mësuar portali lokal SBOnline, ata do të qëndrojnë edhe sot në Slavonski Brod./GazetaExpress/

Identifikohen dy viktima nga Rahoveci në aksidentin tragjik në Kroaci

Dy nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci janë nga komuna e Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i cili ka marrë rrugën për në Koraci.

“Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me të marrë lajmin tronditës, për humbjen e jetëve të dy bashkëqytetarëve tanë nga aksidenti i sotëm, kam marrë rrugën për në Kroaci, që të solidarizohem me familjarët e bashkëatdhetarët tanë në këto momente të rënda.

Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne.

Familjeve Kastrati dhe Bellanica u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar!

Poashtu, më lejoni të ju njoftoj se gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Skënder Hoxha, të cilët i falënderoj për kujdesin dhe interesimin e tyre!

Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre dhe perspektivën për një jetë më të mirë!

Shërim të shpejtë të lënduarve!

Kujtimi dhe Anjeza, pushofshin në paqe!

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave për humbjen e më të dashurve të tyre!

Flet i mbijetuari i aksidentit në Kroaci, Fidan Hajdaraj: Ndodhi 3 orë pas pushimit! Jemi mirë, por të tronditur (VIDEO)

Fidan Hajdaraj, është një nga shqiptarët e mbijetuar të aksidentit tragjik të Kroacisë. Ai tregon për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu se ngjarja ndodhi 3 orë pasi kishin bërë pushim.

Ndërkohë nuk ka munguar solidariteti i shqiptareve. Nga Zagrebi ata janë nisur për t’i ndihmuar bashkatdhetarët që fatmirësisht shpëtuan nga kjo tragjedi.

Ai është shprehur se kanë qenë në gjumë kur ndodhi aksidenti në orën 6 të mëngjesit.

Sipas tij ka qenë një udhëtim normal, ku janë bërë pushime dhe ka pasur pika kontrolli.

@tetovanewsFlet i mbijetuari i aksidentit Fidan Hajdaraj: Ndodhi 3 orë pas pushimit ##SlavonskiBrod ##Kroaci ##Kosova♬ original sound Tetova News

Hajdaraj ka marrë pak dëmtime në trup, ndërsa fatmirësisht të lënduarit në spital janë jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk mundem ta përshkruaj shumë mirë se ka ndodhur në 6 të mëngjesit, shumë herët shumica kanë qenë duke fjet, presim autoritetet me dhënë përgjigjen përfundimtare për shkakun. Nuk ishte i lehtë, pushim kemi bërë, pika kontrolli ka pasur vazhdimisht, nga ora 3 kishim pushim pastaj aksidenti ka ndodh në orën 6 të mëngjesit. Unë jam shumë mirë nuk kam lëndime, të gjithë sa jemi 15 veta nuk kemi lëndime të mëdha trupore. Të gjithë kanë panik, frikë, ka pas fëmijë por për fat të zotit shumica ia kanë dalë janë mirë. 10 persona nuk kanë mundur dot t’ia dalin, autoritet kroate janë treguar shumë profesionalë dua t’i falënderoj të gjithë, ndihmë kemi marrë 15 veta jemi akomoduar në stacionin policor kroat, pjesa tjetër në spitalin më të afërt, një pjesë në Zagreb, për momentin jemi duke pritur lajmet një përgjigje zyrtare nga ambasada e Kosovës. Ata që janë në spital janë jashtë rrezikut për jetën, është një lajm i mirë në këto çaste të vështira”, tha Hajdaraj.

VIDEO

Kurti nga Slavonski Brod: Një ditë shumë e rëndë për gjithë popullin tonë (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur një tragjedi dhe dhimbje të madhe për popullin e Kosovës humbjen e jetës së dhjetë personave në aksidentin rrugor në afërsi të Slavonski Brodit në Kroaci.

Ai gjatë mbrëmjes ka arritur me një helikopter në Slavonski Brod, ku ka vizituar personat e lënduar në spital.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u uroi shërim sa më të shpejtë.

Kurti ka siguruar familjarët se më të dashurit e tyre ndodhen në duar të sigurta të mjekëve kroatë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Jemi këtu, së bashku me ministrat dhe stafin e Presidencës për të qenë pranë udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. U shprehim ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë lënduar rëndë e lehtë”, tha Kryeministri Kurti.

Së bashku me kryeministrin Kurti, ishin në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

“U shpreh ngushëllime tona të gjithë familjarëve të atyre dhjetë personave që humbën jetën në aksidentin e sotëm të tmerrshëm. Po ashtu iu dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë të lënduar lehtë dhe rëndë. Kjo është një ditë shumë e rëndë me dhimbje e pikëllim për gjithë popullin tonë. Qindra-mijëra qytetarët të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje dhe shteti jonë varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë prej neve, por bashkë do t’i dalim në lehtë dhe më shpejt”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, dhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e pakursyer ndaj pacientëve në spital, duke thënë se ata janë në duar të sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë.

E mbijetuara e aksidentit mes lotësh tregon si rodhi ngjarja në tragjedinë e Slavonski Brodit (VIDEO)

E mbijetuara e aksidentit mes lotësh tregon si rodhi ngjarja në tragjedinë e Slovonski Brod

Marta Roshaj është një nga udhëtaret e mbijetuar në tragjedinë e autobusit që u përfshi në një aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci.

Në momentin e aksidentit, Roshaj thotë se ishte duke u lutur.

“Isha duke u lutur. Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi. Ata ishin të gjithë brenda, ishin tre persona: një grua dhe burri im mbi ta. Ata e nxorën jashtë burrin tim dhe gruan, pastaj nxorën djalin e saj”, shprehet Roshaj mes lotësh.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte menjëherë pas aksidentit.

“Ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të flas. Ndodhi brenda një minute. Nuk e dija se çfarë ndodhi. Zoti u jep të tjerëve forcë. Unë as nuk mund të flas”, shton ajo.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë.

VIDEO

@tetovanewsE mbijetuara e aksidentit mes lotësh tregon si rodhi ngjarja në tragjedinë e Slavonski Brodit♬ original sound Tetova News

Vëllai i shoferit që vdiq në Kroaci tregon bisedën e fundit: Na njoftoi se kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri

Ilir Sylmetaj, vëllai i vogël i shoferit që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, thotë se rreth orës 8:30 janë njoftuar nga agjencioni ku ka punuar së vëllai i tij nuk i ka mbijetuar aksidentit.

“Sot në mëngjes para orës 6:00 kemi kontaktuar me vëllain dhe na ka njoftuar se kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri”, ka treguar për RTV Dukagjinin, Ilir Sylmetaj.

“Gjatë ditës kemi bërë apel te mediat që të mos japin informacione të pasakta në lidhje me këtë tragjedi. Vëllai ka vozitur maksimumi katër deri në gjashtë orë. Në momentin e aksidentit vëllai ka qenë në pushim [derisa autobusi është drejtuar nga shoferi tjetër]. Agjencioni na ka njoftuar se vëllai ka qenë në pushimore në momentin e aksidentit dhe për atë arsye ka mbetur i vdekur në vend”, ka deklaruar Ilir Sylmetaj.

Ai thotë se vëllai, Naser Sylmetaj, këtë punë e ka bërë prej një viti dhe se me këtë punë e ka mbajtur familjen.

“Të vetmen punë e ka pasur këtë. Më këtë punë e ka mbajtur familjen”, ka deklaruar vëllai i tashmë të ndjerit Naser Sylmetaj.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

Kurti flet për media nga spitali ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit në Kroaci (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pasi ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

“Mirëmbrëma. Së pari dua që t’ju shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu ju shëroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjitha atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë.

Me këtë rast dua të falenderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital por edhe udhëtarëve këtë tjerë të cilat janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve. Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spital përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falenderoj edhe menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësor për kujdesin e treguar dhe shërbimin e shkëlqyer. Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë.

Për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqënia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falendëruar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj edhe një herë ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

“Shumica kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ky aksident tragjik. Duhet të fokusohemi në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situatë. Ju kam dëshiruar më të mirën. Që të pushojnë e të flejnë dhe u kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë”, shtoi ai.

VIDEO:

Kurti dhe disa ministra arrijnë në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plago/surit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus në Sllavonski Brod.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arre*stuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mit*ur, prej të cilëve, një vajzë e plag*osur rëndë.

Djali i shoferit që vdiq në aksidentin në Kroaci: 3-4 ditë rrugë, veç në mbrëmje kanë pushuar

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), shoferit të autobusit i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në Kroaci, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

Ai tregon se shoferët pushonin vetëm atë mbrëmje që kanë mbërri dhe në mëngjesë sërish janë nisur për në Kosovë.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.

“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.

Shoferi tashmë i ndjerë kishte vozitur autobusin për disa orë. Aksidenti besohet se ka ndodhur pasi ai është ndërruar nga shoferi tjetër, i cili është intervistuar nga policia kroate.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton Index.hr.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.

ASH-AAA : Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena

Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena. Kështu thuhet në reagimin e koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët- Alternativa, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot të punësuarve në MPJ u ka blerë trotinet elektrik, si pjesë e diplomacisë së gjelbër.

“Blerja e disa trotineteve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron tu hedh hi syve të qytetarëve, përderisa bashkëpartiakët e tij, kryetarët e Komunave të Dibrës, Strugës, drejtorë të ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë për vetura të shtrenjta. Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë tonë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë PR koti me trotinet 200 euroshe. Urojmë që së paku t’i ketë blerë me çmim të tregut, duke patur parasysh të kaluarën e tij përplot dyshime korruptive kur është fjala për tenderë publik”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.

Tragjedia me 10 viktima në Kroaci, e hëna shpallet ditë zie në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë vdekur tragjikisht në aksident rrugor në Kroaci.

Nga presidenca përmes një njoftimi për media kanë thënë se për shkak të kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Kujtojmë që nga aksidenti në Kroaci 10 persona kanë vdekur ndërsa 45 janë lënduar.

Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Kroaci.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

“Kemi parë kiamet”, flasin të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit.

Në një linje direkte për Radio Televizionin e Kosovës dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja. “Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.

Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë. “Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.

Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë. Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci. /GazetaExpress

Tragjedia shqiptare në Kroaci, postimi prekës i djalit të shoferit që vdiq: Ah mar bab…

Nga aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 9 pasagjerë që po ktheheshin nga Gjermania në Prishtinë dhe njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj.

Dhimbja është e madhe, ndërsa djali i shoferit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, pasi ka mësuar lajmin tragjik.

“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.

Shoferi i autobusit që shkaktoi tragjedinë në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe mbi 40 mbetën të plagosur është arrestuar.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë. Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci. / Abcnews.al

“Deva Tours” njofton për vdekjen e një prej shoferëve të autobusit

Kompania turistike “Deva Tours” ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci ku mbetën të vdekur të 10 persona dhe u lënduar dhjetëra të tjerë.

“Deva Tours” ka njoftuar se në këtë aksident ka vdekur edhe një nga shoferët e kësaj kompanie.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në reagim.

Kjo kompani ka shprehur ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave dhe ka thënë se do t’u qëndrojë me të gjitha mundësitë familjeve të viktimave dhe të të lënduarve.

“Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndrojë afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë”.

Reagimi i plotë:

Të nderuar familjarë të pasagjerëve dhe media,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar. Poashtu, jemi të informuar që të lënduarit janë duke u trajtuar në qëndrat mjekësore në rrethinen e Slovenski Brod. Ne jemi në pritje të raportit zyrtar nga organet e shtetit Kroat për të mësuar më tepër rreth pasojave dhe poashtu shkaqeve që quan në këtë aksident.

Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndroj afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë.

Faleminderit për mirëkuptim,

Deva Tours

Të gjitha informacionet e deritashme për a k s i d e n t i n në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u p l a g o s ë n 30 të tjerë (VIDEO+FOTO)

Një autobus me targa nga Kosova është aksid*entuar në orët e para të mëngjesit në Kroaci, ku kanë humbur jetën 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë. Sipas raportimeve të mediave kroate, autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, raporton Express.

Deri tani, nuk dihet nëse ka fëmijë në mesin e të vdek*urve apo pla*gosurve.

Por, mediat kroate raportojnë se rreth 20 persona dyshohet se kanë mbetur ende të  b llo k u a r  brenda autobusit.

Për rastin është deklaruar shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

Ai ka thënë se ky është një prej aksid*enteve më të rënda që ka parë në jetën e tij, derisa ka treguar se ende ka pasagjerë të bllokuar brenda autobusit.

“Unë kam qenë në shumë aksi*dente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksi*dentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vde*kurve ose të plag*osurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galiq.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërc*ënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë.

Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë për Express se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksid*entua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdek*urit dhe rreth moshës së tyre.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.

Për aksidentin tragjik ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksi*dentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksi*dentit të tmer*rshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plago*sur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksi*dentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksi}denti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Mes të vde*kurve raportohet se është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në momentin e aksidentit, raporton ky medium. /Gazeta Express

Mediumi kroat: Ky është shkaku i a k s i d e n t i t, njëri nga shoferët ndërroi jetë (VIDEO+FOTO)

Të paktën 10 persona kanë  v d e k u r  në një aksident afër Slavonski Brodit në Koraci, dhe të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para  a k s id e n t i t. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se  a k s i d e n t i  është shkaktuar nga lodhja e shoferit, transmeton Gazeta Express.

Mes të  v d e k u r v e  është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në atë kohë, raporton ky medium.

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky  a k s i d e n t  ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

“Ka të paktën 10 të  v d e k ur . Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të  v d e k u r v e  ose të lënduarve”, shtoi ai.