Ballina Blog Faqe 356

Tetovarët përfituan mijëra euro duke mashtruar kompani nga vendet e Ballkanit

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale për 44-vjeçarin R.M. nga Tetova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se padi është parashtruar edhe kundër 45-vjeçarit S.Sh. nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar 44-vjeçarin R.M.

Sipas MPB, personi R.M. në periudhën nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mesin e mujit janar të këtij viti, pasi ishte prezantuar si biznesmen nga Turqia, me ngjarje të shpikura për aksidente në trafik, përmes telefonit ka mashtruar shumë të punësuar në kompani në Bullgar, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë.

Personi në fjalë duke shpërndarë histori të rreme se punonjësit e tyre, kryesisht shoferë, kanë vdekur ose janë plagosur rëndë në aksidente në trafik, ka deklaruar se të njëjtit kanë nevojë për para për funeral ose trajtim. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte në mënyrë të paligjshme rreth 9,000 euro. Paratë u mblodhën përmes degëve të një kompanie në emër të S.Sh., i cili pastaj ka dorëzuar paratë tek R.M.. Për shërbimet, S.Sh. merrte nga 50 deri në 100 euro.

Momenti kur një person i bie në fytyrë Granit Xhakës në një aheng në Londër (VIDEO)

Granit Xhaka, Meda dhe Korab Shaqiri kishin mbajtur një mbrëmje fantastike në Londër në vitin 2019.

Derisa dyshja po iu kendonte shqiptareve në mbrëmjen e mbajtur, paratë në drejtim të tyre nuk munguan, ku dyshemeja pranë tyre ishte e mbuluar me to.

Megjithatë, në një moment kishte ndodhur një veprim shumë i pakëndshëm ku Xhakes i bie sh.uplak një person që ishte pjesëmarrës në atë mbrëmje muzikore.

Reagimi ishte i madh nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që ishin pjesë e asaj mbrëmje.

Ja pamjet nga ky moment./blic

@tetovanewsMomenti kur një person i bie në fytyrë Granit Xhakës në një aheng në Londër

♬ original sound Tetova News

Rexhepi: UDBA më ka incizuar me 11 magnetofona, sepse kam folur kundër Leninit! (Video)

Edhe pse ka pasur shumë akuza ndaj tij, ish reisi Sulejman Rexhepi thotë se që në fillimin e karrierës së vet ka qenë i përcjellur nga shërbimet sekrete, shkruan gazeta Lajm.

“Më kanë incizuar me 13 magnetofona. Vetëm dy kanë qenë të xhematit kurse 11 kanë qenë të UDB-ës. Më kanë incizuar sepse kam folur në qursinë e Sulltan Muratiti kundër Leninit, Marksit, Engelsit. Këto incizime ekzistojnë sot e kësaj dite”, shprehet ai./Gazeta Lajm

Kush është shqiptarja që u shpall më e mira në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë?

Sukseset e të rinjëve nga Kosova nuk kanë të ndalur. Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha, kështu duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha, e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë.

Ajo është nga Kaçaniku dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentët më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë.yourslice.com.au

Makinat elektrike me probleme, Hyundai tërheq nga tregu mbi 82 mijë automjete

Kompania e prodhimit të automjeteve, Hyundai do të zëvendësojë sistemin e baterive tek 80 mijë automjete elektrike. Ku vendim i kompanisë është marrë pas shumë problemeve që janë shkaktuar në makinat e prodhuara prej tyre në të gjithë botën.

Mijëra makina elektrike të prodhuara nga Hyundai janë përfshirë në flakët për shkak të sistemit elektrik tek bateritë. Problemet më të shumta janë hasur në makinën elektrike të prodhuara së fundmi, Kona Ev, por sistemi i saj elektrik nuk ka rezultuar i duhuri.

LG Energy Solution, një divizion i LG Chem Ltd i cili prodhon bateritë, tha në një deklaratë se Hyundai Motor ka keqpërdorur sugjerimin e LG për logjikën e karikimit të shpejtë në sistemin e menaxhimit të baterisë së Hyundai dhe se qeliza e baterisë nuk duhet të shihet si shkaku i drejtpërdrejtë i rreziqet nga zjarri.

Problemi i Hyundai do të kushtojë rreth 900 milionë Dollarë, pasi sistemi i baterive të makinave elektrike është shumë i kushtueshëm.

Deri tani mësohet se nga i njëjti problem kanë qenë rreth 15 raste zjarresh, 11 në Korenë e Jugut, dy në Kanada dhe një në Finlandë dhe Austri.

Mijallkovi në arrest shtëpiak me byzylyk digjital

Iu dha epiteti i “arratisuri”, por tani ai përsëri mbetet vetëm një i akuzuar i cili po pret dënimin. Ish-shefi i DSK-së nga sonte ndodhet në burg shtëpiak me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Me kërkesë të Mijallkovit, adresa për vuajtjen e burgut shtëpiak u ndryshua. Tani ai po qëndron në një nga shtëpitë në Vodno.

Prokuroria tërhoqi ankesën që i kishte dërguar Gjykatës Penale, duke kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin dhe jo masë të lehtë si tani me arrest shtëpiak. Prokurorja është e lumtur që tani po e sheh Mijallkovin.

“Sinqerisht, jam e kënaqur që i akuzuari Sasho Mijallkov vendosi vetë të paraqitet. Mijallkov tani është në shtëpi, në njërën dorë ka të vendosur byzylyk digjital. Me këtë sigurohet mbikëqyrje digjitale, monitorim dhe zbatimin e ndalimit të largimit nga vendbanimi.

https://youtu.be/juzfCcj5rnY

Aktorja e serialit “Ertugrul” pasi divorcohet, martohet për herë të dytë me këngëtarin shqiptar

Aktorja e njohur e serialit “Ertugrul” që është transmetuar në Tv Klan, Burcu Kiratli është rimartuar sërish me këngëtarin me origjinë shqiptare Sinan Akçil, pas ndarjes së bujshme.

Çifti u martua në vitin 2018 me një dasmë mjaft të madhe por lumturia e tyre zgjati shumë pak muaj, pasi filluan problemet me njëri-tjetrin.

Në një deklaratë këngëtari me origjinë shqiptare Sinan Akçil, tregoi se marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë sepse nuk i kushtonin më rëndësi më njëri-tjetrit kështu i dhanë fund dhe martesës.

Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga WhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Por ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam”, katreguar këngëtari.

Ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat turke. Mesa duket çifti nuk ka bërë dot pa njëri-tjetrin, e kanë kuptuar rëndësinë dhe dashurinë që kanë duke i dhënë fund beqarisë sërish me një martesë mjaft të thjeshtë, ku të ftuar ishin vetëm të afërmit e tyre.

Ata i kanë thënë po njëri-tjetrit dhe Sinan Akçil e ka bërë vetë të ditur këtë lajm me një postim në Instagram, ku shihet i veshur si dhëndër dhe Burcu me fustan nusërie.

“Z. dhe Znj. Akçıl”, ka shkruar Sinani në mbishkrimin e fotove./tvklan.al

Hani më shumë nga këto ushqime për të parandaluar kancerin e zorrëve

Kur mendojmë për arsyet e ngrënies së frutave dhe perimeve, zakonisht flasim për vitamina dhe fibra. Por tani mund të flasim se si ato mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrëve!

Një ekip i studiuesve francezë, holandezë dhe kanadezë që raportuan në British Medical Journal (BMJ) kohët e fundit kryen një përmbledhje sistematike të 343 studimeve mbi kancerin e zorrëve.

80 nga ato studime u përfshinë në analizë, e cila ofroi prova të vlefshme që ushqime të caktuara, përfshirë frutat dhe perimet, mund të ulin rrezikun e një personi për të zhvilluar kancer të zorrëve.

Pse duhet të shqetësohemi për kancerin e zorrëve? Sipas Revistave të Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), kanceri i zorrëve është kanceri i tretë më i zakonshëm në botë dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin te gratë në SHBA. Ndërsa sëmundja zhvillohet ngadalë dhe për këtë arsye lë shumë dritare të hapura për ndërhyrje, parandalimi me anë të ngrënies së një diete të shëndetshme është po aq i rëndësishëm .

Në fakt, të dhënat nga rishikimi sistematik treguan se rreziku i kacerit të zorrëve u ul ndërsa doza ditore e frutave dhe perimeve u rrit më shumë. Një marrje shumë e lartë e produkteve tregoi përfitimin më të madh duke ulur rrezikun e kancerit të zorrëve me 52 për qind. Një rritje vetëm e perimeve kishte rezultate pozitive gjithashtu.

Studimi zbuloi gjithashtu se perime të caktuara, të tilla si bishtajore, lakër dhe zarzavate të tjera si lulelakër, brokoli dhe lakër jeshile ishin të lidhura me një rrezik të zvogëluar ndjeshëm të kancerit të zorrëve. Sidoqoftë, doza optimale e nevojshme për tu mbrojtur nga sëmundja nuk mund të përcaktohej.

Duhet të theksohet se disa studime në analizë nuk erdhën në përfundim se frutat dhe perimet të kishin efekte të rëndësishme mbrojtëse për kancerin e zorrës së trashë. Studime të caktuara gjithashtu dhanë rezultate kontradiktore, pasi ato nuk treguan efekte statistikisht të rëndësishme të një marrje të lartë të perimeve ose frutave në rrezikun e kancerit të zorrëve.

Sidoqoftë, studiuesit morën parasysh të gjitha të dhënat dhe ende gjetën një lidhje të dukshme midis konsumit të lartë të produkteve dhe një shansi më të ulët për të zhvilluar kancer të zorrëve.

Kush pritet të jenë ministrat e qeverisë Kurti, dalin emrat

Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas llogaritjeve të deritashme, kjo parti i ka fituar 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa po pretendojnë që me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht të rrisin këtë numër. Por ky subjekt politik ka nisur negociatat edhe me deputetë nga komunitetet për ti bërë pjesë të grupit të tyre.

Deri më tani është konfirmuar vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane, IRDK. E Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.

Ndërsa brenda partisë po vazhdon diskutimi për ndarjen e ministrive. Në ekzekutiv do të jetë edhe Lista e Vjosa Osmanit, meqë Vetëvendosje pati lidhur bashkëpunim  me këtë iniciative e kanë garuar bashkë në një listë.

Në Vetëvendosje i kanë thënë shkurt televizionit që kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda organeve të partisë. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut,  Arben Vitisë, e Rozeta Hajdarit.

Të pa konfirmuar po ashtu janë informacionet që nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla. Në listën e Vjosa Osmanit thonë që ende s’kanë diskutuar për këtë temë.

Haxhi Avdyli që ka garuar në listën e Vetëvendosjes e ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet thotë që ende nuk kanë biseduar për ministri. Por a do pranojë ai të jetë në krye të ndonjë ministrie?

Kurse në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca.

Megjithatë këto informacione mbetet vetëm si opsionale deri më tani. Ndërkohë Mimoza Kusari, ndër figurat kryesore të listës së LVV-së, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit./  Gazeta Ekspres

Bageta franceze në… UNESCO?

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s.

Bukëpjekësit francezë thonë se kjo bukë tradicionale, që blihet aty ku gatuhet, ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze,

Megjithatë, në ditët e sotme, ajo po shtyhet gjithnjë e më shumë nga raftet e dyqaneve, madje edhe në Francë, nga bukët e ngrira të bëra në linjat gjigante të montimit.

“Nuk ka as edhe një sekret për të bërë një baguette të mirë tradicionale”, tha Mickael Reydellet, pronar i tetë furrave buke.

“Ajo kërkon kohë, pak zanat, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë pa përbërës të shtuar”, shton ai.

Konfederata e Bukëpjekësve Francezë ka paraqitur një kërkesë për ta shtuar atë në renditjen e thesareve jomateriale të Kombeve të Bashkuara.

Baguette e gjen veten përballë dy rivalëve për ofertën franceze: Kulmet e çative të mbuluara me zink të Parisit dhe Festivalit të Verës Biou d’Arbois të rajonit Jura.

Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot do t’ia bëjë rekomandimin e saj presidentit në mars.

Ndahet nga jeta në moshë të re dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula është ndarë nga jeta papritur, në moshë të re.

Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

Postimi i plotë:

Prehu ne Paqe, Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

Lamtumire Turi, prehu ne Paqe te Zotit tani !!

VIDEO/ Misteri në thellësi: Krijesa të çuditshme zbuluar aksidentalisht nën akull në Antarktidë

Biologët thonë se zbulimi aksidental i jetës detare në një shkëmb nën akullin Antarktik vë në pikëpyetje kuptimin tonë se si organizmat mund të jetojnë në mjedise larg rrezeve të diellit, shkruan New Scientist.

Një ekip shkencëtarësh shpuan një shtresë akulli Filchner-Ronne të trashë 900 metra dhe ulën kamerën në një vrimë në kërkim të baltës në shtratin e detit. Për habinë e tyre, kamera zbuloi një shkëmb të rrethuar nga gjallesa të panjohura.

Nën mbulesën e akullit

Videot duket se tregojnë 16 sfungjer, si dhe 22 specie të paidentifikuara që mund të përfshijnë artropodë. Kjo është hera e parë që një formë e tillë jetese është gjetur nën shtresën e akullit të Antarktikut.

“Ka një larmi arsyesh pse këto krijesa nuk duhet të jenë atje”, thotë Huw Griffiths i British Antarctic Survey, i cili analizoi pamjet. Ai beson se speciet, të cilat ndoshta ushqehen nga filtrimi, mbijetojnë me lëndë ushqyese në ujë prej -2 ° C.

Misteri është se ato janë jashtëzakonisht larg burimeve të dukshme të lëndëve ushqyese, duke pasur parasysh që guri ndodhet 260 kilometra larg ujit të hapur në akullën Filchner-Ronne, ku organizmat fotosintetikë mund të mbijetojnë.

“Për më tepër, ushqimi me sfungjer ndoshta udhëton nga një distancë edhe më e madhe”, thotë Griffiths. Duke pasur parasysh ato që dimë për rrymat oqeanike në zonë, burimi më i afërt i dritës së diellit duket të jetë 600 km larg.

Ende nuk është e qartë nëse speciet e gjetura në shkëmb janë të reja për shkencën, sa janë jetëgjatë ato – disa sfungjer qelqi në Antarktik janë të vjetër dhjetëra mijëra vjet – apo sa shpesh ushqehen: një herë në vit, një herë në dekadë ose edhe një shekull. Por ka shenja që jeta në këtë shkëmb nuk është e njëhershme: një sfungjer u regjistrua gjithashtu në një shkëmb tjetër afër.

“Gjithçka është më komplekse nga sa kemi menduar”

Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin se sugjeron që jeta në mjediset më të vështira të Antarktidës është më e adaptueshme dhe më me biodiversitet sesa mendohej më parë.

“Ne zbuluam se kjo nuk është një varrezë ku ruhen vetëm disa gjëra, por është më komplekse nga sa menduam”, thotë Griffiths. Ndërsa blloqet akullit shkrihen në një botë që ngroh, specie si ato që gjenden në shkëmb mund të rezultojnë të paafta për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta.

Duke mësuar më shumë rreth mënyrës se si organizmat janë përshtatur në shtëpinë e tyre të akullt larg ushqimit, mund të japë përgjigje në pyetjet se si evoluoi jeta gjatë epokave të akullit gjatë qindra miliona viteve.

Griffiths tani dëshiron t’i studiojë këto kafshë me më shumë kujdes. Por nuk do të jetë e lehtë në një vend kaq të largët dhe të ashpër: automjetet e vogla me telekomandë (ROV) të ulura në një pus akulli janë një mundësi që mund të japë përgjigje.

Revista “Time” zgjedh këngëtaren shqiptare si një nga 100 personazhet më me influencë të 2021

Një tjetër sukses për ikonën e muzikës pop Dua Lipa.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.

E emocionuar, 25 vjeçarja e ka cilësuar shfaqjen në vetë kopertinën e “Time” dhë këtë vlerësim, një nder të vërtetë.

“Nuk e mendoja në një milionë vjet se do të vendosja një rekord si ky”, shprehet Dua Lipa.

Ajo shfaqet edhe gjatë realizimit të fotografive për revistën prestigjoze, e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

“Përmes muzikës time doja që njerzit të ndiheshin të lidhur, ishte një lloj uniteti dhe emocioni. Përgjigjia ishte e jashtëzakonshme dhe mbështetëse”, shton ajo.

Dua Lipa është një yll në ngritje dhe qëndron shumë lart, edhe pse u bë pjesë e showbizit dhe muzikës vetëm pak vite më parë. Kështu e përshkruan këngëtarja Kylie Minogue, 25-vjecaren që e sheh si vërtet premtuese për në të ardhmen.

Pjesë e listës së përvitshme të revistës “Time” janë personalitete të shquara nga politika, showbizi, shëndetësia e biznesi.

Dua rradhitet e para mes yjeve të muzikës botërore, mes 54 femrave të tjera.

Këtë vit, vetë kryeredaktori i “Time” thotë se nuk kanë menduar për moshën por vetëm për personalitetet e famshme, që kanë influencë të drejtëpërdrejtë tek publiku.

Në Maqedoni u regjistrua një Bashkësi Fetare Selefiste, reagon BFI-ja (VIDEO)

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, ju falënderoj që jeni këtu me ne për të përçuar këtë mesazh të Bashkësisë Fetare Islame për të gjithë qytetarët dhe besimtarët e Maqedonisë së Veriut.
Më datë 16 shkurt 2021, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt me në krye Reis Ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, shqyrtoi zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe solli këto vendime:

1. Me indinjatë të thellë reagojmë kundër Gjykatës Themelore Shkupi 2 – Shkup, e cila ka regjistruar këtë gjoja bashkësi fetare, vendim që mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska. Ky akt është i turpshëm dhe shumë i dëmshëm për unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë është tentim për paralelizëm institucionit kushtetutar të Bashkësisë Fetare Islame;

2. Aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisim tendencioz dhe me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV. Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare;

3. Bashkësia Fetare Islame prej momentit të parë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke e gjykuar ashpër këtë vendim njoftoi të gjitha instancat shtetërore duke filluar nga Presidenti i Shtetit, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri si dhe faktorin ndërkombëtar në vend;

4. Apelojmë te të gjithë besimtarët tanë në RMV dhe bashkatdhetarët tanë në Evropë e gjetiu, mos të bien në grackën dhe kthetrat e bashkësisë së themeluar nga Donçevska dhe me bindje të paluhatshme u tregojmë se kjo bashkësi është pjellë e strukturave dashakeqe në vend për ta dëmtuar thellë unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësinë Fetare Islame në veçanti.

5. Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë tonë, prandaj në mënyre kategorike dhe pa kompromis do të vazhdojë të mbrojë unitetin dhe dinjitetin e besimtarëve të vendit.

https://youtu.be/TiGF–I477I

Ndahet nga jeta në moshë të re punonjësja e Radio Plus

Ka ndërruar jetë në moshë të re punonjësja e Radio Plus në Kosovë, Donika Restelica.

Përmes një njoftimi, Radio Plus i shpreh ngushëllime familjarëvë për humbjen e madhe duke e vlerësuar për personalitetin dhe punën që ka bërë.

Ndërkohë ende nuk bëhet me dije shkaqet e vdekjes në moshë të re të Donika Restelica.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë. Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj.
Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit.

Bill Gates ka një plan për të shpëtuar botën

“Sa planetë?” Kjo pyetje u shtrua nga Mahatma Gandhi ndërsa parashikonte implikimet mjedisore të Indisë duke ndjekur rrugën e zhvillimit të burimeve, të iniciuar nga Britania. Pyetja ende bën jehonë.

Siç e ka thënë Forumi Ekonomik Botëror, “lidhja ushqim-energji-ujë” është në telashe. Ngrohja globale është kriza më alarmante nga të gjitha. Sa planetë do të duheshin nëse të gjithë në Kinë do të jetonin në McMansions dhe do të vozisnin makina me karburant, siç bëjnë shumë amerikanë?

Për disa manjatë, zgjidhja është të gjejnë më shumë planetë. Pesëmbëdhjetë vjet më parë Elon Musk ishte aq i shqetësuar për ndryshimin e klimës që e bën Tokën të pabanueshme, sa  tha me zell recensuesi, se synonte ta shndërronte njerëzimin në një specie multi-planetare. Ai që nga ajo kohë ka futur pasurinë që po bën në Tesla, kompania e tij e makinave elektrike, në ndërtimin e raketave gjithnjë e më të mira në SpaceX.

Këtë muaj Jeff Bezos u tërhoq nga drejtimi i Amazon, një goliath i tregtisë elektronike, për të kaluar më shumë kohë në Blue Origin, ndërmarrjen e tij të raketave, të cilën ai e quan puna e tij më e rëndësishme. Kriza e ardhshme e energjisë, ka deklaruar ai, do të thotë se “ne duhet të shkojmë në hapësirë ​​për të shpëtuar Tokën”.

Në të kundërt, Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, i ka këmbët fort në tokë. Ai është po aq i shqetësuar për ngrohjen globale sa edhe ata trilionerë, por sipas këndvështrimit të tij ka vetëm një planet që ka rëndësi.

Libri i tij i ri, “Si të Shmangni një Katastrofë Klimatike”, i kushtohet pajtimit të aspiratave të ligjshme të miliarda njerëzve për përparim ekonomik, që rezulton me dëm  mjedisor. Nëse njerëzimi do të fitojë garën e madhe midis zhvillimit dhe degradimit, shkruan ai, inovacioni i gjelbër duhet të përshpejtohet.

Kalimet e mëparshme të energjisë – për shembull, nga qymyri në naftë – zgjatën shumë dekada. Por duke pasur parasysh nevojën e ngutshme për dekarbonizimin e ekonomisë globale, thotë Z. Gates, “ne duhet të detyrojmë një tranzicion të shpejtë, të panatyrshëm”.

Ai dëshiron që qeveritë të rrisin fondet pesëfish për kërkimin e klimës në një dekadë; duke zbuluar investimet e tij, ai i nxit ata të bëjnë bast në fusha të tilla premtuese, por të rrezikshme si energjia e përparuar bërthamore.

Duhet të ketë më shumë prokurime të gjelbra (një rrugë që Kina ka ndjekur me panele diellore dhe makina elektrike) dhe rregullim më të gjelbër. Por baza e argumentit të tij është futja e një çmimi domethënës të karbonit, për të llogaritur eksternalitetet e përfshira në përdorimin e energjisë së pistë.

Z. Gates nuk është i pari që i çon përpara këto propozime. Përveç statusit të tij si një nga njerëzit më të pasur në botë dhe filantropët më bujarë, dy gjëra e bëjnë aprovimin e tij bindës. Së pari, ai nuk është një ambientalist refleksiv.

Angazhimi i tij i gjatë për shëndetin publik dhe zbutjen e varfërisë e bënë atë të kundërshtojë kauzat e lehta të gjelbra si ndalimet joshkencore të Europës për organizmat e modifikuar gjenetikisht.

Në një kapitull prekës, ai vë në dukje se të varfrit e Afrikës ende nuk kanë shijuar përfitimet e “revolucionit të gjelbër” të parë në shkencën bujqësore, i cili nga vitet 1960 rriti rendimentet bujqësore dhe shpëtoi një miliard njerëz në Azi nga uria; ata kanë shumë nevojë për më shumë risi të tilla në shkencën e kulturave dhe plehrat.

Ai u zgjua nga kriza e klimës ndërsa u bë e qartë se të varfrit në botë, të cilët kanë kontribuar më pak në problem, ka të ngjarë të vuajnë më shumë nga uria, thatësira, ngritja e deteve dhe efekte të tjera të ngrohjes globale.

Së dyti, Z. Gates ka qenë prej kohësh alergjik ndaj rregullimit nga lart-poshtë. “Mund të duket ironike që po bëj thirrje për më shumë ndërhyrje të qeverisë”, pranon ai. “Kur po ndërtoja Microsoft-in, unë mbaja distancë nga politikëbërësit në Uashington”.

Meqenëse ai favorizon instinktivisht tregjet, rekomandimet e tij të politikës kanë më shumë peshë sesa thirrjet e zakonshme të dëgjuara sot në Amerikë dhe Europë për shpenzime të kontrollit të zbrazët,  në Green New Deals. Një shtytje e kalibruar me kujdes nga maja, këmbëngul ai, do të shkaktojë një cunami investimesh dhe shpikjesh të sektorit privat.

Pjesa më e madhe e librit të tij i kushtohet një vlerësimi mjaft të dobët të pretendentëve në garën për të zgjidhur problemin e klimës. Sipas këndvështrimit të Z. Gates, elektriciteti dekarbonizues është “gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë për të shmangur një katastrofë klimatike”.

Kjo jo vetëm sepse energjia elektrike përbën më shumë se një të katërtën e emisioneve të drejtpërdrejta të gazit serrë (GES) të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor sot, por sepse energjia e pastër mund të mundësojë një zhvendosje në transportin me karbon zero (mendoni makinat elektrike). Industria e gjelbërimit është më e vështirë, pranon ai, por ai tregon përparime edhe në zona të tilla,  jo seksi, si çimento me karbon të ulët dhe çeliku.

Misioni i mundshëm

Z. Gates merr disa parulla të gjelbra, të cilat ai i konsideron të guximshme, edhe pse të tjerë do të gjejnë një mendim të vjetër. Ai është një mbrojtës i palodhur i energjisë bërthamore pa karbon, përkundër dështimit të industrisë për të zgjidhur problemet serioze përreth mbeturinave dhe përhapjes. Ai ndëshkon ata që bëjnë një fetish nga teknologjitë e erës dhe diellit, duke theksuar kufizimet e gjeneratës në të cilën përfshihen.

Shumë ambientalistë po kërkojnë ulje të emetimeve të GES deri në vitin 2030. Z. Gates hedh poshtë se: ajo që ka më shumë rëndësi, kundërshton ai, po shkon në një bazë karboni “zero” deri në vitin 2050, që do të thotë se çdo emetim i GHG-ve të bëra nga njeriu kompensohet nga thithja dhe sekuestrimi.

Në mënyrë provokuese, ai pretendon se “reduktimet  deri në vitin 2030 në mënyrë të gabuar në të vërtetë mund të na pengojnë, të mos shkojmë kurrë në zero”. Për shembull, një hedhje pa frymë nga qymyri i ngarkuar me karbon në gazin natyror tingëllon miqësor ndaj klimës, pasi kjo do të çonte në një rënie të emetimeve të sektorit të energjisë brenda një dekade.

Sidoqoftë, ajo do të bllokonte teknologjinë e gazit – e cila nuk është pa karbon – në rrjet për dekada, ndoshta duke bllokuar miratimin e alternativave më të mira. “Gjërat që do të bënim për të marrë ulje të vogla deri në vitin 2030 janë rrënjësisht të ndryshme nga gjërat që do të bënim për të arritur në zero,  deri në vitin 2050”,  këmbëngul ai.

Aspekti më freskues i këtij libri është përzierja e fortë e realizmit me sy të ftohtë dhe optimizmit të thërrmuar nga shifrat. Z. Gates zbulon se kur mori pjesë në samitin e Parisit për ndryshimin e klimës në 2015, ai kishte dyshime serioze rreth gatishmërisë së njerëzimit për të marrë përsipër këtë detyrë Herkuliane: “A mund ta bëjmë me të vërtetë këtë?” Edhe tani, pasi bëri çështjen pse bota duhet ta bëjë dhe urgjentisht, ai mendon nëse sfida e klimës do të jetë më e vështirë sesa të vendosësh “një kompjuter në çdo tryezë dhe në çdo shtëpi”.

Kjo është një analogji e dobishme, sepse vizioni tekno-utopik i një interneti global u duk si i pamundur të arrihej disa dekada më parë, siç duket tani zgjidhja e krizës së klimës. Ken Olsen, themelues i Digital Equipment Corporation, një firmë pioniere kompjuterash, njëherë deklaroi prerazi: “Nuk ka asnjë arsye që dikush do të dëshironte një kompjuter në shtëpinë e tij.” Megjithatë, shumë shpejt revolucioni dixhital pati sukses – për shkak të një konvergjence të lumtur të forcave nga lart-poshtë dhe përçarjeve nga poshtë.

Z. Gates dëshiron që i njëjti kombinim të marrë në dorë  ndryshimet klimatike. Ai pranon fuqinë e shtetit dhe nevojën për bashkëpunim ndërqeveritar, diçka që nuk dëgjohet shpesh nga tekno-liridashësit; por ai gjithashtu bën thirrje për më shumë ambicie të gjelbra dhe ndërmarrjen e rrezikut nga investitorët afatshkurtër dhe bosët e ndërmarrjeve.

Në fund të fundit libri i tij është një abetare se si të riorganizojmë ekonominë globale në mënyrë që inovacioni të përqendrohet në problemet më të mëdha të botës. Është një kujtesë e fuqishme që nëse njerëzimi dëshiron të merret seriozisht me trajtimin e tyre, duhet të bëjë më shumë për të shfrytëzuar një burim natyror të disponueshëm në sasi të pafund – zgjuarsinë njerëzore.

The Economist-SI

PAULO KUELHO – “ALKIMISTI”

Nga Xhelal Zejneli

Mëso ta dëgjosh veten, mendimet tua, dëshirat tua,  sidomos – zemrën tënde.

Udhëtimi që ndërmerr djaloshi Santiago për të zbuluar thesarin përballë piramidave shndërrohet në zbulim të thesarit të brendshëm, në njohje të vetvetes. Thesari ishte ai vetë. Atë e kishte në vete.

Paulo Kuelho (Paulo Cuelho) lindi më 24 gusht 1947 në Rio-de-Zhanejro (Rio de Janeiro) të Brazilit. Ndoqi shkollën fetare të jezuitëve. Kur ishte tinejxher, i tha së ëmës se dëshiron të bëhet shkrimtar. Ajo ia ktheu: “Babanë e ke inxhinier, njeri logjik dhe të arsyeshëm, me koncept të definuar për botën. E di të se ç’do të thotë të jesh shkrimtar?” Në kërkim të përgjigjes për këtë pyetje, erdhi në përfundim se “shkrimtari gjithmonë mban syze dhe kurrë s’i kreh flokët. Detyra dhe detyrimi i tij është të mos e kuptojë gjenerata e vet”. Kur ishte 17 vjeçar, për shkak të sjelljes introverze dhe kundërshtimit të mënyrës tradicionale të jetës, prindërit e dërguan në spitalin psikiatrik. E liruan kur i mbushi 20 vjeç. Ndërkohë, nga spitali kishte ikur tri herë. Më vonë pohon: “Nuk është se donin të më lëndonin. Thjesht, nuk dinin ç’të bënin me mua. Nuk e kanë bërë këtë për të më shkatërruar, por për të më shpëtuar.”

Sipas dëshirës së prindërve, u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë. Hoqi dorë për t’u bërë shkrimtar. Pas një viti, i la studimet dhe nisi të udhëtojë nëpër Afrikën e Jugut, në Meksikë dhe në Evropë. Jetonte si hipik dhe pinte drogë. Pas kthimit në Brazil, nisi të shkruajë poezi për këngëtaren braziliane të muzikës popullore dhe të xhazit, Elis Regina* (Elis Regina Carvalho Costa, 1945-1982), për këngëtaren e muzikës rock, shkrimtaren dhe kompozitoren braziliane Rita Lee (Rita Lee Jones, 1947- ) dhe për kompozitorin brazilian të muzikës rock Raul Seixas (Raul Santo Seixas, 1945-1989). Në vitin 1974, për këto poezi të cilat pushteti i konsideronte majtiste dhe të rrezikshme, u burgos dhe u torturua.

Shënim: Elis Regina është nënë e këngëtares braziliane Maria Rita, e lindur si Maria Rita Camargo Mariano, (1977- ). Baba i saj është pianisti i famshëm César Camargo Mariano).

*   *   *

Edhe pse fitonte dhe u afirmua si autor poezish, në vitin 1986 vendosi që plotësisht t’i kushtohej shkrimit të romaneve. Kthesën e bëri gjatë pjesëmarrjes në shëtitjen ceremoniale fetare Rruga për Santiagon (Road of Santiago de Compostela) në Spanjë, të cilën e paraqiti në veprën e vet “Pelegrinazhi”.

Në vitin 1982 botoi librin e parë “Arkiva nga ferri” (Arquivos do Inferno, 1982), por libri nuk pati sukses të duhur. Librin e vet të ardhshëm, “Doracak praktik i lugatërisë“ (O Manual Prático do Vampirismo, 1985) e karakterizoi si të dobët për nga cilësia, ndaj tentoi ta tërheqë nga shitja. Në vitin 1986, pas kthimit nga Rruga për Santiagon, shkroi “Pelegrinazhin” (O Diário de un Mago, 1986). Në vitin vijues, një shtypshkronjë e vogël e boton “Alkimistin” në 900 kopje. Vepra popullarizohet vetëm pasi u botua “Bride” në vitin 1990.

“Alkimisti”  u shit në mbi 65 milionë kopje dhe u bë një nga librat më të shitur në histori, i përkthyer në 67 gjuhë të botës. Kjo u regjistrua në Librin e Ginesit të rekordeve si  libër i një autori të gjallë, i përkthyer në numër më të madh gjuhësh. Ka shitur mbi 100 milionë libra në 150 vende të botës, ndërsa veprat e tij janë përkthye në 59 gjuhë të botës.

 

Pas kësaj, shkruan libra çdo dy vjet. Pohon se çdo libër të ri e fillon vetëm pasi të gjejë pendë të bardhë në janar të vitit tek. Kjo ndërlidhet me kthesën e tij për t’u bërë shkrimtar. Derisa e shtynte kalimin e përhershëm në shkrime pas kthimit nga Rruga për Santiagon, Kuelho tha: “Po qe se sot gjej një pendë të bardhë, kjo do të ishte shenjë që ma dërgon Zoti që të filloj të shkruaj libër të ri”. Pendën e gjeti në ekspoziturën e një dyqani dhe nisi të shkruajë po atë ditë.

Deri tani Kuelho ka botuar 26 libra. Dy prej tyre janë autobiografikë: “Pelegrinazhi” dhe “As Valkirias”. Veprat e tjera janë bazuar në përvojën personale të vet. Disa prej veprave të tij janë prezantuar si përmbledhje esesh, artikujsh gazetareskë apo ligjëratash.

Romani “Alkimisti” ka fituar publik të zgjedhur në mbarë botën. Rrëfimi që të kënaq me thjeshtësinë dhe të inspiron me urtinë e vet, e përcjell bariun e ri andaluzian, Santiagon, i cili nga Spanja e vet niset për në shkretëtirën e Egjiptit, për ta gjetur thesarin e fshehur përballë piramidave.

Askush s’e di se për çfarë thesari bëhet fjalë. Nuk dihet në do t’ia dalë Santiago t’i tejkalojë pengesat që do t’i dalin gjatë rrugës. Por, ajo që fillon si kërkim pasurish të kësaj bote, shndërrohet në kërkim pasurie që ndodhet te vetë ai.

Entuziazmues, piktoresk dhe thellësisht njerëzor, ky rrëfim është dëshmi e përhershme e forcës së ëndrrave tona për të na transformuar, dëshmi se sa është e rëndësishme ta dëgjosh zemrën tënde.

*   *   *

“Alkimisti” është një prej romaneve më të popullarizuar të njëzet viteve të fundit. Kuelho ia ka treguar lexuesit rrëfimin për domosdoshmërinë e kërkimit të fatit, që ka impresionuar mijëra adhurues të tij në mbarë botën. Pas botimit të parë në vitin e largët 1988, kjo vepër është ribotuar edhe shumë herë të tjera në mbarë botën.

Në qendër të ngjarjes ndodhet bariu Santiago, i cili me pasion të madh dëshiron ta gjejë thesarin me vlerë marramendëse. Rruga jetësore që e ka caktuar, i premton shumë zbulime të reja. Një prej tyre është njohja e vetvetes. Mëso ta dëgjosh veten, mendimet tua, dëshirat tua,  sidomos – zemrën tënde. Vjen momenti dhe Santiago mëson se ëndrra e tij nuk i takon vetëm atij – ajo është pjesë e Shpirtit të Gjithësisë.

Dalëngadalë Santiago e kupton lidhjen e pashkëputur që ekziston midis nevojës për realizimin e dëshirave njerëzore dhe asaj që është shpirtërore. Santiago ishte një bari modest. Pak a shumë modeste i kishte edhe dëshirat. Nga jeta nuk kërkonte përveç se vullnet të lirë për vete dhe për delet e veta, pak verë si dhe librin fascinues, ngashënjyes, magjiplotë që do ta mbajë në strajcë. Por fati e çoi në një rrugë tjetër, në formë bredhjesh të paparashikuara, për të kërkuar dhe për të gjetur thesarin e paçmueshëm, të fshehur në themelet e piramidave egjiptiane.

Santiago e njohu mbretin e urtë, Melhizedekun (Melchizedek). Ky e shtyri bariun  që të tregojë vendosmëri dhe të vihet në veprim. Të nesërmen i shiti dhentë, la vendlindjen dhe u nis në kërkim. Duke ndjekur ëndrrën e jetës së vet, djaloshi u nis për në Afrikë.

Romani “Alkimisti” është një prej fenomeneve letrare më të rëndësishme të shekullit XX, për arsye se historia e bariut Santiago është një lloj rrëfimi shpirtëror që në jetën e përditshme mund të shfrytëzohet në çfarëdo përsiatjeje racionale, pavarësisht nga statusi shoqëror i tij.

Episodi vijues i librit që e ka goditur botën është mbërritja e Santiagos në Afrikë. Këtu, personazhi kryesor e kupton se rruga jetësore e tij nuk do të jetë aq e lehtë siç e kishte paramenduar.

Që ditën e parë, bariu i varfër u plaçkit. Duke mbetur fare i vetëm, nuk kishte mundësi as të bisedojë me dikë ngase nuk dinte arabisht. Pas ngjarjeve të tilla, bariu ishte në humbje të plotë, ndaj i duhej të kthehej, pa e realizuar ëndrrën e vet. Por, në ato çaste iu kujtua biseda me të urtin Melhizedek, mbretin Salem, i cili ende e takonte në shtëpi. Dalëngadalë, dyshimet e tij filluan të zhduken.

“Alkimisti” i Kuelhos është një udhërrëfyes i shkurtër për njeriut për t’i realizuar dëshirat e veta, është udhërrëfyes jetësor i Santiagos. Santiago nuk heq dorë nga synimi i tij, para se të arrijë qëllimin e vet dhe para se ta realizojë ëndrrën e vet.

Pasi u vendos në një dyqan, Santiago fitoi do para që mjaftonin për të blerë kope të re delesh. Djaloshit i sillet ndërmend kthimi në shtëpi. Por, në çastin e fundit vendos t’i vë në rrezik të gjitha paratë që i kishte fituar. Ai është i vendosur të realizojë ëndrrën e vet, të kërkojë dhe të gjejë thesarin, atje, mu te këmbët e piramidave. Nga synimi i vet, nuk heq dorë.

Në shkretëtirë Santiago takon udhëtarin me prejardhje angleze. Ky i flet për sekretet e alkimisë. Këto vise qenkëshin të njohura për punë alkimie. Santiago dhe anglezi kalojnë kohën duke folur për çështje shpirtërore. Ndërkohë, përhapen lajme për shpërthimin e një lufte fisesh.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme të “Alkimistit” është mbërritja në oazë, përjetimi i ndjenjës së vërtetë të dashurisë, përfytyrimi i luftës që pritej të shpërthente si dhe biseda e rëndësishme me alikimistin i cili ishte i gatshëm ta shoqërojë Santiagon deri te thesari.

Aventurat e mëtejme të Santiagos kanë të bëjnë me sfidat e tij shpirtërore dhe fetare. Alkimisti edhe një herë dëshmi ekzistimin e Shpirtit të Gjithësisë, që është në gjendje të bëjë punë të mëdha.

Kjo vepra e Kuelhos i zgjon ato mendime të njeriut i cili në jetën e përditshme nuk ka mundur t’i kushtojë vëmendje të duhur vetes.

*   *   *

Romani mahnitës “Alkimisti” i shkrimtarit brazilian Kuelho, për herë të parë  botua në vitin 1988. Kjo vepër ka inspiruar miliona njerëz në mbarë botën. Është një histori e mrekullueshme, njëherazi e thjeshtë dhe përplot porosi dhe urti jetësore. Flitet për bariun e ri nga Andaluzia – Santiagon, i cili për ta gjetur thesarin të fshehur te piramidat, niset nga shtëpi e tij në Spanjë, për në shkretëtirën e Egjiptit. Rrugës takon Ciganen, njeriun që e quan veten mbret si dhe alkimistin. Ata e udhëzojnë se në ç’drejtim duhet të niset për kërkim. Udhëtimi që e ndërmerr për të mira materiale, i shndërrohet në zbulim të thesarit të brendshëm. Ky rrëfim i çmuar dhe motivues për djaloshin Santiago, dëshmon se sa është e rëndësishme ta dëgjosh zemrën tënde dhe t’u besosh ëndrrave, për arsye se ato mund ta ndryshojnë jetën tonë.

Vepra është alegori për bariun spanjoll Santiagon i cili është nisur në udhëtim, me dëshirë për ta plotësuar misionin personal. Inspirim për veprën ka qenë tregimi i shkurtër i tregimtarit, poetit dhe eseistit argjentinas Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges, 1899-1986) me titull “Tregim për dy ëndërrimtarë”. Vepra u shkrua në gjuhën portugeze.

Në vitin 2003, kompania shumëkombëshe amerikane për mediume dhe argëtim Warner Bros i bleu të drejtat për këtë libër për ta xhiruar si film. Por, projekti kurrë nuk u realizua, siç thuhej, për shkak të problemeve rreth skenarit ngase në një moment është paraqitur një betejë me mbi 10.000 luftëtarë, gjë që nuk është poentë e librit. Në vitin 2008, në Festivalin e Kanës u bë publike se producenti amerikan i filmit, i dënuar për abuzim seksual, Harvey Weinstein (1952-) i ka blerë të drejtat e librit, ndërsa regjisor do të ishte aktori, dramaturgu, producenti, skenaristi dhe regjisori amerikan Laurence John Fishbun (1961- ). Buxheti i paralajmëruar ka qenë 60 milionë dollarë amerikanë, ndërsa regjisori dhe shkrimtari iu gëzuan bashkëpunimit.

Cornish Theatre Collective “Alkimistin” e shfaq me sukses në teatër.

*   *   *

The Guardian thotë: “Libër i shkruar në mënyrë të shkëlqyer. Ajo ka të bëjë me secilin prej nesh dhe na mëson se e gjithë pasuria e botës ndodhet në zemrat tona”.

Prozatori japonez, laureat i çmimit “Nobel” (1994), Kenzaburo Oe (1935-) thotë: “Paulo Kuelho e di sekretin e alkimisë letrare”.

 

Krijimtari e Kuelhos

Arkiva nga ferri (Arquivos do Inferno, 1982); Doracak praktik i lugetërisë (O Manual Prático do Vampirismo, 1986); Pelegrinazhi (O Diário de um Mago, 1987); Alkimisti (O Alquimista, 1988); Brida (Brida, 1990); O Dom Supremo (1991); As Valkirias (1992); Çdo gjë është shkruar me të njëjtën dorë (Maktub, 1994); Në bregun e lumit Piedra jam ulur dhe ka qarë (Na margem do rio Piedra eu sentei e chorei, 1994); Kodra e pestë (O Monte Cincop, 1996); Doracak për luftëtarin e dritës (Manual do guerreiro da luz, 1997); Veronika ka vendosur të vdesë (Veronica decide morrer, 1998); Djalli dhe zonjusha Prym (O Demônio e a srta Prym, 2000); Tregime për prindër, për fëmijë dhe për nipa (Histórias para pais, filhos e netos, 2001); Njëmbëdhjetë minuta (Onze Minutos, 2003); Gjeniu dhe trëndafilat (O Gênio e as Rosas, 2004); Zahiri (O Zahir, 2005); Ser como um rio que flui, 2006; Magjistarja nga Portobelo (A bruxa de Portobello, 2006)etj.

Angazhimi shoqëror i Kuelhos

– Ndonëse është edukuar si katolik dhe shkon në kishë, lidhur me disa çështje politike dhe shoqërore, Kuelho e ka shprehur mospajtimin e tij me Papën;

– Në vitin 1996 themeloi Institutin Paulo Kuelho që u jep ndihmë fëmijëve dhe të moshuarve që ballafaqohen me probleme financiare;

– Është anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres”;

– Këshilltar i posaçëm i UNESCO-s për “dialog ndërkombëtar dhe afrim shpirtëror”;

– Anëtar i Këshillit drejtues të Fondacionit Schwab për sipërmarrësi shoqërore;

– Anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave;

– Anëtar i INI Konsultativ Ndërkombëtar – Harvard International Negotiation Initiative;

– Anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës Doha për lirinë e mediumeve;

– Anëtar këshillimor i Këshillit drejtues të Fondacionit Maybach.

Kush është shqiptari që u V R A në Islandë

Armando Beqiri 33-vjeç është shqiptari që u  e k z e k u t u a  mbrëmjen e së shtunës në derën e shtëpisë në Islandë në zonën Rauðagerði, të Reykjavík.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Beqiri ishte pronari i një kompanie  s i g u r i e  fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm.

Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtur në Greqi, ndërsa më pas në Islandë. AI kishte fituar edhe nënshtetësinë atje.

Kujtojmë që Armando Beqiri ishte kthyer në shtëpi në orën 23:57, ku autori ishte duke e pritur dhe në momentin që shqiptari arriti ai e ka  q ë ll u a r  me breshëri  p l u m b a sh. Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të  p l a g ë v e  të marra ka humbur jetën.

Armando kishte një djalë 15 muajsh, ndërsa priste edhe fëmijën e dytë, pasi gruaja ishte  sh t a t z ë n ë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 33-vjeçari ishte një njeri i rregullt dhe kishte shumë miq, ndrësa nuk njihet që të kishte ndonjë  a r m i k  apo  k o n f l i k t  me dikë. Deri tani janë tre të  a rr e s t u a r, ndërsa i  d y sh u a r i  kryesor është një lituanez.

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja fitore historike

KQZ ka përfunduar numrin e votave nga 2.382 qendra votimi në Kosovë.

Në rezultatet përfundimtare rezulton se fitorja e partisë së Albin Kurtit është historike. Vetëvendosja ka marrë 378.550 vota ose 47.85 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kishte 220.811 vota, që do të thotë se ka ngritur numrin e votave për 157.739 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 137.722 vota ose 17.41 për qind. PDK në zgjedhjet 2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 645 vota ose 21.23 për qind, që do të thotë se pavarësisht se kaloi LDK-në në këto zgjedhje, ajo ka shënuar rënie për 40.923 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rezultatin e saj më të dobët deri më tash duke u renditur e treta me 103.507 vota ose 13.08 për qind. LDK më 6 tetor 2019 ishte e dyta me 206.458 vota ose 24.45 për qind. Kjo parti, nga kreu i së cilës të hënën dha dorëheqje Isa Mustafa, ka 102.951 vota më pak.

AAK, partia e Ramush Haradinajt që kandidon për president, ka marrë 58.743 vota ose 7.43 për qind. AAK në zgjedhjet 2019 ishte në garë në koalicion me PSD dhe së bashku morën 96.883 vota ose 11.47 për qind, ndërsa në vitin 2014 kur edhe garoi e vetme, AAK kishte arritur të sigurojë vetëm 9.54 për qind apo 69 mijë e 793 vota, që do të thotë se edhe kjo parti ka rënie të dukshme.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 20.535 vota ose 2.60 për qind, derisa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garoi si koalicion me AKR-PD duke fituar 5,002% për qind apo 42.083 vota. Nisma në zgjedhjet e vitit 2014 kishte siguruar 37 mijë e 680 vota apo 5.15 për qind.

Ndryshe në rezultatet e KQZ-së nuk janë të përfshira edhe votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara./abcnews.al

Përbërësit natyral që parandalojnë rënien e flokëve tuaj përgjithmonë

Qepa, hudhra dhe vaji i ullirit kanë veti të mahnitshme që parandalojnë rënien e flokëve, nxisin rritjen dhe dendësinë e tij dhe e bëjnë atë të fortë dhe të shëndetshëm. E vetmja gjë që duhet të bësh është të presësh pesë thelpinj hudhër dhe t’i vendosësh në një tenxhere në sobën që përmban një filxhan ujë, pastaj shto dy lugë vaj ulliri dhe një qepë, të prerë në katër feta.

Prisni derisa përzierja të nxehet dhe hiqeni atë nga soba. Tendosni atë dhe kur të ftohet, vendoseni në lëkurën e kokës, duke e masazhuar me majë të gishtave. Lëreni përzierjen në flokët tuaj për një natë të tërë.

Vaj kokosi dhe lëng limoni

Vaji i kokosit është i pasur me vitamina ushqyese për flokët, prandaj është shumë efektiv në zvogëlimin e rënies së flokëve dhe bërjen e tij të butë dhe të gjallë. Mjafton të përzieni dy lugë vaj kokosi me lëngun e një limoni dhe ta vendosni përzierjen në skalpin tuaj. Lëreni përzierjen për gjysmë ore në skalpin tuaj, pastaj lani flokët si zakonisht.l.k/abcnews.al