Ballina Blog Faqe 394

Pacollit i ndahet çmimi më i lartë shtetëror në Kazakistan

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, njofton Klan Kosova

Çmimi Pacollit iu nda nga presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.

“Sot, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, z. Behgjet Pacolli, themelues i Mabetex Group, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit. Presidenti i parë i vendit, z. Nursultan Nazarbayev përgëzoj z. Pacolli për çmimin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese. Presidenti Nazarbayev shtoi se çmimi i ndarë për z. Pacolli është ndër të tjera si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak”.

Ky është vëllai i Halil Kastratit, ish-ushtari i UÇK-së që ra dëshmor kundër Serbisë

Humanisti Halil Kastrati, e ka përkujtuar vëllain e tij të rënë dëshmor, në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kastrati, në shkrimin e tij në Facebook, ka publikuar edhe një fotografi të vëllait të tij, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai thotë se sot, Besniku do ishte krenar me Ushtrinë.

Postimi i plotë: Urime 2 vjetori i themelimit, Ushtria jonë.

Kjo stemë e bekuar është kontribut i të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.
Vëllai im dëshmor, Besnik Kastrati e di që sot do të ishte krenar.
Zoti e bekoftë Republikën tonë!

Zaev: Ja çfarë kemi bërë për 100 ditë qeverisje

Kryeministri Zoran Zaev duke folur për 100 ditët e qeverisë tha se zgjedhjes së qeverisë së re i paraprinë zgjedhje të organizuara në kushte të vështira për shkak krizës me KOVID-19.

“U dëshmua se organizimi i zgjedhjeve në ato kushte ishte vendim i drejtë. U dëshmua se të kota dhe paarsyeshme ishin kërcënimet e Qeverisë dhe se ata kërcënime kishin qëllim bllokimin e sistemit shëndetësor dhe të bllokohet mbështetja për qytetarët. E kompletuam sistemin e institucioneve”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.

Ai tha se sfida kryesore që e karakterizoi 100 ditëshin e parë ishte ballafaqimi me pandeminë botërore KOVID-19.

“E riorganizuam sistemit për tu ndihmuar qytetarëve, Ministria e shëndetësisë aplikoi për furnizimin e vaksinave kundër Kovid19. Me qëllim të sigurojmë qasje më të lehtë dhe sigurt të gjithë qytetarëve për teste të Kovid 19, siguruam vaksina të nevojshme”, shtoi më tej Zaev.

Zaev deklaroi se ata kanë ndërmarr politika dhe masa për restart të ekonomisë vendore, fokusi kryesor gjatë rishikimit të buxhetit ishte zbatimi i masave kundër krizës dhe aktivizimi i kapacitetit njerëzor.

“Me proces inkluziv u soll pakoja e katërt e masave në vlerë prej 470 milion euro dhe bashkë me pakot e tjera do të thotë 1 miliard euro u orientuan kah qytetarët dhe afarizmi për të siguruar ekonomi stabile. Siguruam mbështetje për pagesën e pagave. Bashkë me këtë pako, në pakon e katërt Kovid ekstra do të sigurohen rreth 250 mijë paga për kuartalin e katërt”, deklaroi më tej Zaev.

Ai njoftoi se po hyjmë në një kohë të rendit, drejtësisë dhe disiplinës, pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit pa dallim.

Ai iu referua raportit pozitiv të KE për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin thuhet se kjo qeveri ka filluar transformimin e vendit në një rrugë evropiane dhe siguron qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit.

“Drejtësia po bëhet po aq e arritshme për të gjithë”, tha Kryeministri Zoran Zaev në raportin e sotëm mbi punën e bërë në 100 ditët e kaluara.

Zaev ndërkohë derisa u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndonjë takim eventual të liderëve, tha se pret që presidenti i vendit Stevo Pendarovski ta thërras një takim të tillë, por u shpreh se në rast se Pendarovski nuk ndërmerr një hap të tillë atëherë ai do ta ndërmerr një iniciativë të tillë, dhe takimi i liderëve do të realizohet deri në fund të këtij viti.

Abazoviq viziton Tuzin: Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka bërë vizitën e parë zyrtare, pas marrjes së detyrës, në Komunën e Tuzit, ku është takuar me kryetarin Nik Gjeloshaj dhe komunitetin shqiptar.

“Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara. Ne do bashkëpunojmë me projekte për te mirën e komunitetit”, është shprehur zëvendës kryeministri Dritan Abazovic për mediat.

Postimi i plotë i kryetarit të komunës se Tuzit, Nik Gjelosha:

Sot, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritem në takim, Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq.

Byrektorja e tetovarit në Slloveni bëhet hit për veprimin e tij në media

Byrektorja “Olimpija” e Lublanës, pronë e shqiptarit Jusuf Nurishi me origjinë nga Tetova, kohëve të fundit është përkujdesur që të jetë në ballinë të mediave sllovene. Ajo ekziston që nga viti 1979, fillimisht nga gjyshi Ejup Nurishi dhe është qendër shumë e frekuentuar e banorëve sllovenë, pasi prioritet i saj është që mysafirët t`i shërbejë me bio produkte dhe natyrale, mundësisht pa emulgator.

Nga viti 1994, gjyshi ua lë biznesin familjar nipërve Gadaf dhe Jusuf Nurishi, kur ne te njejtin vit në treg dalin me një risi “pizza burek”, i cili në Kroaci dhe Slloveni bëhet një artikul shumë i preferuar dhe i kërkuar nga konsumatorët. Nga viti 2011, Gadafi shpërngulet në bregdetin kroat, në Medulin, po ashtu trashëgimi nga babai i tyre Nuriman Nurishi, ku vepron me punë sezonale turistike me restorant.

Nga ana tjetër, vëllai Jusufi vazhdon të punojë në Lublanë ku në një konkurrencë të ashpër siç është McDonald`si dhe shumë lokale të tjera të njohura, gjatë dhjetë viteve të fundit, ai është i radhitur në vendin e parë si për nga cilësia e ushqimit, po ashtu edhe nga mikpritja e ngrohtë e pronarit.

Pendarovski nuk planifikon të konvokojë takim liderësh

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk planifikon të konvokojë takim liderësh.

“Edhe vetë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në deklaratën për mediat thotë se presidenti i shtetit nuk është lider i ndonjë partie politike, ndërsa ai kërkon konvokimin e takimit me liderët e partive”, theksojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sot paralajmëroi mbajtjen e një takimi të liderëve deri në fund të këtij viti. Tha se pret ta konvokojë shefi i shtetit Stevo Pendarovski, por nëse nuk ndodhë kjo, ai do ta ndërmarrë këtë nismë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë nëse takimin e liderëve e organizon.

Edhe Zaevi, edhe Mickoski dakordohen se në takimin e liderit duhet të bisedohet për krizën e virusit korona, eurointegrimet dhe çështje të tjera

Jovanovska po “pastron” Fondin nga shqiptarët

Biljana Jovanovska, drejtoresha e Fondit Pensional dhe Invalidor (FPI), duket se detyrë të vetme e ka “pastrimin” e institucionit nga shqiptarët. Për një muaj sa qëndron në krye të FPI-së, ka shkarkuar katër udhëheqës sektori shqiptarë, ndërsa me persona nga jashtë institucionit, ndaj punonjësve tjerë kryhen trysni nga më të ndryshmet. Filiz Mehmeti tashmë është shkarkuar nga detyra – udhëheqëse e sektorit për resurse njerëzore, Mira Jusufi nga Sektori i Jashtëm, ndërsa Femi Beqiri është shkarkuar nga detyra – udhëheqës i Sektorit për Likuidim. Janë shkarkuar edhe të tjerë në Shërbimin Juridik, ndërsa në kundërshtim me rregulloren e punës, janë dërguar madje në Sektorin e zgjidhjes së lëndëve në pozitë më të ulët.

Megjithatë, Jovankovska nuk është ndalur këtu. Udhëheqësve tjerë të Sektorëve, ashtu sikurse shefave shqiptarë të Njësive administrative brenda FPI-së, u ka ofruar “marrëveshje” që, vullnetarisht të dorëhiqen nga detyrat dhe të zgjedhin vende tjera pune, brenda institucionit. Shkarkime ka nisur edhe në Njësinë e Shkupit, ku përfaqësimi i shqiptarëve ishte në nivel të duhur. “Hakmarrjet” ndaj shqiptarëve, në emër të Jovanovskës, i kryen bashkëshorti i saj, Tomçe Gjurovski. Ky i fundit sillet si “drejtor”, ndërsa nuk ka ditë që nuk shkakton skandale me punonjësit shqiptarë.

HEQJA E MBISHKRIMEVE NË GJUHËN SHQIPE

“Gati për çdo ditë, Tomçe dhe persona tjerë që nuk janë punonjës të institucionit, futen në zyrat tona të punës dhe kryejnë mobing. Kërkojnë dosje të ndryshme, të tonat personale, ndërsa ka raste kur të njëjtat i nxjerrin edhe jashtë institucionit. Është situatë e padurueshme, do të shkaktohet ndonjë incident më i madh”, ankohen punonjësit shqiptarë, ndërsa shtojnë se ditë më parë, herët në mëngjes, një kamion është ngarkuar me dokumente nga FPI dhe i njëjti është kthyer pasdite brenda institucionit, pa dhënë sqarime askush se ku shkuan dhe çfarë ndodhi me këtë ngarkesë.

“Është rreptësishtë e ndaluar dhe njëkohësisht vepër penale nxjerrja e dokumentacionit apo dosjeve jashtë institucionit pa autorizim dhe qëllim konkret. Një kamion i ngarkuar me dosje të palëve është larguar nga FPI në drejtim të panjohur dhe gjithë ditën FPI ishte pa dokumente. Në mesditë, i njëjti është kthyer kur punëtorët kishin përfunduar orarin e punës. Asnjë autorizim zyrtar apo arsyetim nuk është dhënë se çfarë ndodhi dhe ku shkuan dosjet. Thonë jozyrtarisht se janë kthyer në FPI, por nuk është evidentuar asgjë zyrtare se çfarë ka pas dhe çfarë është kthyer nga këto dosje”, thonë për gazetën KOHA punonjës që kanë parë kamionin e ngarkuar me dosje. Hakmarrja e Tomçe Gjurovskit, bashkëshort i drejtoreshës Jovanovska, ka nisur që më 30 tetor, madje akoma pa u emëruar zyrtarisht Biljana Jovanovska në krye të Fondit Pensional dhe Invalidor. Që në orën 7:30 mëngjesin e 30 tetorit, Jovanovska e shoqëruar me bashkëshortin dhe dy persona tjerë, futen në FPI dhe madje edhe thyejnë derën e zyrës së drejtorit gjeneral Shaip Zeneli.

“E gjitha hakmarrja e Tomçes dhe Biljanës ndaj shqiptarëve daton që në vitin 2011, kur udhëheqësia e atëhershme e FPI-së, e pati shkarkuar Tomçen nga puna në Fond. Tani, me insistim të Jovanovskës, është aktualizuar padia penale e Tomçes ndaj Fondit, ndërsa kërkon mbi 100 mijë euro dëmshpërblim, pasi ankohet se është shkarkuar nga puna në kundërshtim me ligjet. Dhe, tani në bashkë-ndihmë nga gruaja e tij, drejtoresha Biljana, Tomçe shpreson të fitojë rastin në gjyq dhe të dëmshpërblehet me mbi 100 mijë euro”, tregojnë punonjës me të vjetër në Fond dhe që e dinë mirë historikun e hakmarrjes së bashkëshortit të drejtoreshës.

Përveç hakmarrjes ndaj punonjësve shqiptarë, Biljana Jovankovskës i pengon edhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe brenda Fondit Pensional dhe Invalidor. Ajo tashmë ka larguar të gjitha mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe në hyrje të Fondit, te Sektori informativ për palët. “Mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe që i kishim në hyrje të FPI-së, tashmë janë larguar me urdhër të drejtoreshës, ndërsa janë larguar edhe mbishkrime tjera në katet tjera të ndërtesës. Është situatë e padurueshme dhe aq stresuese, pasi edhe punonjësit maqedonas ndjehen nën kërcënim të vazhdueshëm. Nuk e besojmë se ka ndonjë institucion tjetër shtetëror që kanë ‘shefa’ punëtorë nga jashtë”, thonë për KOHA punonjës të FPI-së.

BORXHI I ZAEVIT NDAJ JOVANOVKËS

Lidhjet e Biljana Jovanovskës me LSDM-në datojnë që në vitin 2015, kur Partia për Ndryshime Ekonomike (PNE) me kryetare Jovanovskën, firmosi marrëveshje koalicionuese me partinë e Zoran Zaevit. PNE nuk arriti të fitojë asnjë deputet as atëherë dhe as në zgjedhjet e këtij viti, por në LSDM thonë se Jovanovskës i ofruan poste drejtorësh pasi ka ndihmuar LSDM-në me vota. “Zaevi i ka premtuar një drejtori të rëndësishme Jovanovskës, pasi si kryetare e PNE-së, e ka mbështetur LSDM-në dy palë zgjedhje parlamentare dhe në zgjedhjet lokale të 2017-ës.

NEPOTIZËM DHE MOBING EDHE NË AGJENCINË PËR PUNËSIM

Jovanovska edhe në të kaluarën është e njohur me skandale të shumta. Derisa ishte drejtoreshë e Agjencisë për Punësim në Shkup, që në ditët e para të detyrës, ajo ishte bërë e njohur për nepotizëm dhe mobing në institucion. Në fakt, mobingun, sikurse tani në FPI, edhe në Agjencinë për Punësim e kishte kryer burri i saj, Tomçe. Ky i fundit e kishte punësuar djalin e tij, Nikolla Gjorovski, ashtu sikurse edhe motrën – Tërpana Bisovska. Në Agjencinë për Punësim ishte punësuar edhe nipin Goran Petrovski dhe e bija Sllagjana Angelevska. (koha.mk)

ANALIZA: “Presidenti”, Kosova sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kosova është duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ky opsion ka më shumë gjasa të ndodhë sesa gjetja e një zgjidhjeje ndërmjet partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, thonë zyrtarë të partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje.

Partitë politike parlamentare, aktualisht janë të betonuara në pozicionet e tyre lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i thërrasë partitë tjera parlamentare në një tryezë për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ka propozuar liderin e saj Ramush Haradinajn për pozitën e presidentit dhe po vazhdon të këmbëngulë në propozimin e saj.

Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky opozitar, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë asnjë kandidat për president nga radhët e partive të koalicionit qeverisës. Sipas kësaj partie, në rast se i kërkohen votat për presidentin e ri, atëherë ai duhet të jetë i propozuari i saj. Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, këmbëngul që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Haziri: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se ideja e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, është që të ftojë tryezën e partive politike për të nisur dialogun e brendshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Është duke bërë përpjekje qe sa kohë, por po presim konfirmimin e partive. Në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje, atëherë nuk ka tjetër opsion. Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet qenë të përgatitur patjetër dhe natyrisht që të gjithë janë të përgatitur (për zgjedhje). Por, ato nuk janë të mirëpritura për vendin as për stabilitetin politik. Nuk po shoh se mund të prodhohet zgjidhje e qëndrueshme pas zgjedhjeve. Do të hyjmë në një cikël të ri të krizave politike. Nëse mungon vullneti politik që të zgjidhen problemet sot në tavolinë, do të kemi prapë problemin e njëjtë. Përsëri kanë për t’u tërhequr palët në pozitat e njëjta politike”, theksoi Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për pjesëmarrje në një tryezë të partive politike parlamentare. Këtë e konfirmon zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lëvizja Vetëvendosje konsideron që qëllimi i kësaj tryeze është përpjekja e koalicionit qeverisës për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin, por që qëllimi kryesor, siç thekson ai, është gjetja e një zgjidhjeje për zgjatjen e jetës së qeverisë aktuale. Kryeziu thekson që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në një tryezë të tillë.

“Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, rrugëdalja nga kjo situatë është përmes zgjedhjeve të reja, me një Kuvend të ri dhe të rilegjitimuar e pastaj, me kritere të pajtuara për një figurë unifikuese për presidentin. Pra, pasi që të kemi një Kuvend të ri, të fillojmë një diskutim të përbashkët, së pari mbi kriteret dhe virtytet e presidentit të ardhshëm dhe më pas identifikimin e këtyre figurave unifikuese që mund të jenë kandidatë potencialë për president”, theksoi Kryeziu.

Në anën tjetër, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë qëndrimi i tyre është publik dhe se nuk duan të flasin lidhur me atë se a do të shkojë vendi në zgjedhje apo do të gjendet një zgjidhje për presidentin e ri.

Ndërkaq, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët me këmbëngulje pretendojnë se posti i presidentit duhet t’i takojë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të qasshëm.

Maliqi: Pas zgjedhjeve, sërish krizë

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson që edhe në rast se partitë politike i përgjigjen një ftese eventuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bisedime në një tryezë, vështirë se aty do të mund të ndërrohen qëndrimet aktuale të tyre.

Sipas tij, qëndrimet e AAK-së, PDK-së, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje, janë dhënë në formë ultimatumi dhe tashmë ato vështirë se mund të tërhiqen nga qëndrimet e tyre, për shkak se “do të binin në pozitë të keqe”. Siç thotë Maliqi, partitë politike tashmë vetëm se do t’i peshojnë vendimet e tyre, përllogaritjet e tyre të rezultateve të mundshme zgjedhore dhe ekuacioneve pas zgjedhjeve.

“Përshtypja ime është që Ramush Haradinaj – ne e kemi parë dhe ky është tipar konsistent i tij – kur ngul këmbë për diçka, atëherë nuk tërhiqet. Ndërkohë, unë nuk shoh interes as te LDK-ja dhe as te PDK-ja për t’ia mundësuar Haradinajt presidencën. Kështu që, në këtë kontekst, probabilitetin e vlerësoj diku te 80 për qind se do të shkojmë në zgjedhje, si dhe ndonjë mundësi e vogël apo ndonjë zgjidhje kreative në fund, e të cilën në këtë moment nuk po e shohim”, tha Maliqi.

