Negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK’së do të vazhdojnë nesër për të negociuar krijimin e Qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, nesër do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.
Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Së fundmi këto subjekte kanë goditur njëra – tjetrën me deklarata publike, megjithatë ato synojnë që Qeverinë ta bëjnë bashkë.
Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultatit preliminar ka fituar 25,49 për qind të votave, ndërsa LDK’ja 24,82 për qind.
Ndërkaq VV’ja ka fituar më shumë se 50 për qind të votave që kanë ardhur me postë. /Express/
“Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. S’ka kushte të tjera”. Kështu deklaroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Në një intervistë për ‘Real Story’ në “News24” Kurti ripërsëriti qëndrimin e tij ndërsa theksoi synimi i qeverisë së re VV-LDK do të jetë sigurimi i 12 ministrive.
Edhe këtu ka debat nëse nuk arrini të formoni qeverinë
Është destin i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. Ska kushte të tjera.
Ju thjesht përfituar nga rënia e të tjerëve….
Ne kemi një numër më të madh të votave sesa në 2017/ Kam nisur takimet me pakicat serbe. Me LDK kemi 61-62 deputetë. Në fund të fundit duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ndoshta ata duhet të votojnë ndonjë serb, që nuk është i tyre. Do i pranoj si deputetë në Kuvend. Jam i interesuar të bashkëpunoj. Por duhet ta kuptojnë se do kem nevojë kushtetuese të bashkëpunoj me ta.
Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me çmimin ndërkombëtar Neustadt në letërsi, i cili i akordohet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.
Njoftimi për dhënien e çmimit Neustadt në Letërsi për Kadarenë u bë gjatë një pritje në Universitetin e Oklahoma, ku Kadare është laureati i 26-të që i akordohet një nderim i tillë.
Finalistët për këtë çmim ishin:Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).
“Neustadt “është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga pak çmimet ndërkombëtare për të cilat poetë, romancierë dhe dramaturgë kanë po aq të drejtë.
Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje në argjend dhe një çertifikatë.
Ky çmim është përshkruar ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”.
Ford Motor Company në një deklaratë zyrtare është shprehur se do të bashkojë forcat me kompaninë Volkswagen dhe manjatin e teknologjisë Amazon për t’i dhënë përdoruesve të makinave elektrike në të ardhmen varietete të pafundme karikimi nga autostradat deri në shtëpitë e tyre.
Rrjeti i stacioneve të karikimit do të jetë më i madhi në Amerikën Veriore me 12,000 pika dhe me më shumë se 35,000 priza, u shprehën drejtuesit e kompanisë Ford.
Numri dy i prodhimit të makinave në Amerikë ka parashtruar planet për të investuar më shumë se 11 billion dollarë në makinat elektrike dhe pret që përfitimet më të mëdha t’i kthehen në vitin 2022.
Rrjeti që do të ngrihet do t’i japë zotëruesve të makinës Ford aksesin në stacione me karikim të shpejtë, të cilat do të vendosen nëpër autosratada nga programi i kompanisë Volkswagen për elektrifikimin e Amerikës.
Ndërkohë Ford paralelisht po punon edhe me Amazon për të instaluar pika karikimi nëpër shtëpitë e konsumatorëve.
Prerja masive e drunjve, dëmtimi i pyllit me hapje të traseve të gjera për makineri të rëndë dhe dëmtimi i lumit Shkumbin me qëllim ndërtimin e hidrocentraleve në Leshnicë të Tetovës, ka alarmuar shoqatat për mbrojtje të ambientit, të cilat të dielën do të marshojnë deri në Leshnicë të Malit Sharr, me qëllim ngritjen e vetëdijes për mbrojtje të ambientit.
Një shkatërrim i pakontrolluar lirisht mund t`i themi. Kanë hapur rrugë të gjera sa për katër automjete të kalojnë. Qëllimi i prerjes masive të druve është hapja e terreneve për hidrocentrale. Dje kemi biseduar edhe me disa fshatarë dhe ndjehen të pafuqishëm në këtë këndvështrim – u shpreh Sadik Ibraimi, aktivist.
Shoqatat ndërkohë paralajmërohen edhe padi ndaj atyre të cilët në emër të ndërtimit të hidrocentraleve, shkatërrojnë natyrën.
Të dielën në mënyrë të organizuar do fillojmë nga teleferiku dhe shkohet drejt Leshnicës, që ta japim zërin e fundit dhe t`i tregojmë popullatës se ç`bëhet përmes video incizimeve dhe fotografive se si shkatërrohet edhe ajo perlë e bukur. Lumi është krejtësisht i tharë kohëve të fundit, pasi që, kanë tërhequr edhe damarët e fundit të lumenjve për t`i drejtuar drejtë hidrocentraleve pra bëhet një katastrofë e madhe që do e paguajmë shtrenjtë – tha Hamdi Sulemani, Nisma “Ta shpëtojmë kodrën e Diellit”.
Ne si Eco Guerilla por edhe organizata tjera të vendit që kryesisht punojnë në lëmin e drejtësisë po punojmë në krijimin e një platforme të përbashkët me çka do i adresojmë këto çështje edhe në mënyrë ligjore – u shpreh Arianit Xhaferi, shoqata ekologjike “Eco Guerilla”.
Nga Pyjet e Maqedonisë, këtë prerje masive të druve dhe hapjen e rrugëve të gjera nëpër malësi, e arsyetojnë me planin 2009-2018 që ka sjell pyjet e Maqedonisë për prerjen e një sasie më të madhe të druve.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në emisionin “10 Minuta” të TV21, deklaroi se kryeministri Zaev duhet të japë dorëheqje, pastaj të formohet qeveri teknike dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve brenda 100 ditëve të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Siç thotë ai, arsyeja nuk është vetëm situata me datën për çeljen e negociatave me BE-në, por edhe për shkak të pamundësisë që të zbatohen reformat dhe siç pohon, gjendjes së keqe ekonomike të qytetarëve.
Nikollovski, thotë se presin që nga e hëna Zaevi të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike, dhe më pas të shkohet në zgjedhje.
“Ne shpresojmë se Zaevi do të japë dorëheqje që nga e hëna dhe se do të hyjmë në proces të formimit të asaj qeverise teknike, në pajtueshmëri me Ligjin – 100 ditë para zgjedhjeve dhe për 100 ditë të shkojmë në zgjedhje.
Data më e pranueshme është 100 ditë pas ditës së hënë. Domethënë, kjo është menjëherë në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutën”, deklaroi në emisionin “10Minuta” Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj sipas kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj ka punuar kundër interesave të Kosovës.
Deklaratën Haradinaj e bëri gjatë intervistës dhënë për Artur Zhejin, për emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora.
Ramush Haradinaj: Rezistoi Ditmiri (Ditmir Bushati, ish- Ministri i Jashtëm) të them të drejtën, nuk i di motivet e tij meqenëse ai rezistoi në një detyrë e cila ishte pengesë pastaj ndodhën edhe lëvizjet edhe largimet pastaj të Ditmirit deri në mbërritjen e një kosovari të ri. Mund të jetë një djalë shumë i mirë.
Artur Zheji: Ai thotë se çfarë thotë shefi.
Ramush Haradinaj: Por unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera.
Neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i Jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Por kam dëgjuar prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte.
Cakaj është tërhequr, ndoshta ka shtatë ose tetë muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje.
Qendra Kulturore për Inovacione dhe kreativitet në Tetovë e cila u hap në fund të muajit shtator, vazhdon me aktivitetet e saja duke sjellur inovacione dhe shpikje mjaft interesante, por njëkohëissht edhe që ua lehtësojnë punën përdorruesve të ndryshëm të tyre.
Në këtë qendër, sot është prezantuar edhe një furrë për pjekjen e gështenjave mjaft interesante. E veçanta e saj është njëkohësisht mund të piqen 25 kilogram gështenja për rreth 40 minuta.
Furra inovative për pjekjen e gështenjave, prej sot është në shitje dhe qytetarët e interesuar mund ta porosisin ndërsa garancion ka 5 vjet.
Furra për pjekjen e gështenjave, vjen pikërisht në sezonin e tyre sepse Tetova së bashku me rrethinë është e njohur për kultivimin e gështenjave prandaj ky inovacion është shumë i mirëseardhur pë rata që e ushtrojnë këtë veprimtari.
Dëshirën e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.
“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.
Marrëveshja mes VV’së dhe LDK’së nuk mund të arrihet nëse ka kushtëzime nga ana e VV’së.
“Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam nda për veti derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’”, është shprehur Mustafa.
E pse LDK doli e dyta në këto zgjedhje dhe jo e para, Mustafa tha se është lënë anash diaspora.
“Arsyeja themelore pse kemi dalë në vend të dytë është se nuk e kemi pasë diasporën”, ka shtuar Mustafa.
Lëvizja BESA, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të saj Bilall Kasami si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë Qendrore, sot ishte pjesë e një sesioni konsultativ të organizuar nga insituti amerikan IRI. Pjesë e këtij sesion ishte edhe eksperti i nivelit të lartë politik, Balint Porcsalmi. E gjithë kjo ishte në vazhdën e trajnimeve dhe konsultimeve të organizuara nga IRI për katër partitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja BESA edhe më tutje do të vazhdojë të trajtojë problemet e përditshme të qytetarëve, duke ofruar zgjidhjet më të mira të bazuara në eksperiencën e vendeve evropiane.
Krahas fushatës në terren me strukturat e saj, veçanërisht aksionet gati të përditshme të Forumit Rinor, në drejtim të demaskimit te dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë, Lëvizja BESA si një parti serioze opozitare është e angazhuar në shumë fusha duke ofruar zgjidhje për hallet e qytetarëve. Në këtë frymë ishte edhe aktiviteti që sot u organizua nga ana e IRI-të për të ndihmuar Lëvizja BESA që të përpilojë ofertën e saj për zgjedhjet e ardhshme.
Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do ta sjellin politikanë që premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë. Mickoski shton se përfundon durimi i opozitës dhe i fton qytetarët pa dallim përkatësie partiake ose etnike, të dalin në rrugë.
Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë. Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit. Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Prej sot i ftoj të gjithë ata që mendojnë se politikat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë të gabuara, e ftoj të na bashkohet, pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, boshnjak, serb dhe pa dallim a është pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ose LSDM-së- ka thënë kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli.
Mbrëmë (16 tetor), në ora 21.00, në udhëkryqin mes rrugëve ,,Boris Kidriç,, dhe ,,Bllagoja Toska,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, i kanë privuar nga liria personat G.R. (42) nga Reçica e Vogël dhe N.N. (19) nga fshati Rogle, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marij*uanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave në fjalë do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.
https://youtu.be/rNojgNf0a8k
Pjestarë të policisë nga SPB-Tetovë, mbrëmë (16 tetor), rreth orës 23 e 15 minuta, kanë privuar nga liria personat R.B. (35), K.A. (27), A.B. (21) dhe një 17-vjeçar të gjithë nga Tetova, në cilët paraprakisht në një objekt hotelerik në rrugën ,,Boris Kidriç,, në Tetovë, kanë sul*muar fizi*kisht 43-vjeçaren Sh.N. dhe burrin e saj 38- vjeçarin A.A. nga Bogovina e Tetovës.
Katër pjesmarësit në këtë su*lm fiz*ik, janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
https://youtu.be/iPFj99h_fWE
Dje (16 tetor), rreth orës 16 e 20 minuta, pjestarët e policisë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 47- vjeçarin B.A. nga Gostivari, i cili e ka sul*muar fizi*kisht 37-vjeçarin I.E. gjithashtu nga Gostivari.
Rasti është duke u zbardhur, kështu që do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
https://youtu.be/eGpdFgDwEHY
Dje (16 tetor), rreth orës 00 10 minuta në Stacionin policor të Tetovës, 24-vjeçari S.B. nga fshati Brodec i Tetovës, ka denoncuar se më datë 15 tetor 2019 rreth orës 23 e 30 minuta, në bulevardin e ,,Ilindenit,, në Tetovë, ka qenë i sul*muar fizik*isht nga personi N.B. nga po i njëjti fshat, me të cilin kanë pasur mosmarveshje të mëparshme.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
https://youtu.be/RoxwxGiATkw
Pardje (15 tetor), rreth orës 12 e 15 minuta, në Stacionin policor të Tetovës, 15 vjeçari nga fshati Bogovinë i shoqëruar nga gjyshi i tij 66-vjeçari I.N. nga fshati Novosellë e Bogovinës, ka denoncuar se rreth orës 09.00, në një objekt hotelerik në Tetovë ka qenë i sulm*uar fizik*isht nga një tjetër 15-vjeçar nga fshati Novosellë i cili ka qenë i shoqëruar nga tre persona tjerë të panjohur.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Pardje mbrëma (14 tetor) rreth orës 21 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 32-vjeçarin A.M. dhe 25-vjeçarin V.D. të dy nga Gostivari, për arsye se gjatë kryerjes së kontrollit në veturën ,,Opel Astra,, me targa të Gostivarit, është gjetur mari*juanë dhe tableta eks*taze.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatiten edhe parashtresa adekuate.
Dje mbrëma (15 tetor), rreth orës 00 e 50 minuta, në rrugën lokale për në fshatin Trebosh të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 36-vjeçari A.Xh. dhe 27-vjeçarin E.H. të dy nga fshati Dobrosht, për arsye se gjatë kontrollit të kryer në veturën ,,Folkcvagen polo,, me targa të Tetovës, me të cilën kanë udhëtuar personat në fjalë, është gjetur marij*uanë dhe rriz*ëll.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.
Më 14-teto,) rreth orës 13 e 30 minuta në Stacionin policor të Tetovës, 57-vjeçari N.A. nga fshati Gllogjë e Tetovës, ka denoncuar se në rrugën APJ ( JNA) në Tetovë, ka qenë i kafshuar nga një qen i pastrehë në pjesën e këmbës së majtë.
Më 14 tetor, rreth orës 13 e 30 minuta, në rrugën ,,Pançe Poposki,, në Gostivar, mjeti ngarkues ,,Pezho,, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 48-vjeçari S.B. nga fshati Balindoll i Gostivarit, ka aksidentuar këmbësorin 29-vjeçar A.M. nga fshati Zdunjë e Gostivarit.
Gjatë aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M. i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor – Gostivar.
Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.
Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.
Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira
Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave.
Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macron në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes.
“Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera”, tha Merkel.
Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha “më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.”
Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasugirtë në rezultatet e tij.
“Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo.
Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.
Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë
Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai.
Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë.
“Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend”, tha Macron.
Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë të Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.
Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermani është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën.”
Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macron. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman.
Sipas paleoantropologut të mirënjohur spanjoll, Juan Luis Arsuaga, të kuptuarit nga kemi ardhur mund të na bëjë të vlerësojmë më mirë ekzistencën tonë, sepse “jeta nuk është vetëm punë gjatë javës dhe pazare të shtunave”.
Në një intervistë me El País, Arsuaga shpjegon filozofinë e tij për të jetuar më mirë të tashmen: të kërkoni atë që është e bukur në jetë.
“Vlerësimi i bukurisë është çështje edukimi dhe ndjeshmërie,” tha ai, “Kërkoni bukurinë në jetë, sepse ka shumë bukuri rreth nesh.
Duhet gjithnjë të kërkoni diçka më shumë në atë çka ju rrethon. Dhe kjo diçka quhet kulturë: muzikë, poezi, natyrë, bukuri.
Kjo është pikërisht kjo ajo që duhet të vlerësojmë dhe të shijojmë, përndryshe kjo lloj jetese do të ishte shumë mediokre dhe e pavlerë”.
Arsuaga, i cili është edhe drejtor shkencor i Muzeut të Evolucionit Njerëzor sapo ka botuar librin Vida (Jeta), ku duke u nisur nga pyetjet e mëdha ekzistenciale, ai rindërton historinë e jetës në Tokë.
“Ne të gjithë duhet të dimë pse jemi këtu,” shpjegoi ai, “Kjo pyetje, e cila është e brendshme për qeniet njerëzore, është më e rëndësishmja që mund t’i bëjmë vetes.
Fëmijët që do të lindin në mijëvjeçarët e ardhshëm gjithashtu do ta kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetjeje”. (ElPais)
Zbulohen foto dhe video ekskluzive nga momentet e fundit të Festim Latos, 43-vjeçarit me origjinë nga Vlora, të vetëshpallur president i Republikës së Çamërisë, në momentet e fundit kur ai ishte gjallë, 4 ditë para 19 korrikut 2019 kur trupi i tij u gjet i pajetë i pre*rë copa-copa ndarë në thasë të ndryshëm në një kanal në Amsterdam të Holandës. Një emision investigues në Holandë dhe që kërkon informacione për autorët e vras*jes që ende nuk janë zbuluar, ka nxjerrë pamjet nga takimi i fundit më 15 korrik që Festim Lato ka pasur në një restorant me disa persona, për punë!
Në takim e kanë çuar shoqëruesit e tij me një Opel Vivaro të bardhë, tre burra dhe një grua. Pasi ka mbaruar takimin në restorant, Lato duket nga kamerat e sigurisë teksa del të takojë për një moment shoqëruesit e tij. Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinën e tij, MGTF135 blu të errët, me tavan pëlhure. Është e çuditshme për hetuesit, se si një njeri si Festim Lato që nuk udhëtonte kurrë pa shoqërues, t’i linte ata të iknin dhe të largohej me makinën e personit që ishte në takimin e punës. Katër ditë më vonë, trupi i pajetë i tij u gjet i prerë dhe ndarë në disa thasë, hedhur ndoshta nga ndonjë barkë në Amsterdam Rijkanaal rreth 4 km vijë e drejtë nga Abcoude, vendi ku Festim Lato bëri takimin e punës në restorant. Personi në fjalë që e shoqëron me makinën e tij private, është identifikuar nga hetuesit atje, dhe është marrë në pyetje.
“Ne folëm me atë burrë, që tha që atë mesditë kishte folur me Festimin për punë. Pastaj e kishte zbritur atë nga makina diku në Abcoude, por nuk i kujtohej se ku”, thotë hetuesja. 4 ditë para se t’i gjendej trupi i pajetë, kur është edhe momenti i fundit që ka pamje të Latos, ai mbante veshur një kostum blu, i cili nuk është gjendur në thasët me pjesët e copëtuara të trupit, dhe po ashtu mungon edhe një çantë kafe që ai kishte me çelës, dhe ora Rolex që ai mbante.
Festim Lato ishte baba i tre fëmijëve. La pas nënën, vëllain, dhe motrën binjake. Shume njerëz ishin mashtruar prej tij. Media holandeze e përshkruan kështu: “Me gojën e rrjedhshme dhe intuitën e biznesit, Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë. Kështu ai do të kishte mashtruar njerëz të ndryshëm për miliona të tëra. Shumë njerëz kishin probleme me të, si politikisht dhe financiarisht.“.
Motivi, dita kur ai është vra*rë, ende nuk është zbuluar nga hetu*esit.
Investgimi i plote i emisionit sjelle nga redaksia online e Shqiptarja.com
Verën e kaluar në ujërat tona lundruese u gjetën pjesë trupi të një burri të vr*arë.
Vikti*ma doli të kish pasur jetë shumëngjyrëshe! E premte 19 korrik, një dëshmitar sheh diçka në ujë në Amsterdam-Rijnkanaal, Nigtevecht.
Duket të jetë një pjesë e një trupi të pajetë. Shumë shpejt zbulohet identiteti: Festim Lato, 43 vjeç. Ai është vik*timë e një kri*mi. Para 25 vitesh Festim Lato vjen nga Shqipëria në Holandë. Këtu ai takon gruan e tij. Lindin 3 fëmijë. Martesa nuk zgjat. Në 2001 ata ndahen dhe Festimi përfundon në Afferden, Gelderland.
“Njerëzit këtu ndjenin gjithmonë të kishte diçka të fshehtë në atë shtëpi. Kangjellat ishin gjithmonë të mbyllura, nuk shihej asgjë“, shprehet një banor i zonës.
Në median holandeze dhe shqiptare fillojnë thashethemet.
Festim Lato pretendon të jetë Presidenti i Rajonit të Çamërisë. Një republikë jo e njohur në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai përpiqet shumë të përhapë këtë imazh sa më gjerë kudo jashtë. Gjatë mbledhjeve në shtëpinë e tij në Afferde duken flamuj dhe shfaqje ceremoniale. Pas vdekjes së tij, spekulohet shumë që mund të ketë një motiv politik. Ka edhe lajme që ai merrej me punë të dyshimta. Me gojën e rrjedhshme dhe intuitën e biznesit, Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë.
Kështu ai do të kishte mashtruar njerëz të ndryshëm për miliona të tëra.
Një viktimë e veçantë…Për të gjetur kush donte ta vriste atë, policia rikrijon momentet e fundit që njihen.
Kthehemi në ditën e hënë, 15 korrik. Atë të hënë Lato largohet nga Afferden për të shkuar në një takim në Abcoude. Pak para orës 11:00, pas një orë e gjysmë udhëtimi, ai arrin në fshatin pranë Amsterdamit, pranë A2. Atë ditë Festimi është me një makinë Opel Vivaro të bardhë, dhe jo vetëm: Ai ka me vete tre burra dhe një grua.
Pak më larg, në Hoogstraat në Abcoude, Festimi zbret. Shoqëruesit e tij largohen në drejtim të parkimit në Marktveld.
Ndërkohë, Festimi blen diçka për të ngrënë tek dyqani i perimeve. Pastaj ecën në drejtim të kafene restorant “de Erndracht”. Këtu, Lato do të kishte një takim pune. Kush ishin të pranishëm në atë takim dhe për çfarë bëhet fjalë ende nuk është e qartë.
Në restorant, Festim bën një foto, selfie dhe e poston në rrjetet sociale. Në atë moment gjithçka duket në rregull.
Pas një ore, rreth orës 12:00 në drekë, ai del jashtë. Duket i gëzuar për diçka. Kjo duket edhe nga mënyra se si ai ecën.
Tani ai po shkon tek 4 njerëzit me të cilët është në Abcoude.
Në cepin e Hoogstraat me Marktveld ai flet pak kohë me ta dhe pastaj kthehet për në kafen “Eendracht”.
Burri me të cilin sapo kishte takim brenda, po e pret. Ora është gati 12:15 kur Festimi ecën bashkë me të në makinën e tij sportive që është parkuar në Molenweng. Të dy nisen në Hulksburg në drejtim të A2.
Ky është itinerari i fundit që dimë nga Festim Lato. Katër ditë më vonë gjenden pjesët e trupit të tij të pajetë në Nigtevecht. Festim Lato është vrarë në moshën 43-vjeçare.
Veç thashethemeve, kjo vde*kje ka edhe pasoja njerëzore.
Hetuesja: Ai ishte shumë i lidhur me familjen. Ata tani janë tejet të trishtuar. Ai la pas nënën me të cilën fliste çdo ditë, motrën binjale dhe 3 fëmijë. Ata dhe ne duam të dimë pse dhe kush e vrau
Gazetarja: Kjo ende nuk duket e thjeshtë?
Hetuesja: Siç e pamë, shumë njerëz kishin probleme me të, si politikisht dhe financiarisht. Kjo shkakton që hetimi të jetë kompleks me interesim për një grup të madh njerëzish. Pas programit, shpresojmë të dimë më shumë për vdekjen e tij. Momenti i fundit i njohur është kur ai më 15 korrik hipën në makinën e një burri tjetër. Kjo ishte shumë e pazakontë. Festimi asnjëherë nuk shkonte vetëm diku. Ne folëm me atë burrë, që tha që atë mesditë kishte folur me Festimin për punë. Pastaj e kishte zbritur atë nga makina diku në Abcoude, por nuk i kujtohej se ku. Sigurisht kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që ta dimë. Ata ikën nga Abcoude me një MGTF135 blu të errët, me tavan pëlhure. Si makinë e rrallë që është shpresojmë që njerëzit ta kujtojnë. Ndoshta ka njerëz që e kanë parë Festim Laton të hënën, më 15 korrik pas orës 12:15. Pra kur ai zbriti nga MG-ja, diku në Abcoude.
Gazetarja: Sidoqoftë, ka rëndësi koha, e hëna 15 korrik , e premte 19 korrik, kur u gjet trupi i tij? Hetuesja: Po, kështu mund të qartësojmë kohën rreth vdekjes së tij. Ne duam të kontaktojmë njerëz që e kanë parë diku. Ose të njohur të tij me të cilët mund të ketë pasur takim, ose kanë komunikuar në telefon me të. Duam të dimë edhe nëse ai ka pasur ndonjë takim ku nuk është shfaqur. Gazetarja: Duhet të flasim edhe për detaje të tmerrshme. Dikush ka prerë trupin e tij të pajetë në copa. Hetuesja: Po edhe kjo ishte një gjetje e tmerrshme. Trupi ishte ndarë në thasë, gjetur në vende të ndryshme në Amsterdam Rijkanaal. Pjesa më e madhe e thasëve ishin pranë njëri-tjetrit, pranë Nigtevecht, Utrecht. Rreth 4 km vijë e drejtë nga Abcoude.
Gazetarja: Dihet sa kohë kanë qenë në ujë thasët?
Hetuesja: Jo, fatkeqësisht kjo nuk gjendet. Ne sigurisht duam ta dimë këtë. Amsterdam-Rijnkanaal është rrugë e ngarkuar lundrimi. Ne verë ka edhe më shumë qarkullim. Shpresojmë që dikujt t’i kujtohet t’i ketë parë thasët në kanal. Peshkatarët, njerëz që shëtisin ose dalin me qentë, mund t’i kenë parë ato.
Gazetarja: Ju doni të zbuloni edhe vendvrasjen e Festim Latos.
Hetuesja: Po thasët me trupin e tij duket të jenë hedhur në ujë pranë Nigtevecht. Ndoshta dikush i ka parë, por nuk ka kuptuar Ndoshta dikush i ka parë, por nuk ka kuptuar çfarë. Mundet të ketë rënë diçka në sy nga 1 nga portet pranë. Mundet që trupi i pajetë i Festimit të jetë hedhur në ujë edhe nga një barkë. Kërkojmë këdo që mund të ketë parë gjë, lidhur me vendkrimin ose transportin e trupit.
Gazetarja: Pamë viktimën në pamjet e fundit që dihen. Ju ende kërkoni rrobat e tij?
Hetuesja: Po, rrobat e asaj dite janë zhdukur , nuk ishin në thasë. Ai kishte veshur një kostum blu të errët, këmishë të bardhë, këpucë kafe dhe kravatë. Ende çanta e tij bojë kafe me çelës dhe Rolex-i i tij nuk janë gjetur ende. Ndoshta dikush ka dashur të shesë çantën ose Rolex-in ose dikush tjetër i ka gjetur ato.
Këtë të diel, Albin Kurti do të festojë në Tiranë, fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet e 6 tetorit. Përmes një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje! fton të gjithë që t’i bashkohen kësaj festë.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.
Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.”,- njofton Vetëvendosje!/K.C/dritare.net
Është paradite e 15 Tetorit dhe në zyrat e Vetëvendosjes në Tiranë, në rrugën e Barrikadave, na e hap derën një vajzë e re. Ajo është Megi Mustafaraj, 24 vjeç nga Skrapari. Gazeta Mapo shkoi në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për të mësuar sa interes kanë shqiptarët këtej kufirit për këtë lëvizje pas fitores së zgjedhjeve në Kosovë më 6 Tetor.
“Sot është qetësi sepse mbrëmë ne aktivistët e lëvizjes në Tiranë kishim një takim deri vonë. Po në zyrat tona çdo ditë vijnë të rinj që kërkojnë të anëtarësohen në lëvizje dhe ky trend është më i madh pas fitores në Kosovë”– na thotë Megi.
Këtë gjë e konfirmojmë dhe nga fotot e hedhura në faqen e tyre në ‘Facebook’, ku shihen kryesisht të rinj që janë bërë pjesë e VV-së këto ditë. Sipas Mustafarajt deri më tani numërohen rreth 200 aktivistë nga Shqipëria.
Takimi i të martës në mbrëmje ka pasur si qëllim organizimin e një feste fitoreje në Tiranë vetëm 2 javë pasi fitorja u shënua në Prishtinë dhe kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.
Festa e fitores në Tiranë do të mbahet të dielën më datë 20 Tetor në sheshin para kinema Milenium. “I pranishëm do të jetë dhe kryetari i saj Albin Kurti”, na pohon drejtori ekzekutiv i Vetëvendsojes në Tiranë, Bojken Abazi. Pra kryeministri i ri i Kosovës që është zgjedhur duke mbajtur në fushatë vetëm simbolet shqiptare, flamurin Kuq e zi dhe jo atë të Kosovës, do të festojë fitoren edhe në Shqipëri.
Siç mësoi Mapo, Kurti do të vijë në Tiranë me një agjendë të kufizuar vetëm në takimin e aktivistëve të lëvizjes së tij në Shqipëri dhe nuk ka parashikuar asnjë takim zyrtar. Theksojmë se që nga fitorja e tij në Kosovë ai nuk është takuar me asnjë politikan të lartë shqiptar.
Festa e fitores do të kufizohet me aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Tiranës.
Duket se ambiciet politike të VV-së në Shqipëri janë jo fortë të qarta për momentin. Kjo lëvizje është regjistruar si OJF, dhe nuk ka hëpërhë plane për t’u regjistruar si parti politike dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet më të afërta.
Zyrat e tyre përbëhen nga 3 dhoma apartamenti, njëra funksionon si sallë mbledhjesh, po nuk mund të rrinë më shumë se 20 veta në këmbë.
“Takimet me Albinin i bëjmë në ambjente të tjera, ndonjë bar-kafe, dhe mblidhemi rreth 100 veta”, na thotë Megi.
Si lindi VV-ja në Tiranë, nga cilat shtresa vijnë aktivistët e saj dhe a do të kthehet ajo në një parti politike së shpejti, në gazetën Mapo Print nesër do të jetë intervista me drejtorin e zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi.
Të punosh në një televizion, nuk është e thjeshtë. Ndoshta ndërsa shikoni nga ekrani, gjithçka ju duket fushë me lule, por përgjegjësia dhe puna është e madhe.
Sot, më shumë se kurrë, të rinjtë duan të jenë pjesë e ekranit. Për të gjithë ata që aspirojnë një gjë të tillë, moderatorja Dojna Mema, ka tre këshilla.
Përmes një postimi në Instastory, ajo shkruan: “ 1.Bejë, për sa kohë të lumturon. 2.Mos rri në punë pasi mbaron. 3.Kujto gjithmonë se jeta jote nuk fillon dhe mbaron në ekran”.
Këto mesazhe apo këshilla të Dojnës, vijnë për shkak të eksperiencës së saj në ekran. Dhe është e sigurt se çdokush që del në ekran, këshillat do t’i kishte të ndryshme./E.B-dritare.net
Grida Duma ka prezantuar sot librin e saj “Koha për Politikë”. Gjatë prezantimit ajo është shprehur se “politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë”.
Sipas saj duhen disa hapa për të përmirësuar klimën poltike. Ajo ka propozuar Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Grida ka folur dhe për sistëmin politik, ku tha se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.
Pjesë nga fjala e saj në promovimin e librit:
Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz.
Idetë nuk janë tonat, dhe më 2013 pavarësisht se fitoi një forcë e majtë, unë besoja fortë të shfletoja idetë, sepse ato lënë një lloj gjurme. Një qeverisje e majtë, që në sipërfaqe duket sikur ka tentuar të aplikojë teza të djathta, PPP, koncesione, etj, që në fakt kanë dështuar, kanë dështuar në mirëqenien e shqiptarëve.
Komunikimi shqiptar më shumë flet më nënkuptime dhe keqkuptime, sesa me fjalën e drejtë. Kjo do të thotë se jemi në një fatalitet të vogël historik. Nuk ndërtuam kurrë kontratën e nevojave, që njerëzve ju duhet. Nuk është kontrata mes njerëzve që përfitojnë, por mes përfituesve. Nuk kemi më luksin të humbim eksperiencën. Nuk mundet që Parlamenti ynë të mos përfaqësojë më eksperiencën, nuk mund të gjykojë vetëm me votën e të vjedhurve. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura./E.B-dritare.net
Reperi i njohur, Getoar Selimi, po vjen me një këngë të re që do të jetë bashkëpunim! Një varg postimesh të Blunt dhe Real konfirmojnë bashkëpunimin e shumëpritur.
Ndërkohë burime për Prive.al pranë artistëve kanë bërë të ditur se kënga është gati madje është xhiruar edhe videoklipi.
“Xhirimet e fundit kanë përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë, nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të publikohet ky projekt”, kanë thënë burimet pranë portalit.