Ballina Blog Faqe 348

Hani më pak sheqer për t’i mbajtur muskujt të shëndetshëm, këto alternativa do ju ndihmojnë

Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar mund të ketë shumë efekte negative në shëndet. Mund të rrisë rrezikun e mbipeshës, presionit të lartë të gjakut, inflamacionit, shtimit në peshë, diabetit, sëmundjes së zemrës, sëmundjes së mëlçisë yndyrore dhe llojit të caktuar të kancereve. Reduktimi i marrjes së sheqerit mund të ndihmojë në largimin e këtyre sëmundjeve dhe të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës tuaj.

Një dietë me pak sheqer mund të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen e muskujve tuaj më të shëndetshëm për më gjatë, tha një studim i botuar në Frontiers in Cell and Developmental Biology. Muskujt tanë i nënshtrohen konsumimit nga përdorimi i përditshëm dhe riparohen vazhdimisht për t’i mbajtur ata në gjendje të lartë. Sipas studiuesve nga Universiteti Metropolitan Tokio në Japoni, qelizat satelitore të muskujve skeletorë, të cilat janë thelbësore për riparimin e muskujve, rriten me shpejtësi në mjedise me glukozë të ulët.

Për studimin, studiuesit rritën qelizat satelitore të muskujve të skeletit në enët petri. Çuditërisht, glukoza e ulët çoi në një numër më të madh të qelizave dhe nivelet më të larta të glukozës shkaktuan efekt të kundërt në qeliza. Për të arritur nivele më të ulëta të glukozës, studiuesit shtuan glukozë oksidazë, një enzimë e tretjes së glukozës. Qelizat ishin ende mirë dhe u përhapën normalisht. Studiuesit thanë se gjetja e tyre mund të ndihmojë në rritjen e kërkimit biomjekësor për riparimin e muskujve.

Përdorni këto truke për të zvogëluar konsumin e sheqerit

Edhe nëse e keni ulur konsumin e sheqerit, ka shumë ushqime të tjera të përditshme që janë gjithashtu të pasura me sheqer dhe ju mund t’i konsumoni ato më shumë madje pa e kuptuar. Klinika Mayo ka disa hile të lehta për të ndihmuar në zvogëlimin e marrjes së sheqerit.

-Shmangni pijet me sheqer dhe në vend të tyre zgjidhni pije me pak kalori ose pa sheqer. Sidoqoftë, pirja e ujit të thjeshtë është më e mira.

Zvogëloni konsumin e ëmbëlsirave pas një vakti, zëvensësojini me fruta.

-Përdorni mollë pa sheqer në vend të sheqerit në recetat për ëmbëlsira dhe biskota.

-Ketchup dhe salca e Barbecue mund të kenë shumë sheqer. Kështu që, kur jeni duke darkuar jashtë, provoni të zgjidhni opsione që kanë nivele të ulta të sheqerit si salca, mustarda ose salca e nxehtë.

-Gjithmonë lexoni etiketat e ushqimeve dhe kontrolloni menytë e restoranteve në internet në mënyrë që të shmangni opsionet me shumë sheqer.

-Zëvendësoni sheqernat e shtuara me fruta

Shumica prej nesh konsumon sheqer shumë më të lartë sesa rekomandimet dietike. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), shumica e grave duhet të konsumojnë jo më shumë se 100 kalori në ditë (rreth 6 lugë çaji ose 24 gram sheqer) ndërsa rekomandon jo më shumë se 150 kalori në ditë (rreth 9 lugë çaji ose 36 gram sheqer ) për shumicën e burrave.

Zëvendësoni sheqerin e bardhë me sheqerna natyralë nga frutat në dietën tuaj të përditshme për të minimizuar marrjen e sheqerit të shtuar. Përveç kësaj, frutat ofrojnë disa përbërje të shëndetshme bioaktive. Si ëmbëltues mund të përdorni fruta të thata, të tilla si rrush të thatë, fiq, hurma, kumbulla të thata dhe kajsi. Frutat e thata janë të pasura me karbohidrate dhe me pak yndyra. Ato gjithashtu janë të larta në fibra dietike dhe përmbajnë sasi të përshtatshme të shumë mineraleve thelbësore duke përfshirë bakër, hekur, magnez, fosfor mangani dhe kalium.

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës (VIDEO)

Në raundin e tretë të votimeve, Vjosa Osmania ka arritur që të marrë votat e nevojshme për të fituar postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në dy raundet e para, ka kaluar me sukses procesi i zgjedhjeve, pasi morën pjesë 82 deputetë, por nuk u plotësuan votat e mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës. E gjitha do të vendoset në këtë raund të tretë, ku Vjosa Osmanit, e cila mori në raundin e dytë 61 vota, në këtë raund final, i nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, pra ajo mund të bëhet Presidentja e re e Kosovës me vetëm 61 vota.

https://youtu.be/rFyzKpfqTwA

Kush është Vjosa Osmani

E lindur në qytetin e Mitrovicës, juriste e diplomuar në Prishtinë, me master e doktoraturë të kryer në Pitsburg të SHBA-ve, bursiste në të gjitha fazat e studimeve, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, ligjëruese në Amerikë, deputete e Kuvendit të Kosovës për tri mandate. Gruaja më e votuar në historinë e Kosovës në dy palë zgjedhjet e fundit. Kjo është Vjosa Osmani e cila u zgjodh Presidente e Republikws sw Kosovw.

Ajo ka lindur në qytetin e Mitrovicës, është e martuar dhe ka vajza binjake.Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës, ku në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë. Osmani-Sadriu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës

Vjosa Osmani-Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

XHEVAT AHMETI, njëri nga djemtë më të përkushtuar të Tetovës

Nga Lulëzim Etemaj

Sot e ka 6-vjetorin e shuarjes së hershme fizike Xhevat Ahmeti.
Ai dhe i vëllai i tij, Nexhati, poashtu ish i  b u r g o s u r  politik, ishin dy nga të rinjtë shumë entuziastë tetovarë të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.

Xhevati, së bashku me Nexhatin, Skender Huseinin, Adnan Abdullahin (Voka), vëllezërit e tij Malin dhe Tilin, Valdetja, Nafija, Nuredini, Afrimi, Hirijetja, Besimja, Resmija, Dashmirja, Afërdita Ceka, Mensuri, Baca Mehmet (Mehmetriza Murtezani-Gega), profesorët Ramadan Sinani e Fadil Sylejmani, janë ata që të parët e mbështeten pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990. Duke na përkrahur fuqishëm në shtrirjen e pajtimit edhe në këto troje, ata u bënë bërthama e parë e nismëtarëve të pajtimit të gjaqeve në Tetovë dhe Gostivar.

Gjatë kohës së  l u f t ë s, Xhevati ishte mbështetje e fuqishme logjistike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Si shumë shokë të tjerë, do ta ruaj përjetësisht të freskët kujtimin për shokun e përkushtuar Xhevat Ahmeti.
Të gjithëve do të na mungojnë shumë dashuria, sinqeriteti dhe buzëqeshja e tij.


Dështimi për zgjedhjen e presidentit – gjithçka që ndodhi në seancën e jashtëzakonshme

Megjithëse 82 deputetë ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, ne kutinë e votimit gjatë dy herave sa u votua në raundin e parë ishin vetëm nga 78 e 79 vota, gjë e cila pamundësoi zgjedhjen Presidentit të vendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar pas orës 23:00 se seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër, prej orës 17:00. Deputetët të cilët ishin në sallë por nuk kontribuan për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit ishin Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cila në raundin e parë nuk mori pjesë në votim, tash në përsëritjen e raundit të parë ajo votoi. Për habinë e të gjithëve, në këtë seancë mori pjesë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila përkundër vendimit të partisë së asnjëri nga deputetët të mos merrte pjesë në seancë, ajo u pa aty.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj. Hasani u shpreh se nëse deri me 5 maj nuk zgjidhet presidenti, atëherë nuk do të ketë as kush t’i shpallë zgjedhjet pasi nuk ka ushtrues detyre të Presidentit të vendit.

Në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet. I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Vjosa Osmani sot nuk po zgjedhjet presidente, por sipas tij atë po e emëron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë pozitë për të pasur kontroll absolut mbi institucione të rëndësishme.

Ndryshe, për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pa pjesëmarrje në votim të të gjithë deputetëve të LDK-së, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur të zgjedhë presidentin e Kosovës.

LVV ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15. PDK ka 19 deputetë dhe AAK ka tetë deputetë; Nga komunitetet, Lista Serbe, në zgjedhje i ka fituar dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

https://youtu.be/vSBQPhv6GEc

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër.

Lista Serbe nuk është deklaruar./Telegrafi.

https://youtu.be/9CL-EjKN2Eo

Si ndikoi kolonizimi i Indisë në mënyrën se si po ushqehet globi

Nga Ruth Dsouza Prabhu, Al Jazeera

India u kolonizua nga shumë vende përfshirë  britanikët, francezët, portugezët, holandezët dhe danezët, duke ndikuar në  kuzhinën vendase.

Por  kemi shumë pak informacione në ndikimin që India ka pasur në ushqimin e kolonizatorëve të saj.  Ruth Dsouza Prabhu  duke studiuar  historinë koloniale të Indisë  për provimet e saj të ardhshme  vendosi të udhëtonte në disa vende për të kuptuar nëse ushqimet indiane janë ende pjesë e kulturës së vendeve të tjera.

Kedgeree është një ushqim tradicional  indian që konsumohet gjerësisht në Britani.

Ishte një ushqim i shpikur për britanikët në Indi dhe shërbehej në fshat ose ahengje.

Në Indi, për shkak se britanikëve u pëlqente peshku, zakonisht u shërbehej  në mëngjes kur peshku ishte i freskët. Më pas kësaj pjatë kaq të shijshme iu shtuan disa përbërës të tjerë si oriz dhe thjerrëza.

Britanikët e donin konceptin indian të garniturave si gjethet e koriandrit dhe qepët e karamelizuara, raporton abcnews.al

Në fund të viteve 1970, kur e famshmja Madhur Jaffrey, një aktore dhe shkrimtare recetash gatimesh me rreth 30 libra, përgatiti në televizion një pulë me limon dhe koriandër,  ky ushqim u shumë shpejt u bë një nga më të preferuarat e britanikëve.

Përveç mulligatawny dhe kedgeree, vindaloo, tarka dal dhe qorma janë  pjata të frymëzuara nga indianët që vazhdojnë të jenë pjesë e kulinarisë britanike edhe sot, sipas Madhur.

Nga brigjet e Pondy në tavolinat franceze

Puducherry (Pondicherry, ose Pondy) një territor  në shtetin jugor të Tamil Nadu dhe një koloni franceze deri në 1954, ka shumë histori rreth kuzhinës franceze dhe indiane.

Mishi derrit gatuhet me një lloj erezë vadouvan, e cila është përdorur shumë  gjatë kolonizimit nga francezët. Vadouvan   janë erëza për të cilin duhen rreth katër javë për tu përgatitur. Hudhra, thjerrëzat e ndryshme dhe përbërësit si mustardë, qimnon, djegës të thatë, fenugreek, kopër dhe shafran i Indisë përzihen në disa vajra të tilla si kastori, kokosi dhe susami.

Këto thahen në diell zakonisht në muajt e pikut të verës midis marsit dhe majit.

Copëzat e vadouvanit ndahen dhe vendosen në vaj të nxehtë dhe më pas përdoren në pjata si një chutney vadouvan me kokos, një pjatë me karkaleca deti dhe fasule ose sambar (thjerrëza dhe perime me mish deleje).

Vadouvan dhe canard përdoren shumë në Francë dhe janë erëza të frymëzuara nga indianët  gjatë kolonizimit . Sot, vadouvan është në dispozicion komercialisht si një pluhur i thatë. Shefat e kuzhinierëve francezë e përdorin atë për të gatuar gatime të ndryshme, ku vadouvan përzihet  me miell dhe gjalpë për gatimin e peshkut ose mishit.

Oriz: I ëmbël dhe i shijshëm

Pas kënaqësive të vadouvanit ,  sigurisht nevojitet diçka më e lehtë. Pez  (gruri i orizit, një pjatë e zakonshme indiane) është element kryesor për vaktet e lehta.

Hussain Shahzad, shefi ekzekutiv i Hunger Inc Hospitality (O Pedro dhe The Bombay Canteen) në Mumbai dhe André Magalhães, kuzhinier në Taberna da Rua das Flores në Lisbonë, një gazetar dhe studiues i ushqimit kanë studiuar ndikimet ndërkulturore të ushqimit portugez dhe Goan për një menu të veçantë që ata po synonin të krijonin.

Portugezët ishin në Goa midis 1510 dhe 1961, midis rajoneve të tjera. Canja de galinha është një supë e përbërë me  pulë dhe oriz portugez dhe është një pjatë që mishëron ndikimin indian.

Ky ushqim daton që në vitet 1563 nga Garcia de Orta, mjek hebre hebre Seghardi dhe autor i Colóquios dos simples e drogas da India.

Orta ka treguar se si shërbyesja e tij indiane Antonia i shpëtoi jetën duke e ushqyer ‘canje, një qull të bërë nga orizi i zier me piper, qimnon dhe barishte’ kur ishte i sëmurë rëndë.

Canja evoluoi dhe u përhap nëpër disa ish koloni portugeze ku vazhdon të konsumohet edhe sot. Byreçkat portugeze janë në thelb si  samosat e karkalecave që dikush gjen në furrat e bukës dhe tregjet e Goan.

Sot në rrugët e Portugalisë ju merrni byreçka  të mbushura me mish. Të dy Goan (indianë) dhe Portugezët janë komunitete që hanë oriz dhe arroz doce Portugez (një buding oriz me qumësht të kondensuar dhe kanellë).

Portugalia ka një diasporë të madhe të ushqimeve me origjinë  nga Goan.

Ushqim shtëpie

Me 18 milion indianë që jetojnë jashtë vendit, diaspora e Indisë është më e madhja në botë. Në ishujt e Karaibeve, komuniteti i madh indian është kryesisht pasardhës i skllevërve indiane  në vitet 1800.

Midis 1834 dhe 1917, rreth 1.4 milion indianë, shumica nga fshatrat lindore të shkatërruara nga uria, Uttar Pradesh dhe Bihar perëndimor, u larguan për në Karaibe si skllevër.

Disa ushqime indiane dhe teknika gatimi u adaptuan në stilin e jetës së Karaibeve. Sabzis (perime ), dhal (thjerrëza), pakora (patate të skuqura), pooris (bukë ) dhe chutneys janë ushqime të zakonshme tani në Karaibe.

Shumë ushqime indiane për shkak të kolonializmit  janë bërë tashme pjese kulturës së vendeve të ndryshme, ushqime që konsumohen edhe sot.

Ushqimet që ulin kolesterolin

Ndryshimi i ushqimeve që hani mund të ulë kolesterolin dhe të përmirësojë yndyrnat në gjak. Duke shtuar në dietë ushqime që ulin LDL-në, (pjesëzat e dëmshme të kolesterolit që kontribuojnë në bllokimin e arterieve dhe ngushtimin e tyre (arterioskleroza), është mënyra më e mirë për të arritur një dietë të ulët të kolesterolit. LDL është quajtur ndryshe edhe kolesteroli i keq.

Ushqime të ndryshme ulin kolesterolin në mënyra të ndryshme.

Tërshëra. Një hap i parë i lehtë për të ulur kolesterolin është të hani një tas me tërshërë ose drithëra të ftohta me bazë djathi për mëngjes. Kjo ju jep 1 deri në 2 gramë fibra të tretshëm. Shtoni një banane ose disa luleshtrydhe për një tjetër gjysmë grami. Udhëzimet aktuale të të ushqyerit rekomandojnë marrjen e 20 deri 35 gramë fibra në ditë, me të paktën 5 deri në 10 gramë që vijnë nga fibra të tretshëm.

Elbi dhe drithërat. Ashtu si tërshëra, elbi dhe të gjitha llojet e drithërave mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, kryesisht nëpërmjet fibrave të tretshme që ato sigurojnë.

Fasulet. Fasulet janë veçanërisht të pasura me fibra të tretshëm. Ato gjithashtu marrin kohë për t’u tretur, çka do të thotë se do ndiheni të plotë për më gjatë pasi i keni konsumuar. Kjo është arsyeja që fasulet janë një ushqim i dobishëm për njerëzit që përpiqen të humbasin peshën. Me kaq shumë zgjedhje nga fasulet deri te thjerrëzat, bizelet e zeza dhe më gjerë dhe kaq shumë mënyra për t’i përgatitur ato, fasulet janë një ushqim shumë i gjithanshëm.

Patëllxhanet dhe bamjet. Këto dy perime me kalori të ulët janë burime të mira të fibrave të tretshme.

Arrat. Një studim ka treguar se bajamet, arrat dhe kikirikët janë të mira për zemrën. Duke ngrënë 2 arra në ditë, mund të ulni pak LDL-në, me rendin prej 5%. Arrat kanë lëndë ushqyese shtesë që mbrojnë zemrën në mënyra të tjera.

Vajrat vegjetale. Përdorimi i vajrave vegjetale të lëngëta si: kanola, luledielli etj., në vend të gjalpit apo dhjamit gjatë gatimit ose në tryezë, ndihmojnë në uljen e LDL-së.

Molla, rrushi, luleshtrydhet, frutat dhe agrumet. Këto fruta janë të pasura me pektin, një lloj fibre e tretshme që ul LDL-në.

Produktet e sojës. Ushqimi me sojë dhe i ushqimeve të bëra prej saj, si qumështi i sojës, u mbrojtën një herë si një mënyrë e fuqishme për të ulur kolesterolin. Analizat tregojnë se nëse konsumoni 25 gramë proteina soje në ditë (2 1/2 gota qumësht soje) mund të ulin LDL nga 5% në 6%.

Peshk yndyror. Konsumi i peshkut dy ose tri herë në javë mund të ulë LDL në dy mënyra, duke zëvendësuar mishin, i cili ka yndyrna të ngopura LDL, dhe duke dhënë yndyrna omega-3 të uljes së LDL. Omega-3 redukton trigliceridet në gjak dhe gjithashtu mbron zemrën, duke ndihmuar në parandalimin e fillimit të ritmeve anormale të zemrës.

Ndahet nga jeta në moshë të re njëra nga mësueset më të dalluara në Gostivar

Telegram Ngushëllimi

E respektuara familja Çelebiu, me trishtim të madh e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zejnepe Bardhi Çelebiu.

Pavarisht se  v d e k j e t  janë pjesë e pandashme e jetës, njeriu nuk u mësua dot kurrë me to…e sidomos në rastet kur humbjet janë të parakohshme dhe të mëdha si është rasti i znj. Zejnep.
Në këto orë të rënda dhe tepër të vështira për familjen Çelebiu, kujtimi për të si një nga mësimdhënëset më të mira, si një nga aktivistet më të zëshme për të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, si një nga anëtaret më të respektuara të Asamblesë së Gruas të partisë Aleanca për Shqiptarët, le të jenë krenari dhe mallëngjim për një grua e cila fatkeqsisht jetoi pak por bëri shumë!

Zoti është ngushëlluesi më i mirë i gjithçkaje dhe për gjithçka,ndaj dhe lutjet tona i drejtohen Atij që t’ju ndihmojë në këtë dhimbje të jashtëzakonshme!

U kujtoftë gjithnjë për mirë Zejnepi juaj, e cila do t’i mungojë qytetit tonë!

Me shumë pikëllim,
Arben Taravari

IBRAHIMI: TALAT XHAFERI, PARTIZAN I AGJENDËS MAQEDONASE KUNDËR REGJISTRIMIT

Shkruan: Zeqirja Ibrahimi

Nga partizan i refuzimit të vendimit të takimit Zaev-Mickovski – së paku ashtu vetë u deklarua Talat Xhaferi të hënën, sot – duke ia ndaluar opozitës shqiptare mekanizmin e amendamenteve – shndërrohet në partizan të agjendës maqedonase për pengimin e regjistrimit të popullsisë.

Pas kësaj shtrohet pyetja: pasi e dimë se pse e pengojnë regjistrimin Zaevi e Mickovski, a thua pse e bën këtë Ali Ahmeti e Talat Xhaferi?
Më duket se përsëri do të vijmë te rrëfimi i bishtit të zënë me derë.

p.s. Para temës së konstruktivitetit të opozitës shqiptare, temë edhe më serioze duhet të jetë klasa e politikanëve të inkriminuar e të kapur.

7 arsye pse duhet të shtoni kanellë në ushqimet tuaja

Kanella, në Mesjetë, është cilësuar si një erëz luksoze në Europë. Arabët e transportuan atë përmes rrugëve të vështira tokësore dhe vetëm njerëz e pasur kishin mundësi ta blinin. Por sot kanella gjendet pothuajse në çdo kuzhinë. Kjo erëz e zakonshme sjell shumë përfitime në rritjen e mirëqenies tonë.

1. Mund të minimizojë aknet

Kanella ka veti antimikrobike që janë të dobishme për trajtimin e puçrrave. Gjithashtu, mund të shkatërrojë bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla dhe është burim i shkëlqyer i antioksidantëve të fuqishëm që mbrojnë trupin tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, informon abcnews.al.

2. Parandalon shenjat e plakjes

Radikalet e lira mund të kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës, duke shkaktuar vija të holla, pigmentim dhe lëkurë të përgjithshme me pamje jo të mirë. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces duke mbrojtur qelizat tuaja nga ky dëmtim. Kanella madje mund të nxisë prodhimin e kolagjenit sepse përmban elementë gjurmë që janë treguar të rrisin nivelet e kolagjenit.

3. E bën lëkurën tuaj të duket më e njëtrajtshme

Kanella rrit qarkullimin, duke sjellë gjak dhe oksigjen në lëkurë. Përmban një astringent, një kimikat që zvogëlon ose ngushton indet e trupit. Mund të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e butë dhe më e njëtrajtshme, dhe përmirëson shëndetin si nga brenda ashtu dhe nga jashtë, informon abcnews.al.

4. Ka veti anti-inflamatore

Inflamacioni ndihmon trupin tuaj të luftojë viruset dhe të riparojë indet e dëmtuara. Por nëse drejtohet kundër indeve të trupit tuaj, mund të bëhet e rrezikshme. Studimet kanë treguar se kanella ka veti anti-inflamatore dhe madje mund të lehtësojë ënjtjen.

5. Mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sipas një studimi, shtimi i kanellës në dietën tuaj e mban zemrën të shëndetshme. Në studim, minjtë që ushqehen të yndyrshëm me kanellë për 12 javë fituan më pak peshë sesa minjtë që hanin ushqime të yndyrshme pa kanellë. Një dietë e pasur me yndyrë mund të çojë në sëmundje të zemrës, dhe shtimi i pak kanelle në ushqim mund të ndihmojë në kompensimin e këtij rreziku, informon abcnews.al.

6. Ndihmon në humbjen e peshës

 

Kanella është e pasur me fibra. Ju jep ndjenjën e ngopjes dhe ju ndihmon të luftoni dëshirat për ushqim. Gjithashtu rrit metabolizmin, sepse trupi juaj përdor më shumë energji për të përpunuar erëzën sesa bën për ushqimet e tjera.

7. Mund të përmirësojë kujtesën

Kanella mund të ndihmojë për të vonuar plakjen e trurit dhe për të ulur stresin oksidativ të qelizave të trurit. Ajo gjithashtu stimulon plasticitetin e hipokampës, një pjesë e trurit e lidhur me kujtesën. Erëza madje është treguar se përmirëson disa simptoma të sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson./e.b-abcnews.al

 

Kjo gjendje e panjohur rrezikon shëndetin e të gjithë punonjësve të zyrës

Disa njerëz mendojnë se puna në zyrë është më pak e vështira ose e dëmshme nga të gjitha, por mjekët në të vërtetë thonë të kundërtën.

Tendinopatia gluteus medius, e njohur zakonisht si sindroma e të pasmëve të vdekura, është një rrezik për njerëzit që ulen për orë të gjata. Kjo rezulton në muskujt gluteus që harrojnë se duhet të punojnë dhe atrofizohen, duke shpërndarë ngarkesën e punës midis pjesëve të tjera të trupit.

Toni i muskujve zvogëlohet dhe dhimbjet fillojnë në bel, gjunjë dhe legen. Trupi i njeriut është një sistem kompleks që vuan në tërësi nëse një pjesë e tij prishet. Muskujt gluteus shërbejnë si mbrojtës gjatë lëvizjes dhe nëse dobësohen, ngarkesa shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, gjë që mund të çojë në dëmtime serioze.

Për të zbuluar nëse keni shenja të kësaj sëmundjeje, bëni një provë të thjeshtë. Çohu dhe ngre një këmbë. Nëse kofsha e asaj këmbe bie, muskujt tuaj gluteus janë dobësuar.

Njerëzit që bëjnë një mënyrë jetese kryesisht të ulur duhet të ndjekin këto rekomandime:

-Ngrihuni rregullisht nga karrigia juaj dhe qëndroni pak në këmbë;

-Ngjisni e zbresin shkallët për të paktën nja dy kate;

-Bëni ushtrime që aktivizojnë muskujt gluteus, siç janë mbledhjet ose shtrirjet e këmbëve;

-Bëni një qëndrim gaforre për të përforcuar muskujt gluteus;

-Në mënyrë alternative ngrini dhe ulni këmbët nën tavolinë;

-Blini një top palestre dhe uluni në të në vend të karriges (të paktën në shtëpi).

Halil Snopçe: Shoh disa portale që manipulojnë me një amendament timin

Halil Snopçe

Shoh që disa portale të BDI-së tentojnë të manipulojnë publikun me një amendament timin të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur ligji për regjistrim hyri në Kuvend. Ky është amendament për të cilin ne si parti flasim tani e disa ditë. Ne gjatë propozimit të ligjit për regjistrim kërkuam që ky operacion të realizohet në kushte më të mira shëndetësore, gjegjesisht pasi të sigurohen një sasi e madhe vaksinash. Poashtu ky propozim ka pasur qëllim që të regjistrohen më tepër mërgimtarë, sepse Qershori do ishte periudha ideale për regjistrimin e tyre.

Imagjinoni, atëbotë perfaqesuesi i qeverise, z. Agim Nuhiu, nuk e pa të arsyeshme as të lexojë propozimin, madje nuk kishte deshirë as të aktron se e lexon. Për kete propozim jepte garanca se pandemia nuk është pengese për regjistrimin dhe si rrjedhojë as që dëshironte të mendon për këtë prolongim që kërkuam ne atëherë.

Pasi amendamenti u refuzua, ne ishim ata që votuam PËR ligjin e regjistrimit dhe tani themi meqë ka filluar nuk guxon të shtyhet. Sepse në momentin kur partnerët e BDI-se konstatuan se nuk do dalin numrat sipas hesapeve te tyre, vendosën te anulojne edhe kete regjistrim sikurse ne vitin 2011, ndërsa sikurse tha edhe vet Zaevi, për këtë ka marrë driten jeshile edhe nga BDI-ja.

Pikërisht për këtë, amendamenti që ju publikoni tregon dyftyrësinë dhe servilitetin e partisë tuaj, e cila atëherë votoi kundër amendamentit tonë, ndërsa dje me një telefonatë të vetme pranoi urdhërin e Zaevit dhe Mickoskit për të shtyrë regjistrimin për në shtator. Si zakonisht ata nuk kanë politikë konsistente; kur ishin me VMRO-në politikën ua diktonte Gruveski, e tash kur janë me SDSM-në, ua dikton Zaevi.

Ne nuk do të bijmë në këtë grackë të kurdisur dhe këto manipulime analfabetësh, dhe do të shfrytëzojmë të gjitha metodat demokratike që regjistrimi të përfundon sipas afateve te parapara.

Shkenca: Në kërkim të një kure për ridalje dhëmbësh të rinj

Një trajtim i ri eksperimental mund të lejojë një ditë që njerëzit të kenë dhëmbë të rinj – nëse kërkimi i parë me kafshë në laborator vazhdon dhe është i suksesshëm.

Shkencëtarët nga Universiteti Kyoto i Japonisë dhe Universiteti Fukui kanë zhvilluar një trajtim me antitrupa monoklonale që e bën trupin të nxjerrë dhëmbë të rinj, tregoi një studim i botuar muajin e kaluar në revistën Science Advances.

Nëse këto eksperimente vazhdojnë të jenë të suksesshme, kjo përfundimisht mund të na sigurojë një mënyrë për të rivendosur dhëmbët që kemi humbur në moshën e rritur ose ata që mungojnë nga fëmijëria për shkak të mangësive të lindura.

Por kjo është një sfidë “e ndërlikuar”. Gjenet që ndikojnë në rritjen e dhëmbëve kanë efekte të gjera në zhvillimin e të gjithë trupit dhe disa nga trajtimet e para në të vërtetë kanë shkaktuar më shumë dëme kongjenitale në minjtë laboratorikë, por më pas ekipi hulumtues ka mundur të korrigjojë këto mangësi, thuhet në deklaratë.

Ekipi zbuloi se bllokimi i një gjeni të quajtur USAG-1 çon në rritjen e aktivitetit të proteinave morfogjenike të kockave (BMP), një molekulë që përcakton se sa dhëmbë do të rriten, duke lejuar minjtë e rritur të riparojnë ato që u mungojnë.

Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të mund të testohen tek njerëzit, por suksesi i vazhdueshëm në provat e ardhshme do të ishte një shenjë premtuese për të ardhmen e trajtimeve klinike që do të na lejonin të rikuperonim natyrshëm dhëmbët e humbur.

Australi: Dy vëllezër gjejnë një gur të rrallë 500 herë më të shtrenjtë se ari

Vëllezërit britanikë Isaac dhe Sophia Andreu gjetën një gur të rrallë “opal”, një perlë gjysmë transparente, gjatë udhëtimit të tyre të parë për kërkimin e metaleve në Queensland, Australi.

Guri, i cili u gjet nga dy vëllezërit, ishte një nga gurët e çmuar më të shkëlqyeshëm dhe vlerësohej 700,000.

“Ai përfshin çdo ngjyrë të ylberit dhe çdo ngjyrë të imagjinueshme,” tha Sophia.

Ekspertët tregojnë se 90% e “opaleve” të botës ndodhen në pjesën e pasme Australiane dhe se vlera e tyre tregtare është 500 herë më e shtrenjtë se ari./abcnews.al

Regjistrimi shtyhet për në shtator

Regjistrimi i popullsisë në terren do të shtyhet për në shtator. Dy liderët e partive politike maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski në takim ranë dakord që prioritet duhet t’i jepet imunizimit të popullsisë.

Regjistrimi fizik sigurisht që është më i rrezikshëm se regjistrimi elektronik. Prandaj fillimisht pranuam që të lejojmë të bëhet imunizimi masiv, veçanërisht imunizimi I regjistruesve. Këmbëngulja e liderit të opozitës se imuniteti fitohet pas vaksinës së dytë është në rregull, nëse kjo nënkupton thirrje nga ana e tyre për t’u regjistruar dhe nëse nënkupton mbështetje të rezultateve të regjistrimit. Treguam mirëkuptim”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri kishte ndryshuar qëndrimin e deritanishëm kur thoshte se shtyrja e regjistrimit për disa muaj nuk do të sillte ndonjë ndryshim sa i takon situatës me virusin. Mickoski në takim kishte marrë zotimin nga Zaev që numri më i madh i vaksinave në vend priten në muajt prill dhe maj.

U informova se gjatë muajit prill, nëpërmjet programeve të ndryshme pritet që në vend të arrijnë rreth 350 mijë vaksina me të cilat do të fillojë procesi i imunizimit masiv i popullsisë. Pas asaj, edhe vaksina të tjera në muajin maj, që do të jenë diku 2 milionë doza, që është e mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që do të vaksinoheshin gjatë periudhës që vjen”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partitë politike do të gjejnë zgjidhje ligjore për shtyrjen e datave të zbatimit të regjistrimit në terren që parashihej të fillonte në prill, për në 5 deri 30 shtator. Regjistrimi elektronik i diasporës i cili ka filluar më 1 mars do të vazhdojë të vlejë dhe do të mbetet i hapur deri më 30 shtator. Zaev deklaroi se nuk synojnë ndryshimin e metodologjisë së regjistrimit dhe as dispozitave të tjera të ligjit, përveç atyre që kanë të bëjnë me afatet.

Për këtë vendim Zaev deklaroi se ishte konsultuar edhe me Presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski, kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të Besës Bilall Kasami.

https://youtu.be/A6IVkCUlZh0

Ftesa e Grubit, tentim për të legalizuar pazaret për anulimin e regjistrimit!

Shkruan: Arben Taravari

Thirja në çastet e fundit e Artan Grubit ishte vetëm një tentim dinak për të involvuar Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën në pazaret e tyre me LSDM-në dhe VMRO-në për ta ndërprerë dhe anukuar regjistrimin. Informatat tona flasin se  B D I  ka bërë edhe një herë kompromis të dhimbshëm në dëm të shqiptarëve, ngjashëm si në vitin 2012. Të gjithë e dëgjuam në të ashtuquajturat  b o m b a  se si  B D I natën bënte pazare me partnerin e atëhershëm, VMRO-DPMNE-në dhe tanimë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se si është bërë edhe pazari më i ri, kësaj radhe me përfshirje edhe të LSDM-së.

Por, ne si Aleancë dhe Alternativë nuk do të lejojmë të bëhemi as legalizues të pazareve të tyre antishqiptare dhe as nuk do të heshtim para këtij  s k a n d a l i. Kujtojmë edhe LSDM-në edhe  B D I-në se pas ardhjes tonë në pushtet dhe pas reformimit të gjyqësorit nga bashkësia ndërkombëtare, nuk do të mund të shpëtoj siç shpëtuan Ahmeti dhe Gruevski nga procesi gjyqsor për regjistrimim e vitit 2012. Zoran Zaev e dëshmoi se nuk ka aspak dallim nga Nikolla Gruevski kur janë në pyetje shqiptarët, ndërsa  B D I  më së miri po e konfirmon pse e kanë ruajtur, amnestuar dhe ndihmuar deri më tani dy partitë maqedonase edhe atëherë kur e dënonin shqiptarët. Arsyeja edhe kësaj radhe është e njëjtë, frika nga numri real dhe përqindja reale e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Do të përgjigjeni edhe për këtë  g o d i t j e  që ua jepni shqiptarëve!

VIDEO/Shqiprim Arifi feston pas zgjedhjeve në Preshevë

Në Preshevë, sot janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe sipas rezultateve preliminare, me këtë komunë do të udhëheqë edhe për një mandat, kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi.

Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, sipas rezultateve të para preliminare dhe ende që po vijojnë të përpunohen, ka fituar 4 mijë e 205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera.

Ky rezultat u bë shkas që Arifi të festojë me simpatizantët e tij.

“Presheva e ka dhënë verdiktin e vetë sot, më 28 mars. Presheva ka vendosur që mos të kthehemi mbrapa, por të vazhdojmë rrugën të parët. Presheva, në mënyrë demokratike, pa incidente, e ka nxjerrë Alternativën për Ndryshim si fituese në këto zgjedhje”, tha Arifi, përcjell TV21.

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, me 2 mijë e 792 vota.

Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2 mijë e 93 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1 mijë e 500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota./TV21

https://youtu.be/EF0VSthUjfk

Çfarë do të thotë ngjyra e syve për personalitetin tuaj

Sytë janë pasqyra e shpirtit. Shikimi në sytë e dikujt mund t’ju tregojë shumë për sjelljen e tij. Ata arrijnë të tregojnë se kur një person gënjen, flirton, ndihet i turpëruar, është i mërzitur, i shqetësuar ose i trishtuar. Kjo ‘sjellje’ e syve tregon gjendjen tonë emocionale, por ngjyrat e syve janë kodi i personalitetit tonë.

1. Sytë e zinj

Nëse keni sy të zinj, jeni një person misterioz si nata. Ju jeni të përgjegjshëm dhe të besueshëm. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, njerëzit e tjerë ju njohin për shumë besnikë. Njerëzit me sy të zinj janë gjithashtu të rezervuar, janë të mirë në ruajtjen e sekreteve.

2. Sytë kafe

Shumica e njerëzve në botë i kanë sytë kafe. Ata janë shumë pozitivë, të thjeshtë dhe krijues. Karakteristikat e këtyre njerëzve janë shumë të larmishme. Ata janë me fat dhe përshtaten shumë mirë me ambientin që i rrethon. Gjithashtu janë të sigurt, të kujdesshëm, tërheqës dhe praktikë. Zakonisht ata kanë probleme me vetë-shprehjen, informon abcnews.al.

3. Sytë blu

Njerëzit me sy blu janë ekstrovert. Nëse keni sy blu, me siguri jeni të zgjuar, paqësor dhe keni qëndrueshmëri të fortë. Gjithashtu jeni vëzhgues të mprehtë dhe shumë tërheqës.