Megjithatë, analisti Maliqi vlerëson se edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale, nuk do të arrihet një zgjidhje që mund ta sqarojë situatën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

“Aty do të futemi në krizë edhe më të thellë, për shkak të afateve kohore dhe për shkak të një konstelacioni të kuvendit, ku konsensusi nuk mund ta shmangë Vetëvendosjen. Por, besoj që aty do të futemi në një situatë krejtësisht të re. Besoj që këtë gjë e kanë parasysh palët që janë tani duke negociuar. Por, po shihet që këto mund të jenë mbase zgjedhjet e para pa vija të kuqe dhe palët po kalkulojnë politikisht, në njëfarë forme edhe me mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ndonëse, besoj që secila prej tyre do të dëshironte që ta shmangte”, theksoi Maliqi.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, tashmë është e domosdoshme, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, më 5 nëntor, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë, konfirmuan aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Po të njëjtën ditë, bazuar në kompetencat që ia jep kushtetuta, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Osmani, mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj, deri kur duhet të zgjidhet një president i ri.

REL

29 vjeçari nga Tetova G O D E T fqinjin në K O K Ë, vihet pas hekurave

Dje (13 dhjetor), në orën 14:35, Sh.F. (49) nga Tetova, në SPB Tetovë ka rap*ortuar se një orë më herët, para shtëpisë së tij në rrugën e ,,Prespës“ në Tetovë, kishte qenë i sul*muar fizi*kisht nga fqinji i tij F.A. (29) nga Tetova, i cili sipas raportit, e ka g o d i t u rk o k ë me një m j e tf o r t ë.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

15 vjeçari nga Xhepçishti prodhon makina nga kombinimi i mbetjeve të ndryshme (Video)

Shumëkush ndoshta e sheh vetëm si një makinë të zakonshme për lakimin e hekurit, por, kjo nuk është aspak e tillë. Kjo makinë, nuk është fabrikuar nga inxhinier të mekanikës dhe elektrikës, por, besoni ose jo, është prodhuar nga një fëmijë vetëm 13 vjeçar.

Kjo makinë madje nuk ka as pjesët përbërëse standarde. Ajo është kombinim i pjesëve të ndryshme, duke filluar nga ato të biçikletave të vjetra, krahëve të makinës, gjeneruesit për energji dhe reduktorit. Që të gjitha, të bashkuara nga Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili, tani është 15 vjeç, por makinën e tij të parë, e prodhoi që para dy vitesh.

Kur e prodhova këtë makinë isha 13 vjeç, pra para dy viteve. Ideja është se kjo makinë është e shtrenjtë por unë disa pjesë i kisha dhe disa i kombinova dhe e bëra këtë për nevoja pune. Pjesët përbërëse janë elektromoti me reduktor, krahu i veturës, zinxhiri nga biçikleta, shtrënguesja e zinxhirit dhe kushineta 7.

Këtu e kemi butonin para pas dhe pjesën elektrike të kombinuar me dy kontaktordhe funksionon me prizë 380 volt. I kam marr nga makina të vjetra, hedhurina prej mjeshtërve të veturave i kam kombinuar dhe është funksionale – deklaroi Artin Dauti, nxënës.

Kjo makinë, nuk është shpikja e vetme e Artinit. Ai po ashtu ka krijuar edhe makinën për vizatime dhe gdhendje të metalit, të njohur ndryshe si CNC makina. Edhe për të, ka kombinuar pjesë të vjetra të televizorëve, kompjuterëve, dhe pjesë të tjera elektronike.

Kjo quhet CNC makinë. Është projekti i tretë me radhë dhe është e përbërë prej linearit ku ec stilolapsi, ka edhe X – Y, këtu është një komanduese e vogël ku ia caktoj forcën dhe shpejtësinë. Pjesët përbërëse mund edhe më detajisht ti shikoni, janë ca procesorë këtu që i kam kombinuar, disa elektromotorë, këto i kam marr nga kompjuterët e vjetër dhe i kam kombinuar. Këtë e bëra para pesë muajve dhe brenda një muaj u bë funksionale – tha Artin Dauti, nxënës.

Projektet e tjera të Artinit janë pikë ngjitëse për metal, koftorin me sistem uji për nxehje qendrore por edhe aparate të tjera më të vogla. Artini, inspirimin e merr nga punëtoria e të atit i cili punon si axhustator, por ëndrra e tij, nuk është ndjekja e hapave të babait, por përfundimi i gjimnazit dhe studimet jashtë vendit për elektro-inxhinier.

/Bashkim Sulejmani-Alsat

https://youtu.be/yBGehsUwKVM

Në pranga dy tetovarë, S U L M U A N pronarin e restorantit

Mbrëmë (13 dhjetor) rreth orës 21:00, efektivët e policisë së Tetovës, kanë privuar nga liria personat F.D. (22) dhe M.S.(18) nga Tetova, të cilët kanë su lmuar fizikisht pronarin e një restoranti G.K. (39) dhe menaxherin e objektit një hotelerik Zh.S. (33), kurse kanë shkaktuar edhe dëmtime të inventarit në këtë objekt.

Në përleshjen fizike në të cilën, sipas raportit të policisë, kanë marrë pjesë disa persona, të cilës i ka parapri një debat verbal midis dy të pandehurve me pronarin dhe menaxherin e objektit, janë përdorë mjete të ndryshme të forta, kurse pesë persona kanë qenë të lënduar.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse çështja është sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personave të përfshire do të përgatiten parashtresat adekuate.

Befason Pacolli: Publikon një foto që do t’ju lë pa mend…

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një fotografi të kryeqytetit të Kazakistanit, Nur Sulltan.

Pacolli thotë se ky qytet u projektua e ndërtua kryesisht nga shqiptarët.

Ai shkruan se nuk pati kurr mundësinë ta ndërtojë edhe Kosovës kështu, kjo për shkak të mungesës së forcës politike, thotë ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundesinë (Për mungesë të forcës politike) me ndërtuar kështu edhe Kosovën!

Familja Ramadani bëhet me shtëpi të re! Bamirësit nuk lejuan që kjo familje ta kalojë dimrin në kasolle (VIDEO)

Familja Ramadani nga fshati Zajaz Teqe, jetonte në këtë kasolle pa kushte elementare për jetë.

Por fal bamirësve, kjo familje tani gëzon shtëpi të re.Kjo shtëpi ka dy dhoma gjumi, banjo dhe një dhomë ndeje.

Zonja Baftije Ramadani bashkë më dy djemtë e saj janë tejet të gëzuar, që tani e tutje nuk do të frikësohen nga dimri dhe i ftohti.

Imami i fshatit Qamil Ramadani falënderon të gjithë bamirësit që kontribuuan që të ndërtohet kjo shtëpi.

“Siç e shohim shtëpia e familjes Ramadani konkretisht e Sefarin Ramdanit përfundoi me të gjitha kushtet është e gatshme për banim i falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan, ndihmuan në gjithë këtë projekt ashtu siç e shohim, sidomos iniciatorin e gjithë këtij projekti Shoqatën “Zajaz Teqja” me seli në Zvicër, të gjithë bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kontribuon dhe kompani të ndryshme të cilat ndihmuan me punët e tyre”, tha Qamil Ramadani – imam.

Shtëpia u ndërtua në kohë rekord brenda tre muajve.

“U bë shumë shpejt sepse një pjesë të parave vetëm i kishte Shoqata Zajaz Teqe, me të dëgjuar lajmin edhe në TV21 gjithashtu u sensibilizuan qytetarët ndihmuan edhe tek shoqata edhe tek ne si përgjegjës”, u shpreh Qamil Ramadani.

Nëna Baftije bashkë me dy djemtë e saj falënderon të gjithë bamirësit për ndihmën.

“Nga të gjitha vendet kanë kontribuar, faleminderit na kanë ndihmua të gjithë, shoqata, mërgimtarët të gjithë, faleminderit edhe fshatarëve”, theksoi Baftije Ramadani.

“Faleminderit të gjithëve, zoti i shpërbleftë. I falënderoj të gjithë shoqatës gjithë”, potencoi Sefadin Ramadani.

Fillimisht iniciativën për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ramadani e morri Shoqata Humanitare Zajaz Teqe, ndërsa në muajin shtatorë TV21 raportoi për gjendjen e kësaj familje, me çka pas lajmit të shpërndarë njerëzit human mblodhën fonde për të ndërtuar shtëpinë.

VIDEO

Janë bashkë, por jetojnë të ndarë, çfarë po ndodhë mes Kim Kardashian dhe Kanye West?

Pas një periudhe të vështirë në marrëdhënien e tyre gjatë verës kaluar, Kim Kardashian dhe Kanye West janë ende bashkë, por një burim për revistën “People”, ka thënë se ata jetojnë të ndarë.

Burimi thotë se Kim duket e lumtur dhe është shumë e përqendruar në punët dhe kauzat e saj.

Siç është folur prej disa kohësh, Kim Kardashian është duke studiuar rreth avokatisë, dhe kohët e fundit ka qendruar aktive në një kauzë për të ndryshuar refomën e burgimit në SHBA.

Burimi ka thënë se, të qenit avokate është pasioni i Kim Kardashian.

Ndërkohë, West, ka qëndruar më pak aktiv javët e fundit.

West dhe Kardashian duket se ishin në prag të divorcit, para se të lidheshin përsëri në gusht dhe të kalonin kohë së bashku me fëmijët e tyre.

Në postimin e saj të fundit, më 22 nëntor, Kim ka bërë një dedikim për 10-vjetorin e albumit të West – ‘My Beautiful Dark Twisted Fantasy’.

Ajo ka treguar për ndjekësit që ne tekstet e këngëve të këtij albumi, gjenden strofa nga poezia që Kanye i ka shkruar për 30-vjetorin e saj.

Gruaja kërkon ndihmë: Si ta heq qafe dashnoren e burrit? Ja sakrifica që po bëj për familjen

Pavarësisht se ka mësuar se burri e tradhëton, kjo grua ka vendosur të mos ndahet, por të lu ftojë që ta mbajë familjen e saj të bashkuar. Kjo është historia e rrëfyer.

“Ju lutem, mos mendoni se jam e çme ndur! Sepse dashuria qenka shumë e çu ditshme.Burri dhe unë kemi 10 vite bashkë në total. E para 1 vite jemi bërë me fëmijën tonë të parë, një fëmijë i mrekullueshëm.Por burri më ka tra dhëtuar për më shumë se një vit me një vajzë 23-vjeça re, e cila është 11 vite më e re se ai. Ne jetojmë në Lezhë dhe kur e mora vesh u ktheva në Tiranë tek prindërit e mia.Ai mu lut të kthehesha dhe u ktheva sepse e dashuroj.

Tani që është bërë baba i një djali, çme ndet pas fëmijës dhe me mua sillet mirë. Me pak fjalë, nuk mund të them se më ka munguar ndonjë gjë, por e di se ai është ende me atë tjetrën.Ai thotë që jo, por kam burimet e mia të sakta që ma kanë vërtetuar që lidhja e tyre vijon dhe nuk është vetëm për seks. Por burri im kujdeset shumë për atë.Ndaj edhe pse e di, unë kam zgjedhur të rri me burrin. Kam bërë zgjedhjen time, e vështirë është, shumë e vështirë… nuk dua të bëj lojëra të hi dhura apo shantazh, gjithmonë kam qenë e sinqertë në dashuri, por dua që ai të jetë vetëm imi. E kuptova që e vetmja gjë që duhet të bëj është të heq qafe atë…por si? Ju lutem më ndihmoni, sepse me të vërtetë kam nevojë për miq dhe këshilla…”, shkruan ajo.

Rrëfimi i patreguar i Demë Shehut për ngjarjet e Kumanovës

Dua ta falënderoj publikisht një polic Shqiptar, i cili me shpëtoj nga ekzekutimi në lagjen e trimave.

Natën e 9 majit, afër ambulantës ku qëndronin autoblindat, një polic sllavomaqedon kërcej nga autoblinda me pistolet në dorë dhe deshi të me ekzekutonte në asfalt me plumb në kokë, aty i doli para një polic Shqiptar, i cili qëndronte pranë nesh dhe ia kapi pistoleten duke më mbrojtur me jetën e tij, u përlesh me policët sllavomaqedon dhe u bë mburoja jonë.

Nuk e njoh si duket, nuk e di as emrin e mbiemrin e tij.

E di vetëm që ishte Shqiptar me kuptimin e plotë të fjalës dhe e sakrifikoj jetën e tij duke e mbrojtur jetën time.
Gjitha këto vite, çdo ditë e kam menduar atë skenë dhe jam interesuar ta kuptoj se kush është ai Hero, i cili i doli plumbit në ballë duke e mbrojtur jetën time.

Vëlla i dashtun,e paç bekimin e Zotit
kudo që të jesh! (Demë Shehu)

Kodra e Diellit vërshohet nga vizitorët! 3 kilometra në këmbë për shkak mungesës së parkingjeve (VIDEO)

Kodra e diellit mbetet një nga pikat më të preferuar turistike në Maqedoni.

Bora prej 40 centimetrave, ka tërhequr turistë nga shumë vende, sidomos adhuruesit e sporteve të bardha.

Por mospasja e vend parkingjeve ka bërë që turistët të ecin mbi 3 kilometra për të arritur deri në pistat e skijimit.

Sezoni turistik për nga numri i turistëve në Kodrën e Diellit ka filluar mbarë për nga numri i turistëve ndërsa edhe për këtë vit problem do të jenë vendparkimet, deri më tani kemi ecur rreth dy kilometra në këmbë , ndërsa për të arritur deri tek veturat e parkuara poshtë duhet edhe një kilometër ecje.

Më 15 dhjetor do të lëshohen në funksion ski-liftet, me çka pritet që numri i vizitorëve të shtohet edhe më shumë.

Disa nga vizitorët thonë ky vend mbetet pika e tyre e preferuar gjatë dimrit por kërkojnë më shumë investime.

“Nuk më pëlqen edhe aq shumë, për shkak se kemi pak vende turistike malore. Sidomos tani në kohën e Koronës kur kemi më shumë vizitor do të duhet të punohet më shumë në turizmin tonë. Duhet të punohet që objektet hotelerike të jenë më të organizuara. Duhet pistat më shumë të rregullohen edhe pse ka shumë turistë nuk ka ndonjë investim konkret në pistat e skijimit , sidomos vend parkime nuk ka aspak. Edhe pse policët e bëjnë punët e tyre, megjithatë s’ka vend të mjaftueshëm për parkim”, tha një vizitor.

“Kishte shumë kolonë edhe taksisti u habit se kishte shumë kolon më shumë se para Vitit të Ri”, u shpreh një tjetër vizitor.

“Duhet shumë, duhet një financues dhe një organizator që kjo qendër të jetë një destinacion botërorë dhe një pikë skijimit botëror, pasi që mundet dhe duhet të jetë. Le të dëgjojnë ata që janë përgjegjës dhe ata që mund të investojnë le të investojnë dhe le ta bëjnë që të dëgjohet në botë edhe për Maqedoninë përmes kësaj qendre”, potencoi një vizitor tjetër.

“Është shumë mirë edhe të gjithëve u sugjeroj që këto ditë ta shfrytëzojnë këtë borë.

TV21: Gjetet parkim ?

“Për parkimin është pak problem duhet atë ta rregullojnë.”

Pistat natyrale në Kodrën e Diellit janë ndër më të mirat në Evropë, por mungesa e investimeve për borë artificiale, bëri që skiatorët të mos e shfrytëzojnë as edhe një ditë të vetme.

Ndërsa sot për shkak mungesës së parkingjeve shumë qytetarë u kthyen mbrapsht.

Kurrë mos komentoni “Amin” në Facebook, kjo është arsyeja

Kurrë mos komentoni “Amin” në Facebook, kjo është arsyeja

Çfarë ka të keqe të komentosh “Amin”? Asgjë, mund të thoni ju, por ka pasoja nëse komentoni kështu në Facebook.

Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht se keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”.

Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook: por njerëzit bëjnë kështu për të treguar mbështetje.

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.

Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.

Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera.

Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakeruar llogarinë tuaj.

Kur i shpërndani këto postime, ju në fakt po bëni keq duke e rritur popullaritetin e tyre. Për shkak se ndodh kjo, pronarët e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur fotografi të vjedhura të një kafshe duke vuajtur ose një foshnje të sëmurë, familja e së cilës nuk ia ka idenë se është duke u përdorur fotografia e saj

Kështu që herën tjetër kur të ndiheni keq që nuk po i shpërndani postimet e tilla, mbajeni në mend se “Like”-u juaj dhe “Amin”-i nuk do të shpëtojë jetë.

Thjeshtë do t’i ndihmojë këta njerëz të përfitojnë për vete.

Universiteti i Tetovës telegram ngushëllimi për profesoreshën Valbona Çiço – Shabani

Përmes këtij telegrami ngushëllimi, ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen nga jeta të Valbona Çiço – Shabanit, profesoreshës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Profesoresha Valbona, njëra prej figurave të njohura për opinionin publik, ka dhënë kontribut të vyeshëm në fushën e gazetarisë, por në dekadën e fundit ajo punoi me pasion dhe përkushtim në arsimin e mesëm dhe të lartë.
Me punën dhe integritetin e saj, ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në katedrën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe të Fakultetit Filologjik.

Ndarja nga jeta, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj të respektuar, nxënësit, studentët, miqtë, kolegët, por edhe për arsimin shqip në vendin tonë.
Ngushëllimet më të thella familjes dhe mbarë opinionit publik.

U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rrjedh ilegalisht në Youtube kënga e re e Mozzik dhe Taynes, ka tekst eksplicit

Në kanalin Youtube është duke rrjedhur ilegalisht një këngë e re mes Mozzik dhe Taynës.

Kjo këngë që në kanalin që u hodh quhet ‘Robt’, ka një tekst shumë eksplicit, madje, lirisht mund të themi se mund të dëgjohet +18, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet nëse kjo në fakt ka qenë vetëm një demo, apo do të jetë finalizim, mbase plan i mëvonshëm i dyshes.

Sidoqoftë, më poshtë e keni edhe këtë sekuencë.