Ballina Blog Faqe 392

Zyrtare, Maqedonia e Veriut nuk është në listën e karantinës së Zvicrës

Ashtu siç është paralajmëruar, në listën më të re të karantinës, të aktualizuar sot nga BAG, nuk është më Maqedonia e Veriut.

Pak më parë është publikuar lista e re, me vendet dhe regjionet që janë hequr si dhe me ato që nkanë mbetur ose janë vendosur ndërkohë në regjimin e karantinës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Nga 19 dhjetori 2020 (nesër, e shtunë) nuk janë më në listë: Polinezia Franceze, Itali: Rajoni Emilia Romagna, Jordania, Maqedonia e Veriut, Austria: Landi Kränten, Austri: ai iAustrisë së Epërme, i Salzburgut dhe i Steierit. Pastaj jashtë listës janë edhe: Polonia, Portugalia, Hungaria.

Tetovë, mbështetje juridike falas për të dëmtuarit e EVN-së

Iniciativa Qytetare “Boll më” nga Tetova ka njoftuar se prej sot (e premte) kanë hapur zyrën në Tetovë, ku do të japin mbështetje juridike për të gjithë të dëmtuarit nga kompania elektroenergjetike EVN – Maqedoni.

Siç thonë nga organizatorët, të gjitha shërbimet do të jetë falas, duke e sfiduar EVN-në dhe Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE).

“Sot (18-12-2020) në ora 13:00 do të bëjmë hapjen e zyrës sonë, e që për qëllim kryesor ka ofrimin e ASISTENCËS JURIDIKE FALAS (PRO BONO) për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN-ë. Do i sfidojmë edhe juridikisht EVN-në dhe KRRE-në”, thuhet në njoftimin e iniciativës “Boll më”.

Zyra për mbështetje juridike do të hapet tek Rruga e Butiqeve në Tetovë, ndêrsa do të punojë nga ora 10 deri në orën 14 pasdite. (INA)

Letra e vjehrrës për nusen: Të them princeshë se mbretëresha jam vetë…!!!

E ke bezdi të të them e dashur? Pas të gjithave ti je gati për të hyrë në familjen tonë, do jesh pjesë e jona dhe do kesh të bësh shumë me mua.Për këtë po të shkruaj një letër duke të shprehur të gjithë respektin, dashurinë dhe interesin dhe jam e gatshme të të gjendem pranë në çdo moment. Nuk me ke kërkuar deri tani asnjë këshillë, mbase nuk ke nevojë por ka disa gjëra që dua të të them. Para se të rrotullisësh sytë dhe të injorosh fjalët që kam shkruar të lutem merri në konsideratë. Jam unë ajo që e kam rritur burrin tënd dhe e njoh shumë mirë, jam ende e martuar me babanë e tij kështu që dua të dish se kam përvojë në këtë gjë. Jam shumë e lumtur për ju të dy dhe jam e bindur se martesa do të jetë sukses i plotë.

Unë nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të lumturoj djalin dhe të sjell stabilitet në shtëpi për nipërit dhe mbesat që do të kem. Ka disa parime themelore që dua të ti them dhe mos u çmend me to. Nuk është i bukur, nganjëherë djali im është manipulator por ai ra në dashuri me ty. Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty. Të lutem mundohu ta bësh të lumtur e mos ta mërzitësh djalin. Burrat thjesht duan vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin ti bësh mirë këto, do kesh një martesë të qetë. Ai ka jetuar me mua, babain dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe mund të them që është paksa nevrik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj qetësinë dhe injoroje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por ja ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.

Ti do jesh princesha e dasmës tënde. Ndërsa dhëndri nuk është dhe aq i rëndësishëm se si duket, çfarë ka veshur, si po ndihet dhe këto vetëm një nënë i ndjen e i shikon. Martesa është bashkimi i dy njerëzve duke e kthyer në marrëdhënien më të shenjtë në Tokë. Dasma nga ana tjetër është festimi rreth formalizimit tuaj dhe shpalljes publike të dashurisë dhe angazhimit. Dasma do jetë dita më e lumtur e jetës tënde por mos i bëj gjërat vetëm sipas planeve të tua. Dëgjoje njëherë se çfarë dëshiron edhe dhëndri. Ai vjen nga një familje që e do muzikën dhe festat. Ne të gjithë shpresojmë të gëzojmë në festën e jetës së tij.

Di të kërcesh Tangon? Duhet ta mësosh se ne e kemi traditë… Në gjithë këtë, ti fitove pasi më zhvendose zyrtarisht nga të qënurit gruaja më e rëndësishme në jetën e djalit tim. Mos më beso po deshe, po kanë kaluar vite që jam munduar të rris një djalë me kulturë, me vizion, me ide. Nuk do të të shpall luftë, unë e di vendin tim dhe do bëj çmos për të të respektuar. Duaje burrin tënd, më shumë se kushdo. Por edhe familjen mos e harro. Djali im do të të trajtojë si princeshë, se mbretëreshë jam vetë. Po e mbyll letrën se besoj që mësove shumë gjëra. Të pres në altar me dashuri… Vjehrra jote ose më mirë shoqja se nuk dua të dukem si e moshuar.

Vështirë ta njihni, reperi i njohur poston foton nga adoleshenca

Reperi i njohur, Getinjo, i rikthehet herë pas here kujtimeve të fëmijërisë. Ai shpeshherë publikon në rrjetet sociale foto të vjetra në të cilat shfaqet me Mozzik.

Ndërsa ditën e sotme ka postuar një foto që nuk e kishim parë kurrë ndonjëherë, të shkëputur nga fazat e para të adoleshencës.

Reperi e ka publikuar në “Instagram” foton në fjalë dhe ka treguar se ajo është realizuar rreth viteve 2005-2006. Nëse bëjmë një krahasim, sot Getinjo duket shumë më ndryshe, sepse që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite.

Ai e ka cilësuar veten origjinal, duke qenë se dhe imazhin e ka shoqëruar me këtë shkrim.

Getinjo duhet të ketë qenë edhe në hapat e parë të repit, sepse ai dhe Mozzik kanë treguar se e kanë pasur pasion muzikën që kur kanë qenë të vegjël.

Sot dy vëllezërit janë ndër artistët më të suksesshëm në treg dhe çdo këngë që kanë realizuar është kthyer në hit.

Gjoba nga tre mijë deri në 30 mijë euro për lokalet që punojnë pas orës 18:00

Kush I mban hapur lokalet dhe objektet hotelierike pas orës 18: 00 do të dënohet nga 3 000 deri në 30.000 euro, ndërsa objektet do t’u mbyllen nga 10 deri në 30 ditë, personat fizik do të gjobiten me nga 1 500 euro. Kështu tha drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski. Ai theksoi se gjatë festive të fundvitit do të shtohen kontrollet nëpër vila, ndërsa për natën e vitit të ri qeveria do të vendosë se si do të punojnë ata.

Stojko Paunovski, inspektoriat shtetëror i tregut

“Se si do të punojë Inspektorati shtetëror i tregut atë e dimë ne, do të ketë kontrolle gjithandej, për këtë ju garantoj. Në çdo qytet kemi reparte në të cilat kemi inspektorë të punësuar, gjithandej kemi ekipe rezervë dhe do të veprojmë së bashku me policinë, ku ka shkelje të orarit të punës, grupime dhe parregullsi të tjera dhe gjithsesi Inspektorati shtetëror i tregut nëse ka nevojë do të punojë edhe me 31 dhjetor dhe 1 janar.

Kreu i inspektoratit të tregut sqaroi se inspektorët punojnë edhe pas orës 18:00, aty ku ka dyshime për hapjen e objekteve në orar të palejueshëm si dhe nëse ka denoncime nga ana e qytetarëve, sigurisht që do të ketë kontrolle nëpër të gjitha objektet.

Paunovski u shpreh se dënimet që janë të paraparë për këto kushte janë të mjaftueshme. Ai u bëri thirrje pronarëve e objekteve hotelierike që të jenë më të dëgjueshëm ndaj protokolleve, ndërsa qytetarët të jenë më të vetëdijshëm.

Policia e ndërpret një dasmë në Vrapçisht, i zoti i dasmës privohet nga liria

Policia e Gostivarit dje pasdite e ndërpreu një ceremoni martesore në fshatin Vrapçisht, e cila ishte organizuar para një shtëpie familjare. Në stacionin policor u dërgua pronari i cili do të përballet me padi penale.

Nga SPB Tetovë informojnë se rreth orës 15:40, nëpunësit e policisë nga SPB Tetovë- DPB Gostivar e privuan nga liria A.Z. (56) nga Vrapçishti i Gostivarit.

“Para shtëpisë së tij ishte organizuar ceremoni martesore, në të cilën po merrshinn pjesë tridhjetë njerëz të cilët u argëtuan nga një orkestër muzikore. Pronari i shtëpisë u mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër A.Z. do të shtrohet parashtresë sipas nenit 206 të Kodit Penal, për dyshimin e kryerjes së vepre penale – mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë.

Në thirrjen e fundit të SPB Tetovë për objektet hotelierike në rajonin e Pollogut, u porosit për respektim të vazhdueshëm të masave më të fundit të qeverisë dhe përmbajtja nga organizimi i dasmave dhe ceremonive të tjera ose festave.

“Në të kundërt, të gjitha shkeljet e masave do të sanksionohen në mënyrë më rigoroze, veçanërisht në rastet kur do të konstatohet tubimi në grup në objekte për raste të ndryshme. Mosrespektimi i masave nga objektet hotelierike ose individë-organizatorë të festave familjare do të ndëshkohet në mënyrë penale dhe nuk do të tolerohet asnjë devijim nga e parashikuara”, thekson Josifoski.

Thirrja vjen në një kohë të vitit kur mërgimtarët vijnë në atdheun e tyre dhe tradicionalisht organizojnë ahengje, dasma dhe tubime të tjera familjare.

Javën e kaluar në Gostivar, tre persona u privuan nga liria, të cilët pritën mysafirë në lokalet e tyre pas orarit të punës dhe mbajtën ahengje për mysafirët.

Traktorët pa shoferë, ardhmëria në bujqësi (VIDEO)

Makinat elektrike dhe termocentralet e rinovueshme janë tërbuar brenda debatit për ndryshimin e klimës. Por në sektorin e bujqësisë, aktualisht po shikojmë shumë traktorë autonomë, robotë që shkelin arat duke kryer punë nga më të ndryshmet.

Argumenti i klimës për traktorët robotët është i thjeshtë, tha David Zilberman, një ekonomist bujqësor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Traktorët autonomë janë vetëm kapitulli i fundit në një kthesë shekullore nga puna e papaguar te makineritë.

Ana shkencore e teknologjisë së gjelbër bujqësore shihet lehtë. Robotët prototipë testohen në të gjithë botën.

Nëse ju pëlqejnë kamionët dhe automjetet autonome, do ta pëlqeni këtë koncept industrial traktor autonom nga CNH Industrial.

Reisi Shaqir Fetahu: Ju rrëfej se si e gjeta BFI-në (VIDEO)

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut tashmë ka kryetarin e ri. Ai ka premtuar se do të sjellë novitete të reja dhe se do ta vë në binarë BFI-në.

Emisioni “N’shpi te…” në News-TV këtë javë gjendet në Shkup te Reisul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetahu.

Mes lotësh, babai i Klodian Rashës dhuron paratë për shërimin e vogëlushes nga Shkupi (VIDEO)

Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur si ndihmë pas humbjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë, dhimbja e së cilës është paraqitur këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, që transmetohet në News24 dhe RTV Dukagjini.

Në një lidhje për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, i ati i 25-vjeçarit të ndjerë ka rrëqethur me fjalët e tij, teksa ka shprehur dhimbjen e madhe që i ka lënë humbja e të birit, duke thënë se ishte një bombë që nuk përjetohet.

“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim. Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianin, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy e të gjithë ata që më kanë ndihmuar, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet. Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush”, tha i ati i të ndjerit, transmeton balkanweb.

Elvis Naçi: Jemi gjithë shumë të emocionuar këtu, na i mbushi sytë dhe zemrat me lot.

Qazim Rasha: Jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet. Çdo nënë të gëzojë, çdo fëmijë të jetojë. Zoti i begatoftë zemrat e çdo shqiptari, asnjë familje mos e provoftë. Mundohuni të shëroni zemra, mos u mundoni të plagosni zemra.

Elvis Naçi: Çdo donacion që bëhet sot të shkojë për shpirtin e Klodit e të shkojnë për Adisën e vogël. Zoti ju bekoftë edhe ju Qazim pas asaj sprove që kaluat!

Misteri i valës së radios nga ‘ylli afër’, shkencëtarët që kërkojnë alienë nisin hulumtimet

Astronomët që qëndrojnë pas kërkimit më të gjerë për jetën e huaj po hetojnë një emision intrigues të valës së radios që duket se ka ardhur nga drejtimi i Proxima Centauri, ylli më i afërt me diellin.

Rreze e ngushtë e valëve të radios u mor gjatë 30 orëve të vëzhgimeve nga teleskopi Parkes në Australi në prill dhe maj të vitit të kaluar.

Analiza e rrezes ka filluar që prej disa kohësh dhe shkencëtarët ende nuk kanë identifikuar një fajtor tokësor siç janë pajisjet në tokë ose një satelit që kalon.

“Sinjali” i fundit ka të ngjarë të ketë një shpjegim të zakonshëm, por drejtimi i rrezes së ngushtë, rreth 980MHz, dhe një ndryshim i dukshëm i frekuencës së tij që thuhet se është në përputhje me lëvizjen e një planeti i kanë shtuar misterin.

Rrezja ka ardhur nga drejtimi i Proxima Centauri, një yll xhuxh i kuq 4.2 vite drite larg Tokës.

Mashtrimi në rrjetet sociale, i marrin nga 1500 Euro për një vend pune në Gjermani

Disa kërkojnë partnerë në rrjetet sociale. Të tjerë rroba dhe aksesorë, kompjuterë e orendi shtëpiake, apo udhëtime. Të tjerë kërkojnë një vend pune.

Por megjithëse rrjetet sociale na ofrojnë përherë e më tepër me okazionet e njëkohësisht me kursimin e kohës, njëkohësisht na ekspozojnë ndaj risqeve, ku më të rëndat janë mashtrimet dhe abuzimet.

Gazeta po publikon historinë e një të riu që u mashtrua për një vend pune në Gjermani, pasi ishte informuar në rrjetet sociale se në këtë shtet ofronin vende pune të paguara mirë. Kallëzimi sipas burimeve u dorëzua në polici nga shtetasi P. D, i cili thotë se në janar 2019, u njoftua nga një agjenci përmes platformës Facebook se kërkoheshin inxhinierë në Gjermani. Denoncimi u dorëzua në fillim të këtij muaji, pasi i riu është zvarritur dhe gënjyer për një kohë të gjatë.

“Mora takim me stafin e agjencisë në Tiranë, të cilët më shpjeguan procedurën që do ndiqej dhe si fillim mu kërkua të paguaj 200 euro komision administrativ. Më treguan se kjo pagesë kryhej që të niste procedura”.

I riu i thotë policisë se brenda këtij muaji agjencia në fjalë e njoftoi se kishte ardhur kontrata nga Gjermania, dhe për këtë shkak ai ka paguar menjëherë shumën e kërkuar prej 1500 euro. “Brenda kësaj pagese agjencia më njoftoi se do niste procedurat për t’u paraqitur në ambasadë. Brenda javës më erdhi njoftimi nga ambasada se ishte caktuar takimi, por më pas agjencia më njoftoi se takimi ishte anuluar, pasi kishte shumë takime dhe aplikime”.

I riu pretendon në polici se që nga ajo ditë, agjencia e denoncuar me gjithë kohën që ka kaluar nuk i ka dhënë më asnjë shpjegim as për lekët e paguara dhe as se përse takimi nuk u realizua.

Por kallëzimet sipas policisë për mashtrime të tilla nga agjenci të ndryshme janë të pafundme shpjegon një burim.

E. D, një tjetër inxhinier ndërtimi tregon në polici se si u mashtrua.

“Mësova në facebook se agjencia ndihmonte për vende pune në Gjermani pasi aty kërkoheshin inxhinierë. Pagova 1500 euro dhe më dhanë të firmosja një dokument po më pas ata nuk më dhanë asnjë shpjegim se çfarë po ndodhte dhe se përse nuk më kërkuan në ambasadë”.

A. S. po ashtu i mashtruar dorëzon në fillim të dhjetorit një kallëzim në polici ku tregon se si pagoi 1700 euro dhe se si asnjëherë nuk iu vu në dispozicion axhenda se çfarë do ndodhte me të dhe kur do largohej drejt një jete më të mirë.

“Agjencia pasi i pagova përgatiti procedurën, ambasada më njoftoi për takimin brenda javës. Por edhe agjencia më telefonoi dhe më paralajmëroi mos të paraqitesha pasi sipas tyre kishte fluks të madh aplikantësh dhe kishte rrezik të refuzohesha për vizë pune. I dërgova një email agjencisë me linkun e anulimit të takimit de agjencia bëri anulimin e takimit me ambasadën”.

I mashtruari thotë se është kontaktuar në muajt në vazhdim nga agjencia. “Më sollën një kontratë tjetër me një adresë tjetër të ndryshme nga e para dhe kësaj here kontrata kishte vulën e kompanisë në Gjermani, mbasi plotësohen dokumentet e nevojshme i dorëzova të gjitha së bashku me pasaportën në ambasadë”. Inxhinieri tregon se nga ambasada ju kthye përgjigje për dokumentet shtesë që duhet të paraqiteshin nga firma në shtetin gjerman.

“Mora një telefonatë nga agjencia dhe më kërkoi të kontaktoj direkt me kompaninë në Gjermani, dhe aty më bëhet ofertë totalisht ndryshe nga kontrata që kishte ardhur me postë”. I riu tregon se mes shumë paqartësive dhe mos korrektesash nga ana e agjencisë, ka kërkuar të shkëpusë marrëdhëniet me “mashtruesit”, duke ju shkruar në email dhe duke kërkuar takime, por agjencia në Tiranë ka refuzuar të pranojë kërkesën dhe ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Policia thotë se kjo mënyrë po përdoret nga disa agjenci në Tiranë, që dyshohet se ofrojnë vende pune dhe që pas pagesave të kripura që përfitojnë nga qytetarë që kërkojnë të largohen, ata jo vetëm nuk ofrojnë shërbimin e kërkuar, por refuzojnë tu japin qytetarëve shpjegime.(SI)

Një xhami kundër gjuhës shqipe!

Nga Enver Robelli

Si po e fyejnë gjuhën shqipe përgjegjësit e një xhamie në Langenthal të Zvicrës…

Në profilin e Facebookut të xhamisë së qytezës së Langenthalit në Zvicër, shqiptarëve të besimit mysliman u jepen këshilla për të mos përdorur gjuhën shqipe.

Tingëllon absurde, por kështu është. Ja disa nga porositë dhe këshillat që shefat e kësaj xhamie u japin shqiptarëve përmes Facebookut: «Mos thuaj ‹Shum bukur› thuaj ‹Masha ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Përshëndetje› thuaj ‹Selamun Alejkum›», «Mos thuaj ‹Wow› thuaj ‹Subhan ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Do e bëj› thuaj ‹In shaa Allah›», «Mos thuaj ‹Mir jam› thuaj ‹Elhamdululah›». (Gabimet drejtshkrimore janë të përgjegjësve të xhamisë).

Imami i kësaj xhamie Besim Nuzi e bart para emrit titullin doktor, pra s’kemi të bëjmë me një analfabet që nuk ia di rëndësinë gjuhës amtare.

Në webfaqen e xhamisë ky imam në gjermanisht prezantohet kështu: «Përherë punojmë në projekte të ndryshme – më së shpeshti për të arritur më të mirën për klientët tanë». Si është e mundur që një dinjitar fetar t’i shohë besimtarët si klientë?

Më tutje imam Nuzi shkruan: «Herë pas here ne eksperimentojmë me koncepte dhe ide krejtësisht të reja». Me gjasë pjesë e këtij eksperimenti është edhe thirrja që shqiptarët të mos përdorin gjuhën e tyre amtare, por të shërbehen me fjalë arabe.

Si në profilin e xhamisë në Facebook ashtu edhe në webfaqen e xhamisë nuk mund të gjendet një fotografi e ndonjë figure kombëtare shqiptare.

Çfarë dëmi do të shkaktohej nëse një institucion fetar do të postonte një vjershë të Naim Frashërit apo të vendoste një fotografi të tij? Apo të Hasan Tahsinit? Vehbi Dibrës? Idriz Gjilanit?

Injoro rilindasit dhe kërko nga besimtarët të harrojnë gjuhën e tyre dhe të përdorin gjuhën arabe. Për çka? Për shkombëtarizim, natyrisht.

Vjosa Osmani: Rama tregoi veten e vet, unë në Tiranë erdha si presidente e Kosovës, jo si Vjosa. Falënderoj Metën si më priti (VIDEO)

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në përfundim të vizitës së saj në Shqipëri dha një intervistë në studion e “ABC”.

Ajo u shpreh e pakënaqur me pritjen e bërë nga Edi Rama, por tha se secili tregon veten e vet, edhe pse ajo në Tiranë ka ardhur si president e Kosovës, jo si Vjosa Osmani.

“Protokolli është i qartë për pritjen që duhej të më bëhej, por është zgjedhje e zotit Rama në këtë rast dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë.

Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës.

Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë.

Pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllau vëllaut.

Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është cështje që duhet shtruar me ta” tha ajo.

Ndërsa në një konferencë për mediat në Kosovë pas vizitës në Tiranë ajo u shpreh se se nuk ka vërejtur asnjë tension gjatë vizitës së saj triditore në Tiranë.

Sipas saj, ajo ka shkuar për të kërkuar ndihmë, pasi Kosova gjendet në një fazë të vështirë të ballafaqimit me Gjykatën Speciale, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë që mund të tensionojë kryeministrin Edi Rama, dhe se në Shqipëri ka shkuar si përfaqësuese e Kosovës.

“Unë nuk kam vërejtur asnjë tension, kam pasur një pritje jashtëzakonisht të ngrohtë, një mikpritje shumë domethënëse me presidentin Meta, i cili edhe më ka ftuar ta bëjë këtë vizitë.

Kemi pasur takim shumë substancial me të, dhe jo vetëm ne të dy por edhe ekipet tona kanë pasur mundësinë të diskutojnë bashkëpunimin tonë dhe domosdoshmërinë që nga çështja e pandemisë, vaksinat që duhet të furnizoheshim, e deri te tema e dialogut, delegacioneve, vizitave, temat që ne i shtrojmë në këto vizita. Gjithçka kemi diskutuar në rrethana mikpritëse të jashtëzakonshme”, theksoi ajo.

Osmani theksoi se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama lidhur me rezolutën për gjenocidin, duke shtuar se këtë përkrahje e mori nga presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“Çfarë raporti kam me zotëri Rama në baza personale është tërësisht e pa rëndësishme. Unë këtu nuk jam në cilësinë personale, kam ardhur në cilësi zyrtare, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, si ushtruese e detyrës së presidentit, dhe si kryetare e Kuvendit.

Pse nuk ka ardhur, sërish do të duhej të përgjigjej vetë kryeministri Rama, dhe do të duhej të komentohej ajo. Ajo çfarë kam thënë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në konferencë për shtyp nuk ka asgjë të pavërtetë, dhe nuk ka arsye që të tensionojë në radhë të dytë.

Në qoftë se ne dëshirojmë që të përparojmë në raportet tona, nëse ne dëshirojmë që të jemi më efektiv në këtë bashkëpunim, në qoftë se ne dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet më shumë, zërat duhet t’i bashkojmë. Dhe ky ka qenë qëllimi që nga dita e parë, dhe kjo do të jetë edhe tash e tutje”, u shpreh Osmani.

Kafenetë të mbyllura pas orës 18! Policia kontrolle në terren, hotelierët ngrenë nismë në Kushtetuese (VIDEO)

“Ndodhemi lagjen “Debar mahallë” të Shkupit, ndër lagjet me më shumë kafene në kryeqytet. Edhe 15 minuta dhe ora do të shënojë fiks 18. Siç mund ta shohim shumica e lokaleve kanë filluar të mbyllen, ndërsa ato që ende janë të hapura por presin të çohen edhe mysafirët e fundit dhe më pas lokaleve t’ua vënë çelësin”.

Ata që po shijonin pijet dhe ushqimet në ambientet e ngrohta me miq, u detyruan të çohen.

Me vendim të Qeverisë nga sot e deri më 20 janar, restorantet, kafenetë dhe baret do të punojnë me orar edhe më të shkurtë.

Kur ora shkoi saktë 18, askush nuk mbeti në tavolina.

U mblodhën gotat e pjatat. U mblodhën karriget. U fikën dritat.

Kishte edhe nga ata që nuk shkëputeshin dot nga bisedat.

Pak minuta më pas, nëpër rrugica erdhi policia për kontrolle.

“Nëse diku është e hapur, lirisht futemi të kontrollojmë kush e çka është brenda, nëse eventualisht ka njerëz që janë mysafirë, e dini çfarë duhet bërë…”

Pasi morën udhëzimet, vazhduan kontrollet.

Ato lokale që i gjetën ende me njerëz brenda, përgjithësisht ishin pronarët dhe punëtorët që po pastronin.

Krahas së shkurtimit të orarit të punës së hotelierëve, po ashtu është vendosur për ndalim të eventeve për shënimin e Vitit të Ri nëpër sheshe nga ana e komunave si dhe ngapra kompanitë dhe institucionet.

Qeveria ka këshilluar Bashkësitë Fetare të mos bëjnë thirrje grupime dhe tubime masive gjatë festave vijuese fetare.
Mbetet rekomandimi të mos ketë tubime nëpër shtëpi si dhe nëpër shtëpizat për fundjavë të personave që nuk janë të një rrethi të ngushtë familjar.
Nga Këshilli Inspektues është bërë thirrje për respektim të orarit. Shërbimet inspektuese do t’i intensifikojnë kontrollet në terren. Për shkelësit do të ketë sanksione.

“Andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët dhe afaristët t’i respektojnë masat dhe protokollet, ndërsa shënimet inspektuese do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë edhe në periudhën në vijim, dhe në mënyrë joselektive dhe në kohë do të sanksionojnë të gjithë që përmes mesrespektimit të protokolleve dhe masave e rrezikojnë shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve. Të festojmë me përgjegjësi!”, tha Magdalena F.Grashkovska – Kryetare e Këshillit Inspektues.

Hotelierët janë ata që më shumë i ka revoltuar vendimi për punë deri në orën 18. Meqenëse Qeveria nuk i priti në takim, Oda e Hotelierëve të Pavarur, në Gjykatën Kushtetuese dorëzuan nismë për vlerësim të kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë të këtyre ndryshimeve dhe vendimeve që i solli Qeveria.

E ngritëm këtë iniciativë me qëllim që të dëshmojnë se ka parregullsi në politikën selektive që zbatohet kundër industrisë hotelierike, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të reagojë shpejt dhe se do të kemi mundësi që javën e ardhshme ta kthejmë orarin e fundit të punës që të mund t’i shënojmë festat e fundvitit ashtu siç duhet”, potencoi Zdravko Josifovski – Oda e Pavarur e Hotelierisë.

Si masë parandaluese për përhapjen e virusit korona, edhe objektet hotelerike-akomoduese dhe restorantet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21:00. Ato do të mund të punojnë vetëm për mysafirët dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Por kafenetë, baret në objektet akomoduese hotelerike duhet të mbyllen në orën 18:00. E njëjta vlen edhe për kazinotë dhe bastoret./TV21

“Me tren për në Stamboll”/Drejtori gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ” pritet nga autoritetet e hekurudhave turke

Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot në Ankara, të vizitoj zyrat e Hekurudhave të Republikës së Turqisë, ku takova drejtorin gjeneral të TCDD z. Ali İhsan Uygun, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.

Me z. Uygun biseduam për situatën aktuale të hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me ç’rast i urova edhe arritjen historike të tyre, nisjen e trenit të parë të transportit të mallrave në linjën direkte Stamboll – Pekin.

Diskutuam gjërësisht rreth mundësisë së hapjes së linjës Shkup – Stamboll për transportin e udhëtarëve, ku z. Uygun shprehu gatishmërinë për të punuar në këtë drejtim.
Gjithashtu, TCDD do t’i dhurojë HRMV – Transport dy lokomotiva që do të shërbejnë për rritjen e kapacitetit të transportit të mallrave.

Me z. Uygun u dakorduam për thellim të bashkëpunimit mes hekurudhave të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dy shtete mike, të cilat gjithmonë i kanë dalur krah njëra tjetrës.

Bashkë me drejtorin e Tërheqjes së Trenave pranë HRMV – Transport z. Sashko Angelovski, sot në zyrat e Hekurudhave të Republikës së Turqisë, takuam menaxhmentin e TCDD, gjegjësisht drejtorin e departamentit të Trafikut, z. Abdullah Özcanli, drejtorin e departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare z. Aşır Kiliçaslan, drejtorin e departamentit të Mirëmbajtjes së Hekurudhave z. Ersoy Ankara, drejtorin e departamentit të Pasagjerëve z. Pekcan Alp, si dhe drejtorin e Menaxhimit të Kapaciteteve z. Mahmut Yldirim, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.

Diskutuam lidhur me ndihmën që TCDD mund të na ofrojë për mirëmbajtjen dhe servisimin e lokomotivave, ku na prezentuan punën e tyre sa i përket kësaj çështje.

Ramë dakord që kontaktet mes menaxhmentit të TCDD dhe HRMV – Transport të intensifikohen, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes të dy institucioneve.





Në kuadër të vizitës sime në Republikën e Turqisë, vizitova fabrikën për mirëmbajtjen dhe servisimin e trenave me shpejtësi të lartë, e cila është nën menaxhim të TCDD.
Bashkë me drejtorin e Tërheqjes dhe Mirëmbajtjes së trenave z. Sashko Angelovski diskutuam me menaxhmentin e kësaj fabrike mundësitë e bashkëpunimit për servisimin dhe mirëmbajtjen e trenave të HRMV – Transport, shkruan në faqen e tij zyrtare në fb Adnan Azizi, drejtor gjeneral i “ SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport ”, transmeton Tetova News.





Mjaltë dhe kanellë, kombinimi që i sjell kaq shumë dobi organizmit

Për shekuj me radhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. E ashtquajtura mjekësi alternative ofron shumë zgjidhje që rezultojnë shumë më të suksesshme se trajtimi medicinal. Mjalti dhe kanella janë dy ndër produktet që kur bashkohen së bashku i sjell dobi të pafundme organizmit të njeriut dhe trajtojnë disa sëmundje.

Alergjia: Mjalti dhe kanella forcojnë veprimtarinë e sistemit imun. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë.

Ftohja: Mjalti dhe kanella kanë veti antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i tyre qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe kollën.

Pengon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Kurse mjalti pengon oksidimin e enëve të gjakut. Të kombinuar së bashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Artriti: Mjalti dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Përveç masazhimit, ju mund ta mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive./ Living

Njihuni me shefin shqiptar në Qipro, që ka gatuar edhe për Rihannën!

Nga Enkeleda Bodini

Shpesh kemi dëgjuar emra të kuzhinerëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në këtë profesion, edhe jashtë vendit. Një prej tyre, është edhe Ravajol Hasani, i cili është shef kuzhine në Qipro i vlerësuar me një seri çmimesh ndërkombëtare dhe që ka gatuar për shumë figura publike, përfshirë këtu edhe Rihannën. Por si arriti ky djalë që nga Memaliaj të bëhej masterchef? Lexoni historinë e tij të rrëfyer për abcnews.al.

Ravajol Hasani ka emigruar në vitin 1992 në Greqi, së bashku me familjen e tij, kur ishte vetëm 4 vjeç. Kujtimet e tij të fëmijërisë në Shqipëri, nuk i ka të ngulitura në mendje, por ato në Athinë i mban mend mirë, sepse nuk kanë qenë aq të bukura.

Si çdo familje shqiptare që ka emigruar në atë kohë, edhe familja e tij kaloi vështirësi të mëdha, së pari për të mbijetuar e më pas për të jetuar.

Vitet e para kaluan me luftën e përditshme për të përmirësuar gjendjen ekonomike. Ravajoli, sapo bëri 14 vjeç, i vendosi kusht vetes të punësohej, çfarëdolloj pune që të ishte. Ai u punësua në një kafe në qendër të kryeqytetit, por më vonë e la pasi një koleg i tij i tregoi se në një restorant ofronin punë si pjatalarës dhe pastrues.

Si një njeri që ndiqte instiktin, shkoi. “Kur futa këmbën në atë kuzhinë, e ndjeva volumin e punës. Veç kësaj ndjeva dhe një pasion, diçka që më tërhiqte shumë. Sikur gjeta pjesën time të dytë aty dhe u binda se jeta ime ndodhej në kuzhinë dhe se do të punoja të arrija të bëhesha kuzhiner”, tha ai për abcnews.al.

Si shumica e shefave të mëdhenj, edhe Ravajoli nga larja e pjatave kaloi në kuzhinier e më pas u bë shef. “Në kuzhinë gjeta arsyen pse ekzistoja dhe isha gati për aventurën”, shtoi më tej Ravajoli.

Por që të jesh shef i vërtetë kuzhine, nuk mjafton vetëm talenti dhe përkushtimi, duhet dhe të marrësh arsimin e duhur që të arrish perfeksionin deri në detaj. Këtë gjë e dinte shumë mirë Ravajoli, kështu nisi studimet në Athinë, më pas masterin në Francë dhe specializmin në Danimarkë.

Kjo periudhë për të ka qenë sa e bukur aq dhe e lodhshme. “Më duhej të punoja nga mëngjesi deri në darkë. Bëja tre punë që të paguaja shkollën dhe nuk pata mundësinë të shijoja aventurat e moshës. Nuk kisha kohë për pushime apo festa. Kur të tjerët flinin, unë punoja”, u shpreh shefi shqiptar, duke shtuar se e gjithë kjo eksperincë e bukur, lodhje, sakrificë e bënë atë të jetë kush është sot.

Pas mbarimit të studimeve në Francë i edhi oferta për të punuar në Qipro dhe tani bën 12 vjet që jeton atje. Qipro është një vend që Ravajoli e do shumë sepse për të është i sigurt, i qetë, i mbushur me njerëz që ta zgjasin dorën kur ke nevojë. Ky vend i vogël i dha mundësinë që të realizonte ëndrrat e tij të mëdha.

Ravajoli është nderuar me shumë çmime, mes tyre dhe 10 çmime ndërkombëtare. Ai është vlerësuar nga Franca si ambasador për Qipron, në mesin e 150 shefave më të mirë në botë. Gjithashtu ka marrë çmime si “Kapela e Artë”, Luga e Agjendt” etj. Këto vlerësime i japin atij mundësinë të çojë, në çdo cep të botës, shijen e mirë të pjatave që përgatit.

Ravajoli, para disa vitesh ka gatuar në Kanada për njerëz të rëndësishëm të fushës muzikës, politikës, ekranit dhe biznesit. Mes tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur botërore Rihanna. Gjithashtu nga duart e tij ka ngrënë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeao apo aktori i mirënjohur Hug Jackman. Këto janë vetëm disa nga lista e gjatë e personazheve të njohur, për të cilët Ravajoli ka gatuar.

“Vlerësimet që më bëjnë të jem një nga shefat më të mirë në botë, më japin fuqinë që të realizoj ëndrrat, sado sakrificë dhe lodhje ka nga pas”, thotë ai, ndërsa kuzhinerëve të rinj që ëndërrojnë të bëhen shefa të mëdhenj ju këshillon që të kurrë të mos kopjojnë të tjerët sepse kopja vetëm probleme sjell. Ju këshillon të punojnë dhe asnjëherë të mos kënaqen më atë ç’ka arrijnë.

Ravajoli ia nisi nga zero për të arritur ëndrrën e tij dhe ia doli. E gjithë historia e tij tregon se rruga drejt suksesit nuk është e lehtë, por nëse pasioni dhe dëshira janë në mes, gjithçka arrihet. Sot është masterchef, por akoma nuk është i kënaqur me veten e tij, sepse beson se gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Qëllimi i tij është të kalojë ideologjinë në kulinari dhe ta shërbejë gjithmonë ushqimin si art./abcnews.al

Libri i ri i Barack Obama-s thyen rekord shitjesh brenda një muaji

Vetëm një muaj pas botimit, libri “Një Tokë e Premtuar” e Barack Obama-s është shitur në mbi 3 milionë kopje. Crown njoftoi të mërkurën se janë shitur rreth 3.3 milion kopje në SHBA dhe Kanada. Duket se botimi i Obamas është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga librat e ish-Presidentëve më të shitur në kohët moderne.

Librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën 3.5 deri në 4 milionë kopje të shitura. “Një Tokë e Premtuar”, i pari nga dy vëllimet e planifikuara, flet për zgjedhjet e Obamës në 2008 dhe pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë.

Barack Obama’s Memoir Has Already Sold Almost 900,000 Copies

Ndërkohë, ende nuk është caktuar një datë botimi për librin e dytë. Botimet e mëparshme të shkruara para se Obama të bëhej President, “Dreams from My Father” and “The Audacity of Hope” u shitën 1 milion kopje. Libri “Becoming” i bashkëshortes së tij Michelle Obama, është shitur mbi 8 milionë kopje që nga viti 2018 kur doli në treg. /abcnews.al

Dallgët nxjerrin nga uji breshkën gjigande në bregdetin e Durrës (Video)

Një breshkë deti gjigande është shfaqur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit.

Breshka e ngordhur, që mund të jetë më shumë se 50 kg ka dalë në breg të detit e shtyrë nga dallgët në zonën bregdetare në lagjen 1 ose ndryshe zonën e Sfinksit.

Kafsha ujore ka mbledhur rreth vetes dhjetëra kureshtarë. Nuk është hera e parë që në ujërat shqiptare, kryesisht në Adriatik shfaqen breshka gjigande.

Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet sociale

Ditët e fundit, Ardit Nreca një djalë nga Kosova, është bërë kryefjala e mediave në Shqipëri. Ai ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së famshme Jennifer Lopez me kërcimin e tij me këngën “In the Morning”.

JLo e pëlqeu këtë kërcim, e shpërndau në profilin e saj në Instagram, madje së fundmi ka nisur një sfidë të re me koreografinë e Arditit.

Arditi i lumtur dhe mjaft i kënaqur nga gjesti i bukur që ka bërë këngëtarja e famshme për të, i ka dedikuar një shkrim dhe e falenderon që i hapi rrugën për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave.

“Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj “In the morning”, me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time.

Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra.

Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur”, shkruan Arditi.