Ballina Aktualitet Sociale Familja Ramadani bëhet me shtëpi të re! Bamirësit nuk lejuan që kjo...

Familja Ramadani bëhet me shtëpi të re! Bamirësit nuk lejuan që kjo familje ta kalojë dimrin në kasolle (VIDEO)

Familja Ramadani nga fshati Zajaz Teqe, jetonte në këtë kasolle pa kushte elementare për jetë.

Por fal bamirësve, kjo familje tani gëzon shtëpi të re.Kjo shtëpi ka dy dhoma gjumi, banjo dhe një dhomë ndeje.

Zonja Baftije Ramadani bashkë më dy djemtë e saj janë tejet të gëzuar, që tani e tutje nuk do të frikësohen nga dimri dhe i ftohti.

Imami i fshatit Qamil Ramadani falënderon të gjithë bamirësit që kontribuuan që të ndërtohet kjo shtëpi.

“Siç e shohim shtëpia e familjes Ramadani konkretisht e Sefarin Ramdanit përfundoi me të gjitha kushtet është e gatshme për banim i falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan, ndihmuan në gjithë këtë projekt ashtu siç e shohim, sidomos iniciatorin e gjithë këtij projekti Shoqatën “Zajaz Teqja” me seli në Zvicër, të gjithë bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kontribuon dhe kompani të ndryshme të cilat ndihmuan me punët e tyre”, tha Qamil Ramadani – imam.

Shtëpia u ndërtua në kohë rekord brenda tre muajve.

“U bë shumë shpejt sepse një pjesë të parave vetëm i kishte Shoqata Zajaz Teqe, me të dëgjuar lajmin edhe në TV21 gjithashtu u sensibilizuan qytetarët ndihmuan edhe tek shoqata edhe tek ne si përgjegjës”, u shpreh Qamil Ramadani.

Nëna Baftije bashkë me dy djemtë e saj falënderon të gjithë bamirësit për ndihmën.

“Nga të gjitha vendet kanë kontribuar, faleminderit na kanë ndihmua të gjithë, shoqata, mërgimtarët të gjithë, faleminderit edhe fshatarëve”, theksoi Baftije Ramadani.

“Faleminderit të gjithëve, zoti i shpërbleftë. I falënderoj të gjithë shoqatës gjithë”, potencoi Sefadin Ramadani.

Fillimisht iniciativën për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ramadani e morri Shoqata Humanitare Zajaz Teqe, ndërsa në muajin shtatorë TV21 raportoi për gjendjen e kësaj familje, me çka pas lajmit të shpërndarë njerëzit human mblodhën fonde për të ndërtuar shtëpinë.

VIDEO

@tn.lajmelokale
@tetovanews