Ballina Aktualitet Kultura Kadare fiton “Nobelin Amerikan”, i akordohet çmimi Neustadt në letërsi

Kadare fiton “Nobelin Amerikan”, i akordohet çmimi Neustadt në letërsi

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me çmimin ndërkombëtar Neustadt në letërsi, i cili i akordohet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Njoftimi për dhënien e çmimit Neustadt në Letërsi për Kadarenë u bë gjatë një pritje në Universitetin e Oklahoma, ku Kadare është laureati i 26-të që i akordohet një nderim i tillë.

Finalistët për këtë çmim ishin:Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

“Neustadt “është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga pak çmimet ndërkombëtare për të cilat poetë, romancierë dhe dramaturgë kanë po aq të drejtë.

Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje në argjend dhe një çertifikatë.

Ky çmim është përshkruar ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews