Ballina Aktualitet VIDEO/Shqiprim Arifi feston pas zgjedhjeve në Preshevë

VIDEO/Shqiprim Arifi feston pas zgjedhjeve në Preshevë

Në Preshevë, sot janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe sipas rezultateve preliminare, me këtë komunë do të udhëheqë edhe për një mandat, kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi.

Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, sipas rezultateve të para preliminare dhe ende që po vijojnë të përpunohen, ka fituar 4 mijë e 205 vota, duke pasur një diferencë të theksuar ndaj partive të tjera.

Ky rezultat u bë shkas që Arifi të festojë me simpatizantët e tij.

“Presheva e ka dhënë verdiktin e vetë sot, më 28 mars. Presheva ka vendosur që mos të kthehemi mbrapa, por të vazhdojmë rrugën të parët. Presheva, në mënyrë demokratike, pa incidente, e ka nxjerrë Alternativën për Ndryshim si fituese në këto zgjedhje”, tha Arifi, përcjell TV21.

E dyta është radhitur Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, me 2 mijë e 792 vota.

Në vendin e tretë është Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr nga Ardita Sinani me 2 mijë e 93 vota.

Në vendin e katërt është radhitur LR-PDSH e Sami Salihut me 1 mijë e 500 vota, dhe si subjekt i pestë është Lista Serbe me 993, e cila për herë të parë siguron një numër të madh të votave, për shkak të unifikimit të të gjitha partive serbe.

Dy partitë UDSH dhe ADSH kanë pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje duke siguruar njëra 198 dhe tjetra 180 vota./TV21

https://youtu.be/EF0VSthUjfk

@tn.lajmelokale
@tetovanews