Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta themeluesi i televizionit të njohur në Kërçovë

Ndahet nga jeta themeluesi i televizionit të njohur në Kërçovë

Ka ndërruar jetë, Mustafa Ahmeti, themeluesi i TV Gurra, njërit nga televizionit më të njohura në Kërçovë dhe në rajonin përreth.

Ahmeti themeloi TV Gurra në fillimet e para të pluralizmit në Maqedoni, duke qenë një dritare e informimit shqip në këtë rajon, por edhe për diasporën në Evropë dhe SHBA, që e kanë ndjekur përmes rrjeteve të ndryshme, përcjell INA.

Lajmin për shuarjen e Mustafa Ahmedit, e kanë dhënë kolegët e stafit të televizionit.

“Ikja e shpejt dhe e parakoheshme e Xhakes Mujo habiti shume miqë dhe shokë që i kishte aq shumë. Kjo është një humbje e dyfishte për stafin e Tv Gurra . Me pikëllim të thellë te themi lamtumir dhe do të na mungosh. Qoft i perjetshem kujtimi im per ty!”, ka shkruar Naim Zenku.

Një mesazh pikëllues ka përcjell edhe Fatmir Limani nga Kërçova, duke shkruar:

Një e nga një dhe papritmas i përbinë amëshimi si në përzgjedhje njerëzit më të mirë në këtë kohë të zymtë !
Shoqëria përshkojnë periudhën më të vështirë të qenësisë në dekadën e fundit. Familjet humbin më të dashurit e Tyre, ndërkohë që shoqërisë i largohen më të vyeshmit e saj.
Çdo ditë e më tepër ballafaqohemi me lajme të kobshme dhe përballja arrin limitet e mundësive tona.

Pa’aftësi institucionale, për të mbrojtur familjarin-qytetarë në një vend akoma të paqytetëruar me civilizimin bashkëkohorë. Në raste të një mjekësie më të konsoliduar, më të përparuar, me mjete më të sofistikuara dhe terapi adekuate, do të kursente nga lamtumira e fundit shumë Familje.

Por fati që të jetohet nën një qiell me djajtë institucional, mbetet i pashmangshëm dhe i detyrueshëm ngase rrugëzgjidhje tjetër në këto momente, me këto lloje krijesash dhe me këto kushte s’ka !!!

Në asnjë periudhë dhe sidomos në tre dekadat e fundit nuk u trajtuan seriozisht kushtet e mjerueshme nëpër spitale.
Kjo as nga drejtuesit e këtyre institucioneve që spitalin e shikonin si “grazhd” dhe pacientin si “BANKO-MAT”, te të cilit mund të mbushin xhepa, për të përmbushur apetitet e pasurimit të tyre !
Që të stërkeqet deri në masë shëmtie, kësaj dukurie negative i’u shtuan edhe udhëheqësit e popullit të kohës me mendësi jetese si nëpër filmat Spanjole ! Ku shtresa e pasuruar në krahun e djersës së popullit trajtojnë anëterët e famijeve nëpër spitale private, jashta vendit, me kushte luksoze dhe me mjete të majme !
Tronditjet janë të mëdha te familjet që humbin më të shtrenjtit e Tyre, dhe fati i pacientëve ka mbetur në duarët e një numri të vogël mjekësh, te të cilët mbi të gjitha është karakteri dhe “Betimit i Hipokratit”.

Përballje në luftë me armiq të lloj-llojshëm, të cilët në mënyrë të pashpirtshme marrin jetëra njerëzish, për të realizuar qëllimet e parapërcaktuara nga ithëtarët e Globalizmit.
Shumë e nderuara Familje e Mustafa Ahmedi, pranoni ngushëllimet tona, për humbjen që përjetoni në këtë ditë të kobshme.

Ndajmë dhembjen e humbjes bashkë, për njeriun që fali të gjitha, për të qenë më të informuar të tjerët, në periudhat e vështira të kombit dhe qenësisë tonë.
Familja-Juaj, humbi më të dashurinë ndërkohë që shoqëria do të mbetet pa udhëheqësinë e Lajmëtarëve të sinqertë.”, ka shkruar Fatmir Limani. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews