Ballina Aktualitet Kosovë Kosova i ndalon zyrtarëve të Beogradit pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore!

Kosova i ndalon zyrtarëve të Beogradit pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendimin t`i ndalojë hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nga Beogradi, për të bërë fushatë për partitë serbe.

Argumenti i këshilltarit të ministrit të jashtëm të Kosovës në detyrë, Jetlir Zyberaj, ishte shumë I qartë: “Zgjedhjet e 6 tetorit janë zgjedhje të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj dhe vendimi i Kosovës është marrë pas kërcënimeve që po i bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar”, u shpreh ai.

“Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi. Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka qenë deklarata e Zyberaj.


Qeveria serbe reagoi menjëherë pas këtij vendimi përmes zyrës së saj për Kosovën. Zëvendës drejtori i saj, Damjan Jovic, i cili është dhe vetë në mesin e personave që do t`u ndalohet hyrja.

Jovic , sic kujton DW, duhet të merrte pjesë në një miting në Kosovë në mbështetje të “Listës Serbe“, e vetmja forcë politike serbe në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit.

Në reagimin e zyrës në fjalë thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të justifikohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel që t’ua parandalojë përfaqësuesve të qeverisë serbe të mbështesin popullin serb të Kosovës.

Është shqetësuese dhe heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilët në heshtje vëzhgojnë përshkallëzimin e dhunës politike kundër popullit serb”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews