Ballina Blog Faqe 517

KQZ: Procesi zgjedhor ka filluar me kohë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.

“Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, në konferencën e parë për media, ka thënë se në orët e para, procesi zgjedhor ka vazhduar pa ndonjë problem.

“Në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali zgjedhor dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla që janë vonuar për pak minuta”, ka thënë Elezi.

Elezi ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ngjarje tragjike: Familja nga Gjilani humbi dy djemtë në aksident

Në magjistralen Gjilan – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Bugrigë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur pa shenja jete dy persona.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident kanë mbetur pa shenja jete 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Klan Kosova merr vesh se dy vik*timat në aksident kanë qenë vëllëzër, njëri 21 e tjetri 26 vjeçar.

Ndërsa edhe një i lënduar rëndë, ka qenë vëllëzër i tyre.

Var*rimi i dy djemve të një familje, bëhet nesër në Remnik.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë.

https://youtu.be/db1PteU3iHo

(VIDEO) Digjen dy shtëpi në Seravë, tre familje mbesin pa kulm mbi kokë

Për më pak se 15 minuta, gjithçka ishte bërë shkrumb e hi. Gjithçka që kishte ngelur ishin muret gjysmë të shembura dhe mbetjet e orendive shtëpiake dhe rrobave të djegura. Intensiteti i madh i zjarrit që kishte shpërthyer në lagjen Seravë të Çairit, kishte djegur 2 shtëpi në të cilat jetonin 3 familje me pronarët Muaz, Mursel dhe Mumin Memedi. Por, fatmirësisht, nuk kishte viktima. E tani gjithsej 15 anëtarët kanë ngelur pa kulm mbi kokë, ndërkaq përkohësisht do të strehohen tek familjarët e tyre. Përshkrimi nga vetë banorët për fatkeqësinë e cila kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ishte shumë e trishtë. Mursel Memedi, pronari i njërës prej shtëpive tregon se të gjithë kanë qenë në gjumë kur zjarri ka filluar të përhapet dhe gjëja e parë që kanë bërë ka qenë shpëtimi i anëtarëve të tjerë.

Për familjarët, shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende mbeten të panjohura, ndërkaq ekspertiza nga ana e policisë pritet të bëhet pas një ose dy ditësh.

Mursel Memedi, pronar i shtëpisë

“Ishte panikë e madhe, zjarr i madh…familja e përjetoi shumë keq, ishte trishtim i madh…Ata dolën më herët kur e pamë se zjarri e kishte kapur shtëpinë dhe i nxjerrëm menjëherë fëmijët jashtë. Ajo ishte, erdhën zjarrfikësat e fikën zjarrin…Dëmi është shumë i madh si për mua edhe për fqiun aty afër. Për dëmin nuk di çfarë të them, e patë edhe vetë…Kati lartë është krejtësisht i djegur, katet poshtë uji që ka hyrë prej zjarrfikësve, pra edhe aty janë dëmet e mëdha. Momentalisht jemi nëpër familje, por për pastaj nuk e dimë, nuk kemi as ujë as rrymë”.

Ata thonë se i kanë lajmëruar zjarrfikësit në kohë, por për shkak të rrugëve të ngushta dhe të mbi ngarkuara me vetura, ndihma u ka ardhur me vonesë.

Mejdi Fejzullahu, dëshmitar

“Ne i prisnim të gjithë zjarrfikësit, pastaj erdhën ata për 15 minuta, u fik zjarri dhe kështu. Mirëpo këtu është shumë ngushtë, zjarrfikësit kanë probleme, sidomos Serava dhe Gazibaba dhe Dizhon. Zjarrfikësit kanë mundur të vijnë edhe më herët, por i kanë rënë më shkurtë, por nuk kanë mundur të depërtojnë dhe pastaj kanë shkuar përmes një rruge tjetër…Kjo edhe ajo tjetra do të kishin shpëtuar nëse do kishin ardhur në kohë”.

Këto familje shpresojnë që të hasin në ndihmë nga të gjithë njerëzit human, për shkak se vatra ku ata kishin kaluar gjithë këto vite tashmë ishte e shkatërruar dhe ishte bërë e pabanueshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/1IgOeY8uscs

Tetovë, rruga industriale makth për banorët (VIDEO)

Më shumë se një muaj të tërë rruga industriale në Tetovë është gërryer për tu rikonstruuar dhe ka mbetur ashtu siç ka filluar. Kjo rrugë e cila është ndër kryesoret e qytetit dhe me një frekuentim të lartë të automjeteve të rënda, paraqet rrezik si për shoferët ashtu dhe për këmbësorët. Të anketuarit nga ALSAT shprehen të revoltuar nga kompetentët duke kërkuar që sa më shpejtë rruga të asfaltohet.

“ Si i prishin edhe ashtu i lënë. Nuk e mendojnë se dikush veturën e prishën duke kaluar këndej, i hapin pusetat edhe shumë ngadalë ecin punët. Si i kanë prish, me muaj shkojnë nuk vinë t’i rregullojnë. Si qytetarë bëjmë apel t’i ndërtojnë rrugët, jo vetëm këtë pjesë por krejt Tetova është me gropa, turpi madh, gjithë gropa”.

“ Nuk punohet aspak, jo ngadalë”.

“ Jashtëzakonisht jam i zhgënjyer. Ka më shumë se një muaj që rrinë kështu hapur. Ka pas ndeshje, normalisht se jemi të zhgënjyer. Shoferët ikin nga gropat shkojnë drejt udhëtarëve, dhe normal se kanë pasoja shoferët. Para dy javëve ka pas aksident, dy vetura u ndeshën te këto mburojat”.

“Me të vërtetë pengojnë, janë shumë të rrezikshme që qëndrojnë kështu. Vërtetë janë rrezik edhe për jetën. Edhe këmbësorët janë të rrezikuar. Kërkojmë të sanohet kjo rrugë, nuk është në rregull kështu”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë mbaruar me procedurat të cilat iu takojnë atyre dhe se kompetencat i kanë kaluar “Rrugëve të Maqedonisë”.

