Ballina Blog Faqe 510

Britanikët i përgjigjen ftohtë Vuçiqit pasi u kërkoi llogari për fotografinë në selinë e Vetëvendsojes

Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili kishte kërkuar sot llogari nga ambasadori britanik, Nicholas Abott, rreth fotografisë në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në prapavijë shihej flamuri kuq e zi.

Nga kjo ambasadë thonë se mënyra e organizimit të zyrës është çështje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e ambasadës është që të bashkëpunojë më faktorët kryesorë politik në Kosovë.

“Një fotografi e publikuar së voni e ambasadorit në takim me njërin nga udhëheqësit politik të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e rajonit. Është detyrë e ambasadës që të bashkëpunojë me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë që të zgjedhin se si do t’i organizojnë zyrat e tyre”, thuhet në një reagim në twitter të kësaj ambasade, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë ky reagim i Ambasadës Britanike në Prishtinë ndaj Vuçiqit është larguar nga faqja zyrtare në tiwtter disa minuta pas publikimit, megjithatë Express ka ruajtur një “screen shot” të reagimit.

Vuçiq në llogarinë e tij në twitter e kishte pyetur ambasadorin Abott se në zgjedhjet e cilit shtet kishte fituar Albin Kurti.

Kreu i Serbisë kishte thënë se do t’i shtronte pyetjet derisa të merr përgjigje nga Ambasadori.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, kishte shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter./GazetaExpress/

Lehtësohen procedurat për punësim në Gjermani të personave që vijnë nga shtetet jashtë BE-së

Gjermania do ta lehtësojë punësimin e fuqisë së kualifikuar të punës nga vendet që nuk janë nga BE-ja. Ligji do të zbatohet nga viti 2020.

Kushte për punësim në Gjermani

“Punësimi i deritanishëm u ofronte prioritet punëtorëve vendor që janë pjesë e BE-së, kurse me ligjin e ri, renditja do të bëhet pas kualifikimeve të poseduara, pa marrë parasysh nga cili shtet vjen punëtori”

“Ligji i ri parashikon që qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së kurse kanë kualifikimet e nevojshme për në Gjermani të marrin leje- qëndrim prej gjashtë muajve që të gjejnë punë në mënyrë të pavarur, por me kusht që të mbijetojnë me të ardhurat e tyre personale”.

Kjo sipas Lidhjes së Odave Ekonomike do të thotë largim më i madh i fuqisë punëtore nga vendi sepse shteti edhe më tej pret të zgjidh problemet kyçe, siç është korrupsioni dhe jeta normale shoqërore, shkruan Alsat.

“Tani hapen dy çështja që janë kyçe, nëse kjo rrugë më e lehtë për qasje në tregun e punës në Gjermani, me këto masa mund të kemi fluks të kuadrit të mbetur. Çështja e dytë është që të mos lejojmë kompanitë me kuadrin profesional të shpërngulen në vendet tjera”-tha Gabriela Kulebanova- nënkryetare e LSK-së.

Derisa Odat druajnë për largim të kuadrit profesional, Qeveria konsideron se për tre vite është bërë mjaftueshëm për mbajtjen e qytetarëve në vend.

Mendoj që si Qeveria treguam se me të vërtetë kujdesemi që qytetarët të kenë jetë më cilësore në vendin tonë, e rritëm pagën minimale, pagën mesatare, e mbështesim biznesin që të mund të kujdeset për të punësuarit dhe të jetë në kondicion të mirë që të mund t’i shërbej të punësuarve dhe të çoj në realizimin e synimeve tona gjegjësisht të kemi stabilitet ekonomik në vend”-pohoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas analizave të fundit të ambasadës gjermane, vitin e kaluar çdo ditë 80 deri 100 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar vizë pune për në Gjermani. Aktualisht atje jetojnë mbi 100 mijë shtetas të vendit.

Shkup: Partitë në fushatë pa u shpallur zgjedhjet

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut në forma të ndryshme kanë nisur takimet me elektoratin edhe pse vendi nuk ndodhet në fushatë zgjedhore, madje ende nuk ka asnjë marrëveshje për mbajtjen e tyre.

Por, pavarësisht kësaj, partitë tashmë kanë caktuar edhe motot e fushatave me çka lënë për të kuptuar se po përgatiten për zgjedhje të reja, edhe pse deri në mbajtjen e tyre ka edhe një vit kohë.

“Kemi premtuar shtet juridik, sundimin e ligjit, drejtësi të njëjtë për të gjithë. Kemi arritur të lirojmë shtetin e robëruar… Gjatë këtyre viteve të qeverisjes tonë nga një vend i izoluar kemi arritur që Maqedoninë e Veriut ta anëtarësojmë në NATO, jemi në fund të këtij procesi ndërsa kemi përmbushur të gjitha kriteret tjera për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në”.

“Në planin ekonomik si asnjëherë më parë ka ndryshime të mëdha si në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë e hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pensioneve si dhe të pagës minimale”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, në një tribunë të partisë së tij LSDM me moton “Në Rrugë të Drejtë”

Ai ka thënë se fushata e nisur nuk nënkupton përgatitje për zgjedhje pasi ato sipas kreut të qeverisë do të mbahen 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta në dhjetor të vitit 2020. Zaev ka thënë se “qeveria duhet që të shijojë përfitimet e arritura, në sferën e integrimeve euroatlantike, anëtarësimin në NATO dhe datën e bisedimeve me BE-në”.

Edhe opozita ka nisur takimet me elektoratin, por thotë se ato janë vazhdimësi e takimeve të rregullta me qytetarët. Me moton “Rimëkëmbja për Maqedoninë” VMRO DPMNE-ja ka për qëllim të njoftojë elektoratin me siç thuhet “dështimet e qeverisë aktuale, shkatërrimin e ekonomisë, dështimin në miratimin e ligjeve reformuese, gjyqësorin e partizuar, nepotizmin dhe devijime tjera”.

“Ne si parti popullore bëjmë përpjekje që gjithë kohën të jemi në kontakte me qytetarët, të dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat e tyre që më pas ti përfshijmë në programin partiak. Pjesë e kësaj politike janë edhe takimet që kemi nisur me moton “Për Rimëkëmbjen e Maqedonisë”. Do të kemi edhe aktivitete tjera ndërsa besojmë se më pas do të nis edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme. Pra, kjo nuk është fushatë po takime të rregullta me qytetarët”, ka deklaruar Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së duke përsëritur sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“VMRO DPMNE-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kërkon që ato sa më parë të mbahen, por si duket e pala tjetër frikësohet nga përballja me popullin andaj edhe refuzon kërkesën tonë. Sidoqoftë, ne do të jemi fitues të zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski.

Fushata apo takime me qytetarët kanë nisur edhe disa nga partitë politike shqiptare. Alternativa që është pjesë e qeverisë me moton “Vatra jonë-Alternativa jonë”, ka nisur siç thuhet fushatën për parandalimin e largimit të të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

“Përkundër problemeve jo të mbyllura politike, në kuptim të marrëdhënieve ndëretnike, por edhe korrupsionit të lartë, si edhe mungesës së shtetit ligjor, problemi më i madh i Maqedonisë së Veriut e, rrjedhimisht, edhe i shqiptarëve këtu, është shpërngulja masovike e të rinjve dhe zbrazja e vendbanimeve”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim tubimet me elektoratin i ka përqendruar në konsolidimin e radhëve, zgjedhjen e organeve të reja drejtuese nëpër degë. Takime të këtilla ndërkohë që ende nuk ka nisur opozita shqiptare./rel

Milaim Zeka thotë se helmimi nuk u bë nga Serbia, por nga ata që duan ta ndalin Albin Kurtin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se rasti i helmimit të komisionerëve është një kurdisje në mënyrë që të ndalet Kurti.

“Sipas raportit mjekësor dhe mjekëve thonë që nuk ka ndodh helmimi nga zarfet. Kjo duhet të jetë ndonjë kurdisje vetëm mos me ardhë në fuqi Albin Kurti”, është shprehur Zeka.

Tutje, Zeka tregon se paraprakisht kishte paralajmëruar se mund të bëhet ndonjë kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet.

“Unë i kam njoftuar bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në ditën kur ka dalë lajmi, iu ka thënë se është duke u përgatitur një kurth kundër partisë që i fitoi zgjedhjet. Largimi i këtyre komisionerëve për mua nënkupton ndryshimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, ka thënë Zeka në T7.

LSDM-Tetovë reagon për iniciativën e BESËS për riemërim të shkollave

LSDM dega Tetovë, në një deklaratë për publikun, ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Lëvizjes BESA dhe këshilltares Hatie Etemi, në të cilën theksohet se do të kërkojnë riemërimin e 4 shkollave të mesme në Tetovë.

-Nga nesër, lëvizja BESA duhet të fillojë të merret me çështje thelbësore si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, dhe jo me servisimin e statistikave dhe informacioneve shoqërore të rrejshme, të “fryj” ide nacionaliste dhe fashiste, me qëllimin për të ngritur rejtingun e ulët të partisë në skenën politike.
Në kohën e globalizimit të plotë dhe përparimit në nivel botëror ku padyshim bën pjesë edhe vendi ynë, Lëvizja BESA merret me çështje që janë tërësisht të vjetëruara, duke përdorur ndjenjat dhe emocionet e qytetarëve në një mjedis ku proklamohet NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË, Lëvizja BESA dëshiron që qytetarin maqedonas ta kthej disa dekada prapa, thuhet në deklaratë. Nga LSDM ja bëjnë me dije BESËS se ata nuk i kanë informacionet e duhura demografike.

Duke u udhëhequr nga maksima se mos dija nuk është mëkat, por refuzimi për të mësuar, le të tregojmë disa fakte dhe statistika nga Komuna e Tetovës. Është turp i madh për zonjën Etemi si këshilltare në Komunën e Tetovës që të mos i njohë këto numra. Është e vërtetë që popullsia shqiptare në Tetovë është dominuese, por numrat thonë ndryshe.

Nuk janë më shumë se 80% siç paraqet znj. Etemi, por 54.6%. Maqedonasit me 35.1%, Romët 4.5%, Turqit 3.6%, Serbët 1.1%, Boshnjakët dhe të tjerët nën 1%. Këto janë të dhëna nga regjistrimi i vitit 2002, dhe pse regjistrimi i vitit 2011 u ndërpre, arsyet duhet ti kërkoni diku tjetër, kështu që ne jemi të hendikepuar të njohim gjendjen aktuale duke pasur parasysh zhvendosjen masive në 13 vitet e kaluara, thonë nga LSDM Tetovë .
LSDM-ja reagon edhe në kontekstin historik të përmbajtjes së pikëpamjeve të BESËS dhe këshilltares Etemi.

– Në lidhje me propozimet tuaja për emrat e shkollave të mesme ne do të donim të bëjmë një krahasim, dhe absurd më i madh është se këshilltarja e respektuar nuk ka arritur të marrë informacione për njërin nga krijuesit dhe aktivistët më të mëdhenj të Maqedonisë Kiril Pejçinoviq duke e quajtur komunist.
Ne nuk e dimë se nga cilat libra ka mësuar znj. Etemi, por ja një historik të shkurtër nga historia maqedonase: Kiril Pejçinoviq është i lindur në 1771 në Tearcë. Kiril Pejçinoviq e kaloi tërë jetën duke mësuar njerëzit dhe ishte një nga themeluesit e letërsisë bashkëkohore maqedonase. Vdiq 1845 në Leshkë.
Gjoce Stojçeski është lindur në 1919 në Tetovë, punoi si bibliotekist në bibliotekën lokale dhe e dha jetën e tij për çlirim nga okupimi fashist në 1944.

Diçka që ju si këshilltare duhet ta dini dhe në emër të NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË duhet të gjeni forca që së bashku me këshilltarët maqedonas dhe shqiptarë të votoni për kthimin e bustit Gjoce Stojçeski dhe Todor Ciposki – Merxhan në sheshin e Tetovës. Me jetën e tyre, Gjoce Stojçeski dhe Todor Ciposki – Merxhan e kanë “blerë” lirinë tuaj.

Mosha Pijade – piktor, gazetar, kritik arti, revolucionar dhe pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare. I lindur në 1890 në Beograd, ai vdiq në 1957. Duke dhënë kontribut të dukshëm në federatën e asaj kohe dhe indirekt për vendin tonë.
Nikolla Shtejn – Megjithëse ishte një rus gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kontribuoi shumë në shpëtimin e jetëve njerëzore, duke i përdorur njohuritë e tij të gjera në fushën e mjekësisë. Një humanist i madh dhe adhurues i sportit të bardhë. Ai u vra në afërsi të Shkollës së Mesme Mjekësore në Tetovë, duke e dhënë jetën e tij për çlirimin e këtij qyteti dhe këtij vendi.

Të gjithë këta individë, veçanërisht Kiril Pejçinoviq dhe Gjoce Stojçe, kanë dhënë një kontribut të madh për këtë vend, në veçanti për qytetin e Tetovës. Duke pasur para sysh se jemi të pakët me informacionet e juaja në lidhje me emrat që ju propozoni, informatat qytetarëve do t’ua ofrojmë ne.
Ferid Murad – i lindur në 1936 në Indiana SHBA, fëmijë i një martese të përzier, babai shqiptar nga Shqipëria dhe nëna amerikane, aktualisht jeton në Uashington në Shtetet e Bashkuara. Gjithë jetën e tij e kaloi në Shtetet e Bashkuara, ku u shkollua, punoi dhe ndërtoi karrierën e tij. Prandaj, me gjithë respektin e duhur ndaj Z. Murad, do t’ju kërkojmë të na sqaroni rëndësinë dhe veprimtarinë e Ferid Murad kryesisht për Tetovën dhe pastaj për Maqedoninë.

Gjon Buzuku – shqiptar, prift katolik i lindur në 1499 në fshatin Lare në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Thuhet se ka qenë peshkop dhe më parë murg, që merrej me…

Rexhep Voka – shkrimtar dhe aktivist i zgjimit kombëtar shqiptar, i lindur më 1847 në Shipkovicë, vdiq në 1917. Emrin e tij tashmë e mbajnë dy shkollave fillore në Shipkovicë dhe Brodec. Ne do të kërkojmë nga zonja e nderuar Etemi të na shpjegojë kontributin e Rexhep Vokës në kohën e tij në Tetovë dhe Maqedoni.

Hasan Tahsini – astronom, matematikan, filozof dhe imam në Ambasadën Osmane në Paris ku edhe u shkollua. I lindur në vitin 1811 në Kostandinopojë, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, ai vdiq në vitin 1881 në Stamboll. Emrin Hasan Tahsini e mbajnë dy shkolla fillore në fshatin Sedllarevë dhe fshatin Gurgurnicë. Prandaj na intereson kontributi i tij për Tetovën dhe Maqedonin.

Qytetarëve të Tetovës ju intereson ta shpjegoni motivin tuaj dhe të Lëvizjes BESA, pse i propozoni pikërisht këta emra, të cilët, po e përsërisim, nuk kanë asnjë rëndësi absolute për qytetin e Tetovës dhe Maqedoninë.

Si këshilltare në komunën e Tetovës, duhet të shqetësoheni për problemet e shumta dhe thelbësore nëpër shkolla me të cilat duhet të merreni, dhe jo me ide nacional-populiste. Organizata komunale e LSDM-së nga Tetova i pranon të gjitha idetë e juaja konstruktive dhe reale që kanë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës dhe të Maqedonisë. Prandaj do të kërkonim nga Lëvizja BESA dhe Znj. Etemi të na shpjegojnë kontributin dhe punën e këtyre katër individëve në shoqërinë tonë, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Negociatat/S’ka marrëveshje pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ,Hahn: U kërkoj falje qytetarëve

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të arrijnë dakordsimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Pas përfundimit të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhjen e ministrave është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut.

“Vlerësuam që ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk është e duhur. E vetmja gjë që mundëm të arrijmë është që KE do të kthehet mbi këtë çështje. Besojmë që KE do marrë vendim pozitiv për çështjen e integrimit për të dy vendet”, tha ministrja finlandeze.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim në largim i BE, Johanes Hahn, ka thënë se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera. Po ashtu, ai ka kërkuar falje ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut që ministrat nuk mund të merrnin një vendim në mbledhjen e sotme.

“I kërkoj falje qytetarëve të dy vendeve që nuk arritëm të binim dakord. Procesi është I bazuar në merita dhe këto dy vende i kanë realizuar kërkesat. Unë kam bërë maksimumin tim, por kam besim se do të kemi sukses në fund. 25 shtete janë në favor të hapjes së negociatave. Nuk kam asnjë indikacion që Macron do të ndryshojë qëndrim. Na duhet një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve. Duhet të nisin përgatitjet për hapjen e bisedimeve për kapitujt e parë që janë ato të sundimit të ligjit”, tha Hahn./ Opinion.al E.Xh.

Bebe Rexha bashkëpunim me yllin e muzikës? (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në një moment mjaft të mirë të karrierës së saj.

Kohët e fundit ajo ka kënduar kolonën zanore të filmit “Maleficent:Mistress of Evil” , ‘You Can’t Stop The Girl’ ndërkohë që ka marrë një propozim që e ka e emocionuar pa masë.

Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet këngëtarja e famshme e muzikës kantri Dolly Parton e cila thotë:

“Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja, dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë,”-përfundon këngëtarja.

Shumë e emocionuar Bebe ka shkruar krahas videos: “Po vdes! Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni pak. Nuk e besoj që ajo më ka ndërguar diçka të tillë. Ndoshta një bashkëpunim?,”-ka thënë këngëtarja shqiptare.

Mesa duket një bashkëpunim shumë interesant muzikor pritet të vijë së shpejti./Opinion.al/

Shuhet modelja shqiptare dhe i dashuri i saj, detajet e aksidentit

Perfundon tra*gjiksht perralla e bukur e dashurise mes modeles shqiptare dhe fotografit te njohur. Çifti humbi jeten ne nje aksident te rende, pasditen e së dielës, në Collatino, nga perp*lasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.

Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht vd*iq menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, vd*iq pak pasi u transportua drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.

https://youtu.be/Y_rqTsRmIQs

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian. Se bashku me Stellen ata kishin nje studio fotografie “Wallnut”.

Ne cdo hap me Chrisin, qe gjithcka te ishte perfekte ishte Stella. Vajza e bukur shqiptare, por e biresuar ne nje familje romane. Ajo e kishte lënë mënjanë karrierën e saj të modelimit për të studiuar Arkitekturën dhe, ne fund punonte bashke me Chris. «Falë studimeve të saj – kujton Alice, një tjetër shoqe dhe bashkëpunëtore e çiftit – ajo e mbështeti Christian”.

Sytë e mëdhenj blu, flokë të gjatë, Vasilika nuk ishte vetëm e bukur. “Një vajzë e ëmbël dhe e dashur, e ndritshme ashtu si një yll”, shton Alice.

Jep dorëheqje zv/ministri i Shëndetësisë, Asim Musa (VIDEO)

Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Musa në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se është manipuluar me videon në fjalë.

“Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë vetëm kam njoftuar pacientin se ndërhyrja për shtetasit e huaj pa sigurim shëndetësorë në Maqedoni është private dhe e kam njoftuar për koston e mundshme”-tha mes tjerash Musa.

Ai mes tjerash tha se video për të paraqet propagandë politike, dhe se ai do të vazhdon punën e tij profesionale, mirëpo përfundimisht do të dorë hiqet nga posti i zv/ministrit me qëllim që rasti të qartësohet.

“Në cilësinë e zv/ministrit të Shëndetësisë për një periudhë gati një vjet e gjysmë kisha nderin që të ju shërbej qytetarëve. Ju njoftoj që kam vendosur të tërhiqem”- pohoi Musa.

Asim Musa, me profesion është mjek urolog.

Ai në videon e publikuar pretendohet se kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë.

https://youtu.be/iPFj99h_fWE

Sot, Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Ditë vendimtare për negociatat, BE vendos sot për fatin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministrat e Jashtëm të BE vendosin sot për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Aspiratat e të vendeve i errëson mundësia e vetos franceze. Diskutimi në Luksemburg mund të mos jetë shumë i gjatë. Vëmendja do të jetë e përqendruar tek Franca, e cila mendon se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, ndërsa vetë Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

DW sjell mendimet e një eksperti gjerman I cili shpjegon përse perspektiva e anëtarësimit, është e nevojshme për të dy vendet. Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës. “Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë…

Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, theksoi Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.Megjithatë eksperti nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave. “Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE.” Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave.

Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit, thotë Janning. Hezituese, megjithatë veç Francës, është edhe Holanda, e cila sheh shumë probleme sidomos me Shqipërinë. Këtë e pohoi dhe vetë kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim të fundit me kancelaren Merkel në Berlin. Danimarka po ashtu është skeptike. Në bisedimet në Luksemburg Gjermania përfaqësohet nga ministri i shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i cili është një përkrahës i bindur i çeljes së negociatave. Por nuk dihet sesa do t`i dëgjojnë vendet skeptike thirrjet e tij për të dërguar mesazhe inkurajuese pozitive në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Fotot e rralla/ Si dukeshin shqiptarët dhe Shqipëria 100 vjet më parë

Fotot e mëposhtme tregojnë realitetin në Shqipëri 100 vjet më parë.

Ato janë shkrepur nga Severin Worm-Petersen gjatë vitit 1920 dhe tregojnë një copës nga Shqipëria dhe shqiptarët e asaj periudhe.

Një mijë euro për prostatën, 100 për synetllik; ja çmimet e zv.ministrit të Shëndetësisë

Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv. Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Investigimi i Fiks Fare që zgjati tre muaj zbuloi pazaret që bën zv. ministri brenda ambienteve të spitalit. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe.

Fiks Fare udhëtoi drejt Strugës pas denon*cimeve të shumta se zv. Ministri i Shëndetësisë kryente operacione kundrejt ryshfetit.

Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit shkëmbyen mesazhe për të lënë orarin dhe vendin e takimit, pasi zyrtari gjatë javës qëndronte në kabinetin qeveritar në Shkup.

Fiksi arriti të takohet me zv. ministrin , i cili pohon se duhen bërë analizat për të parë nëse pacienti kishte nevojë për ndërhyrje. Në biseda ai tregon se operacionin do ta kryente në spital dhe se kushtonte 1000 euro, dhe ky çmim jepej nga zv. ministri.

Nëse pacienti do të ishte shfaqur në rrethana të tjera do të duhej të paguante më shumë për këtë operacion diku tek 1100-1200 euro. Por Zv. Ministri i siguroi bashkëpunëtorët e Fiksit se do ua hiqte barrën prej 150 eurosh që kushtonin analizat , duke ia faturuar gjithçka brenda paketës prej 1000 euro dhe këtë do e bënte duke shkruar se pacienti edhe analizat i kishte kryer në po të njëjtën ditë që do të kryente edhe operacionin.

Madje sipas tij analizat duhet të kryheshin po aty, pasi ishin më të sakta se në Shqipëri. Zv. ministri pohon në bisedë e sipër se ai mundëson edhe ndërhyrje synetlliku kundrejt pagesës prej 100 euro. Edhe pse takimi midis palëve ishte pak i vonuar në kohë zv. ministri e arsyeton se kjo ka ndodhur për shkak të angazhimeve të tija në kabinetin qeveritar. Në përfundim të bisedës bashkëpunëtorët iu drejtuan zv. ministrit nëse mund ta kryenin pagesën që në atë moment për paketën me “skonto” që ai u kishte paraqitur në total 1000 euro, por Z.Musa u kërkoi që pagesa të kryhej ditën e ndërhyrjes.

Pyetjes së bashkëpunëtorëve të Fiksit se a duhet të linin kapar për atë çka kishin rënë dakord zv. Ministri i Shëndetësisë u thotë se mjafton një 50 eurosh për qef, por që këto pare nuk përfshiheshin në çmimin e operacionit. ”Le ta quajmë një kafe nëse keni qef, pastaj për të tjerat do flasim” shprehet ai.

Fiksi – Doktor si je si ke kaluar?

Zv. Ministri – Mirë, ju?

Fiksi – tani hall me qenë i mirë, hall me qenë i keq. Po qe i mirë të bin në qafë kështu si puna ime

Fiksi 2 – Unë kam edhe një problem se kam kaluar luçemi acute.

Zv. Ministri – Para sa kohësh?

Fiksi 2 – Akoma kontrollohem

Zv. Ministri – Do kontrollohesh …

Fiksi 2 – Tërë jetën

Zv. Ministri – Po pra tërë jetën

Fiksi 2 – kështu më than mua, ju thashë kështu do të rri tërë jetën?

Zv. Ministri –Në sa kohësh kontrollohesh në tre muaj, gjashtë muaj?

Fiksi 2 – Bravo gjashtë muajsh.

Zv. Ministri – sa ke?

Fiksi 2 – Kam shtat vjet.

Zv. Ministri – Shtat vjet

Fiksi 2– tani problem është se jeni lidhur bashkë, por unë dua që ti bëj,m kam bërë shumë gjëra atje. Në Shqipëri kam bërë një provë për ujë. Sa ujë mbante fshikëza. Pra bëri eko, piva ujë, shkova në banjë dhe mbas asaj vajta prapë. Nuk e di si e quani ju, nuk e di se nuk jam mjek.

Zv. Ministri –Urino cituale. Sa ishte?

Fiksi 2– Është gjoja e zmadhuar.

Zv. Ministri – Jo sa ishte urino cituale?

Fiksi 2– të them të drejtën i kam letrat atje.Të vendosim paraprakisht ndonjë … Kur të vijmë, kur të jesh ti më i lirë

Zv. Ministri – Jo, jo do ti bojmë këtu ne, po thashë mos i ke bërë gati e sot ke ardhur për operacion këtu. Atëherë do të vij të mërkurën.

Fiksi 2– Po

Zv. Ministri – Dhe ti bëni këtu.

Fiksi 2 – Do i bëj këtu

Zv. Ministri – Po, janë më të sigurta

Fiksi – Bëhen analizat paradite besoi dhe pastaj operacioni kur vendoset?

Zv. Ministri – Për operacionin vendosim të mërkurën ne, në qoftëse na del se duhet bërë. Flasim të mërkurën për të mërkurën tjetër pastaj.

Fiksi – Dua ta keshë në dorë ti?

Zv. Ministri – Po, po mos ki problem

Fiksi 2– Urostratin e përdorë çdo ditë.

Fiksi – Problemi është, dua me ditë sa është analiza, sa është operacioni. Në darkë ti likujdojmë tani, në dalë nesër, pasnesër kur të duash ti.

Zv. Ministri –Nuk është temë diskutimi ajo tani.Të kryejmë pjesën mjekësore e të them është për operacion , duhet bërë. Do bëhet në këtë mënyrë, këtu kshu, këtu ashtu e tani ti vendos jo unë e e dua këtu sa shkon kjo e atëherë të them unë. S’ka problem

Fiksi – Ai është i mbyllur si muhabet duam të parapëgatitemi për vetën tonë se s’është problem.

Zv. Ministri – Tani supozojmë se duhet bërë. Në qoftëse i bëjm analizat, ekon, citoskopin e krejtë nga e mërkura, mundet të vej 100 – 120 – 130 – 150 euro komplet. Në operacion shkon 1000 euro. Bashkë me këto shkojnë 1200 – 1100 euro. Në qoftëse i bëjm dhe vendosim për operacion që do bëhet këtu atëherë unë i fus në një pako aty është domethënë 1000 euro, duke llogaritur analizat sikur janë bërë atë ditë që hynë në sallë. Dhe këtë gjë mundet ta bëj ti fus brenda në qoftëse vendosim ta bëjmë këtu dhe jo më shumë se një javë. Mos e qojmë dosjen dhe I bëjmë sikur e keni bërë sot analizat, nesër po është pjesë e kësaj dosje

Fiksi – Dhe dua ta operosh ti?

Zv. Ministri – Po, po unë po unë flas për vete për të tjerët të shkoj e të vizitoj tjetër kush.

Fiksi –Prandaj të morëm ty

Zv. Ministri –Po, po për vete kjo është. Kam punuar atje, kam punuar tek Hygea, atje ishin 2500 – 2700 – 2200 varet nga përmasat që kemi

Fiksi – Erdhëm këtu dy herë, jo s’është këtu, jo s’është këtu jo është në ministri, jo po këtej jo po andej…

Fiksi 2 – Doktor sikur ti bëjmë në Shqipëri nja dy analiza?

Zv. Ministri – E di s’ma merr mendja se i bën ajo në Korç, këtu i bëri ajo. Nëqoftëse është për operacion i fusim aty atë ne. Nëqoftëse nuk është për operacion analizat do vënë nga 100 deri 150 euro. Çfarë analizash do bëjmë? Do bëjmë gjakun komplet, veshkat, do bëjmë gjithë gjakun për atë koagulimin që thua ti, për hollimin e gjakut dhe do bëjmë citoskopin që ta shohim si duket sa e madhe është dhe qa ka brenda.

Të gjitha këto, vetëm citoskopia me pa me sy vete diku 50 euro. Eko është 20 euro dhe gjaku komplet shokon 70 – 80 euro, vete tek 150 euro, 150 e ca po. Po është për operacion e fusim një çmim që e ka aty 300 euro aq mundësi e kam sikur janë bërë një ditë para se me hy në sallë.

Fiksi 2– jo më përpara ë?

Zv. Ministri –Po. po

Fiksi 2– Që të ulet diçka ë?

Zv. Ministri –Po. Po

Fiksi –Po të pyes si specialstë tani edhe si qeveritar pse i kanë hequr synetlliqet tek ne në Shqipëri si lën me nëpër spitalet?

Zv. Ministri –Nuk i lën?

Fiksi – Nuk i lenë

Zv. Ministri – Se di?

Fiksi –Këtu i lën?

Zv. Ministri – Po

Fiksi –Kush i mbulon?

Zv. Ministri –Në spital bëhen pagesa private edhe këtu bëhen

Fiksi – Sa shkon këtu?

Zv. Ministri – Këtu 100 euro shkon, Kurt ë bëhen analizat flasim

Fiksi: Tani unë thashë , kaparin ta lë tani? Që të flasim më parë.

Zv Ministri :Jo, jo ,tani një kafe thjeshtë. Që nuk hyn tek ajo pjesa.

Fiksi: Bukur , atëherë për qejf po të lë një kafe.

Zv.Ministri : Po për qejf mundesh një kafe. Për ato të tjerat do flasim pastaj.

Fiksi: 100 euro?

Zv Ministri : Jo , bën me shenjë (vetëm 50 euro)

Aksidente në autostradën Tetovë – Shkup dhe në rrugën lokale Tetovë – Gostivar

Më datë 13.10.2019, rreth orës 12.00, në autostradën Shkup-Tetovë, vetura ,,Citroën Xsara,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 60-vjeçari B.V. nga Tetova, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga duke dalë nga korsitë e autostradës.

Gjatë aksidentit B.V. dhe shoqëruesja në veturë C.V. (56) nga Tetova, kanë pësuar lëndime trupore, prej ku me anë të autoambulancës janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për të marrë ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Më datë 13.10.2019, rreth orës 19.00, në rrugën lokale për në fshatin Pirok, vetura e tipit ,,Audi,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 30-vjeçarja S.S.H. nga fshati Pirok, ka aksidentuar biçikletën të cilën e ka drejtuar 60-vjeçari L.Z. nga fshati Pirok.
Gjatë aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili me anë të autoambulancëes është dërguar në Kompleksin e klinikave ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

 

Albin Kurti: Fitorja e populizmit dhe metamorfoza për pushtet

Nga Baton Haxhiu

Albin Kurti i fitoi zgjedhjet.

I vetëm kundër të gjithëve. Vetëm me populizëm.

Kjo është e vërteta.

Në njërën ndër intervistat e para të dhëna nga Albin Kurti pas fitores së zgjedhjeve të 6 tetorit, në “Opinion”, pak ditë para se ta marrë mandatin për ta formuar Qeverinë, ai e pati mundësinë ta shpaloste një plan konkret për sfidat të cilat e presin Kosovën në muajt dhe vitet në vijim dhe mënyrën se si një qeveri e udhëhequr nga ai dhe VV-ja dhe do t’i adresonte. Mirëpo, nuk tha asgjë.

Asnjë plan konkret për dialogun, asnjë plan konkret për veriun e Kosovës, asnjë plan konkret për bashkimin kombëtar, ideal ky mbi bazën e të cilit u themelua dhe u rrit VV-ja, dhe asnjë plan konkret për çkapjen e shtetit, i cili ka qenë slogani kryesor i Lëvizjes gjatë gjithë kohës sa ka qenë në opozitë, dhe në emër të të cilit ka udhëhequr protesta të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme dhe ka orkestruar një fushatë të tërë të linçimit publik. Kryeministri në ardhje i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka pranuar asnjë simbol të shtetësisë së Kosovës deri në këtë moment, la për të nënkuptuar se të njëjtat do t’i pranojë vetëm pas marrjes së detyrës së tij si kryeministër i vendit. Pra, i pranon simbolet e shtetësisë së Kosovës vetëm me kusht që të jetë Kryeministër.

Disa çështje që Albin Kurti i adresoi në këtë intervistë reflektojnë ndryshim të menjëhershëm dhe gati rrënjësor të qëndrimeve të tij në emër të të cilave ka ushtruar edhe dhunë për më shumë se një dekadë.

1. E drejta e mandatarit për formimin e qeverisë

Pas 6 tetorit, Albin Kurti pa asnjë dilemë pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që përcakton se e drejta për ta formuar qeverinë i takon fituesit të zgjedhjeve. Këtë vendim ai e pranon sepse tash është në favor të tij. Por, është pikërisht Albin Kurti dhe subjekti i tij që e kishin linçuar Gjykatën Kushtetuese në vitin 2014 pas nxjerrjes së këtij vendimi duke tentuar me çdo kusht që të mos e linin fituesen e zgjedhjeve me mbi 30% të votave, PDK-në, që ta formonte qeverinë. Kurti i ka fituar zgjedhjet me përafërsisht vetëm 0.5% më shumë se partia e dytë me një total votave që shkon pak më lart se 25% e qytetarëve që votuan dhe 10% të të gjithë trupit votues të regjistruar. Kundër interpretimeve euforike për fitore madhështore, fitorja e VV-së është fare relative në nivel real të përqindjes dhe është pa dyshim më e ngushta nga të gjitha zgjedhjet në Kosovë pas vitit 1999.

Ç’është më me rëndësi, përkundër që VV-ja është radhitur si partia e parë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i jep Kurtit të drejtën ekskluzive për ta formuar qeverinë, siç vazhdon të insistojë. Në fakt, insiston që veç ai mund të jetë kryeministër sipas vendimit të vitit 2014, që tashmë është shndërruar në tekst hyjnor për VV-në. Kjo është krejtësisht e paqëndrueshme juridikisht për dy arsye. E para, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep partisë apo koalicionit parazgjedhor fitues të zgjedhjeve përparësi për ta nominuar kandidatin për kryeministër, që jo domosdoshmërisht është kandidati parazgjedhor për kryeministër. Të kujtojmë se po sipas këtij vendimi, më 2014, PDK-ja si parti e parë e kishte nominuar Isa Mustafën si kandidat për kryeministër mbi bazën e marrëveshjes paszgjedhore për koalicion PDK-LDK. Pra, edhe në rrethanat ku VV-ja ka dalë partia e parë, kjo assesi nuk nënkupton që vetëm Kurti si kandidat parazgjedhor i VV-së për kryeministër ka të drejtë të nominohet. Meqë koalicioni paszgjedhor është i pashmangshëm, vendimi i vitit 2014 nuk e përjashton mundësinë që VV-ja, mbi bazën e një marrëveshjeje paszgjedhore për qeverisje, të nominojë një kandidat tjetër apo edhe nga LDK-ja, si partnere e mundshme qeverisëse.

E dyta, nëse kandidati i parë i nominuar nuk i siguron votat e nevojshme për formim të qeverisë, atëherë është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që në konsultim me partitë/koalicionet parlamentare ta mandatojë një kandidat nga një parti tjetër. Në këtë rast, po të mos pranonte LDK-ja të hynte në koalicion me VV-në, formimi i Qeverisë Kurti do të dështonte dhe LDK-ja si parti e dytë do të mund ta merrte mundësinë për formimin e qeverisë. Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve tashmë e (keq)interpreton Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese vetëm në favorin e tij – ose Qeveri në krye me VV-në, ose zgjedhje, duke anashkaluar mundësinë e opsioneve tjera që i mundëson Kushtetuta.

Kjo qasje është, në rastin më të mirë, shpërfaqje e një mendësie tepër selektive në interpretim të ligjit më të lartë në vend dhe të rregullave demokratike dhe, në rastin më të keq, parashenja të kapjes së shtetit përmes shpërfilljeve të rregullave dhe procedurave përkatëse ligjore e demokratike ende pa e marrë mandatin e Kryeministrit. Qeverisja demokratike të cilën Kurti vazhdon ta proklamojë ka në thelb respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe procedurave demokratike edhe kur ato nuk janë në favor të një partie apo individi, në këtë rast të VV-së.

