Ballina Blog Faqe 403

Gazetari argjentinas zbulon amanetin e Maradonës

Diego Armando Maradona ka dashur të jetë i përjetshëm. Duke e ndjere çdo ditë admirimin dhe ngrohtësinë e njerëzve, ish-futbollisti argjentinas ka dashur të jetë gjithnjë pranë tyre.

Në një moment kur në Argjentinë është hedhur ideja për një monument në nder te tij, Maradona ka thënë që më mirë do të ishte ta balsamosnin.

Gazetari argjentinas Martin Arevalo ka thënë që Diego madje e ka lënë dëshirën e tij me shkrim dhe të firmosur. Letra e hartuar me dorën e tij pritet t’i dërgohet familjes e cila do të vendose se çfarë në të vërtetë do të bëhet me trupin e Diego Armando Maradonës.

I konsideruar si lojtari më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave, Diego edhe pas vdekjes sjell polemika, dilema dhe dyshime se çdo të bëhet me trupin e tij.

Por, pavarësisht dëshirës së tij, Maradona është var*rosur pranë prindërve.

Përplaset nga makina në Çair, gruaja ndërron jetë te “Nëna Terezë”

Një grua ka humbur jetën pasi që dje është god*itur nga automjeti në Çair të Shkupit, informon policia.

Në datën 26.11.2020 në orën 09.20 në SPB Shkup, S.B. ka deno*ncuar se në rr. “Bosna e Hercegovina” në rrethin e një firme në Shkup, automjeti i udhëtimit “Nisan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.Ç.(35) nga f.Pobozhje, ka godi*tur këmbësoren S.S.(63) nga Shkupi, e cila me automjetin e ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, pas çka më vonë ka ndërruar jetë, njoftoi MPB.

Për ngjarjen është njoftuar prok*urori publik, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Edhe në SHBA, shqiptarët thyejnë rekord me shpejtësi në makina (Video)

Eduard Kepi i lindur në Shkodër por që nga Shqiperia migroj në Shtetet e Bashkuara ku qysh si femijë kishte dashuri dhe pasion për makinat e shpejta, dhe duke u rritur interesimi i tij u shtu me shumë ai na tregon historinë se si arriti të thyej rekordin botërorë.

Po kërkoja c63 507 të përsosur për të filluar diçka nga vetja, unë kontaktova më Gzim Draga një mik i ngushtë dhe i thash je me mua për të ndërtuar c63 më të shpejtë të aspiruar natyrshëm në Botë, ai u pergjigjë pozitiv dhe e dija që thirra njeriun e duhur, duke ditur që Gzimi zotëronte c63 të shumtë në formë n/a dhe të super ngarkuar se ai i dinte këto makina brenda dhe jashtë,

Gzimi pastaj kontaktoi mikë të mirë në Gintani dhe i tha atij që duam të ndërtojmë një vrasës, mirëpo nuk të marrë shumë për të bërë. Modifikimi i thjeshtë si kokat dhe zvogëlimi i peshës kryesohet me një melodi vrasëse Ecu rezultatet tani po flasin vetë. Shpejtësia më e shpejtë e kurthit në piste te 0.402 kilometra (402 metra) at 10.80 seconds at 131mph (211 kmh) Fastest 60mph-130mph (96kmh në 209kmh) Fastest 100-200mph (161 kmh në 322kmh).

Pra ky është vetëm fillimi nga keta djelmosha shqiptarë të cilët jetojnë në SHBA, ata kanë thenë për neve së shumë shpejtë do provojnë të thyejnë edhe rekorde tjera dhe më motor të modifikuar te makinave të shpejta (vrasëse).

Per më shumë shikoni videon e thyerjes se rekordit:

Vihet pas hekurave një 21-vjeçar nga një fshat i Komunës së Zhelinës

Më 27.11.2020, rreth orës 01:30, në rrugën regjionale Tetovë-Shkup, në Grupçin, efektivët e SPB-Tetovë A RR E S T U A N personin me inicialet S.S. (21), nga fshati Kopaçin Doll i Komunës së Zhelinës, sepse gjatë kontrollit të tij në automjetin e tipit “Volksëagen golf ”me targa të Tetovës, të cilën ai po e ngiste, iu gjet një TH I K Ë. “Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të ketë një kallëzim sipas nenit 80 të Ligjit për Armët,” informoi MPB.

