Ballina Blog Faqe 397

Murati: Kur pashë foton e Elvis Naçit mendova se është shaka, pastaj u … (VIDEO)

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora moderatorja Eva Murati u shpreh se kur pa foton e imamit Elvis Naçi duke reklamuar dyqanin e syzeve u tme*rrua.

Murati: Feja është një kontratë gja*ku dhe për gjëra shumë më të vogla preken shumë, lëre pastaj për gjëra të tilla si feja.

Kur e kam parë për herë të parë këtë foto mendova se ishte shaka, por pastaj kur e kuptova që nuk ishte, u tme*rrova.

A do të shkojë Ali Ahmeti në Hagë dhe çfarë do të ndodhë me ‘komandantët’? (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka Live’, kryetari i B D I në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka rrëfyer edhe nëse do të shkojë në Hagë dhe çfarë do të ndodhë me ‘komandantët’ e UÇK-së, përcjell Syri.net.

Ali Ahmeti: Jam skeptik nëse do zbardhet e vërteta e vr*asjeve, sepse sig*urimi sek*ret serb ka qenë goxha i përgatitur. Nuk e kemi mbështetur raportin e Dick Marty, por kemi kërkuar që ky raport të het*ohet.

Basha ka qenë një përkthyes dhe jo një përpilues dos*jesh në Tribu*nalin e Hagës. Njerëzit që janë para Trib*unalit duhet ndihmuar, sepse ndihmohet çështja shqiptare. Gjyk*ata Speciale është votuar në Parlamentin e Kosovës. Këtë gjy*katë e kanë mbështetur po këta njerëz që sot janë në Hagë. Nuk kam pasur asnjë të fshehtë. Kam folur hapur dhe kam paraqitur gatishmërinë time që mund të përgjigjem gjithmonë.

Unë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, si një ndër themeluesit e UÇK-së Regjimi gja*katar e kishte qendrën në Beograd. Të prekësh pjesën më të ndjeshme të shqiptarëve është keq. Në këtë situatë na duhet të ruajmë qetësinë dhe të përdorim argumentet, që për fat janë në anën tonë”, ka nënvizuar kreu i B D I-së. ./Syri.net

Ndahet nga jeta themeluesi i televizionit të njohur në Kërçovë

Ka ndërruar jetë, Mustafa Ahmeti, themeluesi i TV Gurra, njërit nga televizionit më të njohura në Kërçovë dhe në rajonin përreth.

Ahmeti themeloi TV Gurra në fillimet e para të pluralizmit në Maqedoni, duke qenë një dritare e informimit shqip në këtë rajon, por edhe për diasporën në Evropë dhe SHBA, që e kanë ndjekur përmes rrjeteve të ndryshme, përcjell INA.

Lajmin për shuarjen e Mustafa Ahmedit, e kanë dhënë kolegët e stafit të televizionit.

“Ikja e shpejt dhe e parakoheshme e Xhakes Mujo habiti shume miqë dhe shokë që i kishte aq shumë. Kjo është një humbje e dyfishte për stafin e Tv Gurra . Me pikëllim të thellë te themi lamtumir dhe do të na mungosh. Qoft i perjetshem kujtimi im per ty!”, ka shkruar Naim Zenku.

Një mesazh pikëllues ka përcjell edhe Fatmir Limani nga Kërçova, duke shkruar:

Një e nga një dhe papritmas i përbinë amëshimi si në përzgjedhje njerëzit më të mirë në këtë kohë të zymtë !
Shoqëria përshkojnë periudhën më të vështirë të qenësisë në dekadën e fundit. Familjet humbin më të dashurit e Tyre, ndërkohë që shoqërisë i largohen më të vyeshmit e saj.
Çdo ditë e më tepër ballafaqohemi me lajme të kobshme dhe përballja arrin limitet e mundësive tona.

Pa’aftësi institucionale, për të mbrojtur familjarin-qytetarë në një vend akoma të paqytetëruar me civilizimin bashkëkohorë. Në raste të një mjekësie më të konsoliduar, më të përparuar, me mjete më të sofistikuara dhe terapi adekuate, do të kursente nga lamtumira e fundit shumë Familje.

Por fati që të jetohet nën një qiell me djajtë institucional, mbetet i pashmangshëm dhe i detyrueshëm ngase rrugëzgjidhje tjetër në këto momente, me këto lloje krijesash dhe me këto kushte s’ka !!!

Në asnjë periudhë dhe sidomos në tre dekadat e fundit nuk u trajtuan seriozisht kushtet e mjerueshme nëpër spitale.
Kjo as nga drejtuesit e këtyre institucioneve që spitalin e shikonin si “grazhd” dhe pacientin si “BANKO-MAT”, te të cilit mund të mbushin xhepa, për të përmbushur apetitet e pasurimit të tyre !
Që të stërkeqet deri në masë shëmtie, kësaj dukurie negative i’u shtuan edhe udhëheqësit e popullit të kohës me mendësi jetese si nëpër filmat Spanjole ! Ku shtresa e pasuruar në krahun e djersës së popullit trajtojnë anëterët e famijeve nëpër spitale private, jashta vendit, me kushte luksoze dhe me mjete të majme !
Tronditjet janë të mëdha te familjet që humbin më të shtrenjtit e Tyre, dhe fati i pacientëve ka mbetur në duarët e një numri të vogël mjekësh, te të cilët mbi të gjitha është karakteri dhe “Betimit i Hipokratit”.

Përballje në luftë me armiq të lloj-llojshëm, të cilët në mënyrë të pashpirtshme marrin jetëra njerëzish, për të realizuar qëllimet e parapërcaktuara nga ithëtarët e Globalizmit.
Shumë e nderuara Familje e Mustafa Ahmedi, pranoni ngushëllimet tona, për humbjen që përjetoni në këtë ditë të kobshme.

Ndajmë dhembjen e humbjes bashkë, për njeriun që fali të gjitha, për të qenë më të informuar të tjerët, në periudhat e vështira të kombit dhe qenësisë tonë.
Familja-Juaj, humbi më të dashurinë ndërkohë që shoqëria do të mbetet pa udhëheqësinë e Lajmëtarëve të sinqertë.”, ka shkruar Fatmir Limani. (INA)

Dua Lipa dhe “plani” i saj për të dominuar botën

Dua Lipa po dominon në tregun muzikor ndërkombëtar, falë talentit dhe punës së palodhur. Ylli i muzikës pop ka dhënë së fundmi një intervistë për “CBS News” ku ka rrëfyer rrugëtimin e saj nga Kosova drejt suksesit ndërkombëtar. Albumi i saj është transmetuar më shumë se 7 miliardë herë në Spotify.

Javën e kaluar, 25-vjeçarja shqiptare u nominua për disa çmime të rëndësishme për Grammy për albumin e dytë “Future Nostalgia”, të publikuar pikërisht në fillim të pandemisë. “Dua të them, asnjëherë në një milion vjet nuk kam menduar se do të duhej të arrija një rekord gjatë një kohe të tillë.”, tha Dua.

 

Pasi pandemia shtyu turneun e saj botëror për herë të dytë, Lipa mbajti një koncert virtual që gjithashtu theu rekorde shikueshmërie. Lipa e cila lindi në Angli, por u kthye me familjen në Kosovë kur ishte vetëm 11 vjeç rrëfen se si arriti t’i binte prindërit të kthehej përsëri në Londër në moshën 15-vjeçare.

“Unë isha si, dua të bëj muzikë, por dua ta bëj atë në një shkallë globale. Unë duhet të kthehem atje ku po ndodh gjithçka. Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je e sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, është shprehur Lipa.

Dua më tej është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se do të merrte kaq shumë famë me këngën e saj të parë. “Kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte me këngën time të parë. Me të vërtetë i kaloi plotësisht të gjitha pritshmëritë e mia. Shumë njerëz më bënin të ndihesha sikur isha paksa e padenjë për të.“, tha Dua duke iu referuar suksesit që ka arritur. /abcnews.al

Kanë ndryshuar kohërat: Hidhini një sy makinës së kryeministrit malazez në ditën e parë të punës

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić pati ditën e tij të parë të punës sot si kreu i qeverisë pas më shumë se dy dekadash që ndryshon pushtetin në këtë vend.

Krivokapić u zgjodh në krye të qeverisë pas disa muajsh negociata mes koalicioneve që morën pjesën në zgjedhje, ndërsa vendosi që të ketë vetëm 12 ministri për rritjen e efikasitetit të ekzekutivit, shkruan abcnews.al.

Ajo që ra sot në sy ishte fakti se kryeministri i ri u paraqit në punë me një taksi duke hequr kështu dorë nga makinat luksoze që përdorin shefat e qeverive të rajonit të Ballkanit.

Ky është një mesazh i mirë, megjithatë do të jetë edhe më tepër i tillë, nëse shefi i ri i qeverisë malazeze vijon me këtë stil.

Halil Kastrati na njeh me “Shtëpinë e të moshuarve” (VIDEO)

Drejtuesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se Shtëpia e të Moshuarve është gati, dhe se të moshuarit që tani mund të aplikojnë. Kastrati ka thënë se Shtëpia për të Moshuarit është ndërtuar falë bamirësve.

Gjithashtu, Kastrati përmes një video ka treguar disa nga kushtet që duhet plotësuar të moshuarit, në mënyrë që të pranohen.
“Ju bëj thirrje të moshuarve që kanë nevojë që nga tani mund të aplikojnë. Gjithashtu ata që njohin dikë pa përkujdesje, të ndihmoni dhe të sjellin tek ne”, thotë Kastrati.

Disa nga kushtet e përmendura janë: Të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, të jetë në moshë mbi 55 vjeç, të mos ketë pasardhës.

Po ashtu në njoftim thuhet se nuk pranohen në këtë institucion personat me sëmundje infektive dhe psiqike për shkak të pamundësisë për përkujdesje adekuate.

Po ashtu, Shoqata Bamirësve “Jetimat e Ballkanit”, njofton se të moshuarit duhet të kenë letërnjoftim, certifikatën e lindjes, certifikatën e banimit dhe disa raporte tjera të mjekut dhe atë të Policisë.
Shtëpia e të Moshuarve është ndërtuar në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore? Gjysmëvjetori i dytë me prani fizike, nëse … (VIDEO)

Nëse krijohen kushte dhe nëse gjendja epidemiologjike është e volitshme, nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë mund të kthehen në bankat shkollore, tha ministrja e arsimit, Milla Carovska. Sipas saj mënyra e deritanishme e zhvillimit të procesit arsimor jep rezultate dhe duhet vazhduar në atë drejtim.

“Ne zgjodhëm model hibrid, disa janë në shkollë, disa online ndërsa disa të tjerë, siç janë shkollat profesionale ku nevojitet mësim praktik janë edhe në shkollë edhe online. Unë mendoj se në këtë mënyrë duhet vazhduar edhe gjatë periudhës në vijim. Nëse krijohen kushte që të gjithë nxënësit të kthehen në shkollë, atë do ta bëjmë, megjithatë fjalën e fundit e kanë autoritetet shëndetësorë për shkak se ata i kanë njohuritë dhe konceptin për tejkalimin e pandemisë e cila paraqet problem shëndetësor për momentin”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska theksoi se 90% të nxënësve dhe mësimdhënësve pa asnjë problem ndjekin dhe realizojnë mësim online.

“Tremujori i parë kaloi pa probleme më të mëdha, vlerësimi mbaroi. Të premten kisha takim me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Ata nuk thanë se ka pasur sfida, ndërsa nëse ka pasur ata i kanë tejkaluar së bashku me mësimdhënësit dhe me pjesë të familjeve, aq se sa nevojitej për të bërë vlerësim me prani fizike”, potencoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Nga nxënësit që kanë ndjekur mësim me prani fizike, 76 kanë rezultuar pozitiv në virusin korona, ndërsa prej mësimdhënësve ka pasur 167 raste pozitive. Sipas saj, kjo tregon se protokollet zbatohen në tërësi dhe tani për tani virusi nuk përhapet brenda shkollave.