2. Sundimi i ligjit dhe çkapja e shtetit

Në Republikën e Kosovës, Gjykatat kanë qenë vazhdimisht të atakuara nga VV-ja. Aktivistët e saj kanë refuzuar t’iu përgjigjen gjykatave, nuk u janë bindur urdhrave të tyre, kanë linçuar gjyqtarë e prokurorë për vendimet të cilat i kanë marrë. Me ardhjen e tyre në pushtet pritet që sektori i sundimit të ligjit të jetë prioritet dhe t’i nënshtrohet një reforme të thellë, të cilën VV-ja asnjëherë nuk e ka shpalosur detajisht. Por, që kritikat e VV-së nuk janë shndërruar në alternativë konkrete e tregoi intervista në fjalë. Albin Kurti përmendi 4 propozime konkrete për ta çkapur gjyqësorin: Ligjin e ri për prokurorë; Kodin e ri të procedurës penale; Ligjin antimafia dhe trajnimet e avancimet për gjyqtarë e prokurorë.

Ka dy probleme themelore.

I pari, Kurti nuk dha asnjë propozim konkret për përmbajtjen e këtyre ligjeve, lëre me ta elaboronte me fakte efektin që ato do të mund ta prodhonin në praktikë.

I dyti, ai e reduktoi problemin e kapjes së shtetit në aprovim të këtyre ligjeve.

Ligji për prokurorë është ndryshuar në vitin 2018, me ndihmën dhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve; Ligji i ri për procedurën penale ka hyrë në fuqi vetëm para disa muajsh dhe është hartuar me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve; Ligji antimafia është në procedurë e sipër, ndërsa duke marrë parasysh fokusin e madh që organizatat ndërkombëtare e kanë pasur në Kosovë në aspektin e sundimit të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë dhe janë në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme pjesë e trajnimeve. Kjo nuk do të thotë që trajnimet nuk duhet të vazhdojnë, por është simptomatikë e pushtetit si mekanizëm për ta shndërruar Albin Kurtin nga revolucionar në institucionalist brenda një jave dhe ende pa e marrë mandatin. Ai tashmë e ka reduktuar kapjen e gjyqësorit me mungesë të trajnimeve dhe amendamentim të ligjeve.

Po të dëgjohen me vëmendje deklaratat e VV-së gjatë fushatës dhe intervistat e Albin Kurtit pas zgjedhjeve del fare qartë që përkundër diskursit radikal, VV-ja nuk ka ide të qartë ku dhe si duhet ndërhyrë në sistemin e drejtësisë dhe policisë për ta përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë. Në fakt, deklaratat parazgjedhore të llojit: “Prokurorin Elez Blakaj do ta kthejmë në Kosovë, do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, apo shprehur ne frazeologji populiste: ‘Le të ecë Lumezi [Kryeprokurori aktual] që të kthehet Elezi’, më së miri shpërfaqin instinktin autoritar të tij për të qenë lider i gjithëpushtetshëm që personalisht vendos për udhëheqësit e institucioneve ligjore. Një qasje e tillë është thellësisht problematike sepse bie ndesh me parimin bazë demokratik të ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.

Në mungesë te strategjisë së mirëfilltë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Kurti mundohet ta bind publikun që prezenca e tij në pushtet në vete është garanci e mjaftueshme për sukses në luftën kundër korrupsionit. Ky s’është veçse një veprim tipik nga repertori global i stilit populist të politikëbërjes.

3. Mungesa e planit për Veriun

Çështja e Veriut të Kosovës, përkatësisht çështja që mban peng zhvillimin e Kosovës, integrimin e shoqërisë kosovare, shtrirjen e plotë të sovranitetit shtetëror, që nuk është zgjidhur që 20 vjet përkundër diskutimeve të panumërta të Qeverive të Kosovës, angazhimit të kryetarëve të Komunës së Mitrovicës, dhe për më tepër, angazhimit ndërkombëtar për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Janë investuar miliona euro të agjencive të huaja zhvillimore për ta gjetur një zgjidhje. Ajo që është bërë e qartë tashmë është që zgjidhja e çështjes së Veriut nuk është as ekonomike, as sociale, por politike dhe etnike. Të gjithë ata që kanë guxuar të propozojnë një zgjidhje për Veriun e Kosovës janë linçuar si tradhtarë të kombit nga VV-ja. Tash, “erdhi dita” që VV-ja me Kryeministër Albin Kurtin ta gjejë një zgjidhje. Intervista nxori në pah se nuk e ka një të tillë.

Albin Kurti e reduktoi zgjidhjen për Veriun e Kosovës në: a) Dialog nga poshtë-lart; b) Takime të bujqve shqiptarë e serbë për të diskutuar për problemet që kanë me bujqësinë; c) Ndërtim të urave të reja mbi lumin Ibër; dhe d) Kthim në pronat e tyre të serbëve që jetojnë në Veri, por që janë nga pjesë të tjera të Kosovës.

Lehtësia përmes te cilës Kurti i dha këto propozime naive karshi një konflikti të ngrirë për gati 20 vite nënkupton ose mosnjohje të kompleksitetit të situatës ose, për më keq, që e ka ndërmend të mbajë status quo dhe të mos bëjë asgjë. Konfliktet me bazë etnike kanë aq shumë fuqi simbolike që pothuajse në asnjë rrethanë nuk mund të reduktohen në probleme etnike. Zgjidhja e kontesteve politike është kushti fundamental për paqe, bashkëjetesë dhe integrim, ndërsa përmirësimi i situatës ekonomike është ndihmesë por assesi zëvendësim për të parën. Në fakt, kjo qasje infantile politike karshi një problemi shumë kompleks që po zgjat për më shumë se dy dekada më kujton “Zgjidhjen e Artë” që kishte propozuar në vitin 2007, në kohën e negociatave për statusin e Kosovës. Në atë kohë, Albin Kurti ishte aq i bindur se procesi që udhëhiqej nga Marti Ahtisaari ishte dizajnuar për ta lënë Kosovën nën sovranitetin e Serbisë dhe përjetësisht nën tutelën ndërkombëtare, saqë angazhohej maksimalisht për sabotim të procesit, qoftë edhe me çmimin e trazirave politike. I gjendur përballë një pyetjeje fare bazike të një kolegu gazetar për alternativën që propozonte, Kurti kishte deklaruar se ai do të organizonte protesta masive në rrugë dhe edhe armiqtë e pavarësisë së Kosovës si Rusia do të zmbrapseshin para vendosmërisë së 200.000 protestuesve shqiptarë në rrugët e Kosovës! Sa ide gjeniale!

4. Marrëveshja me Serbinë

Marrëveshja përfundimtare dhe reciprokisht e detyrueshme që do të rezultonte në njohje reciproke midis dy vendeve është prioriteti themelor i Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për Kosovën. Kësaj marrëveshjeje të mundshme i kanë paraprirë vite të tëra dialog të udhëhequr nga BE-ja, e në Kosovë të ndjekura nga qeveri e ekipe negociatore të ndryshme. Administrata e SHBA-ve vetëm në muajin e fundit ka caktuar Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor dhe Përfaqësuesin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, i cili pa e mbushur javën e parë në detyrë e vizitoi Kosovën. Por, për Albin Kurtin, bazuar në atë që tha gjatë intervistës, përkundër kësaj historie intensive negociatash e diskutimesh, çdo gjë fillon nga zeroja dhe në shpërfillje të plotë të të arriturave të deritanishme dhe qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë.

Ai nuk dha asnjë alternativë apo plan konkret se si do t’i qaset këtij dialogu, në emër të të cilit, siç ka ndodhur edhe në fushatat tjera, ka udhëhequr protesta edhe të dhunshme dhe ka linçuar çdokënd që ka qenë pjesë e këtij procesi.

Vetëm dy propozime konkrete plasoi Albin Kurti në këtë aspekt: a) Dialogu do të fillojë me “Dialogun për Dialogun”. Këtë do të duhet ta bëjë me Josep Borrell, Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së i cili vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën dhe është shumë paragjykues ndaj saj në raport me Serbinë, dhe që e vendos Kosovën në disavantazh të menjëhershëm; dhe b) Nuk do të ketë Marrëveshje pa dialog (duke nënkuptuar që çdo gjë që është dialoguar para tij është e papranueshme për të), nuk do të ketë dialog me harta dhe nuk do të ketë harta me President rrotull, duke nënkuptuar përjashtimin e plotë të Presidentit Thaçi nga ky proces, përkundër faktit që në këtë aspekt ka kufizime kushtetuese.

I pyetur se cila do të ishte oferta e tij, apo në cilat pika është i gatshëm të negociojë, Kurti u përgjigj se oferta e tij është një listë kërkesash për Serbinë. Përderisa kërkesat e tij, duke përfshirë të pagjeturit, janë plotësisht legjitime, fakti që ai pretendon të ulet në një tavolinë dialogu me Serbinë, të udhëhequr nga SHBA dhe BE, pa qenë i gatshëm të pranojë asnjë kompromis, tregon se ai ose pretendon ta bllokojë plotësisht dialogun, ose lexon, me gjasë në mënyrë të qëllimshme, komplet jashtë kontekstit të realitetit gjeopolitik në të cilin gjendet Kosova dhe rajoni sot.

