Ballina Kronika Tetovarit ia vjedhin kamionin, uniformat blu në kërkim të hajdutit

Tetovarit ia vjedhin kamionin, uniformat blu në kërkim të hajdutit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Mbrëmë, në ora 22:30,49 vjeçari me inicialet D.J. nga Tetova, në SPB të Tetovës ka r a p o r t u a r se, të njëjtën ditë ndërmjet orës 16 dhe 22, autorë të panjohur e kanë vjedhur kamionin e tij të tipit “Fiat” me targa të Tetovës, që kishte qenë i parkuar në rrugën 29 Nëntori në Tetovë, transmeton Tetova News.

Merren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të çështjes.

Unformat blu të Tetovës para disa ditësh kanë regjistruar edhe dy d e n o n c i m e për vjedhje të automjeteve, kurse njëri nga automjetet u gjet dhe iu kthye pronarit, transmeton Tetova News.

Më datë 2.12.2020, rreth orës 14 e 30 minuta, 52-vjeçarii me inicialet G.A. nga Tetova, ka paraqitur rastin se në rrugën “Bllagoja Toska” i është vjedhur makina e tij e tipit “Opel Omega” me targa të Tetovës.

– Automjeti i tipit “Opel Omega”, rreth orës 7 e 30 të datës 3.12.2020 është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Sedllarcën e Epërme dhe i është kthyer pronarit, njoftuan nga SPB-Tetovë.

D e n o n c i m i i dytë ishte nga 42-vjeçari me inicialet A.R. nga Sedllarca e Epërme, i cili në SPB- Tetovë ka paraqitur rastin e vjedhjes së automjetit të tipit “Ford Galaxy”, me targa të Tetovës, në pronësi të një personi nga Bogovina.