Bilanci i 24 orëve në RMV: 25 të vdekur e 365 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 947 teste dhe janë regjistruar 365 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-126, Kumanovë-27, Shtip-19, Prilep-9, Tetovë-33, Veles-26, Manastir-7, Ohër-2, Kavadar-25, Gostivar-22, Gjevgjeli-12, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-5, Krushevë-1, Koçanë-2, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-3, Resnjë-3, Negotinë-23.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 1059 pacientë të shëruar nga: Shkup-152, Kumanovë-154, Dibër-5, Shtip-28, Prilep-52, Tetovë-130, Strugë-37, Veles-20, Manastir-30, Ohër-64 , Kavadar-40, Gostivar-205, Gjevgjeli-22, Strumicë-3, Kriva Pallankë-9, Koçanë-13, Probishtip-5, Demir Hisar-10, Makedonski Brod-2, Pehçevë-4, Berovë-8, Vallandovë- 14, Vinicë-2, Dellçevë-4, Shën Nikollë-15, Resnjë-10 dhe Negotinë-21.

Jetën e humbën 25 persona, dymbëdhjetë pacientë nga Shkupi (74, 79, 75, 66, 75, 80, 82, 67, 75, 70, 71 dhe 61), një nga Kumanova (67), tre nga Prilepi (73, 85 dhe 81), një nga Struga (81), dy nga Manastiri (47 dhe 74), dy nga Gostivari (45 dhe 84), një pacient nga Gjevgjelia (75), një nga Berova (85), një nga Dellçeva (87) dhe një pacient nga Negotina (65). Nga këta, dy ndërruan jetë jashtë, të tjerët në spital, transmeton Tetova News.

Shpërndarja e rasteve active sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 29575, aktivë 10729
• Kumanovë 4037, aktivë 650
• Dibër 504, aktivë 123

• Shtip 2896, aktivë 507
• Prilep 3383, aktivë 988
• Tetovë 4144, aktivë 1004
• Strugë 1636, aktivë 450

• Veles 2237, aktivë 713
• Manastir 2426, aktivë 950
• Ohër 1823, aktivë 557
• Kavadar 1477, aktivë 569

• Gostivar 2864, aktivë 937
• Gjevgjeli 840, aktivë 266 (63 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 144 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 1852, aktivë 578
• Kriva Pallankë 487, aktivë 141
• Radovish 474, aktivë 125

• Krushevë 145, aktivë 76
• Koçanë 1333, aktivë 250
• Probishtip 388, aktivë 86

• Demir Hisar 211, aktivë 59
• Makedonski Brod 185, aktivë 39
• Pehçevë 108, aktivë 17

• Berovë 424, aktivë 117
• Vallandovë 231, aktivë 52
• Vinicë 397, aktivë 137

• Dellçevë 537, aktivë 260 (154 persona nga PE Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 170, aktivë 47
• Shën Nikollë 916, aktivë 214

• Kërçovë 1373, aktivë 454
• Resnjë 528, aktivë 207
• Negotinë 731, aktivë 376 (106 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Deputeti Kastriot Rexhepi jep lajmin e mirë për banorët e Komunës së Zhelinës (VIDEO)

“Kënaqësi e veçantë të jesh protagonist në korrigjim të një padrejtësie nga ministrat paraprak të kulturës. Sot në komisionin për buxhet dhe finansa u pranua amandamenti i propozuar për fillimin e ndërtimit të Pallatit të Kulturës në komunën e Zhelinës.
Për hajër ju qoftë zhelinas!”, shkruan deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, duke e shoqëruar këtë lajm edhe me pamje filmike nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, transmeton Tetova News.

I shkon haberi se ka vdekur, Nafi Çegrani del me një njoftim

NJOFTIM
Të nderuar shqiptarë kudo që jeni!
Sot, shumë miq e shokë të indinjuar dhe shumë familjarë të zemëruar, na kanë kontaktuar!

Të marrësh lajmin se ti ke vdekur, duhet të jenë fjalët më të ftohta që të thuhen – mendova. Ka edhe më keq! Me vite jam përballur me kri*minelë, gja*katar e fant*azma të nëntokës udbashiane që nga 1981, të cilët më aku*zuan me gënjeshtra. P.sh. Të të akuzojnë dhe dën*ojnë për vr*asje që nuk e ke bërë, për vr-asjen e një njeriu, që nuk e njeh fare, është gjë e çuditshme. Kam bindjen se do t’i dë*nojë Perëndia, sepse unë Zotin kam dëshmitar. E vdekjen, të gjithë do e shijojmë, padyshim.

Biles, me vdekjen nënkuptojmë që jemi më afër të vërtetës, aty ku është e drejta hyjnore! Se drejtësia është e Allahut. Ai na ka falë në këtë jetë kalimthi dhe te Ai do të shkojmë, në jetën e amshimit…

Falë Zotit, gëzoj shëndet të plotë!

Mirë mbetshi miq të mi, qofshi të rrethuar me shëndet të mirë, pozitivitet, paqe e hare jete!
Me respekt, Nafi ÇEGRANI

Ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Gostivari, Isman Xhaferi

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës mjeku i mirënjohur nga Gostivari, Dr. Med. Isman Xhaferi. Xhaferi ka humbuj betejën me Sars-Cov-2-in.

Doktor Ismani një jetë ia dedikoi profesionit human të mjekësisë, duke lënë pas vetës si trashëgimtar të familjes por edhe profesionit, të birin Dr. Med. Xhafer Xhaferi

Dr. Med. Isman Xhaferi drejtonte Ordinancën e Mjekësisë së Përgjithshme – Familjare Praksis në Gostivar.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të njërit nga mjekët e rrallë në qytetin e Gostivarit, Isman Xhaferi.
Ismanin e vlerësoja si një njeri i veçantë, shok, mik, profesionist të madh dhe kolegë të mrekullueshëm. Ndarja jote nga kjo botë, është humbje e madhe për qytetin tonë në përgjithësi, si dhe për mjekësinë në veçanti.

I nderuar qoftë Kujtimi i Tij! Zoti të pastë afër i dashur koleg!”- shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

VIDEO/Fjalimi i Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetait, me rastin e ndërrimit jetë të ish-Kryetarit të Kuvendit BFI në RMV, H. Haki ef. Agushi

Fjalimi i Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetait, me rastin e ndërrimit jetë të ish-Kryetarit të Kuvendit BFI në RMV, H. Haki ef. Agushi, All-llahu e mëshiroftë!

VIDEO:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës tonë, ish kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe ish imam në fshatin Tearcë, H. Haki ef Agushi.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

Ka ndërruar jetë pronari i Radio Kometa në Gostivar

Në moshën 46 vjeçare është ndarë nga jeta pronar i Radio Kometa nga Gostivari, Rade Isajlovski.

I ndjeri nuk ka mundur të përballojë betejën me sëmundjen. Për një kohë të gjatë ka vuajtur nga trom*boza e gj a k u t.

I ndjeri për 15 vite ishte i angazhuar në Radio Kometa në Gostivar, ndërsa më vonë radioja kaloi në pronësi të tij.

Aksidenti me një viktimë në Sllatinë, uniformat blu në kërkim të autorit

Dje, rreth orës 17:30, në rrugën regjionale Tetovë-Jazincë, në Sllatinë, një makinë e panjohur ka goditur këmbësorin 43-vjeçar I.A. nga Debreshi i Gostivarit.

Si pasojë e dëmitimeve të mëdha, k ë m b ë s o r i ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Shoferi i makinës nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Ekipet kompetente që dolën në vendngjarje për të h e t u a r aksidentin po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e autorit.

Tetovarit ia vjedhin kamionin, uniformat blu në kërkim të hajdutit

Mbrëmë, në ora 22:30,49 vjeçari me inicialet D.J. nga Tetova, në SPB të Tetovës ka r a p o r t u a r se, të njëjtën ditë ndërmjet orës 16 dhe 22, autorë të panjohur e kanë vjedhur kamionin e tij të tipit “Fiat” me targa të Tetovës, që kishte qenë i parkuar në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, transmeton Tetova News.

Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të çështjes.

Unformat blu të Tetovës para disa ditësh kanë regjistruar edhe dy d e n o n c i m e për vjedhje të automjeteve, kurse njëri nga automjetet u gjet dhe iu kthye pronarit, transmeton Tetova News.

Më datë 2.12.2020, rreth orës 14 e 30 minuta, 52-vjeçarii me inicialet G.A. nga Tetova, ka paraqitur rastin se në rrugën “Bllagoja Toska” i është vjedhur makina e tij e tipit “Opel Omega” me targa të Tetovës.

– Automjeti i tipit “Opel Omega”, rreth orës 7 e 30 të datës 3.12.2020 është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Sedllarcën e Epërme dhe i është kthyer pronarit, njoftuan nga SPB-Tetovë.

D e n o n c i m i i dytë ishte nga 42-vjeçari me inicialet A.R. nga Sedllarca e Epërme, i cili në SPB- Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së automjetit të tipit “Ford Galaxy”, me targa të Tetovës, në pronësi të një personi nga Bogovina.

Vihet pas hekurave një 23-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit

Dje, më datë 6.12.2020, rreth orës 21 e 30, në fshatin Zdunje të Gostivarit, efektivët e SPB të Tetovës – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin me inicialet L.Q. nga Dobërdolli i Gostivarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij u gjet dhe u s e k u e s t r u a një p i s t o l e t ë gazi e k a l i b r i t 9 mm. Ai është n d a l u a r në stacionin p o l i c o r në Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përballet me p a d i adekuate sipas n e n i t 80, paragrafi 1 i L i gj i t për A r m ë t, njoftojnë nga SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Shkrumb e hi/ Digjen dy makina në Shkup në orët e para të mëngjesit (VIDEO+FOTO)

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri sot në mëngjes në afërsi të Porta Vlae në Shkup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 e 30 minuta.

Banorët që sot herët në mëngjes kanë vërejtur automjetet e djegura thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë të qytetit t`u vihet zjarri makinave.

5 zjarrfikës dhe dy automjete kundër zjarrit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, thotë drejtuesi i brigadës së zjarrfikësve, Vladimir Simonovski./tn

FOTO:

K A P E T hajduti i 10 kishave në Maqedoninë e Veriut

SPB – Ohër ka ngritur kallëzim p e n a l kundër 50 vjeçarit me inicialet T.B nga Shtipi.

Sipas uniformave blu të Ohrit, personi në fjalë ka kryer dhjetë vepra p e n a l e “vjedhje e rëndë”.

MPB njofton se ai këto vjedhje i ka kryer gjatë periudhës nga 30 maji deri në 27 nëntor 2020 në shatë kisha të rajonit të Debarcës dhe në tri të rajonit të Ohrit, ku është futur me ndihmën e mjeteve të përshtatshme, por edhe duke përdorur f o r c ë n. Ai në këto 10 kisha ka vjedhur para./tn

Vihet pas hekurave një 29 vjeçar nga Tetova

Uniformat blu të SPB – Tetovë, dje në ora 16 kanë privuar nga liria 29-vjeçarin me inicialet S.S. nga Tetova, i cili k ë r k o h e j  për vuajtjen e d ë n i m i t me b u r g.

Siç njofton SPB, pas a rr e s t i m i t, S.S. është dorëzuar në B u r g u n e Tetovës

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën 22-vjeçares në Kamëz, mikesha që mbijetoi: Alida, eja tek unë, të kam tatuazh në zemër

Videoja që po shikoni tregon momentet e fundit të jetës së Alidës, 22-vjeçares që vdiq në aksidentin automobilistik në Kamëz, mbrëmjen e kaluar. Siç shihet dhe në pamje, një automjet ka goditur makinën e llojit ‘Smart’, brenda të cilit ndodhej viktima dhe drejtuesja e mjetit 19-vjeçarja Denisa Doku.

Si pasojë e goditjeve, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Doku është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, por tashmë është liruar dhe në rrjetet sociale, i ka dedikuar disa rreshta mikeshës së saj të ndjerë.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua . Motra ime.Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje , Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim ,

Pjes e zemres time e trupit tim . Je e pandashme , Je prane meje . Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime , asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez , as fati tmerrues , as ajo sketerre qe me tronditi fort . Asgje .

Je ketu me mua . U prefsh ne paqe shpirt i bardhe. Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja . Lujla me e bukur e parajses , Te dua. ,”– shkruan Doku krah një postimi.