Të thuhet se marrëveshja i shkon për shtati vetëm Serbisë në procesin e saj të integrimit evropian, nga perspektiva e një kryeministri kosovar që e di se njohja ndërkombëtare e Kosovës është e kufizuar, të cilën nuk e njohin 5 shtete të BE-së, e cila nuk ka liberalizim vizash, e cila është larg nga ulësja në OKB, në një kohë kur mbështetja ndërkombëtare për Kosovën nuk është në ditët e saj më të mira – është naivitet i rrezikshëm politik.

Për me tepër që Kurti, i cili thekson rëndësinë e historisë në politikë, në mbajtjen e një qëndrimi të tillë e redukton një histori shekullore armiqësie në mes Kosovës dhe Serbisë në interesin e Serbisë për të marrë më shume fonde nga BE-ja. Historia të cilës ai i referohet tregon mirë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë është më së paku financiar. Mbi të gjitha, është konflikt për territor, për të drejta kombëtare dhe etnike, por të paktën në dy dekadat e fundit – edhe problem gjeopolitik.

Në fund, përkundër që jo shumë kohë më parë ka qenë kundër çfarëdo negociatash qoftë edhe me bashkësinë ndërkombëtare, lëre më me Serbinë, dialogu më nuk kontestohet nëse ai vet është kryeministër dhe udhëheqës i tij. Madje, Kurti pretendon se do ta përfaqësojë Kosovën në tryezën e bisedimeve me një zë unik, përmes një ekipi negociator që përfshin edhe opozitën. Është tejet paradoksale dhe ironike, sepse ai jo vetëm që ka refuzuar çdo marrëveshje ndërkombëtare në raport me Kosovën deri më sot (që nga Rambujeja, përfshirë edhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës), jo vetëm që ka refuzuar të jetë opozitë konstruktive në çfarëdolloj procesi me rëndësi për Kosovën (madje ka bojkotuar Kuvendin edhe kur është ratifikuar Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në, në 2015), por Lëvizja e tij ka ushtruar dhune politike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme. Është ironike se si Kurti pret që opozita e sotme të jetë konstruktive në raport me të dhe t’ia mundësoj atij me kaq lehtësi përfaqësimin e “zërit unik të Kosovës” në tavolinën e bisedimeve.

Një tjetër zgjidhje politike që ofroi Kurti, e që në fakt është veç një slogan pa përmbajtje, është ideja e reciprocitetit të plotë me Serbinë si mekanizëm që zëvendëson taksën 100% për produktet serbe. Është krejt e qartë për këdo që, fatkeqësisht, Kosova dhe Serbia nuk janë në pozitë të barabartë as sa i përket fuqisë politike, diplomatike ekonomike, e as në raport me njëra tjetrën. Do të ishte me shumë interes për të gjithë të dimë se çka nënkupton reciprociteti i plotë dhe si do funksionojë në praktikë. P.sh., a do të lobojë Kosova për çnjohje të Serbisë? Meqë Serbia vazhdon të kontrollojë pjesë të territorit të Kosovës, a do e bëjë Kosova të njëjtën gjë me Luginën e Preshevës?

Edhe këtë e nënkupton logjika “sy për sy, dhëmb për dhëmb” që po kamuflohet me elokuencë si ”reciprocitet”.

5. Bashkimi më Shqipërinë

Mbase pjesa më skandaloze e elaborimit të Albin Kurtit lidhet me një çështje që në shumë mënyra e ka definuar vetë ekzistencën e VV-së: bashkimi me Shqipërinë. Nga një element konstituiv i Lëvizjes, kjo çështje është shndërruar sakaq në çështje joprioritare (diçka që mund të presë për një kohë të pacaktuar) dhe diçka të reduktueshme në bashkëpunim të grupeve punuese e komisioneve ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Në fakt, nëse ka një çështje që në mënyrë shembullore shpërfaq retorikën e zbraztë politike të VV-së dhe Albin Kurtit, atëherë kjo është çështja e bashkimit me Shqipërinë.

Bashkimi kombëtar është shënjuesi i zbrazët, apo lundrues i VV-së, që merr kuptim, rëndësi dhe prioritet sipas rastit dhe nevojës, por që asnjëherë nuk artikulohet qartë, lëre më të shndërrohet në strategji të mirëfilltë politike që përmban ide, hapa, afate kohore, etj.

Këto ditë Kurti deklaroi: “Unë besoj se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë pasi të jetë shtet i suksesshëm”. Nga një mohues i vendosur i shtetësisë së Kosovës, përfshirë simbolet e saj dhe rendin juridik, tash që është fare pranë zyrës kryeministrore, Kurti e sheh Kosovën si projekt të vetëmjaftueshëm që bashkohet vetëm pasi të realizohet si sukses.

Më herët, Kurti e ka parë bashkimin si parakusht të zhvillimit, ndërkohë që tash e sheh zhvillimin dhe suksesin si parakusht të bashkimit.

Pra, ai po thotë që Kosova duhet të zhvillohet si e pavarur nga Shqipëria, ndërkohë që në program thotë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është e drejtë historike që tejkalon të gjitha leverditë ekonomike. Ngjashëm, Kurti deklaron se do ta pranojë himnin e Kosovës nëse i vendoset teksti. Mirëpo më herët nuk e ka kundërshtuar himnin sepse nuk ka pasur tekst, por sepse nuk ishte himni i Shqipërisë. Ai nuk pranonte asgjë tjetër pos himnit të Shqipërisë sepse konsideronte se me të rritej humnera mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje, në Manifestin e VV-së (https://www.vetevendosje.org/wp-content/uploads/2019/01/Manifesti-11494292623.pdf) të bërë në fillim të themelimit të saj, ajo nuk përmend askund bashkimin me Shqipërinë. Nuk përmendet fare fjala “bashkim” e as Shqipëria si referencë. Madje, as si fjalë të ndara. Nuk përmendet as Lugina e Preshevës, as shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni e Çamëri.

Përmendet vetëm “e Drejta e Vetëvendosjes”. Kur e Drejta për Vetëvendosje u realizua në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë, VV-së i ra në mend se ekziston Shqipëria dhe filloi të ligjëronte për domosdoshmërinë e bashkimit me të.

Tash nuk e ka prioritet dhe duke e parë mundësinë që Presheva mund t’i bashkohet Kosovës në një marrëveshje për shkëmbim territoresh, Kurti thotë se do të angazhohet që t’i avancojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës brenda Serbisë. Ai thotë se shqiptarët e Luginës duhet t’i përdorin Kapitujt 23 dhe24 të BE-së për Serbinë, që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njerëzve dhe funksionimin e ligjit dhe rendit. Ai ka thënë se do të angazhohet për respektimin e të drejtave të tyre brenda Serbisë. Po ashtu, i ka sugjeruar ata që t’i shfrytëzojnë kapitujt 23 dhe 24 nga BE-ja për Serbinë. Shihet pra që Kurti aktualizon, fsheh dhe interpreton çështjen e bashkimit të shqiptarëve në përputhje me agjendën elektorale.

Them “bashkim të shqiptarëve”, e jo “me Shqipërinë”, pasi Kurti flet për idealin e një shteti të përbashkët të shqiptarëve në Ballkan. Dëshiron një projekt nacionalist ku përputhet njësia kombëtare me njësinë politike, ku asnjë trevë e banuar me shqiptarë nuk mbetet jashtë shtetit shqiptar.

Këto intervista relativisht të shkurtra shërbejnë për ta kuptuar metamorfozën politike të Albin Kurtit dhe rrëshqitjen e tij të pandalshme drejt diskursit populist ku mjafton prania e Liderit në pushtet dhe të gjitha problemet politike, ekonomike e shoqërore marrin fund njëherë e përgjithmonë. Kjo sepse Lideri është vet garancia për çdo sukses. Sepse ai është shprehja më kuptimplote e zërit qytetar për ndryshime dhe çrrënjosje të sistemit të kaluar. Sepse Ai është ndryshe nga çdo lider tjetër politik. Sepse Albin Kurti dhe VV. Sepse. Kaq mjafton.

Historia politike e Albin Kurtit është historia e një fanatiku politik në ndjekje të kauzave të humbura dhe historia e një metamorfoze të pashembullt politike në emër të një ëndrre për pushtet, lavdi dhe një emër në histori. Sot, Albin Kurti është fare pranë zyrës kryeministrore të një shteti të ri të cilin ai u mundua fillimisht ta parandalojë e më pas ta shkatërrojë në emër të idealit kombëtar gjithëshqiptar. Ai është fare pranë realizimit të ëndrrës dhe kauzës së vetme që e ka ndjekur për më shumë se një dekadë: pushtetit.

Qysh në paradhomë të pushtetit, numrat, përqindjet, rregullat ligjore, programet, strategjitë e parimet s’kanë asnjë relevancë.

Përballë pushtetit, të gjitha çështjet tjera – bashkimi kombëtar, himni, flamuri – edhe formalisht humbin rëndësinë.

Ato nuk janë më prioritete.

Tetovë, nismë për ndërrimin e emrave të shkollave (VIDEO)

Lëvizja BESA ka iniciuar nismë për ndërrimin e emrave të shkollave të mesme në Tetovë, pasi sipas tyre, Ministrat e deritanishëm të arsimit nga radhët e BDI-së, nuk janë marrë aspak me këtë çështje. Nga kjo parti sot shpalosën edhe disa propozime për emrat të rinj të shkollave të mesme në Tetovë të cilat do i propozojnë në këshillin komunal. Në rast të vazhdimit të neglizhencës nga ana e komunës së Tetovës, BESA ka paralajmëruar radikalizim të masave, deri edhe në tërheqje nga këshilli i komunës së Tetovës. Nga lëvizja BESA kanë kritikuar udhëheqësinë e komunës së vite me radhë nuk po gjejnë konsensus politik për nderim të emrave komuniste të shkollave të mesme dhe fillore, ndërkohë që ky konsensus sipas tyre asnjëherë nuk ka munguar për pazarllëqe politike.