Komuna e Tetovës

” Ne si Komunë e kemi përfunduar procedurat që na takojnë neve. Jemi në konsultim e sipër me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” meqë rruga në fjalë bën pjesë në atë që llogaritet rrugë rajonale “.

Ndërkohë nga “Rrugët e Maqedonisë” thonë se presin vendimin e Qeverisë për të filluar asfaltimin.

Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”

” Rruga industriale në Tetovë kishte disa çështje teknike për të zgjidhur, sepse ishte me statusin e “rrugës lokale”. Ne jemi në pritje që Qeveria të jep vendim së bashku në koordinim me Agjencinë e Rrugëve që kompetencat t’i kalojnë institucionit tonë. Në momentin që do e marrim vendimin, do të fillojmë me asfaltim”.

Derisa institucionet shfajësohen si dhe presin nga njëra tjetra kryerjen e procedurave, jeta e qytetarëve mbetet e rrezikuar.

https://youtu.be/I3JoW-wY-4w

Në Suedi s’do paguhet më me para, por me një microchip poshtë lëkurës?!

Një microchip vetëm disa milimetra i gjatë po përhapet gjithmonë e më shumë në Suedi; ai vendoset poshtë lëkurës dhe përdoret për të zëvendësuar paratë kesh dhe kartat e kreditit.

Në kryeqytetin e vendit, Stokholm, pranohen vetëm karta krediti në 80% të dyqaneve, e madje kjo vlen edhe për taksitë e kioskat ambulante. Suedezët preferojnë shumë përdorimin e një aplikacioni që I lejon t`I kryejnë pagesat përmes telefonit.

Edhe bamirësia ka evoluar dhe sot bëhet vetëm me pagesë dixhitale.

E në një vend të tillë, ka nisur të eksperimentohet deri tani me sukses, zëvendësimi I kartave të kreditit dhe microchip-in e vendosur në lëkurë, i cili do t`ua lehtësonte akoma edhe më shumë punën atyre që preferojnë të mos lodhen duke numëruar paratë!

Kosova në heshtje zgjedhore, voton nesër

Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore që ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit, e përfundon të dielën kur do të mbyllen vendvotimet.

Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.

Fushata 10-ditshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Më shumë se 2 milionë euro kanë shpenzuar partitë për këtë fushatë, që megjithatë është kategorizuar me sulme ndërmjet kandidatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.

Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

50 fakte të rralla rreth sheqerit

E përdorim shumë: kur hamë mëngjesin, një ëmbëlsirë ose edhe kur pimë kafen. Ai është sheqeri, një nga elementet bazë që absolutisht nuk mund të mungojë në asnjë shtëpi. Sheqeri është një produkt aq i rëndësishëm saqë pa të nuk do të bënim dot. Megjithatë për të dimë shumë. Për shembull e dinit se limonët kanë më shumë sheqer se luleshtrydhet, apo se sheqeri shkakton po aq varësi sa edhe kokaina.

1. Sheqeri është një nga ingredientët ushqimorë më të vjetër në botë. Njerëzit e Guinesë së Re, mendohet të kenë qenë të parët që shpikën kallamin e sheqerit 8000 vjet para erës sonë.

2. Në shekullin e 16, një lugë çaji me sheqer ishte i barabartë me 5 dollarë në Londër.

3. Fjala “sheqer” e ka origjinën nga gjuha sanskrite “sharkara” që do të thotë, “material në formë grimce”. Në arabisht është “sakkar”, në turqisht “sheker”, në italisht “zucchero”.

4. Limonët kanë më shumë sheqer se luleshtrydhet.

5. Shoqata Amerikane e Zemrës i rekomandon femrave të rritura të hanë jo më shumë se 24 gramë sheqer e barazvlefshme me 6 lugë çaji, ndërsa meshkujve jo më shumë se 36 gramë sheqer baraz me 9 lugë çaji sheqer në ditë.

6. Kulla më e gjatë me kube sheqeri ka qenë 2 metra e 10 centimetra dhe është ndërtuar nga Camille Gourgeon në Francë më 1 korrik 2013. Kulla përdori 2,669 kube sheqeri dhe u ndërtuar për 2 orë e 59 minuta.

7. Në vitin 1822, një amerikan mesatarisht konsumonte 45 gramë sheqer çdo 5 ditë. Në vitin 2012, amerikanët konsumonin 765 gramë sheqer në 5 ditë.

8. Keçapi i fastfood-eve përmban një 1 lugë çaji sheqer në një 1 lugë gjelle shërbim.

9. Në të gjithë botën, njerëzit konsumojnë 500 kalori ekstra në ditë nga sheqeri, që është një sasi kalorish aq e mjaftueshme sa për të shtuar 1 kg në javë.

10. Sheqeri i tepërt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, sheqeri ndryshon sasinë e proteinave të muskujve të zemrës si një mekanizëm pompimi i zemrës.

11. Kristofor Kolombi prezantoi farat e kallamit të sheqerit në Botën e Re, veçanërisht gjatë udhëtimit të tij të dytë në vitin 1493.

12. Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me prodhimin e kancerit. Studimet kanë treguar se konsumi i tepërt i sheqerit ndikon negativisht në normat e mbijetesës tek pacientët me kancer në gji dhe në zorrën e trashë.

13. Varësia ndaj sheqerit mund të jetë gjenetike. Studimet kanë treguar se ata që kanë ndryshime gjenetike në hormonin e quajtur “ghrelin” konsumojnë më shumë sheqer.

14. Sheqeri dhe alkooli kanë efekte të ngjashme ndaj mëlçisë. Dëmtime të mëlçisë mund të ndodhin edhe pa kalori të tepërta e shtim në peshë.

15. Një studim i 2009-s, zbuloi se konsumimi i glukozës përshpejton plakjen e qelizave të trupit. Gjithashtu konsumimi i sheqerit është i lidhur edhe me mangësitë në kujtesë.