Dy persona vihen pas hekurave në Zhelinë

“Më 26 nëntor 2020, rreth orës 20 e 45 minuta, në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Zhelinë, efektivët e SPB-Tetovë arr*estuan personat me inicialet M.J. (43) dhe F.I. (33), të dy nga fshati Sllatinë i Komunës së Tearcës, sepse gjatë kontrollit në automjetin e tyre të tipit “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës u gjet një sasi ko*kainë.

Të dy u mbajtën në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet kall*ëzim adekuat, transmeton Tetova News.

Një lajm i mirë nga fshati Poroj i Tetovës

📸Këto jan fotografit prej fillimit të punëve e deri në mbarim të 🏡Vikend Shtëpizës në bjeshkë..
✅I falemenderojmë të gjithë bashkëfshatarët,kompanit e fshatit,antarët e këshillit të fshatit që dhanë kontribut financiarisht,matrialisht dhe fizikisht për përfundimin e shtëpizës për një kohë rekord..
🏡Vikend Shtëpiza është e hapur për të gjithë banorët e POROJIT.

(P.s Prej datës 26.11.2020 oficialisht f.Poroj posedon edhe pronën e vetë në bjeshkë të dokumentuar nga institucionet shtetërore).

Me respekt:Këshilli i f.Poroj

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Zoti iu bekoftë

Joe Biden, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e ditës së falënderimeve.

Letrën e ka publikuar vetë kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi, në të cilën Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Letra:

Agim,

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden

Behgjet Pacolli uron Rita Orën për 30-vjetorin e lindjes: Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu

Këngëtarja Rita Ora festoi 30-vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime të shumta nga personazhe të njohur nga mbarë bota, mes të cilëve është dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ka qenë Pacolli ai i cili në urimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook i ka kujtuar 30-vjeçAres se ajo është një ambasadore e veçantë e Kosovës, teksa ndihet mirë për miqësinë që ka me familjen e saj.

“Sot është ditëlindja e një artiste shumë të madhe. Rita Ora është një vajzë që ka bërë shumë gjëra pozitive për vendin e saj. Një ambasadore e rëndësishme! Jam me fat që jam mik i familjes Sahatçiu-Ora. Urime 30 vjetorin e lindjes, Rita!”

Urimin e tij, Pacolli e shoqëroi me një fotografi të realizuar bashkë me Ritën gjatë vizitës saj në Kosovë më 17 shkurt 2018, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pas ndarjes së bujshme, Mozzik pranon publikisht ribashkimin me Loredanën

Prej pak kohësh, është përfolur një ribashkim mes reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, dhe Loredanës, por askush prej tyre nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike. Pas një ndarjeje të bujshme, Mozzik dhe Loredana vendosën t’i ribashkojnë sërish rrugët e tyre.

Por janë fotografuar nga paparacët shumë shpesh, edhe pse nuk kanë preferuar të flasin për këtë çështje deri në momentin që Loredana ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj.

Në këtë dokumentar Mozzik ka zënë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme. Ai për herë të parë ka folur për marrëdhënien dhe ribashkimin e tyre, ku shprehet se Loredana është ndryshe nga femrat e tjera dhe gjërat që kanë kaluar e kanë përforcuan më shumë marrëdhënien e tyre dhe i kanë bërë që të jenë bashkë.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”,- shprehet Mozzik.

Ujku i futet kosovarit brenda në banjo, shikoni momenti kur nxirret jashtë (VIDEO)

Hysniu, i njohur si “Mbreti Gjk” ka bërë një tjetër vepër të mirë.

Ai njihet si njeriu që “flet” me kafshët e egra, ndërsa kësaj radhe ka ndihmuar në shpëtimin e një ujku, i cili u kishte hyrë një familjeje në banjo.

Rasti ka ndodhur në Deçan.

ANALIZA: Ndikimi rus brenda Kosovës

Në një studim të Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, thuhet se ndikimi rus në Kosovë mund të kategorizohet në nivelin mesatar dhe se ky ndikim ushtrohet përmes serbëve të Kosovës të cilët shfrytëzohen për të krijuar paqëndrueshmëri të brendshme politike.

Në studimin “Ndikimi rus në Kosovë nën hijet e mitit dhe realitetit”, autori i tij, Elis Vllasi i tha Zërit të Amerikës se Kosova si çdo shtet tjetër në Ballkan por edhe më gjerë, përballet me një shkallë rreziku nga ndikimi negativ rus.

“Rreziku më i madh në Kosovë është ai rreziku i fshehur të cilin popullata e gjërë por edhe ne që e studiojmë këtë temë nuk kemi njohuri për arsye se shteti mundet të mos e dijë se a ka ndonjë subverzion e po ashtu nëse shteti e dinë nëse ka një subverzion të rusëve në Kosovë atë nuk e publikon, kështu që në një farë mënyre është niveli i fshehur i rrezikshëm për arsye se shërbimet e huaja operative posaçërisht ato ruse operojnë në hije edhe ti e dinë vetëm atëherë kur të nxinen ata, kur nuk nxinen, nuk e dinë a janë duke vepruar apo në cilën nivel janë duke vepruar, pra ky është niveli të cilin nuk e shohim pra niveli në hije”, tha ai.

Zoti Vllasi thotë se ndikimi rus është i shtrirë në mjediset ku jetojnë serbët të cilët e shohin Rusinë si aleatin kryesor të Serbisë.

“Duke marrë parasysh se serbët e njohin se pa ndihmën ruse ata e kanë edhe më shumë të humbur Kosovën ata lejojnë që të bëhen në një farë mënyre vegël e ndikimit rus në Kosovë ku dihet se Rusia nuk është që në Kosovë e lufton popullin kosovar apo ndoshta edhe në një farë mënyre edhe shtetin Kosovar, po në Kosovë, Rusia e lufton ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkësisë Evropiane, organizatave ndërkombëtare numër një, numër dy në Kosovë, Rusia përmes Kosovës e blen ndikimin e saj që don ta ushtroj në vet Serbinë”, tha zoti Vllasi.

Mefail Bajqinovci që është pjesë e Komisionit parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se Rusia ushtron tërthorazi ndikim në Kosovë duke shfrytëzuar siç thotë instrumentin e Serbisë, Listën serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve në Kosovë.

“Rusia ka prezencë jo të vogël në Kosovë. Zyra e saj në Prishtinë ka përbërje të diplomatëve, në thonjëza që mund t’i quash, që shumica besojnë se janë të kamufluar dhe në esencë janë pjesëtarë të shërbimeve intelegjence”, tha zoti Bajqinovci.

Ai thotë se një shqetësim tjetër mbetet mos kontrollimi i zyrtarëve të Rusisë që hyjnë në Kosovë pa u verifikuar.

“Mos të harrojmë se Rusia ka prezencë edhe përmes organizatave ndërkombëtare sidomos përmes UNMIK-ut. Mbajtësit e pasaportave diplomatike ruse hyjnë në Kosovë pa viza dhe ky përbën një kërcënim për sigurinë e Kosovës sepse ata hyjnë pa u kontrolluar, verifikuar dhe askush nuk e dinë asgjë për ta”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim në Kosovë janë shtuar dhe kjo sipas tij pasqyrohet edhe përmes strategjisë ruse për shtrirje gjeo-strategjike në Ballkan.

Diku dy kapituj nga kjo strategji i kushtohen Kosovës dhe mënyrës se si duhet veprohet në aspektin e qëndrueshmërisë apo shtrirjes ruse edhe në aspektin propagandistik nëpërmjet medieve shumë të forta siç janë Sputnik dhe Russia Today me një propagandë agresive por edhe në aspektin diplomatik në kuptim edhe në mes të shërbimit së inteligjencës në ministrinë e Jashtme por edhe atë ushtarake por edhe në inteligjencën ruse”, tha zoti Ibishi.

Zoti Vllasi thotë se institucionet duhet të investojnë për të luftuar ndikimin rus në Kosovë.

“Kosova, qeveria e Kosovës duhet të ketë një farë mënyrë organizma mbrojtës ndaj ndikimit. Duhet të kuptojmë se ndikimi rus është gërryes në Kosovë. Duhet të krijojnë një farë mënyre me ndihmën e të huajve normal, shembull sikurse në SHBA por edhe në shtetet tjera ekziston komanda kibernetike, e cila një farë mënyre lufton sidomos sulmet e mëdha që ndodhin ndaj një infrastrukture kibernetike ndaj një shteti, fatkeqësisht atë nuk e ka, Kosova po ashtu nuk ka një sistem mbrojtës themelor”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Ibishi thotë se rrezik për rajonin kohëve të fundit mbetet edhe armatosja e Serbisë nga Rusia dhe vetmja siguri mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Vetë lidershipi i Kosovës por edhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjikë në rend të parë SHBA-të, vendet e BE-së por edhe vendet fqinje por edhe sidomos në anëtarësimin në organizata rajonale ushtarake siç është Karta e Adriatikut por edhe vet anëtarësimi jonë përmes partneriteti për paqe në NATO na jepin premisa të mira që ne të hyjmë në ombrellën e NATO-s dhe njëkohësisht të jetë ky rrezik dhe kërcënim nga Rusia më i vogël për një Kosovë e vogël çfarë jemi”, tha zoti Ibishi.