Zaev: Franca nuk është kundër nesh, presim vendim pozitiv

Kryeministri Zoran Zaev mbetet optimist për marrjen e vendimit pozitiv nga Këshilli evropian për datë për negociata dhe beson se më 17 dhe 18 tetor do të ketë marrëveshje përfundimtare.

“Mbetem optimist për arsye se i kemi të gjitha argumentet e botës të marrim vendim pozitiv nga Këshilli evropian. Nuk dëshiroj as të mendoj se a do të marrim datë. Pesëmbëdhjetë vite presim, sollëm vendime të mëdha, reforma, marrëveshjet janë përfunduar 100 për qind, me të vërtetë jemi shembull për tërë rajonin. BE-ja nuk guxon të lejojë ta dënojë më të mirin në kontinentin evropian sepse kjo është me rëndësi për BE-në, për rajonin, për motivimin e ardhshëm të liderëve të cilët duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i reformojnë shoqëritë e tyre. Mendoj se hapërojmë në drejtim të vërtetë dhe se me vendimet e BE-së do të konfirmohen pritjet tona”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës së sotme me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër varfërisë.

Duke e komentuar takimin e mbrëmshëm të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron, Zaev tha se beson që do të ketë konkludim të përbashkët dhe se do të mbisundojë përgjegjësia nga ana e BE-së para Këshillit evropian të sillet vendimi i shumëpritur për fillim të negociatave.

“Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për dy liderë nga të gjitha 28 vendet anëtare. Nesër fillojnë takimet e Këshillit të ministrave dhe do t’i dimë më konkretisht hapat, por besoj se më 17 dhe 18 do të sillen vendimet konkrete për ne”, tha kryeministri.

Për qëndrimin e Francës, Zaev thotë se Parisi nuk është kundër nesh, por ka qëllim shumë legjitim për të sendërtuar metodologji të re.

“Kjo do të japë mundësi të gjitha kapacitetet të lëvizin në mënyrë akoma më serioze dhe të fuqishme me metodë reversibile – nëse nuk arrijnë t’i kthejnë prapa. Për shembull nëse kapitulli i tretë është liria e mediumeve, nëse arrini ta mbyllni në vitin e parë apo të dytë, ndërkaq duke negociuar në të tretin apo të katërtin e shkelni lirinë e mediumeve, të ju kthejë prapa. Kjo do të thotë se vendet të cilat negociojnë duhet të kenë arritur kapituj të qëndrueshëm, politika të rrumbullakësuara, të cilat do të thonë transformime të qëndrueshme të shoqërive. Ky është debati që po zhvillohet. Kjo mundet edhe më tutje të zhvillohet dhe të avancohet në mënyrë metodologjike, ndërkaq ne t’i hapim kapitujt dhe të negociojmë. Prej këtu i kam pritjet e MEDIAL pozitive sepse njëra me tjetrën nuk kundërshtohen dhe mund vetëm të komplementohen”, theksoi Zaev.

I pyetur për ligjin për PP-në për të cilin ende nuk ka marrëveshje me opozitën, Zaev konsideron se mosmiratimi i tij nuk do të ndikojë në vendimin e Këshillit të Evropës për negociata.

QUO VADIS ÇMIMI NOBEL

Xhelal Zejneli

Vendimi i Akademisë Suedeze që Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2019 t’i jepet shkrimtarit austriak Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në botën e qytetëruar. Kur Çmimi Nobel për paqe u ndahet politikanëve, shpërthejnë reagime të shumta. Në vitin 1973, Nobeli iu nda Henri Kisingerit, i cili në atë kohë ishte këshilltar i presidentit amerikan Riçard Nikson. Bashkë me të, u nderua edhe politikani dhe diplomati vietnamez Le Duc Tho, i cili e refuzoi me arsyetimin se “në vendin e tij ende nuk sundon paqja”. Ky është i dyti në historinë e Nobelit që e refuzon çmimin. Para tij këtë e kishte bërë Zhan-Pol Sartri, i shpërblyer për letërsi në vitin 1964. Në vitin 1994 Nobeli iu nda liderit palestinez Jaser Arafatit dhe dy politikanëve të Izraelit – Jicak Rabinit (Jitzhak Rabin) dhe Shimon Peresit. Në vitin 2008, Çmimi Nobel për paqe iu nda ish-kryetarit të Finlandës, Marti Ahtisarit, për ndërmjetësimet shumëvjeçare në zgjidhjen e konflikteve, midis tyre edhe të konfliktit në Kosovë. Në vitin 2009 Çmimi Nobel iu dha presidentit të ShBA-së Barak Obamës. Obama ishte i katërti president amerikan që shpërblehej me këtë çmim. Për të gjithë të lartpërmendurit, përpos për Le Duc Tho-në dhe për Marti Ahtisarin, ka pasur reagime të ashpra.

Me ç’kritere ndahet Çmimi Nobel për letërsi?! Me kritere estetike apo me kritere politike, ideologjike dhe gjeografike?! Mos vallë Çmimi Nobel po shndërrohet në ndarje të Oscarit?! Shesh ndodh që Nobeli për letërsi t’i ndahet një shkrimtari apo poeti që është shumë pak i njohur në qarqet letrare të botës dhe të anashkalohet një shkrimtar si Ismail Kadareja, i përkthyer në 45 gjuhë të planetit. Në vitin 2016, Çmimi Nobel për letërsi iu nda Bob Dilanit (Bob Dylan, 1941-). Shpërblimi Dilanit shkaktoi reagime të ashpra në qarqet letrare të rruzullit. Kishte të tillë që thoshin se nuk është në rregull që një kantautor të shpërblehet me një mirënjohje kaq të rëndësishme. Vetë Bob Dilani refuzoi të bëhet nobelist. Çmimin e mori pas shumë kohësh, pa ndonjë ceremoni glamuroze. Ky muzikant e ka hequr nga sajti i vet shënimin se është fitues i Nobelit.

Duke e anashkaluar Ismail Kadarenë, Akademia Suedeze i bën atij një padrejtësi të pashpjegueshme. Padrejtësi i bëhet gjuhës shqipe, letërsisë shqiptare, shtetit shqiptar dhe kombit shqiptar në Ballkan. Vepra e I. Kadaresë i zbulon qytetërimit perëndimor një botë të re – atë të Perandorisë Osmane, me të gjitha karakteristika e veta. Vepra e këtij gjiganti të letrave ia zbulon njerëzimit ideologjinë e totalitarizmit, me të gjitha karakteristikat e veta – tiraninë, despotizmin, autokracinë, autoritarizmin, bolshevizmin dhe diktaturën. Vepra e I. Kadaresë ia zbulon njerëzimit botën orueliane në një cep të Evropës. Vepra e I. Kadaresë ia zbulon Perëndimit mitin ballkanik dhe legjendat e lashta homerike. Anashkalimi i I. Kadaresë paraqet shpërfillje të shqipes, gjuhë kjo me lashtësi legjendash antike. Asnjë shkrimtar në Evropën Lindore, përfshi edhe dy krijuesit sovjetikë, laureatë të Çmimit Nobel – Pasternakun dhe Sollzhenjcinin, nuk e ka goditur për vdekje arkitekturën e totalitarizmit, tiraninë, despotizmin dhe filozofinë bolshevike, si I. Kadareja, me veprën grandioze të tij, të shkruar në shqip. Duke i shpërblyer krijuesit letrarë pa integritet, Komiteti i Nobelit vë në dyshim, jo vetëm nivelin e vet profesional, por edhe vlerat e veta etike.

Peter Handke nuk është i vetmi shkrimtar, laurimi i të cilit e bën të diskutueshëm vendimin e Komiteti i Nobelit. Në vitin 1961, Nobelin për letërsi e mori shkrimtari serb Ivo Andriq, i njohur si një prej hartuesve të projekteve për dëbimin e shqiptarëve nga trojet historike të tyre, siç ishte elaborati i akademikut serbomadh, Vaso Çubrilloviq, që e lexoi para akademikëve serbë në Klubin kulturor serb në Beograd, më 7 mars 1937.
S’ka sesi të mos shtrohet pyetja: A i ka parasysh Akademia Suedeze vlerat etike të krijuesit artistik, kur merr vendim për laureatin?! Ndarja e Nobelit, nuk është ndarje e Oskarit. In ultima linea, vlerat etike merren parasysh edhe me rastin e ndarjes së Oskarit në Holivud. Një shkrimtar i përmasave botërore konsiderohet ndërgjegje e epokës. Rrjedhimisht, është e pamundur që krijimtaria letrare dhe artistike e tij të ndahet nga vlerat etike të tij. Mesazhe humane njerëzimit mund t’i dërgojë vetëm poeti që ka virtyte njerëzore dhe jo ai që mbjell urrejtje midis popujve dhe që mbron kryerësit e gjenocidit.

Homeri, Eskili, Virgjili, Danteja, Shekspiri, Servantesi, Molieri, Gëteja, Balzaku, Dostojevski, Bodleri, Xhojsi, Kafka kanë jetuar pa Nobelin, por kjo nuk u ka penguar që veprat e tyre të jetojnë ndër dekada, shekuj dhe mijëvjeçarë. Në kohën kur ndahej Nobeli, autori i “Ana Kareninës”, Tolstoi, ishte gjallë, sikundër Xhojsi dhe Kafka. Askujt s’i shkoi ndërmend t’i shpërblente. Letërsia botërore nuk mund të paramendohet pa këta klasikë modernë. Shumë kritikë letrarë të botës I. Kadarenë e konsiderojnë nobelist të pashpërblyer.

Sot banaliteti është bërë kategori estetike, thotë filozofi francez Zhan Bodriar (Jean Baudrillard, 1929-2007). Vendimet kontraverse dhe të pamatura të Komitetit të Nobelit pashmangshëm shkaktojnë debate morale. Kush qëndron pas vendimeve të tilla dhe çka fshihet pas tyre?!

Ndarja e Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019 shkrimtarit austriak me prejardhje gjermano-sllovene Peter Handkes shkaktoi reagime të ashpra në shumë anë të botës. Në arsyetimin e Akademia Suedeze thuhet se Çmimi Nobel i ndahet Handkes “për veprën influente e cila me invencion gjuhësor e hulumtoi periferinë dhe specifikën e përvojës së njeriut”.

Handke ka lindur në Grifen në vitin 1942. Është rritur në Berlinin lindor dhe në Grifen. Nëna e tij sllovene i ka dhënë fund jetës me vetëvrasje. Për këtë shkruan në romanin “Tmerri i zbrazësisë” të botuar më 1972. Më 1965 i ndërpret studimet e drejtësisë në Gracë për t’iu përkushtuar shkrimeve. Përpos në Gracë, ka jetuar edhe në Dyseldorf, në Berlin, në Paris, në Kronenberg, në ShBA. Kohët e fundit jeton në Shavil të Francës. Në vitin 2006 qyteti i Dyseldorfit ia ndau çmimin “Hajnrih Hajne”. Ky vendim u kundërshtua nga disa politikanë gjermanë. Handke u mor në mbrojtje të shoqatës së shkrimtarëve, me arsyetimin se politika nuk duhet të përzihet në lëmin e kulturës. “Vunderkindi” gjerman, siç cilësohej në qarqe të caktuara, refuzoi ta pranonte. Kur në vitin 2014 qeveria e Norvegjisë ia ndau “Çmimin Ibsen” , në shenjë kundërshtimi, Handke u prit nga publiku me fishkëllima dhe me ofendime. Në vitin 2014, me arsyetimin se Nobeli shkakton “kanonizim të gabuar”, Handke kërkoi suprimimin, d.m.th. shuarjen e Çmimit Nobel. Në qarqe të caktuara e kanë cilësuar si “shkrimtar gjenial, si poet të madh, si një ndër poetët e fundit të vërtetë”.

Handke ka miqësi me serbët. Më 1996 vajti në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe shkroi esenë “Drejtësi për Serbinë”. Shkrimi hasi në kundërshtimin e fuqishëm të publikut. Në këtë ese autori i sulmon vendet e Perëndimit për arsye se krejt fajin për luftërat në Jugosllavi ua paskan veshur vetëm serbëve. Pas kësaj eseje, Handke sakaq u dëbua nga bashkësia intelektuale globale. Në fillim të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë, Handke shkoi në Serbi. Ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike e krahasoi me Aushvicin. Në shenjë proteste, e ktheu “Çmimin Bihner” dhe u çregjistrua nga Kisha katolike. Nga ministri gjerman Rudolf Sharping kërkoi që t’ia kthejë librat që ia kishte dhuruar. Në esetë e veta për Serbinë, Handke i kritikon mediumet e vendeve perëndimore për “shtrembërimin e së vërtetës”. Deklaron se “myslimanët e Bosnjës kanë vrarë veten për të thënë më pas se vrasjet i kanë bërë serbët”. Ngre lartë figurën e kriminelit të luftës Radovan Karaxhiqit. “Ndonjëherë më shkon mendja të bëhem klerik ortodoks serb i cili lufton për Kosovën” – thotë nobelisti i sivjetmë. Ua zë për të madhe shkrimtarëve të tjerë të Perëndimit për arsye se nuk e mbështetin Serbinë si ai. Në vitin 2012 zgjidhet anëtar i huaj i ASShA. Në vitin 2015 shpallet qytetar nderi i Beogradit. Në mars të viti 2006, merr pjesë në varrimin e S. Millosheviqit në Pozharevac. Në fjalimin që e mban para pjesëmarrësve, e mbron dhe e ngre lart figurën e kasapit dhe të zjarrvënësit të Ballkanit.

Vendimi i jurisë së Stokholmit për t’ia ndarë Çmimin Nobel Handkes është absurd. Një vendim i këtillë e diskrediton dhe e komprometon Nobelin. Fituesi u këndon himne arkitektëve të krimeve kundër njerëzimit. Krimet e pushtuesve serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Kosovë i di gjithë bota. Sot, në skenë veprojnë forcat demonike, djallëzore që duan t’i ringjallin dhe t’i rehabilitojnë kryerësit e gjenocidit. Forcat satanike, të territ, të errësirës, të ferrit duan t’i japin shpirt përbindëshit dhe murtajës së zezë të gadishullit.

Katër-pesë anëtarë të jurisë së Stokholmit, të mbyllur nëpër kabinetet e tyre, duhet ta dinë se po të mos ndërhynte Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave serbe të krimit, lufta në ish-Jugosllavi do të vazhdonte pafundësisht, ndërsa krimet si ato në Srebrenicë do të shtriheshin kudo në këto hapësira.
Pikëpamjet se vepra e shkrimtarit s’ka të bëjë me biografinë e tij, sa bizare po aq janë edhe groteske. Në rastin e BH-së dhe të Kosovës kemi të bëjmë me një tragjedi përmasash të papara në Evropën e pasluftës.

Shkrimtarë me ide dekadente ka pasur gjatë gjithë historisë, por jo edhe të shpërblyer me çmime. Poeti futurist italian D’Anuncio (Gabriele D’Annunzio, 1863-1938) ishte embrioni ideor i fashizmit italian si dhe ati shpirtëror i Musolinit. Kjo anë e zezë e jetëshkrimit nuk i bën nder këtij poeti. Poeti dhe kritiku amerikan, promotor i imazhizmit dhe i vorticizmit – Ezra Paund (Ezra Pound, 1885-1972), me t’u vendosur në Itali, u bë ithtar veprues i fashizmit ndërsa më 1941 u vu në shërbim të propagandës antiamerikane. Në ShBA u akuzua për tradhti të lartë. Më 1946, si “i sëmurë psikik” u lirua nga akuza. Ndenji 12 vjet në spital ku vazhdoi të shkruajë.

Si mbështetës i mbretërve të vdekjes, “vunderkindi” gjerman meriton, jo shpërblim por denoncim. Asnjëherë ndarja e Nobelit nuk ka hasur në reagime kaq të ashpra si kjo e fundit. Në platformën Change.org u ndërmor një nismë që Handkes t’i merret çmimi “për shkak të mbështetjes pa rezervë të Millosheviqit i cili ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijë njerëzve të pafajshëm dhe të dhjetëra mijë femrave të përdhunuara”. Brenda pak orëve peticioni është nënshkruar prej 100.000 vetëve.

Vendimin e Komitetit të Nobelit e kritikoi ashpër edhe PEN qendra amerikane. Kryetarja e PEN-it Xhenifer Igan thotë: “Jemi të befasuar me zgjedhjen e një shkrimtari i cili me zërin e tij publik e rrënonte të vërtetën historike duke u ofruar servilizëm publik kryerësve të gjenocidit, siç ishte ish-kryetari i Serbisë S. Millosheviqi si dhe lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqi”.
“Në çastin e rritjes së nacionalizmit, të liderizmit dhe të dezinformatave të përhapura gjithandej, komuniteti letrar i botës meriton diçka më të mirë se kjo. Ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit të Nobelit” – thuhet në komunikatën e PEN-it.

Albin Kurti tregon se për çfarë bisedoi me Nenad Rashiq

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk kanë biseduar për koalicionin, por për procesin zgjedhor.

“Bisedova me të për procesin zgjedhor si ka shkuar në komunat me shumicë serbe, ai ishte i zhgënjyer, pra nuk ishte një takim për lë të themi koalicionin e ardhëm qeverisës me meqë ne do të merremi më shumë me bisedimet që tashmë i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovë. Ky është një hap i mëvonshëm pasi ne ti përmbyllim bisedimet me LDK-në. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Kurti.

Udhëtarët shohin një “mik” të çuditshëm teksa bëheshin gati për fluturim (Video)

Udhëtarët që ndodheshin në aeroportin ‘Domodedovo’ të Moskës, u befasuan kur panë një dhelpër që vraponte mes bagazheve dhe zonës së kontrollit.

Në pamjet e mediave sociale të shpërndara me shpejtësi, dhelpra e kuqe mund të shihet duke bredhur rreth tavolinave të kontrollit, ndoshta duke u munduar të shpëtojë. Kafsha mund të shihet duke ecur kot duke kërkuar një rrugëdalje.

Shërbimi për shtyp i aeroportit i thajencisë ‘TASS’ se pamjet CCTV treguan se dhelpra kishte ecur disa minuta brenda terminalit përpara se të dilte përsëri jashtë.