16. Sheqeri gjendet kudo, edhe tek uji tonik, biskotat, buka, salca pa yndyrë, salca domates, etj.

17. Një studim i 2013-s arriti në përfundimin se të paktën 180 mijë vdekje në botë janë të lidhura me konsumimin e pijeve të ëmbla. Vetëm SHBA-ja numëron 25 mijë vdekje nga sheqeri në 2010-n.

18. Ndërsa ushqimet e pasura në fibra, yndyrë dhe proteina ndihmojnë njerëzit të ndihen të ngopur, sheqeri nuk ta jep këtë ndjesi.

19. Një kanaçe Coca-Cola përmban 65 gramë sheqer. 300 gram Coca-Cola përmbajnë 10 lugë çaji sheqer. Një pije energjike Gatorade përmban 36 gram sheqer.

20. Konsumimi i frutave ashtu siç janë bën që trupi i njeriut të përfitojë fibra, lëndë ushqimore që humbet gjatë procesit kur fruti përkatës bëhet lëng.

21. Sheqeri është i lidhur edhe me sëmundje të tjera si diabeti i tipit 2, artriti, puçrrat, depresioni, infeksionet.

22. Më shumë se gjysma e 8.4 milion ton sheqer që prodhohet në SHBA çdo vit vjen nga panxhari i sheqerit.

23. Sheqeri ndodhet kudo. Janë blloqe ndërtuese karbohidratesh, lloji më i bollshëm i molekulave organike në qeniet e gjalla. Studiuesit thonë se sheqeri jo domosdoshmërisht është problem shëndetësor, por problem është sasia e sheqerit që ne konsumojnë.

24. Një lugë çaji me sheqer të bardhë ka 15 kalori dhe një lugë çaji me shurup misri (lloj sheqeri) ka 20 kalori. Pijet e lehta janë përgjegjëse për shumicën e sheqerit të shtuar në dietën amerikane.

25. 300 gram sodë në ditë shton sheqet mjaftueshëm për dietën e një personi sa për të rritur shanset e sëmundjeve të zemrës.

26. Amerikanët janë ata që konsumojnë më shumë sheqer, 33% nga pijet e lehta, 16.1% nga karamelet, 12.9% nga ëmbëlsirat, biskotat, 9.7% nga pijet frutore, 8.6% nga qumështi apo prodhimet e bulmetit.

27. Një amerikan mesatarisht konsumon 200 litra pije të lehta në vit. Në dietën amerikane, sheqeri i shtuar në ushqime shkon deri në 500 kalori në ditë. Amerikanët konsumojnë 10 herë më shumë sheqer se sa të gjitha lëndët e tjera ushqimore. Një amerikan mesatarisht konsumon 1.3 kg sheqer në javë ose 1610 kg gjatë gjithë jetës së tij.

28. Për të gjetur sasinë e kalorive nga sheqeri në një produkt, shumëzoni gramët me 4. Për shembull nëse përmban 15 gram sheqer ka 60 kalori nga sheqeri.

29. Organizata Botërore e Shëndetit i rekomandojnë njerëzit të konsumojnë më pak sheqer se sa gjendet në një sodë normale në ditë.

30. Ka disa forma të ndryshme sheqeri, përfshi sukrozën, fruktozën dhe laktozën.

31. Pothuajse 70% e të gjithë sheqerit që prodhohet përdoret në vendin e tij të origjinës. Më shumë se 100 vende prodhojnë sheqerin komercialisht.

32. Dy llojet e ndryshme të bimëve që prodhojnë shumicën e sheqerit në botë janë: kallami i sheqerit dhe panxhari i sheqerit. Kallami i sheqerit është i rritur në rajonet tropikale dhe subtropikale. Panxhari i sheqerit rritet në klimat e buta, në zona si Europa, Japonia dhe SHBA-ja.

33. Brazili është prodhuesi më i madh i kallamëve të sheqerit në botë. India është konsumatorja më e madhe e sheqerit në botë.

34. Kallami i sheqerit është i rritur zakonisht në plantacione të mëdha.

35. Sheqeri është i përdorshëm edhe për gatim: ëmbëlson kekun dhe bukën, bën që frutat të ruajnë ngjyrën e tyre duke mbajtur ujin, dhe i jep shije një pjese të madhe të ushqimeve.

36. Tregtia e sheqerit është një nga tregtitë më komplekse në botë, dhe përfshin kontrollet e çmimeve, kuotave e subvencionet.

37. Një nga marrëveshjet më të rëndësishme që rregullojnë tregtinë e sheqerit është ajo që ndalon prodhuesit e mëdhenj të sheqerit si SHBA-ja dhe Europa, të shesin me çmim të lirë sheqerin e tyre të tepërt në tregun botëror.

38. Ka të paktën 115 emra për sheqerin sipas formave të tij të shumëllojshme. Për të shmangur përdorimin e fjalës sheqer si ingredient të parë në disa ushqime, fabrikat ushqimore mund të përdorin një emër tjetër për sheqerin.

39. Deri në fund të viteve 1500, sheqeri quhej “Ari i bardhë”, dhe fisnikëria europiane e përdorte atë për të shfaqur qëndrimet e tyre sociale. Pas vitit 1600, me përparimet teknologjike dhe burimet e Botës së Re, sheqeri u kthye në diçka normale për të gjithë njerëzit.

40. Sheqeri njihet si shkaktar i rrudhave, të cilat dalin kur ka sasi të madhe të sheqerit në gjak. 4 gramë sheqer janë të barabarta me një lugë çaji sheqer.

41. Ralf Schroder nga Gjermania është personi që mban rekordin Gines për koleksionin më të madhe të paketave të sheqerit në botë që nga 14 maji i vitit 2013. Ai ka 14.502 pako të ndryshme sheqeri. Më e vjetra daton në vitin 1950.

42. Indianët ishin të parët që kristalizuan sheqerin gjatë dinastisë Gupta, rreth vitit 350 para erës sonë.

43. Kryqtarët ishin të parët që e prezantuan sheqerin në Europë pasi hasën karvanët që ngarkonin “kripë të ëmbël”.

44. Në SHBA dhe Japoni, shurupi i misrit përdoret në vend të sheqerit në shumë raste, sidomos në pijet e lehta dhe ushqimet e proçesuara.

45. Kur trupi nuk mund të pastrohet nga glukoza, sheqeri shkatërron indet. Pikërisht ky është diabeti: paaftësia e trupit për të eliminuar glukozën.

46. Përqindja e kalorive totale nga sheqernat ulet me uljen e të ardhurave të njerëzve. Me fjalë të tjera, njerëzit më të varfër kanë më pak gjasa të konsumojnë më shumë ushqime me sheqer se sa ata të pasur.

47. Meshkujt marrin më shumë kalori nga sheqernat e shtuara se sa femrat.

48. Sipas skanimeve të trurit, sheqeri shkakton po aq varësi sa edhe kokaina.

49. Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që konsumojnë 2 kanaçe soda të ëmbël në ditë kanë tre herë më shumë gjasa të jenë më të mërzitur dhe shqetësuar se sa ata që e pinë më pak.

50. Dhëmbët e prishura dhe beli i madh janë të lidhura me konsumimin e tepërt të sheqerit.

Instagram vjen me një aplikacion të ri

Instagram sot është duke e prezantuar aplikacionin e ri të quajtur “Threads.”

Ky aplikacion është kryesisht për mesazhe, por i dizajnuar vetëm për shoqërinë tuaj të ngushtë. Për këtë aplikacion ka qenë duke u folur që nga gushti, por është fshehur nga ‘Instagram.’

Përmes, këtij opsioni ju do të jeni në gjendje të ndani foto, video, mesazhe të shpejta me listën e ‘shoqërisë së ngushtë’, raporton “The Verge”.

Trump emëron të dërguarin e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi.

Fillimisht lajmi është publikuar në mediat amerikane, ndërsa edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e konfirmoi përmes një postimi në Twitter.

Cufaj, duke e quajtur mik të tij ambasadorin Grenell, tha se ai do të bëjë një punë të shkëlqyer dhe se ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën si shtet.

“Urime dhe shumë fat për Richard Grenell. Jam i sigurt se Ambasadori dhe miku im Richard Grenell do të bëj një punë të shkëlqyer. Ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare midis të dy vendeve që do të sjellë paqe dhe zhvillim në Ballkan”, tha Cufaj.

HISTORI NGA JETA: Dashuria me rusen po më ndan nga e fejuara

Të dashur lexues, unë që po ju shkruaj jam një burrë 35 vjeç,

që ndodhem në një situatë mjaft të vështirë.

Kam një vit që jam fejuar dhe nuk ndjehem aspak i lumtur. Ndoshta mund t’ju dukem pak në gabim, por unë po jua tregoj këtë histori sepse kam shumë nevojë t’i hapem dikujt. Një ndër gjërat që më pëlqen më shumë është interneti dhe veçanërisht, sitet ku njihesh me njerëz të rinj. Ka kohë që krijoj shoqëri me shqiptarë dhe të huaj, mirëpo nuk kam patur ndonjë rast të veçantë që mund të ishte interesant të tregohej.

Siç ju thashë, para një viti u fejova me një vajzë shqiptare. Ajo ishte 30 vjeçe dhe simpatike. Më shumë ishte mblesëri se dashuri. Në fillim ishte pak e vështirë, por më pas gjërat u rregulluan dhe ndjeheshim mirë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, u njoha me një vajzë ruse në Facebook. Ajo ishte 22 vjeçe. Flisnim anglisht dhe kuptoheshim shumë mirë. Ajo ishte një vajzë tepër e bukur dhe mjaft e qeshur. Kur tregonte se si e kalonte jetën, dukej shumë zbavitëse, komplet ndryshe nga ajo që ne bënim në Shqipëri. Në fillim nuk ia tregova moshën e vërtetë. I thashë se isha 27 vjeç. Ajo kishte besuar çdo fjalë që i kisha thënë. Ishte pra një vajzë e thjeshtë dhe e çiltër. Në fakt, nuk ia mbajta dot për shumë kohë të fshehtë moshën, për shkak se ajo, me çiltërsinë e saj, të bënte të silleshe reciprokisht me çiltërsi. Mirëpo muhabeti pa fillonte e po trashej. Ajo më kërkonte të shkoja e ta takoja e pastaj në verë ajo do vinte në Shqipëri e së bashku të shëtisnim në vende turistike të Shqipërisë. Nuk i kisha treguar se isha i fejuar, madje që nga koha që isha njohur me këtë vajzë ndjehesha shumë keq që isha fejuar. Do të doja të isha beqar, jo që të martohesha më vonë me të, por që të shijoja shoqërinë e kësaj vajze të bukur dhe shumë energjike, e cila isha në kontrast me të fejuarën time që nuk kishte dëshirë të dilte. Edhe kur dilnim, ne uleshim në një lokal dhe ajo fillonte të fliste për shtëpinë, për punët e shtëpisë që kishte bërë, thashetheme e gjëra komplet pa interes. Në fakt, nëse nuk do të isha njohur me rusen, nuk do ta vija re këtë gjë, sepse në fillim të njohjes, e fejuara më dukej krejt në rregull…

Për të shkuar në Rusi, nuk ishte problem se thura një gënjeshtër të goditur. U thashë se më kishin ftuar disa shokë që ta vizitonim Rusinë me rastin e një feste të madhe ruse. Nuk më pyetën më gjatë as njerëzit e shtëpisë, as e fejuara, kështu që u nisa. Ishte një vend gjigand kur e shihje nga avioni. Pyesja veten nëse ajo do të dilte në aeroport, siç e kishim lënë. Për siguri, nëse nuk dilte, kisha prenotuar një hotel afër aeroportit që të kthehesha në shtëpi ditën tjetër, por jo, ajo ishte atje, duke më pritur. Ishte më e bukur se në fotografi e në Skype. Sa më pa, m’u hodh në qafë sikur më njihte prej kohësh. Edhe unë, ia ktheva përqafimin.

– Mirë se erdhe! – tha ajo me një anglishte jo fort të mirë.

Unë isha i emocionuar dhe nuk e di se si ia ktheva. Hipëm në metro, sepse shtëpinë e kishte pak larg nga aeroporti. Rrugës ajo më fliste aq lirshëm sikur njiheshim prej vitesh. Unë isha pak si i hutuar nga bukuria e saj dhe nga ajo vetë. Si kishte mundësi të ishte kaq energjike? Kur fliste, dukej se zotëronte gjithë fuqitë e botës e nga këto fuqi zotëronte përsosmërisht atë më të duhurën: Fuqinë joshëse. Ajo më kishte joshur që në lidhjet që kisha me të në internet, por tani më kishte marrosur totalisht. Në këtë çast, më shkudi nga kjo magji telefoni; një mesazh nga mamaja ime e cila donte të dinte në kisha arritur mirë.

– Është mamaja – i thashë – është e shqetësuar se si arrita. Më duhet t’i flas.

– S’ka problem. – tha ajo dhe më dha një buzëqeshje të përsosur.

Fola me mamin dhe mora edhe të falat e të fejuarës, por që të tregohem i sinqertë, në atë moment, nuk i doja. Ajo më çoi direkt e në shtëpinë e saj. U takova me prindërit dhe vëllain e saj më të vogël. Prindërit e saj nuk e kishin fare problem moshën time dhe as praninë time në shtëpinë e tyre. Më kishin përgatitur një dhomë më vete. Ata kishin një apartament të stërmadh. I gjithë kati i pallatit ishte i tyre. Kishin përgatitur një darkë të mrekullueshme me gatime që në Shqipëri nuk ua kisha dëgjuar as emrin dhe mbi të gjitha, ishin njerëz shumë të dashur. Më pas, dolëm të shëtisnim në një park gjigand. Pas tij, shkuam në një kopësht zoologjik me gati të gjitha kafshët e planetit. Pra, nuk di ç’tju them tjetër veçse që me mua kishte ndodhur një mrekulli dhe as që më shkonte mendja tek e fejuara në Shqipëri.

Të nesërmen, ajo kishte përgatitur gjëra të tjera me shoqërinë dhe kishte vendosur të shkonim në një qytet tjetër. Atje kishte porositur një dhomë për të dy. Ajo nuk e kishte problem ta thoshte hapur se kishte shumë dëshirë të rrinte me mua. Nuk kishte komplekse dhe ishte shumë e hapur. Nata e parë me të ishte si në përrallë. Ajo ishte vërtet një vajzë 22 vjeçe dhe bukuria e saj detyrimisht do të ishte perfekte, por bashkë me bukurinë, ajo kishte cilësi të tjera që më lanë pa mend.

Energjia dhe dëshira për të shijuar jetën në maksimum, e bënin një femër tepër të veçantë.

Java kaloi shumë shpejt mes shëtitjeve, aventurave me të dhe miqtë e saj të cilët kishin një jetë mjaft aktive, totalisht ndryshe nga jeta jonë monotone këtu në Tiranë. Dhe kështu erdhi koha të ndaheshim…

– Do të më mungosh shumë! – më tha.

– Edhe ti, shumë. – i thashë të vërtetën sepse ajo po më mungonte para se ta njihja e jo më pastaj kur mendoja ato që kisha kaluar me të.

Kështu, mbërrita në Shqipëri. Nuk kishin dalë në aeroport të më prisnin, sepse nuk i kisha njoftuar. Në fakt, doja të shmangia ndonjë keqkuptim, kur ata të shikonin se unë isha vetëm e jo me shokët, siç i kisha gënjyer.

Kur arrita në shtëpi, mami më qortoi se nuk e kisha njoftuar. Menjëherë thirri të fejuarën dhe ajo u kënaq që më pa, por pa u çmallur akoma, filloi nga ankesat se nuk i kisha telefonuar gjatë qëndrimit atje, nuk e kisha njoftuar se do të vija, që të më priste në aeroport. Ah, sa ndryshim me të dashurën ruse! Ajo nuk donte t’ia dinte për këto budallallëqe. Jetonte momentin e nuk merrej me të kaluarën. Nejse, më duhej të largohesha nga ajo javë që kisha përjetuar e të vazhdoja jetën qetësisht. Por, a do të mundesha vallë? Daljet dhe shëtitjet me të fejuarën, më parë kishin qenë të bezdisshme, ndërsa tani ishin të padurueshme. Më ngushëllonte mendimi se do të lidhesha në Skype me të dashurën ruse e do të harroja gjithçka të shëmtuar që më ndodhte, mirëpo erdhi koha kur ajo donte të më kthente vizitën në Shqipëri. Isha shumë i tensionuar, por nuk i thoja dot që të mos vinte. Se si do të veproja po të më kërkonte të shkonte te shtëpia ime, as vetë nuk e dija. Erdhi dita kur ajo ishte përballë meje në aeroport, këtu në Tiranë. Kuptova se më kishte marrë tmerrësisht malli për të dhe atë për mua. Ajo ishte së bashku me një shoqe dhe të dashurin e saj rus. U kisha prenotuar një hotel dhe pa i pyetur, i çova drejt e atje, sepse mendoja se ajo do të më kërkonte të shkonim te shtëpia ime. Ajo nuk e mori për keq. Ndenja me ta deri në darkë dhe, për fat, e fejuara nuk më mori në telefon sepse kishte takuar disa kushërira dhe do të ishte gjithë ditën me to.

Në darkë e mora mamin në telefon dhe i thashë se do të rrija te një shok. Ajo nuk më pyeti shumë. Ishte një natë e magjishme, si ato që kaluam në Rusi. Edhe pse kishim një diferencë prej gati 13 vjetësh, dukej sikur ishim bërë për njëri-tjetrin. Bukuria e saj fizike zgjonte dëshirën te të gjithë meshkujt.

Të nesërmen u shkëputa për të shkuar në shtëpi. I thashë mamit se do të largohesha për disa ditë me ca shokë. Ajo më tha që ta njoftoja të fejuarën që të mos krijoja situata të pakëndshme. E mora në telefon dhe i thashë që të mos mërzitej se do të isha për ca ditë jashtë Tiranës. Kishte dëshirë të dëgjonte edhe hollësisht, por me takt, ia mbylla bisedën pa i dhënë shumë informacion. Ruses i thashë se më duhej të shkoja në punë që të rregulloja disa gjëra që i kisha lënë pezull. Ajo më kuptoi. Shkuam në fillim në Veri, në vende të magjishme që i shkonin shumë për shtat bukurisë se ruses. Aq i dashuruar isha pas saj, sa më dukej si një zanë mali. Më pas shkuam në Jug e kënaqësia kishte arritur kulmin. Kur isha me të, çdo gjë ishte e magjishme dhe më dukej sikur kisha rilindur. Kalonte aq shpejt koha me të, sa kur do të ktheheshim në Tiranë, që ata të niseshin të nesërmen, me dukej sikur sapo kishin ardhur. Ajo më kishte kërkuar të njihte njerëzit e mi. Nuk kishte ngulmuar, sepe ajo nuk ishte e tillë, por unë doja t’ia plotësoja të gjitha dëshirat.

– Mami, do të vijë një shok rus me të dashurën dhe shoqen e saj. – i thashë mamit.

– Le të vijnë, zemër. T’u përgatis ndonjë gjë të veçantë?

– Po mami. Të faleminderit!

Të fejuarës i thashë se nuk kisha ardhur akoma. Për fat, ajo nuk është shumë e lidhur me mamin tim, sepse do ta kishte marrë vesh menjëherë dhe fatmirësisht, atë ditë ajo ndodhej së bashku me të ëmën në qytetin e saj të lindjes sepse kishin një dasmë. Epo, fati të ndihmon nganjëherë!

Mami i priti shumë mirë. Babi u fut në muhabet me ta sa më dukej sikur ishte 20 vjeç, mirëpo mami, me atë telepatinë e nënës, nuhati diçka. Edhe pse unë i rrija larg dhe i kisha thënë se në Shqipëri jemi fanatikë dhe nuk duhet të afroheshim, nuk ishte e lehtë ta fshihje dashurinë që kishim për njëri-tjetrin. Pas darke, i përcolla në hotel dhe ndenja aty. Ishte nata e fundit dhe duhej të ishte plot magji. Ashtu ishte!

Të nesërmen i përcolla në aeroport dhe u ktheva në shtëpi sa i mallëngjyer nga ikja e saj, aq edhe i lehtësuar që nuk rashë shumë në sy që ta kuptonin të tjerët e sidomos, e fejuara.

– Kujdes bir! – tha mami kur po rrinim pasdite në kuzhinë. – Vendimet janë shumë të rëndësishme në jetë.

– Pse po më thua kështu? – bëra të paditurin.

– Dëgjo zemrën gjithmonë, sepse zemra e lënduar nuk shërohet lehtë, por përdor edhe arsyen.

Kjo ishte mënyra e mamit tim “për të të terhequr veshin”. E dija dhe vetë se isha në situatë të vështirë, por nuk po gjeja rrugëdalje. E fejuara nuk kuptoi asgjë.

Tani akoma qëndroj i lidhur me të dashurën ruse dhe nga ana tjetër, kemi vendosur datën për dasëm me të fejuarën time. Por a do të mundem vallë të martohem, kur unë dua marrëzisht një vajzë tjetër? Edhe po të ndahem nga e fejuara, a do të kem një të ardhme me të dashurën ruse, me të cilën na ndan edhe mosha, edhe kilometrat e pafund?

Ja, pra, ky është dhe halli im i cili duhet zgjidhur sa më shpejt. Të dashur lexues, më kritikoni apo mbani anën time?

Euronews/ VV dhe LDK fituese të zgjedhjeve në Kosovë

Rrjeti televiziv evropian i lajmeve, Euronews, i ka kushtuar sot vëmendje zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Euronews raporton se “anketat e opinionit aktualisht sugjerojnë se asnjë parti nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për të formuar e vetme qeverinë”.

“Ky rezultat”, sipas rrjetit televiziv të lajmeve, “pritet të çojë në bisedime të zgjatura për koalicione”.

Hulumtuesi i Institutit Italian për Studime të Politikave Ndërkombëtare, Giorgio Fruscione, ka thënë për Euronews se pret koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I vetmi koalicion që pres të formohet është ai ndërmjet nacionalistëve majtistë dhe LDK’së, nëse ata gjejnë konsensus për një emër (për kryeministër)”, ka thënë Fruscione.

Ndërkaq, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë për Euronews se “rezultati (i zgjedhjeve) është i vështirë për t’u parashikuar”.

Sipas tij, “ai do të varet në masë të madhe nga pjesëmarrja në votim”.

“Partitë në pushtet me gjasë do të humbin në përballje me opozitën, por duhet të shohim se si do të formohet koalicioni”, ka shtuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=TupyERbbfOs

https://www.youtube.com/watch?v=mxuACMUlDJI

Qindra mërgimtarë zbarkojnë me autobusë për të votuar Vetëvendosjen (VIDEO)

Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Salih Zyba, ka publikuar një video nga një pikë kufitare ku shihen shumë autobusë me qindra mërgimtarë që kanë ardhur për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje më 6 tetor.

Zyba i cili ka postuar videon, ka thënë se Kosovës që nga paslufta i duhen zgjedhje të lira e për ndryshim e kjo së bashku me diasporën.

Më poshtë, i keni pamjet:

https://youtu.be/TupyERbbfOs

Incident në Tetovë

Mbrëmë (4 tetor), pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin J.G. dhe një 17-vjeçar nga Tetova, të cilët rreth orës 23, në rrugën ,,Ivo Lola Ribar,, në Tetovë, së pari i kanë kërkuar para 18-vjeçarit R.S. nga Tetova, dhe më pas e kanë sul*muar fizi*kisht dhe ia kanë marrë celularin.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin policor- Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

VIDEO bonus:

LAJMET E TJERA NGA KRONIKA:

Dje (3 tetor), rreth orës 12 e 20 minuta në rrugën ,,Todor Cipovski-Merxhan,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, e kanë arr*estuar 19-vjeçarin Xh.B. nga fshati Otushishtë, i gjy*kuar me bu*rg në afat prej 17 muajsh, për kryerje të veprave pe*nale ,,Vjedhje,, dhe ,,vjedhje e rëndë,, I njëjti është dorëzuar për vua*jtjen e dën*imit në bur*gun ,,Idrizovë,, në Shkup.

Dje (3 tetor), rreth orës 14 e 15 minuta, në rrugën ,,133,, në Tetovë, është priv*uar nga liria 53-vjeçari Z.N. nga Tetova, për shkak të bazave të dy*shimit, se ka kryer vepër pen*ale ,,Vetëkënqje të pasioneve sek*suale në vend publik përpara personave të tjerë,,. I njëjti është mbajtur në Stacionin policor-Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, prej ku do të pasojë edhe parashtresa adekuate.

Dje (3 tetor), rreth orës 11.00, 35-vjeçari Q.N. dhe nëna e tij SH.N. (62) nga fshati Pallaticë e Tetovës, kanë deno*ncuar se 34-vjeçari A.K. nga fshati Trebosh i Tetovës, disa herë i ka mash*truar duke marrë prej tyre rreth 79 mijë denarë, me premtime se do ta ndihmojë të marrë vizë pune në Gjermani, si dhe do t`i ndihmojë në përfitimin e të drejtës për pension të pleqërisë dhe pensionit social. Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari G.Q. nga fshati Zdunjë e Gostivarit, dje (3 tetor) ka deno*ncuar se një ditë më herët, rreth orës 22.00, duke lëvizur në rrugën ,,101,, në drejtim të rrugës ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, ka qenë i sul*muar dhe kaf*shuar nga qen i pastrehë.

Dje (3 tetor) gjithashtu 66-vjeçari D.N. nga fshati Zdunjë, ka denoncuar se më datë 21-shtator të këtij viti, në rrugën lokale Zdunjë-Debresh, ka qenë i sul*muar dhe kafs*huar në ekstr*emitete nga qen i pastrehë.

Më datë 02.10.2019, në ora 21 e 25 minuta, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë një ,,BMW,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 20-vjeçari L.M. nga Tetova dhe vetura ,,Folkcvagen Polo,, me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari G.V. nga Ohri. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar M.M.(19) nga Tetova, shoqëruese në veturën ,,BMW,, e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për ofrimin e ndihmës mjekësore. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.

Më 2 tetor, rreth orës 21 e 15 minuta, në rrugën regjionale që lidhë fshatrat e Gostivarit, Vrapçishtin dhe Debreshin, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat G.M. (31) nga fshati Zdunjë, R.M. (44) dhe I.S. (23) të dy nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre, është gjatur mar*ijuanë e cila është fotodokumentur dhe konfi*skuar për eks*pertizë. Tre personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policor-Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ku do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.

Më 3 tetor, 00 e 10 minuta, 51-vjeçari F.M. nga fshati Debresh i Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 23 e 45 minuta duke drejtuar veturën ,,Audi A3,, me targa të Gostivarit, në fshatin Vrapçisht, rrugën ia ka prerë vetura ,,Jugo,, dhe disa persona, prej të cilëve njëri ka qenë nga Vrapçishti, dhe me përdorim të mjeteve të forta e kanë dëm*tuar veturën e tij. Merr*en masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, më 2 tetor, rreth orës 09 e 45 minuta, në fshatin Leshnicë e Epërme, kanë ndaluar veturën ,,Citroën Xsara,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari me inicialet I.I. nga po i njëjti fshat, i cili ka transportuar dru për ngrohje, pa pasur dokumentacionin e nevojshëm. I njëjti është privuar nga liria, kurse vetura dhe drutë janë konfi*skuar dhe dorëzuar Policisë Pyjore, ku pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

Më 2 tetor, rreth orës 14 e 50 minuta, në rrugën ,,Sede Kostovski,, në Gostivar, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë arre*stuar 31-vjeçarin I.M. nga Gostivari, i cili ka qenë i gjy*kuar me 1 vjet dën*im me bu*rg, për kryerje të veprës pen*ale ,,Prodhim i paaut*orizuar i dro*gave nark*otike, substancave psik*otrope dhe prek*usorëve,,.I njëjti është dorëzuar në bur*gun e Tetovës, për vua*jtje të dëni*mit me bu*rg…….

Më 2 tetor, rreth orës 13.00 në rrugën ,,Major Çede Filipovski,, në Gostivar, është arr*estuar 35- vjeçari E.A. nga Gostivari, i gjy*kuar me 1-vjet dën*im me bu*rg, për shkak se ka kryer vepër pe*nale ,,Vjedhje të rëndë,,. E.A. është dorëzuar në bur*gun e Tetovës për vuajtjen e dën*imit.

Më 2 tetor, rreth orës 17 e 20 minuta, 45-vjeçarja H.L. nga Tetova, ka deno*ncuar se disa persona rreth orës 16 e 10 minuta, në rrugën ,,APJ,, në Tetovë janë duke e tortu*aruar një qen, të cilin e kanë lidhur për një peme, dhe pas reagimit të saj lidhur me veprën, të njëtit kanë filluar një zënkë verbale duke fjalosur me denon*cuesen. Janë duke u marrë masat për zbardhjen e rastit, kurse njëri nga personat i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në rastin e denon*cuar, është thirrur në Stacionin policor-Tetovë.

Tridhjetë e një vejçari P.J. nga fshati Vollkovi e Tetovës, më 1 tetor, ka deno*ncuar se persona të panjohur në periudhën prej datës 29 shtator dei 1 tetor të këtij viti, kanë thyer xhamin e dritares së mbrapme të kishës ,, Shën Gjergji,, si dhe kanë dëm*tuar dy kanaçe plastike plehrash, të cilat kanë qenë të vendosura në oborrin e kishës. Ekipi nga SPB Tetovë, ka kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.

Më 1 tetor, rreth 13 e 30 minuta, 65-vjeçari L.S. nga fshati Gallatë e Gostivarit, duke drejtuar traktorin e ngarkuar me dru në vendin e quajtur ,,Borca e Poshtme,, është rrëzuar prej traktorit ku ka pësuar lëndime trupore. I lënduari L.S. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar që t`i ofrohet ndihma mjekësore.

Pompeo në Maqedoninë e Veriut: Duhet të udhëhiqeni nga mendja, e jo nga ndikimi rus (VIDEO)

Sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën Pompeo tha se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve dhe përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pompeo tha se së shpejti SHBA do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kishim një takim të ngrohtë dhe më vjen mirë që jam këtu. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur këtu. Punë tjetër është të flitet për punët dhe tjetër është të punohet dhe për këtë ju falënderoj. Pres që së shpejti SHBA-ja ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Marrëveshja e juaj me Greqinë dhe Bullgarinë tregon se keni punuar në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët”, tha mes tjerash Pompeo.

Ndërsa Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut ka interes edhe historik edhe strategjik për ta thelluar bashkëpunimin me SHBA-të.

“Maqedonia e Veriut e ka partner të fuqishëm SHBA-në. Kemi interes politik dhe strategjik për ta thelluar bashkëpunimin me SHBA-të. Pompeon e informova se jemi të gatshëm të marrim pjesë në iniciativat ndaj dezinfomimeve. Presim që së shpejti ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Ndërkohë jemi të gatshëm që t’i përmbushim të gjitha rekomandimet dhe detyrat e anëtarësimit në NATO. Gjatë takimit me Pompeon, e informova për lirimin e shtetit nga robëria”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, përveç me Zaevin, Pompeo ka realizuar takim edhe me Pendarovskin dhe Dimitrovin./Telegrafi/

Aksident në Tetovë

Më datë 02.10.2019 në ora 21 e 25 minuta, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në afërsi të hyrjes për në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë një ,,BMW,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 20-vjeçari L.M. nga Tetova dhe vetura ,,Folkcvagen Polo,, me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar 53-vjeçari G.V. nga Ohri.

Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar M.M.(19) nga Tetova, shoqëruese në veturën ,,BMW,, e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për ofrimin e ndihmës mjekësore. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.

VIDEO bonus:

Kosovë, ja si votohet më 6 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes një njoftimi ka bërë të ditur formën se si duhet të plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet e 6 tetorit.

1. Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

2. Zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutinë pranë numrit dhe emrit të tij. Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, Ju duhet të zgjedheni vetëm një subjekt politik.

3. Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve. Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Zgjedhini më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin keni votuar në anën e majtë. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Pra, edhe një herë,

Zgjedheni subjektin politik për të cilin doni të votoni.

Shënjoni kutinë pranë numrit të tij.

Zgjedhini jo më shumë se pesë kandidatë të subjektit.

Mos harroni!

Vetëm një subjekt, dhe më së shumti pesë kandidatë.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të identifikimit:
A. Letërnjoftim i vlefshëm;
B. Pasaportë e vlefshme;
C. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe
D. Leje e vozitjes e vlefshme.

Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Top Channel

Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Kjo e fundit deri në qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti pasi ai i kishte mbushur 75 vjet.

Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar akademik Jusuf Bajraktari.

FOTOT: Jennifer Lopez në Manhattan me të kuqe

Për Jennifer Lopez vitet që janë mbi supe duket se janë vetëm numra.

50 vjeçarja tërhoqi vëmëndjen në Manhattan të mërkurën në mbrëmje.

E veshur me fustan të kuq ajo dukej mjaft se*ksi. (TemA)

FOTOT: Sonila Meço tregon “dramën” e jetës: Ja se ç’më ka ngelur peng

Sonila Meço ka zbuluar një nga gjërat që i ka mbetur peng në jetën e saj.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Meço shihet teksa i bie një violine dhe krahas saj shkruan se i ka ngelur peng një gjë e tillë

“Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar,”- shkruan ajo krahas fotos teksa lë të nënkuptohet se mund ta realizojë në të ardhmen që të mësojë t’i bjerë një sërë instrumentesh që si ka provuar ende.


Kosova i ndalon zyrtarëve të Beogradit pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendimin t`i ndalojë hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nga Beogradi, për të bërë fushatë për partitë serbe.

Argumenti i këshilltarit të ministrit të jashtëm të Kosovës në detyrë, Jetlir Zyberaj, ishte shumë I qartë: “Zgjedhjet e 6 tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj dhe vendimi i Kosovës është marrë pas kërcënimeve që po i bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar”, u shpreh ai.

“Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi. Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka qenë deklarata e Zyberaj.


Qeveria serbe reagoi menjëherë pas këtij vendimi përmes zyrës së saj për Kosovën. Zëvendës drejtori i saj, Damjan Jovic, i cili është dhe vetë në mesin e personave që do t`u ndalohet hyrja.

Jovic , sic kujton DW, duhet të merrte pjesë në një miting në Kosovë në mbështetje të “Listës Serbe“, e vetmja forcë politike serbe në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit.

Në reagimin e zyrës në fjalë thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të justifikohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel që t’ua parandalojë përfaqësuesve të qeverisë serbe të mbështesin popullin serb të Kosovës.

Është shqetësuese dhe heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilët në heshtje vëzhgojnë përshkallëzimin e dhunës politike kundër popullit serb”.