Ballina Aktualitet LDK e Vetëvendosje takohen nesër, këta janë pjesëmarrësit

LDK e Vetëvendosje takohen nesër, këta janë pjesëmarrësit

Negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK’së do të vazhdojnë nesër për të negociuar krijimin e Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, nesër do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Së fundmi këto subjekte kanë goditur njëra – tjetrën me deklarata publike, megjithatë ato synojnë që Qeverinë ta bëjnë bashkë.

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultatit preliminar ka fituar 25,49 për qind të votave, ndërsa LDK’ja 24,82 për qind.

Ndërkaq VV’ja ka fituar më shumë se 50 për qind të votave që kanë ardhur me postë. /Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews