Ballina Argëtim Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet sociale

Jennifer Lopez bën të famshëm djalin shqiptar në rrjetet sociale

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ditët e fundit, Ardit Nreca një djalë nga Kosova, është bërë kryefjala e mediave në Shqipëri. Ai ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së famshme Jennifer Lopez me kërcimin e tij me këngën “In the Morning”.

JLo e pëlqeu këtë kërcim, e shpërndau në profilin e saj në Instagram, madje së fundmi ka nisur një sfidë të re me koreografinë e Arditit.

Arditi i lumtur dhe mjaft i kënaqur nga gjesti i bukur që ka bërë këngëtarja e famshme për të, i ka dedikuar një shkrim dhe e falenderon që i hapi rrugën për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave.

“Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj “In the morning”, me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time.

Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra.

Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur”, shkruan Arditi.