4. Sytë jeshil

Vetëm 2% e njerëzve kanë sy jeshil. Karakteristika kryesore e syve jeshil është inteligjenca. Njerëzit me këtë ngjyrë sysh janë kuriozë dhe natyrisht tërheqës. Natyra e tyre enigmatike dhe xhelozia janë të metat e tyre, informon abcnews.al.

5. Sytë gri

Njerëzit me sy gri kanë lindur për të udhëhequr. Ata kanë personalitet të fortë, por janë të butë. Mençuria, qetësia, pasioni dhe niveli i ulët i agresivitetit i dallon nga njerëzit e tjerë. Ata janë racionale dhe, ndonjëherë krijues.

6. Sytë e shkruar

Zakonisht këta lloje sysh përbëhen nga hije të ndryshme blu, jeshile dhe kafe. Ju jeni me fat nëse i keni sytë e shkruar, sepse ata shprehin mister dhe elegancë. Ju jeni pak djallëzorë, por shumë të ndjeshëm. Emocionet luajnë një rol të madh në jetën tuaj. Jeni të mprehtë dhe të paparashikueshëm./e.b-abcnews.al

Nuk bie në qetësi Deti Adriatik, regjistrohet tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik.

Sipas të dhënave nga ESMC tërmeti ka qenë me një thellësi prej 60 kilometrash.

Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë. Epiqendra ndodhet rreth 68 kilometra nga Viestes në Itali. Pak minuta pas tërmetit të parë në Detin Adriatik, u shënua lëkundja e dytë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, po në brigjet italiane.

Ende nuk ka asnjë informacion paraprak për dëme, ndërkohë që thellësia prej 68 kilometrash mund të ketë ulur ndjeshmërinë tek njerëzit.

“Ilaçi” i mrekullueshëm që detoksifikon zorrët dhe humbet peshën

Uthulla e mollës është bërë e njohur vitet e fundit për një numër përfitimesh. Nga kontrolli i diabetit te parandalimi i sëmundjeve të zemrës, është treguar se ofron shumë.

Hulumtimet kanë treguar se ajo gjithashtu mund të ndihmojë në kontrollin e peshës duke parandaluar mbipeshën dhe duke kontribuar në humbjen e peshës në kombinim me një plan të duhur diete.

Por pyetja më e zakonshme është nëse uthulla e mollës na ndihmon të humbasim peshë dhe si duhet ta pimë atë. Sipas shumë teorive, uthulla e mollës është një zgjidhje natyrale për humbjen e peshës, pa efekte anësore nëse merret me masë.

Përfitimet e një diete detoksike përfshijnë:

  1. Sigurimi i ndjenjës së ngopjes, diçka që parandalon ngrënien e tepërt

Për të humbur peshë, trupi duhet të djegë më shumë kalori sesa merr. Uthulla e mollës vonon kalimin e ushqimit në sistemin e tretjes, duke ndihmuar trupin të ndihet i ngopur për më shumë orë pas ngrënies. Kjo do të parandalojë rrudhat dhe do të konsumojë më pak kalori.

  1. Rrit metabolizmin

Uthulla e mollës shkakton një ndryshim në metabolizmin në nivelin gjenetik, duke rezultuar në humbje peshe. Enzimat dhe acidet organike përshpejtojnë metabolizmin dhe rrisin raportin me të cilin trupi djeg dhjamin, përveç kësaj ndihmon në tretjen e yndyrave, gjë që e bën atë ideal për humbje të shëndetshme të peshës.

  1. Ndihmon në kontrollin e triglicerideve, niveleve të kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut
  1. Ndikon në sekretimin e insulinës

Konsumimi i uthullës së mollës me një vakt të lartë me karbohidrate rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës. Insulina lejon që qelizat e trupit të përdorin energji nga qarkullimi i gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut. Pasi të keni konsumuar shumë karbohidrate, sekretohet një sasi e madhe e insulinës në mënyrë që të prishen sheqernat.

Përveç përdorimit të saj në humbje peshe, uthulla e mollës ka shumë përfitime të tjera:

Ndihmon në luftën kundër baktereve të gojës së keqe, balancon nivelet e pH të trupit, zvogëlon sindromën e këmbëve të shqetësuara dhe parandalon ngërçet në këmbë.

Ndihmon në detoksifikimin e zorrës së trashë dhe promovon tretjen e duhur.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe filtron toksinat nga gjaku.

Alkalinizimi i trupit, duke ndihmuar në heqjen e aciditetit të shkaktuar nga konsumimi i disa ushqimeve.

Uthulla e mollës nuk është padyshim eliksiri magjik që dobësohet. Sigurisht që konsumimi i tij është raportuar si një praktikë pozitive shëndetësore që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, rregullimin e sheqerit në gjak dhe uljen e kolesterolit, por gjithashtu mund të shkaktojë çrregullime serioze të tretjes në rast të konsumit të tepërt.

Dhimbje e dyfishtë: Shukria për një ditë humb vëllain dhe bashkëshortin

Shukrie Thaçi nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ajo është bashkëshortja e humoristit tanimë të ndjerë Cimës.

Shukria ka përjetuar dy dhimbje të mëdha, ende pa u bërë 24 orë ka humbur edhe vëllain edhe burrin e saj.

Për vdekjen e vëllaut ajo ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social Facebook./Front Online/