“Aspekti tjetër që Kosova mund të bëjë me një kosto shumë të vogël është ligji për media, në Kosovë sa kam njohuri mungon ligji për media ku dihet se kush është pronari i vërtetë, nga vijnë fondet për financimin e mediave, po ashtu në Kosovë nuk ka ndonjë transparencë mediatike ku luftohet dukuritë negative, shumë gazetarë e kompani mediale ju mungojnë aftësitë për hetimin e fakteve për të ditur a është ndonjë lajm i vërtetë apo i rrejshëm po ashtu me programe shkollore, populli në Kosovë, gjeneratat e reja kanë një nivel shumë të ulët të alfabetizmit mediatik dhe digjital, çdo send që është në internet dhe paraqitet në Facebook një farë mënyre pranohet si e vërtetë edhe mundësia e të rinjëve por edhe të vjetërve ju mungojnë aftësia për të përdorur aftësia e mendimit kritik për të vlerësuar”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Vllasi thotë se Rusia tashmë i ka bërë dëm Kosovës duke ngadalësuar njohjen e pavarësisë së saj nga shtete të ndryshme dhe pengimin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe në tërheqjet e njohjeve të pavarësisë.

“Kosova bën tejet gabime kur gjithmonë negocion sovranitetin e saj me Serbinë edhe për derisa Kosova merr pjesë me Serbinë ku serbët në një farë mënyre këtë e tregojnë se janë bisedime për rinegocimin e statusit të Kosovës dhe me këtë e bëjnë diplomacinë botërore me këtë, atëherë shumë shtete nuk janë të interesuara dhe krejt bota nuk është e shqetësuar me Kosovën që të bëjnë kërkimet e veta dhe e pranon diplomacinë serbe se këto dy shtete ende janë duke negociuar statusin e Kosovës”, thotë zoti Vllasi.

K A P E T 38-vjeçari nga Tetova dhe niset për në Idrizovë

Uniformat blu në Tetovë sonte arritën që ta gjejnë dhe ta vënë pas hekurave një 38-vjeçar nga qyteti, i cili kërkohej me fletëa*rrest për kid*napim dhe vjedhje. Ai duhet t`i kalojë dy vjet në bu*rg.

– Sot, në ora 18, efektivët e SPB-Tetovë e arre*stuan personin me inicialet M.H. (38) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër të gjyka*tës për vuajtje të një dën*imi me burg prej dy vjetësh.

I arret*uari u dërgua për në Bur*gun e Idrizovës.

Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” i Mustafa Ibrаhimit

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës u promovua libri “Atlas dialektologjik i të folmeve shqipe në RMV” (I-II) i autorit Mustafa Ibrahimi. Në fillim pjesëmarrësit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i cili, në mes të tjerash, theksoi se Mustafa Ibrahimi ka qenë që nga fillimi bashkëpunëtor i AZGJ-së, duke treguar gjithmonë vullnet dhe gatishmëri për të ndihmuar në aktivitetet e saj. Prandaj, shtoi më tej ai, libri i sotëm paraqet një vazhdimësi, me çka na e paraqet si një ekskluzivitet që ne ta shohim nën prizmin e dritës shkencore.

Ndërkaq, për vlerat shkencore të librit në fjalë folën referuesit Ismet Osmani, shef i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, Marjan Markoviq nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve, Nexhip Mërkuri, profesor universitar nga Vlora, të cilët i vunë në dukje disa aspekte shkencore që e karakterizojnë këtë vepër nga fusha e dialektologjisë.

Në fund disa fjalë mirënjohëse i tha edhe autori Mustafa Ibrahimi i cili u falënderua për promovimin e organizuar nga AZGJ-ja.
Shkup, 26.11.2020

Fadil Zendeli emërohet nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Për zgjedhjen e Zendelit kanë votuar 61 deputetë të shumicës parlamentare.

“Ashtu siç e ka ushtruar detyrën e deputetit, me dinjitet dhe profesionalizëm, Fadil Zendeli pa asnjë dyshim se do të na bëjë krenar edhe në detyrën e tij të re si nënkryetar i shtëpisë legjislative”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes BESA.

Përveç tij, nënkryetar i dytë u zgjodh edhe deputeti NSDP-së, Goran Misovski. Ndërsa partitë e opozitës nuk propozuan kandidatët e tyre për nënkryetar, edhe pse ishte paraparë zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Njoftimi i plotë në faqen e Lëvizjes BESA

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me 61 vota pro, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli u zgjodh nënkryetar i kuvendit republikan.
Ashtu siç e ka ushtruar detyrën e deputetit, me dinjitet dhe profesionalizëm, Fadil Zendeli pa asnjë dyshim se do të na bëjë krenar edhe në detyrën e tij të re si nënkryetar i shtëpisë legjislative.
Urime dhe suksese!

VIDEO tronditëse: I del goma e makinës, futbollisti i Arsenal shpëton “për një fije floku”

Publikohen imazhe nga aksid*enti ku u përfshi futbollisti i Arsenal Joe Willock.

Talenti i Premier Legue ishte në bordin e një Mercedes AMG G-Class, me një vlerë tregu 140 mijë sterlina, kur papritmas humbi kontrollin e mjetit.

Futbollisti ishte duke lëvizur me shpejtësi në autostradën A1, me destinacion Londrën Veriore, kur humbi një prej gomave dhe doli nga rruga.

Pavarësisht tron*ditjes, futbollisti që fiton 21 mijë paund në javë, shpë*toi pa asnjë dëmtim nga aksi*denti.

“Provokacija”: Deputeti shqiptar ngre flamurin kombëtar në Parlamentin serb

Një akt i guximshëm ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

Pas fjalimit të mbajtur disa seanca më parë, deputeti shqiptar në këtë Kuvend, Shaip Kamberi ka ndërmarrë një veprim tjetër duke vendosur një flamur shqiptar në vendin ku ai qëndron.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi.

Gjithashtu Kamberi nuk u lejua të mbante më tej fjalën e tij.

Deputeti Fadil Zendeli pritet të marr një post të rëndësishëm

Në seancën e 22-të të sotme, zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit pritet të realizohet me propozimin e shumicës qeverisëse.

Propozimet, sipas informacionit nga Parlamenti, janë Goran Misovski nga NSDP, i cili në përbërjen e mëparshme parlamentare ishte në këtë pozitë dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Opozita VMRO-DPMNE nuk do të emërojë një nënkryetar të Kuvendit dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa.
VMRO-DPMNE tregon se ata nuk do të votojnë për propozimet për nënkryetarë të Kuvendit.

Çka e ka Albini – Glaukun? Kurti jep një shpjegim të çuditshëm (VIDEO)

Në rrjete sociale është shpërndarë një video ku shihet lideri i LVV-së, Albin Kurti duke folur për anëtarin e kryesisë së këtij subjekti, Glauk Konjufcën.
Siç edhe shihet në këtë video të shkurtë, Kurti flet për lidhje familjare me Konjufcën.

Madje, për këtë e jep një shpjegim të çuditshëm.

“Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, shihet teksa thotë Kurti derisa në krah të tij shihet edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Personat që po e dëgjojnë këtë fjalim të çuditshëm të Kurtit pastaj ja plasin gazit./GazetaExpress/

A L A R M në Cerovë, ja çka u gjet në pyll

Dje (25 nëntor), në ora 14 e 15 minuta, personi me inicialet Z.T. (52 vjeç) nga Cerova e Komunës së Zhelinës,  në SPB Tetovë ka raportuar se kishte gjetur një mjet shpër*thyes në pyllin sipër fshatit (gra*natë artil*erie 105 mm). Mjeti është marrë dhe
larguar nga vendi në mënyrë të sigurtë, njofton SPB – Tetovë, transmeton Tetova News.

https://youtu.be/xmM1QJRd63E

A K S I D E N T i rëndë në rrugën lokale Novo Sellë 2 – Bogovinë

Më datë 25.11.2020, rreth orës 8 e 30, në rrugën lokale Novo Sellë 2 – Bogovinë, makina e tipit “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet D.A. (39), ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Tetova News.

Në këtë fatk*eqësi me dëmtime të rënda tru*pore kanë përfunduar shoqëruesit M.A. (40 vjeç) dhe një person i mi*tur, gjithashtu edhe shoferi pësoi lëndime. Që të tre u transportuan në Spitalin Klinik në Tetovë, ku iu dha ndihma mjekësore.

Hetime në vendngjarje ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë./TetovaNews